Dorëheqja e Metës përplas gjermanët, deputeti i CDU-së: S’ka akuzë nga organet e drejtësisë

March 20, 2015 20:10

Dorëheqja e Metës përplas gjermanët, deputeti i CDU-së: S’ka akuzë nga organet e drejtësisë

Zhvillimet politike në Tiranë përplasin në deklarimet  e tyre deputetët e Bundestagur Gjerman. Të enjten  Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE-së, Elmar Broke e konsideroi të çuditshëm faktin që kryeparlamentari Meta nuk ka dhënë ende dorëheqjen, në një kohë kur ka nisur një hetim lidhur me akuzat ndaj tij. Ndërkohë në një intervistë me email për Top-Channel kolegu i zotit Broke nga partia CDU  Olav Gutting  shprehet  kundër  dorëheqjes se Metës.

1. Pas axhendës së përcaktuar në Berlin për Ballkanin Perëndimor në gusht të vitit 2014, nën kujdesin e qeverisë gjermane, çfarë këshillash do t’u jepnit vendeve të Ballkanit Perëndimor lidhur me financat publike dhe zhvillimit ekonomik, një kusht për një integrim më të shpejtë?

Ashtu siç është theksuar edhe në Berlin, është shumë e rëndësishme që vendet e Ballkanit Perëndimor të përforcojnë përpjekjet e tyre për të kapërcyer deficitet buxhetore. Duke ndërmarrë një nismë të tillë, biznesi gjerman do të ketë mundësi të mbështesë përmirësimin e forcës eksportuese të rajonit, duke përshpejtuar nxitjen e iniciativave blerëse për vendet e Ballkanit Perëndimor të sugjeruar edhe nga Axhenda e Berlinit. Ne besojmë se konkurrenca mund të rritet edhe më tej nëpërmjet rrjeteve rajonale, ku biznesi gjerman mund të luajë një rol duke eksportuar idetë e veta, shërbimet,produktet dhe duke promovuar bashkëpunimin e duhur me rajonin në fushën e ekonomisë.

2. Sa i rëndësishëm është sundimi i ligjit, qeverisja e mirë dhe përmirësimi i financave publike për forcimin e ekonomisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor?

Sundimi i ligjit është bërthama dhe thelbi i një shoqërie të drejtë ku kontrastet janë të respektuara dhe zero tolerancë ndaj korrupsionit është çelësi i suksesit në thithjen e investimeve evropiane dhe gjermane, por gjithashtu edhe për të ngritjen e një ekonomie të shëndoshë. Menaxhimi më i mirë i financave publike në çdo vend është sekreti për çdo qeveri dhe një shembull pozitiv në rajon janë reformat e kujdesshme që qeveria po bën nën mbikëqyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore për të reduktuar informalitetin, për të rritur mbledhjen e taksave dhe luftën ndaj korrupsionit, që janë thelbësore për një shoqëri të shëndoshë dhe të integruar që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit evropian.

3. Duke u futur disi më thellë në aktualitetin politik në Shqipëri, duke qenë se ju keni eksperienca pune në Ballkan dhe Shqipëri, a mendoni se është normale që politika të kërkojë dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit, duke u bazuar në pretendimet dhe akuzat e një deputeti, ndërkohë që nuk ka asnjë akuzë zyrtare të ngritur nga Prokuroria?

Më duhet të theksoj se sundimi i ligjit është baza e një demokracie të shëndoshë dhe të gjitha partitë politike duhet të respektojnë ndarjen e pushteteve, siç janë gjyqësori dhe prokuroria, dhe me sa kam dijeni Kryetari i Kuvendit vazhdon të kryejë detyrën e tij sipas Kushtetutës. Opozita, në rastet kur nuk ka asnjë akuzë zyrtare nga autoritetet ligjore, por vetëm spekulime me prapavijë politike, duhet t’i adresojë shqetësimet e saj në Parlament duke respektuar procedurat dhe të mos kërkojë zgjidhje jashtë procedurave parlamentare.

4. Të gjithë dëshmitarët kryesorë në të ashtuquajturën çështjen Doshi kanë deklaruar se nuk kanë dijeni për një komplot politik dhe se akuzat e deputetit kanë vetëm prapavijë politike dhe pa asnjë fakt. Cili është komenti juaj për këtë situatë?

BE dhe SHBA kanë mbështetur plotësisht rezolutën, sipas të cilës Kuvendi i Shqipërisë duhet të distancohet dhe të pastrohet nga deputetë dhe individë me lidhje kriminale apo me një kaluar të dyshimtë. Qeveria dhe opozita duhet të punojnë bashkërisht në mënyrë që të përmbushin detyrimet për të cilat janë votuar dhe të vazhdojnë punën e tyre në Parlament. Rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk do të bëhet peng i akuzave false veçanërisht të politikanëve me të kaluar të dyshimtë dhe kjo është shprehur qartë në qëndrimin zyrtar të SHBA-së dhe përfaqësisë së BE-së në Shqipëri. Parlamenti duhet të punojë normalisht dhe të përmbushë përgjegjësitë e veta kundrejt qytetarëve, që aspirojnë një të ardhme më të mirë dhe jo të bëhet peng i axhendave personale të ndonjë deputeti të veçantë me një të kaluar të dyshimtë./M. Veliu-TCH/

 

March 20, 2015 20:10
Komento

1 Koment

  1. shpendi March 20, 22:10

    Edhe nga deputeti gjerman Gutting, edhe nga europarlamentari italian Pitella percillen dy mesazhe te fuqishme. I pari eshte brenda llogjikes te shtetit ligjor: “… te respaktohet ndarja e pushteteve e te mos behen spekullime me sfond politik jashte proçedurave parlamentare.” Mesazhi i dyte eshte brenda llogjikes, standartit dhe kultures demokratike evropiane: “…rruga e evropes nuk duhet te merret peng me akuza te fallsifikuara, ne menyre te veçante nga politikane me te kaluar te dyshimte…” Pikerisht ky njeri me te kaluar te dyshimte, qysh se ka linde, po na mban peng. Nuk eshte vetem dhe nuk eshte kot aksioma qe thote se “te marret gjejne nje ma te marre se vetja qe ti shkojne pas”. Por ata jane tjeter dhe populli, qe ka kurajon edhe Paloka ta zere ne goje, eshte krejtesisht tjeter. Si qytetar kam ndjere dhimbje ne rrafshin njerezor, por edhe per politiken (ne fund te fundit ata jane imazhi i Shqiperise jashte), e cila u ndje ne mes te nje balte qe edhe bota po ben çudi. Dhe bota ben çudi per njeriun me te kaluar te dyshimte, i cili pikerisht ne kete balte, ne kete tejperllangie te tij, gjen force dhe i ben karshillek shtetit, drejtesise, institucioneve, por edhe popullit. Prandaj edhe rreshter Paloka e permend fjalen popull, sepse vetem kete kane frige, sepse e kane provuar nga populli dhe nuk kene frige nga drejtesia e nga shteti.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*