“Dorëheqja e mjekëve” në QSUT, Shefi i Urgjencës: Ishte peticion, jemi në punë

December 5, 2017 17:14

“Dorëheqja e mjekëve” në QSUT, Shefi i Urgjencës: Ishte peticion, jemi në punë

 

Shefi i Urgjencës në QSUT, Edmond Zaimi, ka sqaruar se mjekët nuk kanë dhënë dorëheqjen, por se kanë parashtruar një peticion për rregullimin e shërbimit.

Prof. Zaimi tha se shërbimi i Urgjencës përballet me fluks të madh pacientësh nga e gjithë Shqipëria që tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e personelit të këtij shërbimi.

“Sikurse e shihni dhe vetë, situata është e ngarkuar me shumë të sëmurë jo vetëm të Tiranës por nga gjithë Shqipëria. I kalon kapacitet e shërbimit tonë, shtohet me ngarkesë për personelin çka bën që edhe rreziku i gabimeve mjekësore të shtohet.

Në të tilla kushte i gjithë stafi i Shërbimit të Urgjencës ka shkruajtur një tip peticioni për Drejtorinë e Urgjencës por që akoma nuk është dorëzuar në Drejtori dhe nuk është bërë akoma zyrtare me kërkesat tona për të rregulluar gjendjen. Është një problem që ka ekzistuar por që thelluar së tepërmi këto ditët e fundit duke bërë të pamundur vazhdimësinë e punës nga ana jonë.

Por janë probleme që do ti zgjidhim përmes njëri-tjetrit me forca tona të brendshme, gjithashtu duhet sensibilizuar ndoshta dhe opinionin publik për ta shfrytëzuar shërbimin e urgjencës për nevojat e urgjencës jo për probleme që nuk kanë lidhje me urgjencën, të cilat mund ti zgjidhë shumë mirë shërbimi parësor ose spitalet rajonale”, tha Zaimi.

December 5, 2017 17:14
Komento

4 Komente

  1. Pallatet Agimi December 5, 18:09

    Po mire, ja u dha doreheqja e 8 mjekeve! Cfar zgjidhen mjeket? Asgje, asgje!
    Se pari a ka precedente te tille? A mundet qe mjeku te lere detyren e vet ne kete menyre? Me paralajmerim per largim, braktisje detyre masive? Po kejo eshte kulmi i mungeses te ndergjegjes profesionale. Ja u larguan, pastaj? Te semuret qe do te vine ne urgjence, per pasoje nuk do tu jepet ndihma e pare, pra do te vdesin. Shteti me pas do ta kuptoj gabimin dhe do te ulet me mjeket dhe do pranoj kerkesat. Po pas 3 muajsh, po pas nje viti, e njejta gje? Sepse nderhyrja, nenkuptohet vete qe do te jete fare minimale, e perkoheshme. Shteti yne esht nje shtet kock e lekure, nje shtet i varfer e i mbytur ne borxhe, ku do ti gjej ato qe kerkohen?
    Rrini more aty! Nuk eshte kejo zgjidhja. Zgjidhja eshte ndermjet jush, kerkojeni brenda per brenda, kerkojani drejtorit tuaj e ne se ai nuk e zgjidh kerkojani ministrit. E ne se edhe kejo nuk e zgjidh denoncojini penalisht ata te dy ne prokurori.
    Sepse e thoni vete. Problemi eshte se te ju vine urgjenca mbi kapacitet dhe nga ata qe ju vine nje pjese nuk jane te tilla, urgjenca. Pra problemi me teper eshte organizativ e jo thelbesor, i cili do te kerkonte nderhyrje qe edhe kejo nuk behet me urgjence por me kohe, me program per 3 apo per 4 vite, qe duan miljona e miljona euro, etj.
    Ikni o zoterinj te nderuar mjek, ikni se keto nuk jane ultimatume te ndergjegjeshme qe rrjedhin nga brenda veteperpjekjeve tuaja per te kryer detyren tuaj fisnike e humane. Ky eshte, apo duket tamam si ultimatum politik, pothuajse i frymezuar nga “qytetari dixhital”.
    Apo nuk keni gjetur edhe kohen me te pershtateshme, tamam tani qe vendi eshte krejt i qete, natyra po na perkedhel, mashtruesit dhe grabitesit jane eleminuar dhe Europa na pret me krahe hapur.
    Kjo pune nuk duket fare serioze, perkundrazi krejt shqetesuese e teper provokuese. Tamam si ato histerite e asaj deputetes Vokshit, asaj qe ka nja 4 vite qe budallallepsi deri edhe hunjte e gardhit te spitaleve.

    Reply to this comment
  2. C'a bohet kshtu December 5, 22:28

    Mos jane gje veterinere me shkolle te mesme.
    Se per rob, mateni bythen mire kur te paraqiteni aty, do t’ju shpojne me age, gjilpera lopesh.

    Reply to this comment
  3. labi December 6, 08:30

    Si ne cdo vend te botes largimi I mjekeve nga detyra e tyre humanitare per cfardo arsyeja,neqoftese nuk kan nje bashkebisedim ne punedhenesin denohet.Largimi I tyre duhet te shoqerohet,neqoftese ka ndodhur,me masa shume te rrepta administrative deri ne largim nga puna.Kjo elite mjekesh eshte pjesa me e pasur e ma e mirepaguar ne Shqiperi.Veprimi I tyre eshte veprim anarchist e kjo sjell nevojen e forcimit te shtetit ligjor kunder cdo veprimi anarchist.Do ju pyes”Neqoftese do behet nje veprim arbitrar si kjo e ketyre mjekeve,ne cfardo shteti te huaj cili do ishte masa qe do merrej nga shteti apo punedhenesi? Se paku ne qe jetojme jashte e dime.Largimi nga sistemi I mjeksis do ishte denimi me I lehte per ato mjeke.Mjeket e specializuar e mjeket ne pergjithesi nuk duhet te jene pre e ideollogjis tyre por pre e detyres humane te tyre.Shembull I keq I tyre shte vertet I papranushem.

    Reply to this comment
  4. lora December 6, 12:38

    Urgjenca eshte vetem per te dhene ndihmen e shpejte dhe pastaj i adreson ne spitale apo ku rekomandon mjeku. S’kane pse te rrine ne urgjence. Shume gjera keqkuptohen ne Shqiperi apo bejne sikur…..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*