Dorëheqja e Tahirit, Rama: Akt dinjitoz. E kam vlerësuar gjithmonë punën e tij

May 3, 2018 21:28

Dorëheqja e Tahirit, Rama: Akt dinjitoz. E kam vlerësuar gjithmonë punën e tij

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar dorëzimin e mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, duke e konsideruar akt dinjitoz. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan dhënë për gazetaren Manjola Bregasi, Kryeministri Rama ka mohuar që t’i ketë sugjeruar Tahirit të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai thotë se nuk ka pasur dijeni paraprakisht për dorëheqjen e Tahirit, duke arsyetuar se prej 6 muaj ish-ministri i Brendshëm nuk është pjesë e grupit parlamentar të PS. Sa i përket akuzave të opozitës se dorëheqja e Saimir Tahirit është kërkuar nga Gjermania, Kryeministri Edi Rama i mohon këto pretendime.

Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?

Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Ky vendim i Tahirit, e çliron Parlamentin shqiptar qoftë në sytë e publikut apo qoftë edhe në ato akuzat e inkriminimit që janë bërë?

Parlamenti shqiptar, fatkeqësisht nuk është një i tërë sot, është i ndarë. Parlamenti shqiptar ka një shumicë, ka dhe një pakicë. Në rast se flasim për shumicën, nuk ka pasur asnjë lloj nevoje të çlirohet nga asgjë. Shumica ka mbajtur qëndrimin e duhur për këtë rast. 100 herë të ktheheshim mbrapsht, 100 herë do kishim mbajtur të njëjtin qëndrim.

Lidhur me deklaratat që Tahiri ka bërë për qëndrimet që ministri i Brendshëm ka mbajtur ndaj policisë dhe krimit, a keni ju një koment?

Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm pothuajse një mandat të plotë me mua dhe unë nuk i heq asnjë presje të gjithë atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, sepse kam mbështetur dhe vlerësuar punën e tij. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm. Janë natyra të ndryshme, janë qasje të ndryshme, janë stile të ndryshme.

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, njëkohësisht z.Berisha sot kanë artikuluar që në fakt Europa kërkon largimin tuaj, jo largimin e Saimir Tahirit. Si i komentoni ju këto deklarata?

Përfytyroni se në ç’mjerim do të ishte Europa nëse do të fliste për shqiptarët nëpërmjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Por, ata nuk kanë asnjë lidhje me Europën në kuptimin e zëdhënies në emër të Europës dhe fatkeqësisht janë sot kundërshtarë të vendosur të rrugës sonë për të ecur më shpejt drejt Europës për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe kjo është një fatkeqësi e jona e përbashkët, por në këtë mes Europa s’ka asnjë lidhje. Patjetër ata thonë kaq dhe shumë më tepër se sa kaq dhe ajo që unë mund të them për ato që ata thonë, është Zoti i ndihmoftë ata që i dëgjojnë.

Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se kjo është një lojë që bëhet pas presionit që juve keni patur në Gjermani.

Unë në Gjermani nuk kam pasur asnjë presion. Në Gjermani në komisionin çështjeve europiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi.

A është një sinjal për hapjen e negociatave gjesti i Tahirit?

Hapja e negociatave nuk ka lidhje fare me këtë rast dhe leje më pastaj me këtë gjest. Hapja e negociatave është tani më një çështje politike.

o.j/dita

May 3, 2018 21:28
Komento

15 Komente

  1. ira May 3, 23:26

    TI OSE JE BUDALLA OSE I PIRE…TAHIRI U ZU ME PRESH NE DUAR MOR I MJERE DHE TI VAHZDON TA VLERESOSH PUNEN E TIJ
    NJE MUT JENI TE GJITHE E TE GJITHE MERITONI BURGUN.

    PSE LEH TAHIRI TANI E NUK I FUTI NE BURG BERISHEN E BASHEN SA ISHTE NE KRYE TE DETYRES???? PO VETEM LEHNI

    Reply to this comment
  2. Beni USA May 4, 02:04

    “Shoku” Kry…… tani pasi i pastrove propkurorin dhe gjykatat nga JO Rilindasit Sorosian ose me mire me then duke bere pastrimin nga ata qe si kishe te besuar me siguri erdhi koha per ti thene Tahirit qe ta dorzoje mandatin e Deputetit duke i dhene garanci se nuk ka per ti ndodhur gje,sepse keta prokuroret e rinje te Rilindjes me siguri qe nuk do kerkojne per prova shtes por dhe ato qe jani do i modifikojne qe Tahiri te dali i palagur,sepse dihet qe po u laga ai ti do mbytesh fare spse ai ishte ministri tnde dhe vepronte me urdherat dhe lejen tende. PIK-FUND

    Reply to this comment
  3. Paul Tedeschini May 4, 05:44

    MASKARALLEKU RAMA.

    Reply to this comment
  4. edi May 4, 08:38

    Ira, Rama nuk eshte as budalla as i pire. Ai vete e vendosi Tahirin per te organizuar mbjellje, korrjen e shitjen e hashashit ne Shqiperi. Tahiri nuk mund ti bente pa aprovimin (qoft edhe te heshtur te Rames). Tani jemi duke pare loje pokeri 🙂

    Reply to this comment
  5. Tahiri (jo Ministri i suksesshem) May 4, 08:38

    Patjeter qe Rama do e vleresoje trafikun kolosal te droges te kryer nen kujdesin e Saje qorrit se prej atij trafiku eshte sot ne pushtet. Shqiperia eksportuesi me i madh i droges ne Europe eshte nje deklarim i bere nga Bordi Nderkombetar i Narkotikeve bazuar ne ngarkesat me tonelata droge te kapura neper Europe qe vinin nga “Shqiperia qe duam”.

    Reply to this comment
  6. Dibrani May 4, 08:54

    Vetem budallenjt bien ne kurthin Rama-Tahiri.

    Tahiri eshte zar i Rames ,..miqsia e tyre nis qe nga forumet,demostrat e dhunshme te 21 janarit,deputet,minister droge, ruajtje imuniteti,….dhe kjo dorheqje si gjith te tjerat eshte kordinimi i fundit i mardhenjes Rama-Tahiri
    Dihet i fitmtari qe eshte Rama dhe zari qe paguan lojen e piset qe eshte Tahiri

    Tahiri ben luft shtrigash dhe kunjaturash ne koferenca.

    Populli nuk ka nevoj per spektakel ne koferenca ,..koha e Tahirit mbaroj

    Ca pate per te then nuk e the vetem kercenime nga larg pa pesh per publikun ,.. Kjo tregon qart edhe pse i inkriminuar nga bosi,.perseri po luan lojen e tij duke i hedh hi syve popullit .
    Normal Tahiri do tregoj besnikerin deri ne fund ndaj Bosit te tij ,.ne kembim te liris,..dhe po ben shfaqen ne koferenca si nje luft mes tyre,.qe te besohet kjo dorheqje si e ber me deshir.

    Mos harrojm para se te shkoj Rama ne Gjermani,..shkoj ne parlament te mbaj imunitetin.
    Tani mbas Gjermanis e hoqi,..normal qe Rama ka influencuar si garanci ne drejtesi per ta mbyllur kete ceshtje ne errsire ndoshta me nje burgim shtepie per ca muaj.
    Shqiperia nuk behet nga kriminel dhe autokrat mafioz si Rama – Berisha
    Te dy mbrojne njeri tjetrin thjesht luftojne kush rreshqit nga karikja.
    Krimi ka mberthy vendin qe nga shteti, partit,gjykatat,.. populli duhet te ngrihet e te cliroj vendin nga kjo klase politike mafioze

    Reply to this comment
  7. Mark U.K May 4, 08:59

    Eshte e vetmja fjal e vertet qe keni thene o Rama.Se e ke mbrojt dihet nga te gjith.Se jeni te lidhur me te dihet.Se mbas kti peshku te madh eshte balena qe jeni ju dihet.Se do ju hedhin te sheshi si qelbesir dihet.Zoti vonon po nuk harron o gjatush.E keni vendin te ajo shpia ne M Madhe bashk me pjesen ma te madhe te ridhjers dihet.Po ma pare duhet te hiqni simbolin bulshevik.

    Reply to this comment
  8. intelektuali May 4, 09:56

    SHIKOJENI O MILET KETE KARAGJOZ QE E KENI ZGJEDHUR SI KRYEMINISTER,

    Shikoni si tallet dhe perqesh votuesit e tij me nje cinizem te papare enverist duke i treguar fgishtin e mesit gjithe shqyptareve dhe ne vend te denoje zyrtarisht “Drurin e shtrember”, Saje Qorrin qe ka irrituar Merkelin dhe BE-ne, me kanabisin dhe kokainen e tij alla Taulant Balla prej Xibrake, ky karagjoz dhe rufjan enverist flet pa piken e turpit dhe te moralit minimal demokratike per:

    “AKTIN DINJITOZ” TE SAJE QORRIT QE MBULOI VATANIN ME DROGE DHE QE MASAKROI KOMISARIN E POLICISE VETEM PSE ZBULOI HABILAJT DHE TREGOI ME GISHT MINISTRIN QE ISHTE KAPOBANDA E TYRE.

    Po si nuk ke pak turp o Edi Rama qe erdhe ne pushtet me premtime famoze per te ndeshkuar krimin dhe Saliun dhe tani je bere me keq se Saliu duke e mbushur Parlamentin me kriminela dhe vrastare dhe tani pa piken e turpit dhe te moralit minimal po mbeshtet krimin e droges me deklaratat e tua te ndyra enveriste?

    PO KUSH TE PRANON TY NE BE O EDI- MAFIOZI, KARAGJOZI?

    Reply to this comment
    • Rosvelt May 4, 13:49

      Te nderuar qytetare te Tiranes, pas doreheqjes te ish ministrit Saimir Tahiri, kanali i Lanes do te kete derdhje mutrash ne sasi me te larta se sa ditet e javes se kaluar, per faktin e thjeshte se parlamentaret Sali Berisha dhe Lulezim Basha nga frika jane menderosur ne breke dhe perveç menderosjes po nxjerrin edhe disa baktere tip Mark U.K, Clausa, Iintelektuale e Info-aanale te permasave gjigante. Magjithate situata eshte ende e qete dhe pa rrezik mbasi keto lloj bakteresh jane te tipit PD, qe do te thote, tashme te ngordhura.

      Reply to this comment
  9. intelektuali May 4, 09:57

    SHIKOJENI O MILET KETE KARAGJOZ QE E KENI ZGJEDHUR SI KRYEMINISTER,

    Shikoni si tallet dhe perqesh votuesit e tij me nje cinizem te papare enverist duke i treguar gishtin e mesit gjithe shqyptareve dhe ne vend te denoje zyrtarisht “Drurin e shtrember”, Saje Qorrin qe ka irrituar Merkelin dhe BE-ne, me kanabisin dhe kokainen e tij alla Taulant Balla prej Xibrake, ky karagjoz dhe rufjan enverist flet pa piken e turpit dhe te moralit minimal demokratike per:

    “AKTIN DINJITOZ” TE SAJE QORRIT QE MBULOI VATANIN ME DROGE DHE QE MASAKROI KOMISARIN E POLICISE VETEM PSE ZBULOI HABILAJT DHE TREGOI ME GISHT MINISTRIN QE ISHTE KAPOBANDA E TYRE.

    Po si nuk ke pak turp o Edi Rama qe erdhe ne pushtet me premtime famoze per te ndeshkuar krimin dhe Saliun dhe tani je bere me keq se Saliu duke e mbushur Parlamentin me kriminela dhe vrastare dhe tani pa piken e turpit dhe te moralit minimal po mbeshtet krimin e droges me deklaratat e tua te ndyra enveriste?

    PO KUSH TE PRANON TY NE BE O EDI- MAFIOZI, KARAGJOZI?

    Reply to this comment
    • Befana May 4, 12:43

      Mileti e zgjodhi Ramen dhe prap do e zgjedhi,po’ ju nga qe nuk vini dot ne pushtet grini se ate zakon keni.
      Ramen vetem sovrani e hedh dhe Jo ju .Kur do mesoheni me demokracine?

      Reply to this comment
  10. AM May 4, 10:05

    Po he mo sali, arrestoje tani se na cave trapin me akuza. Apo i dhe gojes si gjithmone. Cadrat pistolete, stilolapsat thike.

    Reply to this comment
  11. fteri May 4, 16:46

    S.Berisha dinosuari politik i krimeve në shqipëri ,ai i pari duhet arrestuar .Përse :
    Dy ditë pas zgjedhjeve v. 1996 , policia dhunon krerët e opozitës në sheshin “Skënderbej”. Pak më pas shpërthen skandali i piramidave, ku shqiptarët u gjetën të braktisur nga shteti që nuk ndaloi kompanitë që thithën miliona USD nga kursimet e shqiptarëve. Nisin protestat në disa qytete të Jugut, por kryesisht në Vlorë, ku ishin përqendruar firmat piramidale. Njerëzit kërkuan në fillim kthimin e parave e më pas largimin e qeverisë. Berisha nuk u tërhoq, por dërgon policinë. Vrasja e një qytetari në Vlorë,dhe një grup në urën e mifolit rriti tensionin dhe protestuesit bastisën e dogjën komisarjatet (stacionet e policisë ), selitë e shërbimit sekret në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë.

    Në këto qytete nisi një rebelim i armatosur që përfaqësohej nga komitetet e shpëtimit. Berisha nuk negocion, por shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Dërgon ushtrinë dhe rrethon 5 qytetet e Jugut. Në këto ditë rrethoi parlamentin , Sali Berisha vetëzgjidhet President vetëm me votat e demokratve për një mandat të dytë. Ky kriminel ,dështon të shtypë kryengritjen, ndërkohë që trupat shkaktojnë edhe viktima, si në Përmet etj…. Por ndërkohë që qytetet “kryengritëse” ishin të rrethuara, shteti bie brenda natës papandehur në të gjithë pjesën tjetër të vendit. Braktisen komisariatet, repartet ushtarake, e gjithë Ministria e Brendshme, armatosen militantët e PD-së, hapen burgjet dhe njerëzit me urdhër të Saliut sulmojnë dhe vidhen e shiten armatimet e ushtrisë në depot e armëve në të gjithë vendin pra , Shqipëria hyn në kaos.

    Këtu ishte rasti të arrestohej k/krimineli S.Berisha ,jo të aministohej nga socilistët !……

    S.Berisha pranon krijimin e një qeverie koalicioni të drejtuar nga kryeministri socialist Bashkim Fino dhe shpall mbajtjen e zgjedhjeve të reja më 29 qershor 1997. Fushata zhvillohet në një vend pa shtet dhe bandat e armatosura në çdo qytet kontrollojnë situatën dhe tentojnë të bëjnë pakt me politikën. Zgjedhjet fitohen nga socialistët. PD-ja arrin të marrë 25.7 për qind të votave. Berisha jep dorëheqjen nga kreu i shtetit dhe rikthehet në drejtimin e PD-së.

    Në vitin 1998 me arkivol të A.Hajdarit në krahë kryen grushtin e shtetit ,pushton kryeministrinë dhe R.T.V.SH , me ndihmë të forcave të farkut të Bukoshit të kosovës ,dhe të tankeve .Dhe asnjë masë ligjore për organizatorin e gr/shtetit S.Berisha.

    Pastaj me radhë shkaktoi gjëmën e Gërdecit ku la 26 veta të vrarë ,300 të plagosur dhe 400 shtëpi të djegura e shkatrruara ,manipuloi provat ,kërcënoi gjanralin e ushtrisë L.Hoxha i cili mori arratinë ,dhe inskenoi vrasjen e Rr .Hoxhës ,dhe asnjë masë ligjore përsëri ?…..

    Kalojmë te vrasja e 21 janarit 2011 ,ku me gardën e tijë kriminale ,vrau 4 protestues në bulevard . Fshiu filmimet e kamrave në kryeministri -provë kriminele direkt e tijë ,tregon inxhinieri i serverit të kryeministrisë.

    A.Prendi komandant i gardës i akuzuar si vrasës i 21 janarit me pistoletën beretin e tijë 9 mm,në trupin e F.Myrtes u gjet predha 9 mm ,në kokën e Aleks Nikës u gjet predha 9 mm e deformuar .Në oborrin e kryeministrisë u gjetën 11 gëzhoja 9 mm,të cilat jan qitur nga arma beret 9 mm e Andrea Prendit ,beretit tijë i ndërroi tytën me atë të shoferit tijë Kume , dhe provat shkencore që erdhën nga FBI-ja S.Berisha i quajti letra higjenike ,në vend të arrestohej ,ky shkarkoi prokuroren INa Rama ,dhe quajti horr bulevardi Presidentin B.Topi, dhe asnjë arrestim i S.Berishës.

    S.Berisha krijoi shtetin e parë të narkotrafikut me Lazaratin që e ruante për 25 vjet si shtet brenda shtetit,jo S.Tahiri .S.Tahiri sot ndiqet penalisht krejt kot.???? nuk i bënë nderë shtetit shqipëtar.Ndjekja penale fillon nga kapjen e demit prej brirësh ,jo prej bishti ,S.Berisha,I .Meta, L.Basha ,M. Kryemadhi këto janë kriminelët që vodhën dogjën dhe shkatrruan shqipërinë ,etj,etj….

    Reply to this comment
  12. fteri May 4, 16:47

    S.Berisha dinosuari politik i krimeve në shqipëri ,ai i pari duhet arrestuar .!……

    Përse :

  13. info analitike May 4, 17:44

    Krypsikoja e vlereson Tahorrin e fale ketij vleresimi vendosi ta flake si lecke jashte partise e parlamentit. Nderkohe Tahorri ne stil mafjoz kercenon te gjithe perfshire ambsadoret. Thiatroja e rilindjes vazhdon bashke me sazexhinjte bedrinj e viktore.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin