Dorëhiqen ministrat teknikë
Nga Arkiva
Tre muaj pas marrëveshjes “Rama-Basha”, ministrat teknikë të Partisë Demokratike bënë aktin formal të largimit nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes për të monitoruar nga afër sjelljen e administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.
Partia Demokratike thotë se ky nuk është një objektiv i arritur, sepse sipas kreut të saj Lulzim Basha, Edi Rama i kishte blerë zgjedhjet përpara arritjes së marrëveshjes.
Megjithatë, ministrat teknikë qëndruan në detyrë edhe gati dy muaj pas zgjedhjeve për të hartuar raportin për standardin e zgjedhjeve.
Top Channel mësoi se raporti ka përfunduar dhe menjëherë pas tij, ministrat kanë dorëzuar zyrtarisht dorëheqjet.
Për ta bërë këtë, ata nuk i ka penguar mungesa e kryeministrit për shkak të pushimeve, sepse as zëvendëskryeministrja dhe as ministrat teknikë nuk u takuan asnjëherë këto 3 muaj me kreun e qeverisë ku bënin pjesë.
Hallka lidhëse ishte Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, nëpërmjet të cilit kalonin vendimet dhe kryhej komunikimi për funksionimin e tyre.
Përpara se të jepnin dorëheqjen, disa prej ministrave teknikë i kishin kaluar më parë kompetencat te zëvendësministrat përkatës: ministri i Brendshëm, i Shëndetësisë dhe ajo e Financave.
Por me përfundimin e raportit për zgjedhjet, duke dhënë dorëheqjen, përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Qeverinë “Rama” rrëzojnë çdo tezë për një bashkëqeverisje Rama-Basha, për të cilën kreu i opozitës është sulmuar edhe nga kritikët e tij brenda Partisë Demokratike.
Po emerimet dhe largimet nga Ministrite, tenderat dhe punet “corap” qe bene ke “TEKNIKET e SHQUP-it kishin lidhje me vezhgimin e zgjedhjeve edhe 2 muaj pasi ato kishin mbaruar?
“Teknike” per te grabitur e vjedhur, fytyra te ndyra te PD-s se ndyre.
Kujt i plasi bytha! KU I MARIN RROGAT PERSE I MARIN E NGA VINE PARATE E MINISTRAVE QE ISHIN TE ATURE QE JANE ATYRE QE U ZEVENDESUAN E ATYRE QE DO VINE????????????????????
Shyqyr!
Pafytyresia nuk ka turp!
C te behet ata i bejne perhere punet ashtu si dine ata lemsh ashtu si i ka mesuar SHQUPI dhe sot te dorehequr u bejne apele administrates kur ata vete s ishin asnje dite ne pune sot u kujtuan te merren me njerezit bene c deshen e futen rrogen ne xhep . Jane mesuar ata te bejne pislleqe jane si bisha e plagosur kafshon deri ne fund.SHYQYR QE E KEPUTEN QAFEN
shyqyr qe thyen qafen do marrim fryme lirisht