Dorëhiqet drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Sulejmani

Redaksia Online October 31, 2013 12:59

Dorëhiqet drejtori i sapoemëruar i Policisë së Burgjeve, Sulejmani

Dorëhiqet drejtori i policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, pas akuzave të opozitës dhe medias për implikimin e tij në trafikun e klandestinëve në Rinas. Sulejmani u vendos në këtë post vetëm pak ditë më parë ndërsa PD e akuzoi atë për probleme që lidheshin me drejtësinë. Sulejmani është drejtori i parë që largohet nga emërimet e deritanishme që qeverisë së re.

Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve ka bërë publike sot, letrën e dorëheqjes së Enrik Sulejmanit:

Me anë të kësaj kërkese, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të miratuar dorëheqjen time nga funksioni i Drejtorit të Policisë së Burgjeve të Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim nga ana ime vjen si pasojë e shqetësimit, në lidhje me disa lajme të pavërteta të publikuara në një organ të medias së shkruar pas emërimit tim në këtë detyrë. Ndiej të domosdoshme të sqaroj me këtë rast, se asnjë prej akuzave ndaj personit tim nuk bazohet në fakte reale.

Më lejoni të kujtoj për interes të publikut, se çështja në të cilën emri im është përfshirë pa të drejtë, është gjykuar në Gjykatën e Shkallës së Parë dhe është dhënë një vendim që mban nr 760, datë 08.07.2013, ku Gjykata ka vendosur deklarimin e pafajshëm ndaj personit tim.

Ndaj këtij vendimi, nga ana e Prokurorisë është ushtruar ankim në Gjykatën e Apelit. Vetë organi i akuzës është bindur se akuza e ngritur ndaj meje nuk qëndronte, ndaj në seancën gjyqësore në Gjykatën e Apelit, nga ana e Prokurorit të Apelit, është kërkuar të hiqet dorë nga apeli dhe të vendoset mospranim i ankimit.

Gjykata e Apelit Tiranë vendosi mospranimin e ankimit me vendimin nr. 4, të datës 12.01.2005.

Deklaroj se dorëheqja ime vjen me qëllimin e mirë, që nga kjo çështje të mos cënohet imazhi i institucionit ku unë ushtroj funksionin tim. Gjithashtu, kam bindjen, se një situatë e tillë është e motivuar politikisht.

Përfitoj nga rasti të shpreh konsideratën time më të lartë për Ju dhe institucionin që drejtoni.

***

Ristani: Krerët e rinj të policisë nuk kanë shkollimin as gradën për detyrat e reja

Deputeti demokrat, Arben Ristani, akuzon maxhorancën se ka vënë në kontroll partiak Policinë e Shtetit, nëpërmjet emërimeve të fundit në pozicionet kyçe të sa.

Ristani tha se drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk ka shkollimin përkatës dhe as gradën që kërkon ligji për detyrën e marrë. Gjithashtu, sipas tij, dy zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë, Sokol Bizhga dhe Altin Qato, janë emëruar në kundërshtimin me ligjin sepse nuk kanë gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës, për më tepër njëri nga nën drejtorët është nën efektin e masës disiplinore të marrë ndaj tij.

”Drejtori i SHKB, Arben Skendo, është përsëri një militant partiak. Ai është një nga kontribuesit financiar të fushatës së fundit të Partisë Socialiste dhe renditet në listën zyrtare të donatorëve. Drejtori i Personelit te Policisë së Shtetit, Xhevahir Karaj, militant i Partisë Socialiste, ka qenë kandidat për deputet i Partisë Socialiste. Të 12 drejtorët e policisë në qarqe, janë emëruar në kundërshtim me ligjin sepse asnjëri prej tyre nuk ka gradën që kërkon ligji për pozicionin e punës Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, është arrestuar në 20 prill të vitit 2003 për trafik të qenieve njerëzore, teksa kishte detyrën e shefit të Komisariatit të Rinasit”, tha Ristani.

 

Redaksia Online October 31, 2013 12:59
Komento

18 Komente

  1. sali berisha esht qen esht spiun October 29, 12:01

    aman o gazet dita ce xirni kete pler me fotografi kur e shikon kete plere te vjen per te vjedh prandaj me mire cuni nje fotografi te nje m….uti se sa coni kete futyren e yryer ne popull

    Reply to this comment
  2. malua i malit me bore jo malo dasma October 29, 12:49

    Edhe ti do ta kishje hak PLUMBIN ne bale ,ti more qelbesire qe luajte me ndjenjat e 70 % te Shqiptareve .
    Pa lere po ke edhe goje qe flet dhe na jep receptura .

    Reply to this comment
  3. SHQUPI October 29, 13:19

    po ti hajdut a ka shkolle ik ore maskarai i vitit 2011 mafioz me ata kosovrastin e lul berishen

    Reply to this comment
  4. Tani October 29, 14:07

    Jane disa mostra qe nuk perbejne me lajm.Ky birbo duhet te jete ne burg,jo me te japi deklarata.Eshte wc e malokut.

    Reply to this comment
  5. SPECIALISTI 29.10.2013 October 29, 16:09

    O Ristan ! O pordh e saliut; ti do te emrohen drejtora ata qe do te merrnin ty me helikopter nga taraca e komisinit qendror te zgjedhjeve ne raste se populli revoltohej dhe pushtonte godinen ne 2011, kur hapur ti ndryshove rezultatin e zgjedhjeve ne Tirane per kryetar bashkie.
    O Ristan sa here ke thene ci bera vetes, kur pije dopjot e uiscit i rrethur me bodigardet e policise se te famshmit Ivzi Bushati nga Shkodra.Boll derdellise neper ekrane se shpejt do te vije radhe per te 313 e te japesh llogari popullit se perse u talle me vediktin e tij.

    Reply to this comment
  6. Vëzhguesi F. October 29, 17:48

    Arben Ristani eshte nje funderine politike dhe do ta quaja nje mungese serioziteti te kujtdo medje (gazete apo televizion) qe te merrte ne konsiderate theniet e ketij batakçiu dhe ordineri te pandreqshem.
    Ne nje fare menyre nuk ka faj shume ky llapaqen qe del si megafon i prishur i Berishes, por ka faj drejtesia shqiptare qe nuk merret me akuzat qe i jane bere ktij krimineli te votes se lire te shqiptareve, ketij delenxhiu dhe ndyresie politike, por e lete te lire te jape mendje. Me mendjen e tij nuk shkohet as ne hale e jo te ndertohet shteti, sepse nga plehu nuk ke se ç’nxjer perveç plehut.

    Reply to this comment
    • DREAM October 31, 19:03

      Shoku Vezhguesi ,po ky funderina Sulejmani a e di sa te gjate e ka dosjen ??
      A ke pyet si ka kryer detyrat qe ka pasur deri tani ??
      Eshte nje lavire e LSI …dhe kudo ku shkel ..dora e tyre ka vetem ..vjedhje !
      Kundershto me argumenta shokun Ristan me fustan …jo me fyerje dhe denigrime

      E pra ne kte pleh vec …krimba dalin !

      Reply to this comment
  7. rising star October 29, 19:52

    nje ish i denuar qe behet kryetar i KQZ !keto jane histori qe ndodhin vetem ne shqiperi.

    Reply to this comment
  8. Klea October 29, 20:16

    Pusho ti zoti Ristani, argati, yzmeqari, sherbestari i Berishes. Nuk ke as sy as faqe,
    pa le te kesh goje qe te flasesh.

    Klea

    Reply to this comment
  9. rr October 29, 20:50

    Fatkeqesi kombetare.

    Reply to this comment
  10. besnik bregu October 29, 21:26

    Vini re debatet me siper. asnje nuk e kundershton Ristanin, vetem e shan. Kjo tregon qe argumentet qendrojne te gjitha.

    Reply to this comment
  11. shqiptari October 31, 13:36

    serbija serbija dhe vetem serbo greqia bej ligjin ketu ska me o te varen ne litare te gjith ose te digjen si minjte maskarenjte antishqiptare te gjith 140 maskarenjteminjte e pusetave antishqiptare te vendosure

    Reply to this comment
  12. asita October 31, 18:57

    po Altin Qato ka qene para pak vitesh Drejtor Policie Qarku,i miratuar nga PD.Pse tani nuk paska shkollimin e duhur.Ta shpifin me keto deklarata.Zbatojne parimin-shpif,shpif se dicka do te mbese…..

    Reply to this comment
  13. egla October 31, 19:37

    o risatn, fytyra me e shfrytezuar nga sala. Po si nuk tweqesh buza, mor i zi nje here. Je per meshire. Te fut sala ne burg sa here i do menderja e pastaj… yy prostitute e keqe

    Reply to this comment
  14. E verteta October 31, 19:57

    Ata qe vertet jane kriminele jane graduar me poste madhore nga PD-ja.E harruan Gerdecin keta .S’kane turp ! Fatmir Mediu gjithmone Minister mbeti.Po Dorjan Muca qe ka qene kryeinspektor ne Rinas dhe ka pasur te njejten akuze me Enrik Sulejmanin .Te dy kane qene kolege kur ka ndodhur ngjarja ne vitin 2003 dhe te dy jane akuzuar.Pse PD -ja nuk tha asnje fjale per Dorjan Mucen ,por perkundrazi e gradoi me poste te larta ne Policine e Shtetit ?Enrik Sulejmani ka fituar pafajesine qe ate vit kur ndodhi ngjarja pasi nuk pati asnje fakt.

    Reply to this comment
  15. Aliu nga Selenic October 31, 20:09

    Ne se eshte e vertet kjo dorheqja e tije eshte e drejte .LSI duhet te vere gishtin mire mbi plage pasi 4 vjet pune me Saliun pa tjeter qe do te kete probleme.!

    Reply to this comment
  16. e verteta e hidhur October 31, 21:36

    sa per dorjan muce ja ke fut kot sepse ne kete ngjarje nuk kane qene i akuzuar por deshmitar ne lidhje me veprimet korruptive te shefit te tij dhe sa per gradat i ka fitu me djerse dhe gjak duke u perplas me lloj lloj bande kriminale.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim