Dorëhiqet kryeministri i Gjeorgjisë

September 2, 2019 18:25

Dorëhiqet kryeministri i Gjeorgjisë

Kryeministri i Gjeorgjisë, Mamuka Bakhtadze ka dhënë dorëheqjen, duke thënë se e ka përfunduar misionin e tij.

Bakhtadze e bëri publik vendimin e tij nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke shtuar se do të japë detaje më vonë.

Ai u shpreh se: “Një kornizë strategjike e zhvillimit është krijuar dhe zbatuar, andaj kam vendosur të jap dorëheqje, sepse besoj se e kam përmbushur misionin tim në këtë pikë”.

Mamuka Bakhtadze, 37 vjeç, është zgjedhur vitin e kaluar nga partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, me zotimin se do të miratojë reforma liberale dhe se do ta udhëheqë Gjeorgjinë në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian.

Sipas ligjit vendas, dorëheqja e tij nënkupton edhe shpërndarjen e qeverisë. Partia “Ëndrra Gjeorgjiane” duhet të dorëzojë emrin e kryministrit të ardhshëm brenda dy javësh.

Gjeorgjia, një nga ish-republikat sovjetike, ka bërë përpjekje të krijojë lidhje me perëndimin, por ky veprim ka rënë ndesh me politikat e Moskës, që përpiqet të mbajë nën ndikim Tbilisin.

e.ll./dita

September 2, 2019 18:25
Komento

2 Komente

  1. mirel September 2, 18:38

    Vetem budallenjte nuk vetedorehiqen

    Reply to this comment
  2. tori September 2, 19:53

    Mirel apo “intelektuali” zedhenesi kryesor I propogandes PD -iste ke shume te drejte.Si Berisha e si Basha pervec skandaleve pafund te qeverisjes tyre,nuk dhane doreheqjen edhe kur vrane apo hedhen ne ere njerez te pafajshem.Ke te drejte se budallejt nuk japin doreheqje e prandaj PD eshte ne at gjendje nje konglomerat I njerezve budallenj e krejtesisht te paafte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*