Dorëhiqet shefi i CIA-s pas skandalit seksual

November 10, 2012 12:47

Dorëhiqet shefi i CIA-s pas skandalit seksual

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Barack Obama ka pranuar dorëheqjen e kreut të CIA-s David Petraus. Nën hetim  është vendosur paola Paula Broadwell,  autore e biografisë së drejtorit të CIA-s. Broadëell përfundoi në qendër të vëmendjes pasi  drejtori  i  përgjithshëm i Pentgonit dha dorëheqjen duke pretenduar se “kanë pasur marrdhënie dashurie jashtë martesore”, e cila sipas tij e bën të papërshtatshme qëndrimin e tij në krye të inteligjencës amerikane. Petraeus, ka kërkuar ndjesë  për atë  që e ka cilësuar si “gjykim tepër të varfër” pas një martese 37-vjeçare.

Mediat megjithatë hedhin dyshime mbi arsyen e vërtetë të dorëheqjes ndërsa sjellin në vëmendjen e publikut një  hetim të FBI-së mbi Broadëell  të dyshuar për përpjekje për  të pasur akses në e mailin e gjeneralit nga ku do të nxirrte materiale të rezervuara, i cili venë në rrezik sigurinë kombëtare, citohen burimet.

Pozicioni i David Petraus ishte dobësuar së tepërmi pas sulmit në ambasadën amerikane në  Bengazi ndërsa tani  ekspertët e shohin dorëheqjen e tij si prelud i lëvizjeve të pritshme  në  kundërzbulimin amerikan. Ndërhyrja  aktive e e guximshme në  Irak dhe Afganistan i kishte hapur derën e CIA-s gjeneralit por ndërsa mbyllet përvoja e tij e shkurtër në krye të  Pentagonit për administratën Obama, bëhet fjalë për një tjetër sfidën ndërsa është tashmë duke u përgatitur për pasardhësin e Hilari Klintonit në krye të Departamentit të Shtetit.

November 10, 2012 12:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*