Dorëzohet Ventura: Shqiptarët do të mbushin edhe tribunat e Palermos

March 20, 2017 16:33

Dorëzohet Ventura: Shqiptarët do të mbushin edhe tribunat e Palermos

Duket se taktika për të dërguar Italinë në Palermo në mënyrë që të mbahen larg tifozët shqiptarë nuk do të funksionojë.

Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe trajneri Xhampiero Ventura i cili e merr si të mirëqenë faktin se do të ketë mbipopullim kuqezi në tribuna.

Deri më sot nuk kam ndikuar asnjëherë mbi zgjedhjen e fushave ku mund të shkojmë të luajmë. Por isha i pranishëm në Xhenova për miqësoren kundër Shqipërisë dhe më bëri shumë përshtypje prania masive e shqiptarëve. Isha edhe në Marsejë për Europianin dhe tre të katërtat e stadiumit ishin shqiptare… kundër Francës.

E marr të mirëqenë që do të mbushin edhe tribunat e Palermos, por edhe kjo është e bukur, pasi do të jetë një ndeshje historike për ta. Por Palermo nuk ka zhgënjyer asnjëherë nga pikëpamja e publikut, i cili ka qenë gjithmonë pranë Kombëtares, gjithmonë i ngrohtë me të, ndaj uroj që të jetë kështu edhe këtë radhë”, deklaroi ai.

Për Venturën, kjo ndeshje është e një rëndësie të veçantë në optikën e kualifikimit të mëtejshëm.

Asnjë nënvlerësim apo shpërqendrim ndaj skuadrës së De Biasit.

69-vjeçari paralajmëron se Italia e tij mund të bëjë surprizën në Rusi 2018, sigurisht nëse kualifikohet.

Kjo ndeshje me Shqipërinë na jep mundësinë që të shkojmë në Spanjë për të tentuar vendin e parë. Rezultati është shumë i rëndësishëm, por unë jam shumë i qetë dhe e kam qartë se është një takim delikat. Kemi grumbulluar shumë të rinj, për të ndërtuar një kombëtare të fortë. Problemi më i madh është kualifikimi. Nëse arrijmë të kualifikohemi, Italia mund të bëjë surprizën e madhe.”

Ventura ndër të tjera theksoi se drejton një skuadër që kërkon t’i bëjë krenarë të gjithë italianët, ndërsa për grumbullimin e disa të rinjve, siç është portieri i tretë Meret, trajneri veteran sqaroi se po mendon edhe për të ardhmen dhe thjesht për kualifikimin e Italisë në Botëror.

Lajmi i keq në ditën e parë të grumbullimit të Italisë është mbetja jashtë listës e Gabiadinit, i dëmtuar në sfidën mes Southamptonit dhe Totenhamit. Në vend të 25-vjeçarit Ventura ka thirrur Petagnan e Atalantës.



March 20, 2017 16:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*