Doshi apo Frroku? Kush po gënjen?

March 7, 2015 15:28

Doshi apo Frroku? Kush po gënjen?

Barka e historisë së “atentatit ndaj deputetit Tomë Doshi” vazhdon të fusë ujë. Në fillim të dyshimeve mbi vërtetësinë e këtij skenari u ngrit pyetja, Pse? Për çfarë arsyesh Doshi vendosi të bëjë përpara me këtë rrëfim kaq “të pakolauduar”, pse e hodhi në ujë këtë barkë kaq të pasigurtë?

Por me mbërritjen e fakteve, dëshmive e detajeve të reja, përgjigja e kësaj pyetjeje, sado që e nënkuptuar nga shumëkush, mbeti disi në hije. Sepse mori gjithnjë e më shumë rëndësi shqetësimi sesi kjo histori po përdoret nga një “opozitë” që e ka të pamundur të gjejë rrugë tjetër për të bërë politikë veç tensionit dhe konfliktit.

Pikëpyetjet ndërkohë shtohen. Deputeti tjetër “i shënjestruar për t’u vrarë”, sipas z.Doshi, vijon të deklarojë se nuk ka ditur gjë, se nuk i kanë thënë gjë, se s’e ka lajmëruar kush. Është e çuditshme sesi një kolegu deputet, Mhill Fufit që i rrezikohej jeta, Doshi nuk i ka thënë as gjysmë fjale.

Ndërkaq, në intervistën e tij televizive, Doshi deklaroi një detaj që nuk ishte bërë i ditur më parë: Se dorasi Durim Bami, nuk ka shkuar direkt e tek Doshi për t’i rrëfyer se ç’plan kishin thurrur ndaj tij, por i është drejtuar deputetit tjetër të veriut, Mark Frrokut.

Ka qenë Frroku ai që e lajmëroi Doshin se ç’po ngjiste, dhe i solli edhe “vrasësin” e penduar. Dihet edhe nga ngjarje publike, si ditëlindja e Frrokut verën e shkuar, për shkak të së cilës Doshi nuk mori pjesë në një votim të rëndësishëm parlamentar të shumicës, se dy deputetët janë miq.

Mirëpo ja që dje rezultoi se Frroku në prokurori nuk ka pranuar të kishte pasur dijeni për këtë komplot ndaj kolegut (!).

DITA ka rindërtuar pak numra të shkuar, kronologjinë e akuzave të Doshit, fillimisht ndaj ministrave të veçantë e disa zyrtarëve të lartë, deri sa mbërriti tek kryeministri Edi Rama, mosmirënjohës dhe bukëshkalë, për të shkuar pastaj definitivisht drejt akuzës ndaj Ilir Metës, por vetëm pasi u përjashtua nga PS. Minimalisht stonon fakti që një deputet të cilit i kërcënohet jeta drejtpërdrejt që prej më shumë se gjashtë muajsh (po bëhen 10 muaj, nëse u besojmë referencave kohore në “videon e rrëfimit” të vrasësit të supozuar), kritikon për ujitjen e munguar në zonën e tij dhe vetëm pas kundërveprimeve të partisë së tij, shkon drejt një skenari vrasjeje.

Dhe në fakt, këto ditë të zhurmshme, kemi harruar të marrim parasysh një detaj: Për çfarë do të diskutonim sot dhe si mund të kishin rrjedhur ngjarjet, nëse Durim Bami nuk do të ishte ndaluar në kufirin me Malin e Zi, por do të ishte larguar në “drejtim të paditur”. Do të kishim përpara si fakte, vetëm një video ku ai rrëfen atentatin që kishte ndërmend të bënte “me porosi të Ilirit”, dhe padyshim zemërimin me trajektore rritëse të Doshit ndaj kësaj qeverie.

Do mundeshim vetëm të diskutonim vërtetësinë e rrëfimit të Bamit, por jo personin vetë. Dhe dramaticiteti i situatës hipotetike, nuk do kishte asnjë lidhje me tullumbacen e shfryrë dita-ditës, që shohim sot, përkundrazi: Do ishim dëshmitarë të protestave në rritje të opozitës dhe pse jo, edhe të shumë njerëzve të indinjuar. Një destabilizim i ri i nuk është i vështirë kur ke përballë një usta të kaosit si Saliu.

Nuk përjashtohet që Doshi të jetë viktimë e një inskenimi nga ata që kanë dashur të prodhojnë një vrasje politike në Shqipëri për të arritur më në fund destabilizimin final aq të dëshiruar që pas 23 qershorit. Dhe shpërthimi publik i qelbit në këtë këndvështrim ka ndihmuar dështimin.

Është ndoshta kjo arsyeja që Berisha e vazhdon gjithsesi skenarin e vet, pavarësisht se drama e përllogaritur është shndërruar thuajse në parodi. Ai mbase e kupton këtë, por impulsi i shkatërrimit është më i fortë se logjika e ftohtë, që mund t’i thotë se plani kësaj radhe dështoi.

Berisha e vendos vetë se cila është e vërteta: Tha se Azem Hajdarin e vrau Fatos Nano dhe bëri grusht shteti në 14 shtator 1998. Tha se protestuesit e 21 janarit 2011 i vranë “ca protestues të tjerë me çadra pistoletë”, nxori dhe një mjek batakçi që deklaroi se viktimat kishin plagë plumbi pistolete nga afër, dhe vendosi të shpallë grusht shteti kundër tij. Prandaj është parashikuar që PD të “vazhdojë protestën deri në dorëheqjen e Ilir Metës”.

Në këtë hallvë tashmë të ftohur, PD kishte llogaritur edhe një dekoracion shtesë. Fjala është për “problemin social” të disa studentëve të futur në universitetin shtetëror pa provim, sepse kanë ardhur paketë nga universitete fantazmë dhe tani duan tarifë më të ulët shkollimi. Jo rastësisht greva dje u ndërpre.

Se sa do i qëndrojë besnik idiotësisë së kësaj “gjendjeje të acaruar” false Berisha, do ta shohim protestën e ardhshme që po përgatitet. Por më parë ai duhet të shkojë në prokurori e të dëshmojë çfarë di për “atentatin” për të cilin pohoi se kishte dijeni që prej tre muajsh, e në të cilin Doshi akuzoi fillimisht si të përfshirë edhe kunatin e tij.

Ehh, kunetërit dhe baxhanakët e Berishës. / DITA

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku

 

Dëshmia në Prokurori, Frroku rrëzon Doshin

Dita e djeshme ka qenë jo vetëm më intensivja për Prokurorinë në të gjithë historinë e institucionit pas vitit 90-të, por ndoshta edhe më e sikletshmja për përfaqësuesit e akuzës.

Për herë të parë në dyert e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u paraqitën për të dhënë dëshmi krerët më të lartë të shtetit.

Me radhë njëri pas tjetrit, dëshmuan për gjashtë orë në total, kreu i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministri Saimir Tahiri dhe deputeti Mark Frroku.

Marrja e tyre në pyetje është bërë nga drejtuesit e institucionit, Adnan Xholi, Blerim Tominaj dhe prokurorët e çështjes Përparim Kulluri dhe Manjola Kajana, në prani edhe të oficerëve gjyqësorë.

Dëshminë më të fortë do e jepte deputeti Frroku, i cili i pyetur për deklaratat e Tom Doshit se ai i kishte treguar për atentatin, ka mohuar, duke deklaruar se nuk dinte asgjë për këtë atentat dhe ishte i supriruzar nga deklarata e kolegut të tij.

Frroku dëshmoi përreth 1 orë përballë prokurorëve.

“Nuk di asgjë për atentatin. Deputetit Tom Doshi nuk i kam thënë asgjë për ndonjë atentat. Jam surprizuar nga deklarata e tij. Nuk e njoh as Durim Bamin dhe as ia kam prezantuar”, mësohet të jetë shprehur ligjvënësi, që ishte i fundit në radhën e dëshmive dhe doli nga godina rreth orës 15:00.

Kurse jashtë godinës Frroku u pyet nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Doshit dhe tha: “Unë sot kam plotësuar detyrimin tim ligjor për të dëshmuar para organit të akuzës dhe të gjitha të tjerat janë aty brenda në prokurori”.

ramadoshi2

 

INTERVISTA / Doshi: Mark Frroku më sinjalizoi për atentatin

Deputeti Tom Doshi ka dhënë një intervistë televizive e cila ka ngritur akoma më shumë pikëpyetje për këtë histori. Për herë të parë deputeti dje ka deklaruar se ka qenë deputeti Mark Frroku që e ka lajmëruar dhe i ka çuar atij të takojë atentatorin e penduar Durim Bami. Kjo nuk është thënë kjo në asnjë rast përpara marrjes në pyetje të të akuzuarit.

Më poshtë pjesë nga intervista:

Të qëndrojmë pak tek mënyra se si ju ratë në kontakt me vrasësin e pretenduar prej jush, Durim Bamin. Pra si ndodhi, si erdhi tek ju?

Unë kam qenë në Budva me familjen, më mori në telefon Mark Frroku dhe më tha që ku je se dua të të takoj se është një problem urgjent. I thashë që për dy ditë kthehem. Kur u ktheva më thotë që kam takuar një person që unë e njoh dhe më ka thënë që Ilir Meta ka paguar lekë për të eliminuar ty dhe Mhill Fufin. Më erdhi shumë papritur dhe e çuditshme sepse me Ilir Metën kemi ndenjur disa herë për drekë e darka. Kemi shkuar në Dukagjin bashkë, më 30 korrik festuam edhe ditëlindjen e Taulant Ballës.

Sipas burimeve jozyrtare të prokurorisë, jam informuar se Durim Bami është shok me këtë person, si ndihmues i Arben Frrokut në vrasjen e Lamajt. A keni dijeni, a keni folur me Arben Frrokun që ju tha se e njihte Durim Bamin, rrethanat, kishte apo jo lidhje me këtë person të akuzuar si bashkëpunëtor, si ndihmës në vrasjen e Dritan Lamaj?

Nuk kam dijeni as nuk e di se kush ka qenë i ndaluar për punën e makinës.

Është një person që aktualisht rezulton i rrëmbyer nga policia, është rrëmbyer pak kohë më parë dhe një nga dëshmitarët kyç në procesin ndaj Arben Frrokut.

Durimin e kam takuar vetëm njëherë me Markun. Më pas i kam bërë takimit gjithmonë vetëm.

Pse i besoni kaq shumë versionit të Durim Bamit?

Për të vërtetuar këtë pasi u ktheva nga pushimet më mori Mark Frroku dhe më tha shkojmë pimë një kafe. Ishim tek hyrja kryesore e “Sheraton”. Më thotë që po vjen një djalë me një bluzë portokalli me syze dhe ky është personi që të ndjek ty. Aty po rrija jashtë. Erdhi ky djalë me bluzë portokalli, me syze, më pa aty, u kthye dhe iku. Kur dola i thashë Markut do të ecim në këmbë. Ky djali me bluzë portokalli po priste në makinë. Vazhduam rrugën, unë hipa në makinën time dhe atë natë, nuk i rashë nga Ministria e Shëndetësisë, por i rashë nga rruga “Qemal Stafa”. Kur erdha te porta e shtëpisë, kur frenoi shoferi te dritat pashë këtë djalin me bluza portokalli.

Kush ishte ky sipas informacioneve që more më pas?

Ky është Rezi, i thonë këta. Djali i xhaxhait të Tonit dhe ky ishte personi që më ndiqte mua kudo.

Pra kjo është prova që ju konfirmoi se rrëfimi i Durim Bamit ishte i besueshëm…

S’e kisha takuar akoma Durimin. I thashë Markut ta takoj njëherë këtë person, a pranon të më takojë? Po më tha Marku. E takova një natë dhe ai rrëfeu të gjithë ngjarjen. Është një djalë, është në moshë dhe e ka emrin Toni e ka një restorant “Viva”. Ai më ka ardhur në emër të Ilir Metës, jo se i ka thënë që vij në emër të Ilirit, por i ka thënë që porosia është për Ilirin. I ka thënë janë 500 mijë euro për Tomën. Është edhe në video, kur i kanë thënë njëherë 200 mijë, e më pas i ka thënë që dua 500 për Tomën dhe 100 mijë për Mhill Fufin se kanë menduar që Mhilli është kollaj se ikën natën vetëm në shtëpi se e kishin marrë informacion edhe lëvizjet e Mhillit. Me thënë të drejtën, duke bërë lidhjet që edhe Mhilli meqë u vra një person që ishte me Monikën në zgjedhjet në Laç…

I referoheni ngjarjes së vetme të dhunshme të zgjedhjeve të 23 qershorit?

Këtë të gjorin, që nuk jeton më, më pati thënë edhe Iliri njëherë që e kemi pasur shumë mik. Njëherë më pat thënë që vajza ime e vogël akoma e përmend, kaq shumë e ka dashur. Unë bëra lidhjen që thashë; mirë për mua po them që s’është e vërtetë, po për Mhillin? Unë bëra lidhjet që i njëjti person ka bërë një porosi për të dy…

I

March 7, 2015 15:28
Komento

33 Komente

  1. mergim tari March 5, 21:51

    SHIKONI VENDIMIN PERFUNDIMTAR TE GJYKATES…… PAS DISA DITESH

    Gjykata do te dale ne perfundimin se BAMI ka patur nevoje per leke si dhe te krijonte nje lidhje me nje person me pozite te fuqishme financiare dhe me pushtet. Per kete arsye MASHTROI Tom Doshin, duke i thene:

    “…..me kane ofruar para per te te vrare……”

    Per ta bere vrasjen sa me te shtrenjte si dhe te veshtire per tu zbuluar, (vazhdon me tej arsyetimi i GJYKATES), BAMI i thote TOM DOSHIT:

    “……….. Kete vrasje e ka porositur Meta per 500.000 euro……….”

    Me tej arsyetimi I Gjykates vazhdon duke thene se BAMI i lutet Tomes qe:

    “………… kete mos e kallezo penalisht pasi ne kete rast BAMI do te DENOHEJ per tentative vrasje me pagese”.

    Te dy bejne marrveshje qe kjo mos te behet publike, por te dy vendosin qe te ruhen; TOMA sepse ka me te vertete frike nga ajo qe degjon, ndersa BAMI vazhdon te luaje lojen e nisur.
    Gjykata thekson se ketu fillon edhe shfrytezimi qe BAMI i ben Tomes. FILLIMISHT TOMA i blen Bamit nje makine te blinduar. Dhe patjeter qe lajmeron edhe organet perkatese por nuk ben kallezim penal pasi kishte lidhur besen me BAMIN.

    PRA KONKLUZIONI I PERFUNDIMTAR I GJYKATES ESHTE SA ME POSHTE:

    Z. TOM DOSHI NUK KA GENJYER NE HISTORINE E TIJ, POR KA TREGUAR ATË QE I KA THENE BAMI.
    BAMI KA MASHTRUAR TOMEN PER ARSYE FIANCIARE DHE TE KRIJONTE LIDHJE ME NJE NJERI ME PUSHTET.
    VENDIMI PERFUNDIMTAR:
    ZOTI TOM DOSHI I PAFAJSHEM, POR VIKTIME E NJE MASHTRIMI ORDINER:
    BAMI DENOHET PER MASHTRIM ME DISA MUAJ BURG.

    I vetmi problem qe duhet zgjidhur ketu eshte se z.Doshi ka permendur z.Frroku si personin qe ka njohur BAMIN me DOSHIN, ndersa ky e ka mohuar nje gje te tille.

    KY GABIM I VOGEL TEKNIK, RREGULLOHET NESER. NUK DO TE THUHET QE Z.FRROKU E KA NJOHUR TOMEN ME BAMIN, POR THJESHT QE JA KA PERMENDUR…….

    NE FAKT KY ESHTE EDHE VARIANTI I VERTETE SE SI MUND TE KETE NDODHUR NGJARJA. KESHTU SHPETON POLITIKA, TOMA, META.

    POR I VETMI PERSON QE DUHET TE PERGJIGJET PENALISHT ESHTE SALI BERISHA, SEPSE SIPAS VETE POHIMIT TE TIJ, ISHTE NE DIJENI TE VRASJES QE NE FILLIM.

    KJO TE CON NE KONKLUZIONIN…… CFARE LIDHJE KISHTE SALIU ME BAMIN QE EDHE SALIU E DINTE ATE QE DINTE BAMI?????

    Reply to this comment
    • Luan March 6, 01:33

      O Dita ju ka shpetuar ky detaj…shikoni c’thote;

      “Ndër të tjera, se dua të sqaroj edhe publikun, më tha atë ditë që ne pesë deputetë po festonim ditëlindjen e Markut dhe nuk shkuam në votim, Ilir Meta dërgoi Nasip Naçon dhe si përfundim unë thashë që nuk votoj sot.”

      Eshte fjala per votimin per Reformen Territoriale qe ka ndodhur ne 24 korrik,ne fakt Mark Frroku e ka ditelindjen ne TETOR..

      Reply to this comment
      • idhi March 6, 12:48

        @Luan !
        Ne muajin Korrik nuk ka parlament. Shikoje njehere mire kalendarin e punimeve sepse mund ta kesh ngateruar faqen e kalendarit me ndonje muaj tjeter.

        Reply to this comment
    • mergim tari March 6, 03:06

      E kishte cigare elektrike qe nuk kane nikotine por leshojne vetem avull.
      E….uuuuuuuuuu sa do te degjojme…….

      Reply to this comment
    • ... March 7, 17:52

      Berisha ka perdorur Frrokun. Sepse ky ka probleme me drejtesine (I vellai i tij eshte i akuzuar per vrasje). Dhe sic dihet berisha ka drejtesine ne doren e tij nepermjet presidentit Nishani. Dhe Toma nga ana tjeter shet nene e babe per leke. Dhe kjo eshte prapaskena per gjithe kete ngjarje.
      Berisha I perdor keto ngjarje qe te krijoje destabilitet dhe te vije ne pushtet me force, Jo me vota si gjithmone.

      Reply to this comment
      • LORA March 7, 17:53

        Ndjej se tek kjo figure do te fokusohet hetimi per zberthimin final te se vertetes,,,ky Mark Frroku me duket tejet dhjaks, kurse Tom Doshi doli nje hajvan I tere.

        Reply to this comment
        • delvini March 7, 17:53

          mark frroku , shif lexo dhe nxir perfundimin , diversant bajraktar malok , tradhtar i qelbur, nga qe i vellai i ketij legenit vrau komisarin , dhe kulicat me turmen bajraktare te grupit ciftelia , kane faktet e vllait te ketij ropqirit, ata i kerkuan ketij pleres ,qe ky te hynte ne pazar per pisllikun ndaj qeverrise , me duart e psita te tomkes, ky eshte skenari, por mbas kesaj ngjarje , te jeni te sigurt qe behet reforma urgjente ne drejtesi, dhe kush ka ber krim e mekat , do ta paguaj, te jeni te sigurt, ilir koklopes me ne fund ju mbush mendja , qe rilindja populli , dhe qeverria rama , do shtet , dhe jo llogje.

          Reply to this comment
          • ... March 7, 17:53

            A M I N .

          • Oso Kuka March 7, 17:54

            uk e njoh aspak kete individin ( jetoj larg prej vitesh) por kjo eshte deklarata qe i takon te beje cdo te zgjedhuri apo te ngarkuari me oergjegjesi publike!! Cdo gje zgjidhet permes ligjit dhe organeve kompetente( te pakten teorikisht) ! Betimet per zotin e per kanunin nuk jane te nivelit te shtetareve dhe shantazhet le vidéo e foto jane te nivelit kriminal !

          • bbb March 7, 17:54

            Ka nje gje qe nuk perputhet ne ato qe thote Frroku…Sepse qe ne ditene pare qe Doshi e cilesoi ate si njoftuesin per atetenat te mundeshem, perse nuk doli Froku te mohonte? Po sikur te mos e kish thirr prokuroria, do ta mohonte Frroku? Se dyti. kush e ka njoftuar Doshin nqs Frroku nuk e paska bere??? Paska hedhur fall Doshi?? Ketu llogjika ngec…

  2. . March 5, 21:51

    Cfare kllauni! Zoti te ardhte hakut, debil.

    Reply to this comment
  3. tani March 5, 23:58

    hajde deputet hajde..doshi me frrokun..doshin thone qe eshte gangsterr,po nuk para ka ngjarje kriminale te publikuara,po frroku ka heq qafe lamajn..keshtu qe imagjinojeni ju ca kemi deputet ne..per fat te keq te dy keta na i ka sjell ps..te mendosh pastaj qe akuzat e doshit te jene te verteta ketij vendi eshte ti dhjesesh mu ne te…

    Reply to this comment
  4. Kol Tivari March 6, 00:30

    Ta kan fut ore Tome. Nuk te ka kush faj se ke lind idiot. Pare mund te kesh ,por mend nuk ke as nuk ke pas.Mos harro ore Toma i Duldoshajve prej Majes se Zeze… Ma mire te dijsh se te kesh.Mos e ul ma ftyren,por largohu nga ekranet dhe shko tek bytha e Berishes,sepse aty e ke vendin.E ke ule steken shume poshte ore trap.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA March 6, 07:33

      Shume i nderuari dhe i respektuari Kol Tivari,
      Në pak fjale e ke gdhendur Portretin Tomës se Duldoshajve prej Majes se Zeze…
      Me beri shume pershtypje komenti yt konçiz dhe teper i sakte…
      Në sinkroni me Ty, i nderuar, une Portretin e Tomes e hodha ne vargje, nuk e di sa ja kam arritur….

      TOMA DHE SHOKET E TIJ…

      Unë kam miq shume malësorë
      Janë bujar, sa më s’ ka,
      Janë te mire e burrerorë
      Edhe shumë kanë berë Para…

      Dhe ti Tom ke qënë me fat,
      Por ke lozur me Parat,
      Fatkeqsi kur Paret los,
      Kur bie Daci në Kos…

      Tom, si ndodhi kështu,
      Shumë miq i ke halabak,
      Më vjen keq per miqt e tu,
      Të lanë të biesh në Batak…!

      Herë per drekë e herë per darkë,
      Miq ke bosa e halabakë,
      Me ca marifete te vogla,
      Ta kanë fut Leprin ne bark…

      Je i zgjuar per Para,
      Paret jep si budalla,
      Budalla sa më s’ka…
      Kur bën Durimin Vëlla…!

      Kur bën Durimin Vëlla,
      Durimin nje Mish për Top,
      Edhe pak të çoi per “gjah”…
      Dhe në Hetusi ta ngop…!

      Tomë dhe mua besomë,
      Dy dhe dy nuk bëjnë pesë,
      Shih si je perdorur Tomë,
      Ke rënë në Gropë të Halesë…!

      Çfarë të thotë Toma i gjorë,
      Tomë dukesh shumë bujar,
      Siç janë shumë malësorë,
      Por nga Mendja dukesh Car…!

      Reply to this comment
      • N.VJOSA March 6, 08:12

        Shumë i nderuari dhe i mënçuri @Kol Tivari,
        Në pak fjalë e ke gdhëndur Portretin e Tomës së Duldoshajve prej Majës së Zezë…
        Me beri shume pershtypje Komenti yt konçiz dhe teper i saktë…!
        Në sinkroni me Ty, i nderuar, unë Portretin e Tomës e hodha në vargje, nuk e di sa ja kam arritur…

        TOMA DHE SHOKET E TIJ…

        Unë kam miq shumë malesorë,
        Janë bujarë sa më s’ka,
        Janë te mirë e burrërorë
        Edhe shumë kanë berë Para…

        Dhe ti Tom, ke qënë me fat,
        Por ke lozur me Parat,
        Fatkeqsi kur Paret los,
        Kur bie Daci në Kos…

        Tom, si ndodhi kështu?…
        Shumë miq të kanë fut në lak,
        Më vjen keq per “miqt” e tu,
        Të lanë të biesh ne Batak…!

        Herë për drekë e herë per darkë
        Miq ke bosa e halabakë,
        Me ca marifete te vogla,
        Ta kanë fut Leprin në bark…

        Je i zgjuar per Para,
        Paret jep si budalla,
        Budalla sa më s’ka…
        Kur bën Durimin Vëlla…!

        Kur bën Durimin Vella,
        Durimin një Mish për Top,
        Edhe pak të çoi per “gjah”…
        Dhe në Hetusi ta ngop…!

        Tomë dhe mua besomë,
        Dy dhe dy nuk bëjnë Pesë…
        Shih si je përdorur Tomë,
        Ke rënë në Gropë të Hales…!

        Çfarë te them o Toma i gjorë,
        Tomë dukesh shumë bujar,
        Siç janë shumë malësorë,
        Por nga Mëndja dukesh Car…!

        Reply to this comment
  5. arkivistja March 6, 00:35

    Edhe me injorantet e injoranteve,nuk do sajonin nje budallallek te tille,po te futej ne makinen e se vertetes qe ne pyetjen e trete do dilte kaqol,e do fshinte bythen me klecke !
    – Idashur armik !
    -I bleva makine te blinduar thote myteberi,qe te mos pesonte ndonje hata !-Ky qenka per tu trembur se te shperbleka me bujari se eshte “besimtar” i perkore,prandaj i ka ecur edhe tregetia,ky i paska milionat si karta pe sheqerke,hajde trap standarti hajde.
    -Nuk bera kallzim se nuk ma kerkuan,ata te policise !-Po c’do kallzoje o debil,ti ishe me penallti ne tru,shikoje endra me lufte,ta pane mendjen dhe te meshiruan.
    -Ka mundesi qe te kesh bere ndonje vrasje dhe e ke humbur qetesine,e po te jete keshtu,nga vrasja ke per te ikur ne ate dynja !
    – Me vjen peshtire edhe me ata qe po merren me kete ngjarje seriozisht,e po lene mbas dore punet sa nje mal te ketij vendi te hallakatur.

    Reply to this comment
  6. Emigrant March 6, 01:12

    Me mire 5 deputete me pak ne parlament se sa je mare me keta legena qe nuk kane asje gje te perbashket as me njeriun asa me me besen dhe as me moralin. E ka thene i pari Me mire djepio bosh se shejtani brenda.

    Reply to this comment
  7. tomy March 6, 03:31

    nuk kam pare dhe as kam per te pare se si mund te thuash qe kane dashur me me eleminu dhe prova eshte nje interviste luksi ne shtepine tende i marre ne pyetje nga ti vete sipas qejfit tat dhe na thua qe hajeni ket m…t qe kam ba( se sala eshte tu e henger ose ben gjasme )por harron se kjo gjoja afere mban ate eren e m..t it dhe ste afrohet kush me rrexu qeverine kur duhet me shku ne hale per te bere revolucion demokratik apo me ardh dhe njehere xeni se do ca pare per ruspien e rradhes dhe pandehin keta horra se do marrin pushtetin te na drejtojne ne llumin e tyre te injorances qe mban vetem era krim .degjojini nuk kane thene nje fjale te vetme se si te ndihmojne popullin po vetem si te ndihmojne kriminelet dhe rrugacet qe kane humbur privilegjet .

    Reply to this comment
  8. Alphade March 6, 04:06

    Z. ”aktiviste” ! Thjeshte nje bravo kozmike per komentin , sidomos per ”blerjen
    e asaj makines se blinduar ” ? Mjeran ky koqe deputeti ”Tomka me shoket e tij” !!!

    Reply to this comment
  9. orikumi March 6, 08:21

    u te shofte zoti mor debil …te paska ardh ,keq ty ..dhe i paske blere makine te blinduar …..kur fyhet shume tollombacja ..vjen ora dhe ja a ben bufffffff ..e di si eshte puna zoteri ..Kur te pjerdh bytha embulon goja ..por kur te pjerdh goja ….ska kush ta mbuloj o qen

    Reply to this comment
  10. Biku March 6, 09:33

    Askush nuk bindet se kjo mund te jete ngjarje e vertete, pasi askush nga maxhoranca nuk kishte interes te ndodhte nje gje e tille kur dihet se kjo do i vinte maxhorances nje njolle.

    Tashma situata eshte e qarte, duket kush e ka organizue. Shihni gezimin e madh ne fytyrat e deputeteve te opozites, te cilet shpresojne te nxjerrin perfitime nga ky skenar.

    Tom Doshi nuk duhet te binte ne kete pozite. Nuk kishte aresye qe ti ngulte Partise Socialiste kete thike te madhe pas shpine, ne nje kohe qe Toma e di shume mire qe u bane 23 vjet qe te gjith socialistet ne Shkoder jane pa pune, ashtu si ne te gjith Shqiperine.

    Eshte shume e pakuptueshme se si e beri Tom Doshi kete dhe aq me keq qe lejon opoziten te ndertoje nje skenar ogurzi mbi kete qe beri Tom Doshi.

    Shkodranet kan te drejte me mendue se Toma nuk e paska pase te sinqerte futjen ne Partine Socialiste, cka do te thote se ai eshte dergue qellimisht per ta vu PS ne ne veshtiresi. Kjo duket tek mbrojtja qe po i bejne ne Parlament ata qe deri dje nuk kane lane gja pa fole kunder Tomes, e sic po duket e kane ba kete qe Toma te forconte pozitat ne PS e te merrte votat e te majteve ne Shkoder. Toma mund te mos e pranoje kete, por i bie ati barra ta shpjegoje se si arriti kaq lehte te hidhte tan kete balte mbi PS dhe pse u dha shkas te tjereve te abuzojne me figuren e Tom Doshit.

    Toma ka harrue qe te paret e Tomes nuk do e keshillonin te vepronte kesisoj.

    Megjithate Toma duhet te dali nga kjo situate e veshtire e tu largohet atyre qew e keshillojne per keq.

    Reply to this comment
  11. K March 6, 09:40

    MHILL,DOSH,RROK,
    O ZOT ÇFARË KRIMI PASKA BËRË POPULLI SHQIPTAR
    TË MERITOJË KËTË FATKEQSI TË TMERRSHME.

    Reply to this comment
  12. info analitike March 6, 09:51

    Del qe paska dore edhe Mark Frroku e qe cuditerisht bashke me Sterkajn e Ndreun u thirren nga Edi Rama per te mos iu bashkuar Tomes. Nderkohe Toma perjashtohet per “lesa maestà” kurse Mark Frroku konsiderohet akoma “bir i partise”. Sec te sjellin ne mend luften kunder armiqve te partise keto sjellje, ku morali eshte diktati i shefit.
    Kaq shume po na mbushin me genjeshtra rilindesit sa tashme bien ne kontradikta me njeri tjetrin edhe ne deklaratat per shtyp. E te mendosh qe ka edhe nje komision etik censure qe kontrollon gjithcka me ne krye Endri Fugen.
    Llumi i shantazheve qe u degjua ne kuvend ne shkembimet midis Metes e Berishes nuk e tundoi aspak kryeministrin qe per shantazhin e Tomes na u skandalizua aq shume sa ta perjashtonte.
    Keta jane te gjithe bandite te diskredituar keqas e kushdo propagandon njeren pale si me te mire nga tjetra nuk ia do te miren ketij vendi.

    Reply to this comment
    • Pellazgu March 6, 13:56

      @info analitike

      Me shumë përulësi do t’ju bëja një kërkesë. Ju lutem shumë të mos përdorni togfjalësh të tillë si “lesa maestà”, sepse 95% e forumit nuk e kuptojnë se për çfarë po flet, madje edhe ndonjë kuqalash që çaprashit italisht, nuk ju kupton. E shikoni që e vetmja replikë është kjo e imja? Po ta kishin kuptuar që do të thotë “tradhti” ose “krim” ndaj “naltmadhnisë”, deri tani do kishit marrë me shumë bujari dozën e sharjeve nga gomari i radhës, siç ndodh rëndom kur thua të vërtetën e radhës.

      Reply to this comment
  13. anonimi March 6, 10:02

    Pune alabakesh..Germoni,germoni se sot doli dhe froku pale kush fshihet pas tij…Germo Tare germo

    Reply to this comment
  14. Aqo March 6, 23:45

    Vrejte me vend,Pellazgu.Jane sshume komentatore qe ,duke dashur te tregojne se njohin gjuhe te huaja,fusin fjale qe jo te gjithe komentuesit e tjere i njohin.Shkruani me gjuhen tone te bukur SHQIPE.

    Reply to this comment
  15. alpin March 7, 17:50

    artikulli thote kush genjen nag te dy??
    o njeri o tjetri thote te verteten
    kurse ju komentues i jeni qepur Frrokut.
    Ka genjy Frroku apo Toma?
    Si thoni ju?
    Per mua Frroku eshte tregu burre, toma dicka ka qe po hidhet nga dega ne dege

    Reply to this comment
  16. bbb March 7, 18:53

    Duhet patur para sysh se Ilir Meta dje nuk ka deklaruar se nuk ka tentuar te vrase Doshin por ka thene se ska prova dmth thote se “une desha ta vras por skeni ku te me kapni mat se ska prova” ( duhet pat shume kujdes ketu!!)
    Marrim rastin qe Dosji fantazon( nuk ka shance them une pas daljes se videoes)…Cili eshte me i interesuar te akuzoje Meten? Une them se Rama e ka shansin ta shporre Meten pasi ketij skandali. Interesi i Sali shkerdhates do ish sikur Doshi te akuzoje Ramen per vrases dhe jo Meten…
    Se fundmi shof redaksine dhe stafin e DITA se po mbrohet pa te drejte Ilir Meta kur provat jane te dukshme. Desha tju kujtoj se Meta pati paturpsine te thosh se videoja e publikuar nga Prifti ishte manipulim. Dmth fajal e Metes nuk ka asnje gram kredibiliteti…Ai eshte nje hajdut dhe hajduti eshte i afte edhe te vrase…per te Sala vrau 4 te pafajshme te cilet Ilir Meta i quajti kokpalare…E pra kujdes kur flasim

    Reply to this comment
  17. besmiri March 7, 20:07

    Parlament MUTI gjera ka deputet Frokun, Doshin Sterkajne, Ndoken, Noken, Qefalin, Lad kosten

    Reply to this comment
  18. Agim Hamiti March 7, 20:09

    Sa Kënaqësi të Lexosh Edi Ramën e vitit 1991:

    « Denoncimi pa kompromis i veprimtarisë kriminale të PPSH-së deri në nxjerrjen e saj jashtë ligjit është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PSSH-ja për të fituar të drejtën e qytetarisë në shoqërinë e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundësi për opozitën që atdheun e mbetur në duart e rrugaçëve të qosheve të errëta të nomenklaturës apo kriminelëve ordinerë t’ua kthejë miliona njerëzve të ndershëm që kanë humbur besimin. Për sa kohë PS-ja nuk ka bërë denoncimin e plotë të origjinës dhe historisë së saj, ajo s’mund ta ketë të drejtën për të qenë një parti e ligjshme».
    [ Fragment nga shkrimi i Edi Ramës dhe Ardian Klosit me titull «Kundër ngushtimit të nocionit opozitë»: libri «Refleksione», botimet Albania, Tiranë 1991, faqe 184].

    Mirëpo lexuesi i këtij fragmenti të shkëlqyer provon zhgënjim të hidhur kur mendon:
    – Pse nuk e denoncon sot kryeministri shqiptar veprimtarinë kriminale të PPSH, gjersa e ka pohuar me gojën e tij se ai është i vetmi shteg nga duhet të kalojë PS-ja për të qenë një parti e ligjshme? Si pranon ai të kryesojë aktualisht një parti të paligjshme dhe, për më tepër, t’iu premtojë «Rilindje» shqiptarëve? Nëse e ka fjalën për rilindjen e plotë të enverizmit, duhet pranuar se Rama po ndjek rrugën e duhur bashkë me rrugaçët e qosheve të errëta të nomenklaturës, për të cilët ka folur më sipër.
    – See more at: http://gazetadielli.com/berisha-keshilli-i-vrasjeve-po-manipulon-deshmite/#sthash.wcKHtrKj.dpuf

    Reply to this comment
  19. tradita March 7, 23:59

    Kjo verifikohet lehte Toma deklaroj se i ka telefonuar Frroku, kur ky ishte ne Budva. kontrollohen tabulatet. Pa Tomen E gjithe e majta ne qarkun Shkoder merr vetem 2 deputet.
    kaq. ye tjerat jane budallaliqe te komentuesve.

    Reply to this comment
  20. Hysa March 8, 00:35

    Te gjith e kemi pa me dyshim futjen e Tom Doshit me te majten. Dyshimet tona u vertetuan.
    Kjo eshte pa burreri, sado fitime ti kete sjelle. Hangri sa mundi me Berishen, tentoj te hante me Ramen, si duket nuk i eci dhe tashti prap me Berishen.
    Rama tashti e mbrapa duhet te hape syte

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*