Doshi-gate (përmbys) në Kosovë, përputhje të çuditshme: 250 mijë euro për të vrarë n/kryetarin e Kuvendit (!?)

March 18, 2015 01:19

Doshi-gate (përmbys) në Kosovë, përputhje të çuditshme: 250 mijë euro për të vrarë n/kryetarin e Kuvendit (!?)

Një “video”, një “porosi për vrasje”, një “vrasës i penduar”… Përputhja, thuajse e plotë por me kahe të kundërt.

Historia e atentatit të supozuar ndaj deputetit Tom Doshi dhe kolegut të tij demokrat, Mhill Fufi, duket se tashmë ka kaluar tej kufirit shtetëror dhe është përqafuar edhe nga vllezërit tanë të politikës në Kosovë.

Si qëndron puna?

Sipas burimeve të mirëinformuara të DITA, deputeti Xhavit Haliti, që është njëkohsisht edhe nënkryetar prej shumë viteve i parlamentit, një ndër figurat kryesore të Partisë Demokratike, që është parti e mazhorancës, i është drejtuar prokurorisë së Kosovës me padinë ndaj njërit ndër bashkëpunëtorë te vjetër të tij, po ashtu pjesë e lëvizjes çlirimtare, Ibrahim Kelmendi.

Sipas padisë së paraqitur, që bëhet e ditur për gazetën DITA nga burimet e saj në Kosovë, deputeti Haliti pretendon se, sipas një vrasësi të porositur, të quajtur Florim Ejupi, ky i fundit më pas i penduar, paska marrë propozimin nga Kelmendi për të vrarë deputetin në shkëmbim të 250 mijë eurove.

“Vrasësi” i penduar më pas, sipas burimit tonë, më vonë, duke parë rrethanat ose i pakënaqur me shumën e caktuar, i është drejtuar zotit Haliti dhe thuhet se edhe është bërë një video, ashtu si ka ndodhur edhe në rastin e Tom Doshit.

Ngjashmëria është e madhe, por në Kosovë ndodh në sens të kundërt: aty synohet një atentat ndaj nenkryetarit të parlamentit dhe kjo, tani si në rastin Doshi, kërkohet të bëhet nga shok i afërt i deputetit.

Të dy figurat e cituara në këtë padi janë të njohura në Kosovë , si figura që kanë pjesën e tyre në luftën e Kosovës. Zoti Haliti ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri ndërthemeluesit e saj.

Zoti Kelmendi është njëri ndër krijuesit e Lëvizjes Popullore të Kosovës, së bashku me Jusuf Gërvallën, Kadri Zekën dhe Bardhosh Gërvallën.

ibrahim-kelmendiSipas një gazetari të Kohës Ditore, shkaku i konfliktit paska qenë shumë i hershëm, dhe ka të bëjë me “marrjen e meritave” dhe tendencat që paska Kelmendi për të pasur një post të rëndësishëm në Kosovë.

Po ashtu, e gjithë kjo lidhet edhe me mosmarrëveshjet që kanë pasur ato gjatë luftës, sidomos për mbështetjen që ata kanë pasur në zonat e ndryshme të luftës dhe në fondin e luftës, “Vendlindja thërret”.

Ajo që të bën përshtypje është përsëritja pikë për pikë e e asaj që prej disa kohëve ka ndodhur në Tiranë.

Ndryshojnë vetëm shumat e përcaktuara dhe drejtimi i “atentatit”. Ndërsa në Shqipëri tentimi është nga lart – poshtë, në Kosovë është nga poshtë/ lart.

Në interesimin e redaksisë së DITA në Prishtinë për të ditur të vërtetën, ne morëm vetëm një prononcim të shkurtër të zotit Kelmendi, i cili, pranoi se vetëm në ditën e fundit ka mësuar për një padi të tillë, e cila nuk ka asgjë me të vërtetën, dhe se ai beson se diferencat mes tij dhe bashkëveprimtarit të tij, Haliti, janë sheshuar në strukturat e përbashkta ku ata kanë bërë pjesë.

DITA nuk arriti dot të kontaktojë me zotin Haliti, por me interesimin tonë, njëri ndër gazetarët e njohur të atyshëm, na vertetoi se ka një padi të tillë dhe se askush nuk e di tani për tani se si do të jetë në të ardhmen.

 

March 18, 2015 01:19
Komento

29 Komente

  1. kalushi March 17, 22:18

    Dora qe kalli flaken ne Tirane, e njejta dore po e kall ne Prishtine.
    Menyrat veprimit te UDB dhe mendesia serbe nuhaten prej larg

    Reply to this comment
    • nona March 18, 08:15

      Hallall plako. Mos fol mo. E ndihmojne salen sa munden.

      Reply to this comment
    • Kol qoftexhiu March 18, 14:05

      O Kalush-Lulushi,cfare lidhje ka UDB me Tom Doshin apo je nje i anetar i saj dhe i infiltruar ne forumin tone e te marresh vesht se kush e shan dhe kush e lavderon serbin,Ne vete i lajme hesapet me njeri-tjetrin per 5 mije euro tani paska shkuar pazari 250 mije per koke,edhe ketu kane faj serbet qe prishen pazare droge,pazare postesh dhe berrylash??? Jepini ato pare grave te tyre qe ti vrasin burrat vete dhe keshtu dalin te fituara edhe shperblimin edhe pasurine,serbit si plas bytha fare per ne por ne ndermjet vetes sna rri bytha rehat dhe gerricemi dhe vrasim njeri-tjetrin,mos Ali Pashen e vrau serbi dhe ja coi koken ne stamboll apo vete shqiptari mori qesen me flori me be ate pune qe ne shqiptaret ja kemi marre doren per bukuri.

      Reply to this comment
  2. prishtina March 17, 22:20

    kelmendi dhe haliti jane miq.
    dikush po don me i fut ne sherre

    Reply to this comment
    • Arben March 18, 06:35

      UDB-JA E SERBISE, KUSH TJETER,

      MIQ MUND TE JENE, POR JANE EDHE AGJENTA TE UDB-SE.

      PRIT SE DO TI DALI TYMI.

      Reply to this comment
  3. elbi kokerr March 17, 22:21

    njesoj u shuan edhe djemte e tropojes.
    me kesi llafesh.
    E ka perdor Saliu kete dobesi te shqipes per ta besuar paranojen e vrasjes
    E ka perdor rendshem
    Edhe ne vrasjen e Hajdarit dhe djemve te tjere te tropojes

    Reply to this comment
  4. bilal March 17, 22:24

    As haliti e as kelmendi nuk jane armiq. Ata kane punue bashke qe prej vitit 1981. Me pas dashte me e vra njeni tjetrin, e kishin vra me kohe…Dikush,dore serbe,po futet midis tyne. Sot shefi i sherbimit sekret serb deklaroi se kurre ma shume nuk kemi kene ne Kosove qe pas vitit 1999. ishalla nuk bien ne kurth keto dy burra qe i nderon Kosova.

    Reply to this comment
  5. abni March 17, 22:26

    Keto ngjarje i kan ndjek shiptaret nga koha ilire,kjo tjep me kuptu pse nuk jemi ne pozit si gjermania apo anglia mbasi jemi popull i lasht,,inati qe kemi ndaj njeri tjetrit na ka bere,qe armiqt tan ta ken leht me ne dhe ja ku jemi,ndersa shiptart qe nuk ketojn,me,shqiptar afer vetes arin suksrse en jet

    Reply to this comment
  6. .............. March 17, 22:34

    Eshte dora e serbit. Po ne Shqiperi po I leverdis shume ky plani serb sali berishes dhe PD. Mbi kete plan Serb ngriten keshtjella rere dhe po dalin cdo dite ne protesta pacavure..

    Reply to this comment
    • elbasan March 17, 22:42

      Jo rastesisht sherbimi i fshete serb deklaroi keto dite se qe pas vitit 1999, ne jemi me forte se kurre ne Kosove.

      Reply to this comment
  7. Librazhdi March 17, 22:50

    Nga Kastriot Myftaraj

    Shqipëria sot është vendi i vetëm në botë që ka dy ambasadorë kinezë dhe kjo gjë nuk ndodh për shkak se në Shqipëri ka një ambasador të Taivanit që zyrtarisht quhet Republika e Kinës, domethënë Kina jokomuniste, në dallim nga Republika Popullore e Kinës është Kina Komuniste. Shqipëria njeh vetëm një Kinë, Republikën Popullore të Kinës, por megjithatë në Tiranë ka dy ambasadorë kinezë. Arsyeja. Ambasadori i dytë kinez në Tiranë është ambasadori i SHBA, i cili është një kinezo-amerikan i quajtur Donald Lu. Shqipëria është vendi i parë ballkanik, vendi i parë europian ku SHBA përfaqësohen me një ambasador me origjinë kineze.

    Shqipëria është me siguri vendi më i papërshtatshëm ku SHBA mund ta bënin një risi të tillë diplomatike. Këtë e them për faktin se Shqipëria ka një të shkuar të trishtuar si “Tibeti” i Europës, si “komunë popullore” kineze në Europë, çfarë e ka quajtur me ironi shtypi ndërkombëtar Shqipërinë në periudhën e miqësisë bizarre mes Kinës maoiste dhe Shqipërisë enveriane. Në atë kohë Shqipëria u bë majmuni i vogël europian që imitonte në çdo gjë dragonin e kuq kinez. Atëher ambasadori kinez në Shqipëri kishte ndikimin që ka sot në Shqipëri ambasadori amerikan.

    Aspekti më ironik i përfaqësimit diplomatik të SHBA në Shqipëri me një ambasador me origjinë kineze është se ambasadori kino-amerikan në Shqipëri z. Donald Lu, ka nisur të përdorë frazeologjinë e ambasadorëve kinezë të kohës maoiste në Shqipëri. Ditën e djeshme Ambasadori Lu u shfaq në konferencë të organizuar nga qeveri në një livadh në Divjakë, në krah të Kryeministrit Rama. Me këtë rast ambasadori amerikan tha:

    “Jam shumë i lumtur që sot nuk duhet të flasim për politikë dhe protesta, ne mund të flasim për një temë më të rëndësishme, për mbrojtjen e kafshëve të egra dhe zogjtë.”

    Kështu foli Ambasadori Amerikan! Këto fjalë nuk u thanë rastësisht pikërisht këto ditë kur në Shqipëri është duke u folur shumë për Çështjen “Doshi”, se dhe të nesërmen e ditës kur opozita mbajti një protestë kur kërkoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit, i akuzuar nga deputeti Tom Doshi se kishte organizuar vrasjen e tij dhe të një deputeti tjetër. Ambasadori amerikan deshi të thotë se çështja “Doshi” dhe protestat janë tema më pak të rëndësishme se Çështja “Doshi” dhe protestat e opozitës.

    Mbrojtja e kafshëve të egra dhe e zogjve, është sigurisht një temë shumë e rëndësishme për të cilën duhet folur, por është absurde të thuhet se jeta e deputetëve vlen më pak se ajo e kafshëve të egra dhe e zogjve, si dhe e drejta e zogjve për të fluturuar të patrazuar në tufa, është një çështje më e rëndësishme se e drejta e opozitës për të protestuar. Pavarësisht se cilët janë deputetët e përfolur për t’ u vrarë, vrasjet politike të rangut të lartë gjithmonë krijojnë spirale dhune të përgjakshme, që cojnë në fuqizimin e pushtetit autoritarist të atij që e komandon këtë proces. Mënyra se si foli ambasadori amerikan për Çështjen “Doshi” është shumë kompromentuese për të se kjo do të thotë që Kryeministri Rama ka marrë një licencë amerikane për të kryer vrasje politike të sofistikuara e të kamufluara në Shqipëri. Amerikanët nuk mund të mos e kuptojnë se cila është e vërteta e Çështjes “Doshi” dhe pse është i implikuar Kryeministri Rama në të.

    Pas analizave që i janë bërë Çështjes “Doshi” në ambasadën amerikane, ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se Kryeministri Rama po kërkon ta mbyllë sa më parë Çështjen “Doshi” duke e trivializuar atë si një sajesë të një mendjeje paranoide, çfarë e quan ai Doshin. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se arsyeja kryesore që Rama po kërkon ta mbyllë Çështjen “Doshi” është se ai i trembet një linje të hetimeve e cila as që është konsideruar nga Prokuroria, titullari i së cilës Adriatik Llalla ka qenë tre herë në zyrën e Kryeministrit për të biseduar për çështjen “Doshi”, çka do të thotë se Qeveria dhe Prokuroria e Përgjithshme gjenden si kurrë ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar që nga koha e diktaturës komuniste, në një bashkëpunim flagrant antiinstitucional, për të fshehur të vërtetën e një plani kriminal për kryerjen e vrasjeve politike. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, ndonëse është e vërtetë nuk ka pasur një plan të Ilir Metës për të vrarë Tom Doshin, megjithatë është e qartë se ka pasur një plan të Edi Ramës për ta bërë Doshin të besonte se atë donte ta vriste Ilir Meta. Kështu Tom Doshi do të vriste Metën dhe pastaj Rama do të zbulonte provat se Doshi dyshonte që Meta kishte dashur ta vriste. Pas kësaj, Rama mund të vriste Doshin duke ia lënë fajin familjes së Metës, ose mund të arrestonte Doshin si vrasës të Metës. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, kjo teoremë kriminale mund të vërtetohej fare lehtë duke u thirrur për të dëshmuar në Prokurori gazetari i kronikës së zezë Artan Hoxha, i cili ditën që Doshi deklaroi se ndaj tij ishte organizuar një atentat, deklaroi publikisht në disa televizione se kishte qenë ai i cili e kishte informuar së pari Doshin për planin e vrasjes së tij. Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se kur një gazetar i thotë dikujt privatisht se atë duan ta vrasin dhe i përmend edhe emrat e personave, kjo është gjithçka, por jo gazetari. Në rastin më të keq mund të jetë nxitje e një personi për të vrarë dikë. Në çdo rast, edhe nëse z. Hoxha do të kishte vepruar sipas praktikës mediale, dhe do të kishte folur publikisht, Prokuroria kishte detyrimin që ta thërriste z. Hoxha për të dëshmuar, aq më tepër që bëhej për një krim të rëndë.

    Ambasadori amerikan nuk mund të mos e kuptojë se, Prokuroria do ta kishte pyetur z. Hoxha në çdo rrethanë, përveç rrethanës në të cilën po kryhen hetimet e Çështjes “Doshi”, domethënë kur Prokurori i Përgjithshëm shkon në zyrën e Kryeministrit për të biseduar për këtë çështje dhe pas kësaj Prokuroria bën me dije një listë të …read more
    – See more at: http://gazetadielli.com/ambasadori-donald-lu-shtetet-e-bashkuara-besojne-tek-shqiperia/#sthash.dUmszRfa.dpuf

    Reply to this comment
    • Liza ne Boten e Cudirave March 18, 08:57

      @Librazhd: me 2 fjale ia ke fut kot thuaji Kastriotit qe merr frymezim dhe trillon per Lizen ne Boten e Cudirave.

      Thuaji Kastriotit (edhe pse nuk deshiron ta kuptoje) qe te gjitha keto jane dore e serbit dhe rusit ne Ballkan si kunderpergjigje e Perendimit. Nuk po zgjatem me tutje se ndoshta as ti nu ke ke kapacitetin per te kuptuar. Te sugjeroj te ndjekesh Lizen ne boten e cudirave se ndoshta e kupton.

      Reply to this comment
  8. Arben March 17, 22:55

    ESHTE FSB-JA E RUSISE O NJEREZ.

    EDHE KETO SHOW, JANE PJESE E LUFTES,

    PUTINIT PO I SHTRENGOHET LAKU NE FYT DHE GODET KU TE MUNDI.

    NE MOMENTE SI KETO DALLOHEN FARE QARTE SE KUSH JANE AGJENTET

    E RUSIT DHE SERBIT NE TERRITORET TONA.

    Reply to this comment
  9. Luto March 17, 23:45

    Teksa lexova kete ngjarrje simoter te Doçerve te politikes Shqipetare edhe pertej kufirit ,shkarazi i hodha nje sy edhe koenteve e atje gjithmone do te gjesh nje koment si “ura e lanes” me i gjere se sa i gjate e pernjeheresh do te kuptosh se ke te beshe me Kaqi Myft-arajn!Shikojini fytyren ketij “gurunji orthi” e besojini per ç’ka derdellis kjo fare e felliqur shqipetare!

    Reply to this comment
  10. "Horri i Bulevardit" March 18, 00:08

    Pa ja … me liber shpije, familjes se QELBESIRE RAM BERISHES, ky komb, si ketej dhe si andej kufirit, sdo te gjeje rehat.
    Silleni si te doni, verini cdo emer, por dhendri i Milices Qelbesire Ram Berisha, sdo te pushoje, deri sa te zbatoje PLANIN SERB, shkaterrimin e kombit shqiptar.

    Reply to this comment
  11. Mario March 18, 00:33

    Perpjekje e fundit e Sales si agjent I UDB.Grahmat e fundit I nje shpirti sketerr Ku per kaq vjet e zhyti dhe Shqiperin.Pas zbythjes Dhe futjes ne parlament I duhej n’je shkak I ri per te dal Serish prej debatit dhe diskutimit Se si Shqipria Mund Te behet me mire.

    Reply to this comment
  12. Agimi March 18, 05:09

    Gezohem kur shikoj se komentuesit e kane kuptuar se pas rremujave, vrasjeve dhe ketij tranzicioni -shkaterues te Shqiperise dhe Kosoves eshte dora e UDB-se, qe vepron me njeriun e saj Sali Kriminel Berisha.Duhet te behemi me te guximshem, ai duhet te shkoje nje ore e me pare mbas hekurave,perndryshe kombi shqiptar do te shohe vetem dite te keqija.

    Reply to this comment
  13. metlaj March 18, 05:59

    ne shqiperi ka nje fjale te urte qe fjala e sjelle per te keq sjelle mort se neve me pare vritemi sr sqarohemi sepse ti veshe burrerisht hasmit gjendet nje zgjidgje me e mire se ti ruhesh ose ti organizosh kurthe te huajet edine piken e dobet tonen dhe e shfrytezojne po keshtu dhe shume pseudo miqe

    Reply to this comment
  14. salah March 18, 07:17

    Florim Ejupi është zyrtarisht një njeri i CIA-s. I dënuar për vrasje dhe terrorit nën UNMIK-un. Me kërkesë të amerikanëve të lëshuar nga misioni i korruptuar EULEX-it të BE-së.

    Reply to this comment
  15. elez sadria March 18, 08:40

    vetem me eleminimin fizik te berishes do te deshtojne planet serbe ne kosove e shqiperi, ky eshte e keqja e shqipetareve.

    Reply to this comment
  16. cakalli March 18, 08:47

    ha haa haaa,
    UDB nuk paska shume buxhet, dhe te njejtin skenar e perdor ne Shqiperi dhe Kosove, vetem e kthen anasjelltas…
    ha haa haaaa
    Sa shume bashkepunetore paska UDB ne keto dy vende, per tu habitur!!!

    Reply to this comment
  17. ismeti March 18, 08:58

    po ajo dor qe e heqm ket qelbsir e ka te siguruar vendin ne altarin e perjetsis

    Reply to this comment
  18. Lul March 18, 09:00

    Keta gjera jane vetem llafe..une kerkoj gjak politikanesh ne te kundert jam teper i zhgenjyer…vetem gjaku i tyre i mbyll keta brenga qe kane shqipetaret ne dy anet e kufirit…nje bande e ngritur nga financimi munde te pastroj keta fekale qe po e lene rracen ilire ne vend numero.

    Reply to this comment
  19. Mark uk March 18, 09:12

    Kjo eshte loja e Rames per ta bere gjoja qesharake.Nuk paska then kote i ndkeriPjeter Arbnori kta nuk jan socialista po ja specialista.Nuk kan then kote se aq sa zgjati ozurpimi komunist,po aq do bej te hiqen era e keqe e tyre.Mire thonin gjermanet e luftes:KOMUNIST KAPUT.

    Reply to this comment
  20. Mark uk March 18, 09:15

    Kjo eshte loja e Rames per ta bere gjoja qesharake.Nuk paska then kote i nderi Pjeter Arbnori kta nuk jan socialista po jan specialista.Nuk kan then kote se aq sa zgjati ozurpimi komunist,po aq do bej te hiqen era e keqe e tyre.Mire thonin gjermanet e luftes:KOMUNIST KAPUT.

    Reply to this comment
  21. skifteri March 18, 09:29

    ***analize e skte z.MARJO ! per ngjarjen e T.Doshit ne Tirane dhe porosine per vrasjen e XHavit Halitit ne kosove qenkan gati identike paskan te njetin skenar duket qarte se eshte veper e dores fshehte te agjentures Serbe ,nepermnjet agjentve te tyre ne shqipri S.Berisha i deklaruar si mike I ngushte I Fazlliçit qe nje raste e kishte marre edhe ne nje mbledhje te sigurise kombetare shqiptare ,KETE AXHENT Serbe !..dhe ai ka leshuar britmen :”Do te zhvilloj betejne me te madhe te ketyre 20 vjetve “per te ardhur ne pushtet .Eshte I vetmi drejtues shteti ne historine e shqiprise qe ka urdheruar perdorimin e artilerise ,aviacionit dhe Lendve Helmuese Luftarake KUNDER popullit te vet ne v.1997,ky njeri eshte skenarist i maktheve te krimeve dhe vrasjeve dhe kercenimeve ka 24v, dhe tani nepermjet disa levave deputet te korruptuar kerkon te perçaje magjorancen
    parlamentare per te perlare ndonje kocke.Kurse ngjarja per vrasjen e xhavit Halitit eshte veper atyre agjenturave te nendheshem qe punojne sot ne kosove per llogari te Serbise per ta destabilizuar Kosoven martjere .********

    Reply to this comment
  22. Denisi March 18, 10:53

    Po varja mo,nje komb jemi,ketej e andej kufirit,komb muti.
    Shikoni se sa mire funksionon shteti ne te gjithe europen,perse atehere te mos te dalim ne konkluzion qe shqiptaret jane komb muti?
    As me behet vone nese do te me mbysni me ofendime, sepse e di qe nga nje komb muti nuk pres gje tjeter,kendej e andej kufirit….

    Mekot nuk ka shruajtur i madhi Faik Konica mbi 100 vite perpara:

    ”Shqiperi te kam dhjere
    s’te kuptova dot nje here”

    Reply to this comment
  23. Debatiku(Prishtinë) March 18, 12:21

    Xhavit Haliti dhe Ibrahim Kelmendi,jan dy burra të ilegales shqiptare,shokë dhe bashkpuntor.te dy urrehen nga Berishistet e Kosoves(udbashet).nuk besoj se kta dy burra,ngrehin kurthin njeri tjetrit!.konstruktusit e ksaj marrezi padyshim se jan antishqiptar te lidhur me bandat e Sali Fazličit.ky lajm ndimon direkt salen dhe lojtarin e’tije-Tom Doshin!.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*