Dosja 3.4 mln euro, ja kur do të jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit

July 10, 2018 18:43

Dosja 3.4 mln euro, ja kur do të jepet masa e sigurisë për 4 të arrestuarit

 

Gjykata për Krimet e Rënda pritet që të japë masën për të akuzuarit lidhur me sasinë e 3.4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit.

Mësohet se seanca gjyqësore për të arrestuarit Agim Çeka, Edi dhe Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri do të mbahet më 12 korrik në orën 09:00.

Pak javë më pare u kapën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Në seancën e fundit të grupit, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

l.h/ dita

July 10, 2018 18:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*