Dosja ‘339’, PD: Krimi elektoral i Dakos nuk mund të mbulohet

November 15, 2018 14:17

Dosja ‘339’, PD: Krimi elektoral i Dakos nuk mund të mbulohet

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tha se “heshtja prej ditësh edhe me censurë mediatike nuk mbulon krimin elektoral të Vangjush Dakos”.

Sipas Hasës, kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të ndëshkohet me burg për bashkëpunimin me organizatën kriminale të bandës së Avdylajve për blerjen e votave në shërbim të qeverisë.

Kalimi i ditëve dhe mbulimi i tyre me heshtje dhe me censurë mediatike nuk i zvogëlon përmasat e skandalit dhe krimit elektoral, ku është përfshirë Vangjush Dako. Në Dosjen 339 ndodhen qindra faqe me përgjime që vërtetojnë përdorimin prej organizatës kriminale “Rilindja” të bandës së Avdylajve në Durrës e Shijak për blerjen e votave, në këmbim të favoreve shtetërore.

Vetë kreu i bandës Astrit Avdylaj, i arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, shpalli ortakërinë mafioze, kur pranoi publikisht se “I zgjidhte hallet me Vangjush Dakon dhe Partinë Socialiste”.

Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte arrestuar brenda ditës uzurpatorin e bashkisë së Durrësit, jo vetëm prej dëshmisë publike të Avdylajt, por edhe për shkak se lënia e Dakos në krye të bashkisë së Durrësit, shton mundësitë e prishjes së provave, si dhe të intimidimit të dëshmitarëve”, tha Hasa.

Është e provuar prej përgjimeve zyrtare se Kryebashkiaku i Durrësit ka pasur komunikim me bandën e Avdylajve shumë kohë para zgjedhjeve.

Biseda e shkurtit 2017 me Altin Avdylaj, me nofkën Niçja, të cilit i premton një favor, e provon këtë. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, pasi ka blerë vota, bashkë me trafikantët ndërkombëtarë të drogës, komunikon sërish me Niçen për të falenderuar kreun e bandës, Astrit Avdylaj, dy ditë pas zgjedhjeve.

Nga përgjimet, shqiptarët kanë parë sesi banda e Avdylajve, një pjesë e të cilës është në burg për trafik ndërkombëtar droge, i kërkon Dakos të ndërhyjë për të larguar forcat speciale. Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg”, shtoi Hasa.

 

o.j/dita

November 15, 2018 14:17
Komento

3 Komente

  1. qytetar November 15, 14:25

    Kur eshte bere deputetet ky.Se kam pare ndonjehere.Qenka brilant.Tamam komete ne ngjitje

    Reply to this comment
    • Tani November 15, 17:19

      Hani m.t me genjeshtrat tuaja te perditeshme. Asnje nuk ju beson. Ne dosjen tuaj nuk ka asgje. Nuk e mundni dot Dakon me vota dhe doni ta mundni me filma me babale! Hahaha jeni bere qesharake. Dako po ju con te gjithe ne gjygj. Nxirrni cdo dite nga nje te ri.

      Reply to this comment
  2. Une November 15, 15:00

    Mos harroni se cfare na ka punuar saliu ne vitet ee tij 96-97! Harresa ne vetvete eshte krim! Rama mos harroje drurin qe hengri!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim