Dosja “Balili”, Prokuroria në pritje të provave nga Greqia

September 13, 2017 16:03

Dosja “Balili”, Prokuroria në pritje të provave nga Greqia

 

Ndryshimet e reja kushtetuese për reformën në drejtësi mund të çojnë dosjen e Klement Balilit në Sarandë.

Shpallja e moskompetencës nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për të cilësuarin si Eskobari Ballkanit pritet të vijë në një kohë kur hetimet janë pezulluar, kjo për shkak të mosardhjes së letërporosisë nga Greqia për ish-kreun e transporteve të Sarandës, raporton Vizion Plus.

Akuza shqiptare pretendon se Greqia nuk ka sjellë provat e plota, duke bërë që hetimi i Balilit të shtyhet.

Burimet thanë se edhe pse janë dërguar dy shkresa drejtësisë greke, ajo ende nuk ka sjellë materialet e plota të akt-ekspertimeve të drogës së bllokuar apo edhe provat e tjera për çështjen.

Shtyrja e afateve të hetimit, por edhe ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi, pritet që fatin e dosjes ta marrë akuza e Sarandës.

Sipas Prokurorisë, drejtësia greke ka sjellë në nëntor të vitit të kaluar vetëm 12 fashikujt e kësaj dosje, por nuk ka sjellë akt-ekspertimin e lëndës së sekuestruar, dëshmitë e të arrestuarve, por edhe biznesmenëve grekë me të cilët dyshohej se Balili mbante kontakte.

Veç këtyre provave, Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka përfunduar dhe hetimin për pasurinë e të shpallurit në kërkim dhe të familjarëve të tij. Kjo për arsye të vonesave në kthim përgjigje nga hipotekat, bankat dhe institucione të tjera.

Për llogari të kësaj dosje, mësohet se autoritet greke kanë arrestuar 15 persona, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në një grup kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

September 13, 2017 16:03
Komento

3 Komente

  1. Presidenti i Repub...se KokePalareve September 13, 16:33

    Te gjitha institucionet i komandon MAFIA….
    Ndoshta edhe vetingun do ta beje ajo…
    Tralala! Tralala! Tralala!

    Reply to this comment
  2. Arben September 13, 18:36

    ORE, KY ESHTE LULE, I INVESTONE PARATE

    NE SHQIPERI.

    GJITHE POLITIQENT KRIMINELA QE KEMI

    VOTUAR PER 100 E KUSUR VITE, I KANE CUAR

    PARATE JASHTE VENDIT.

    KETIJ I DUHET DHENE DEKORATE, JO TE

    MBAHET NE NDJEKJE.

    Reply to this comment
  3. Arben September 13, 22:39

    LESHONI KOMENTET,

    O SHOKET E DITES.

    NXIRRENI KOKEN NGA BYTHA KU E KENI FUTUR

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*