Dosja “Balili”, sekuestrohet pasuria e “Eskobarit” të Ballkanit

November 23, 2017 16:29

Dosja “Balili”, sekuestrohet pasuria e “Eskobarit” të Ballkanit

Vendoset nën sekuestro preventive pasuria e Klement Balilit, ose i njohur ndryshe si “Eskobari” i Ballkanit.

Vendimi është marrë këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas kërkesës së Prokurorisë.

Nën sekuestro mësohet se janë vendosur troje, biznese dhe apartamente që rezultojnë në emër të familjes Balili në Sarandë.

Veprimet e policisë janë pjesë e një hetimi të nisur për pastrim parash për Klement Balilin, i cili rezulton i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar droge.

Dyshohet se kjo pasuri dhe të tjera, në pronësi të 44-vjeçarit nga Saranda janë vënë me para të ardhura nga aktiviteti kriminal.

Klement Balili është në kërkim që prej një viti pas urdhërit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në maj të vitit të kaluar, autoritetet greke pas një hetimi të përbashkët me DEA-n amerikane e përmendën emrin e tij si drejtuesin kryesor të një rrjeti të gjerë të trafikut të marijuanës nga Shqipëria në Greqi dhe vende të tjera të BE.

Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë dhe dorëheqjen menjëherë pas publikimit të akuzave dhe u zhduk.

November 23, 2017 16:29
Komento

4 Komente

  1. Hajduti me bllok me ne dore. November 23, 17:15

    Ka ndonje kundershtim lesbikja Mona per kete vendim.

    Reply to this comment
  2. Vicens November 24, 00:22

    Balii , Ish-drejtuesi i Transporteve në Sarandë !!!! – Po sa drejtuesa si Balili ka pas dhe ka sot Shqiperia ?! Balili eshte maja e ajsbergut te narkotrafikut ne keto 27 vjet! Kjo toke vetem trima si Balili Habili, dhe Tafili rrit ! Per te ardh keq . Eshte instaluar sitemi i djallit ne Shqiperi qysh ne vitin 1991 ! Eshte bunkerizuar keq krimi sepse eshte i idhur me politiken me fije te padukshme ekonomike financiare ne permjet bizneseve te ndryshme ! Keq puna nuk kam besim dhe shpres se mund te shkatrohet ky beton ne Shqiperi !

    Reply to this comment
  3. demo November 24, 06:37

    Drejtuesit e LSI,pas 12 vjet ne pushtet jane profesionista,.Nuk hipin ne makinat e droges.Rama i ben qeverite me pionjere,bleteza dhe areza puntore,g99,MJAFT,qe hipin kollaj ne makine,dhe e ha…Te zuri haka e PS.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi November 24, 14:02

    Druaj se, sic ka ndodhur gjithnje ketu te ne, do jete vetem show!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*