Dosja “Berisha” është gati

Xhevdet Shehu April 24, 2016 12:51

Dosja “Berisha” është gati

Avokati Idajet Beqiri thotë se Prokuroria duhet të fillojë menjëherë hetimet për Sali Berishën. Ai i konsideron një dëshmi tepër të fortë ato që ka thënë Izet Haxhia prej afro dy vjetësh.

– Avokat, a mendoni se thirrja e Berishës në seancën e Kuvendit ditën e enjte për të rrëmbyer armët, përbën një shkak që prokuroria të fillojë hetimet dhe ta ndjekë penalisht atë?

Prokuroria duhet të kishte filluar më kohë hetimet ndaj këtij personi. Dosja e tij ka në shumë se dy dekada që është gati dhe e mjaftueshme për ta marrë atë si të pandehur. Po kjo thirrja e tij e fundit në parlament për të rrëmbyer armët është pika që bëri të derdhet kupa e zullumeve të tij të pafundme. Thirrja që ai bëri në Kuvend është një krim i rëndë dhe një thirrje kriminale e dënueshme. Prokuroria duhet ta kishte ndaluar atë menjëherë pasi të delte nga Kuvendi. Po kështu duhet të bënte regjistrimin e procedimit penal dhe të niste hetimet. Kjo gjë është bërë kështu për të gjithë kriminelët, ndaj nuk duhet të bëhet përjashtim për një kryekriminel si ai, aq më tepër që mbi të rëndojnë edhe 11 akuza të tjera që përmbajnë dënimin me burg të përjetshëm. Provat më të forta kundër tij janë dosja e plotë e  bashkëpunimit të tij në gjenocid kundër boshnjakëve me thyerjen e embargos së naftës dhe furnizimin me armë të serbëve, dosja për ngjarjet tragjike të vitit 1997, dosja e plot e vrasjeve në Tropojë dhe të vrasjes së Azem Hajdarit, të cilën e ka formësuar dëshmitari okular Izet Haxhia, dosja e Gërdecit dhe dosja e 21 janarit. Këto dosje e groposin përfundimisht Berishën dhe e çojnë gjyqësorin e pavarur t’i japë atij pa hezitim plotë 16 herë dënimin me burgim të përjetshëm, sepse sikurse e dini ne e kemi hequr dënimin me vdekje.

 

 – Byroja e Kuvendit e dënoi Berishën duke e përjashtuar për dhjetë ditë nga parlamenti…

– Kjo masë është e turpshme. Kjo do të thotë të tallesh me besimin e popullit. Kjo është si t’i fërkosh krahët Berishës e ta inkurajosh në krimet e tij. Kjo masë që iu dha Berishës është njëlloj si t’i thoshnin “E teprove pak të enjten, por mos e përsërit më”. Sikur nuk e dinë ata të Kuvendit se me cilin njeri kanë të bëjnë… Mos prisni reformë reale në drejtësi sa të jetë Berisha pa prangat e hekurta në duar. Reforma reale në drejtësi ka të bëjë në radhë të parë dhe mbi të gjitha me krimet makabër të tyre, me prangosjen e tyre, me burgimin e përjetshëm të tyre. Pa këtë ata do të shpikin, do të shpifin, do të inskenojnë, do të ulërijnë si ujqërit me shpirt, por pa dhembë.

 

Por media, Prokuroria, vetë klasa politike duket e gatshme të merret me çdo gjë, por jo me këto krime. Sipas jush nga duhet të fillojë hetimi?

– Nga rrënjët e krimit. Kriminaliteti i frikshëm i këtyre 26 vjetëve në Shqipëri e ka zanafillën e tij tek fara që mbolli Sali Berisha, Azem Hajdari, Bashkim Gazidede, Agim Shehu dhe Grupi i tyre i strukturuar kriminal kundër vendit, popullit, pasurive kombëtare të shqiptarëve, kundër sigurisë kombëtare, jetës së njeriut. Ky grup i strukturuar kriminal, ka patur dhe ka interesa misionare. Unë e kam theksuar bindjen time se Berisha është politikan i investuar prej agjenturës serbe, kundër shtetit shqiptar dhe pushteteve e tij, institucioneve ligjore të vendit, shqiptarëve në përgjithësi. Ka bërë aq shumë krime në këtë vend, sa më së paku duhet të dënohet 16 herë me burgim të përjetshëm.

 

2– Me siguri ka persona të gatshëm që t’ju thonë se po e teproni në këto akuza… Të tjerë thonë që është i çmendur…

– Aspak. Sali Berisha nuk është i çmendur, sikurse hiqet në ndonjë rast, apo kërkojnë t’a bëjnë disa, për t’a shmangur nga përgjegjësia penale. Ai ka qenë dhe është i përgjegjshëm që si misionar antishqiptar, e ka patur gjithnjë mbi kokë rrezikun, e ka ditur se një ditë do të paguante për krimet monstruoze që ka kryer. Ndaj përpiqet t’a largoj sa më shumë nga vetja dhe bashkëpunëtorët e tij, anëtarë të bandës së armatosur dhe të grupit të strukturuar kriminal të keqen e madhe të ndëshkueshmërisë. Këta nuk po çohen pas hekurave të burgut, sepse mbrohen me çdo mjet edhe prej strukturave dhe institucioneve të shtetit, të kapura nga ky grup kriminal.

Edhe pse u ndodh në kushtet e flagrancës të krimit antikushtetues të datës 21 prill 2016, krim i cili u bë botërisht në sy të të gjithë botës mbarë, Prokuroria përsëri hesht, nuk bënë ndalimin dhe arrestimin e tij. Kjo situatë e sfidon haptaz shtetin ligjor dhe të gjithë shqiptarët, duke u thënë se krimi dhe krimineli janë mbi ligjin penal shqiptar dhe mbi Kushtetutën e Republikës, ndëshkueshmëria është për qytetarët shqiptarë, por jo për kriminelët potentë që mbajnë peng vendin dhe popullin me krimet e tyre. Edhe Presidenti aktual i Republikës, institucionin e rëndësishëm të shtetit, Presidencën, e ka kthyer nga çdo aspekt, posaçërisht nga aspekti moral, juridik dhe kushtetues në një institucion invalid të grupit të parë. Kreu i shtetit është pozicionuar në llogoren e mbrojtjes dhe të fuqizimit me çdo mjet e mënyrë të sistemit të kalbur gjyqësor dhe të akuzës, vetëm e vetëm që të shmang nga ndëshkimi penal grupin e strukturuar kriminal që ka udhëhequr dhe vazhdon të udhëheq kryebanditi i Shqipërisë.

 

– A mund të përbëjë një provë për prokurorinë dëshmia që ka dhënë prej afro dy vjetësh ish-truproja e Berishës Izet Haxhia në DITA dhe tani së fundi edhe në një libër?

– Padyshim. Dëshmitë e Izet Haxhisë janë një provë dhe dëshmi shumë e fortë për krimet e Sali Berishës. Libri i tij “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” i përgatitur nga ti, Xhevdet, duhet të përbëjë një bazë shumë të fortë dhe autentike. Çfarë pret më Prokurori i Përgjithshëm në ngritjen e akuzave kundër Berishës? Do akoma dëshmi të tjera, veç atyre që janë dhënë për vrasjet e 2 prillit 1991 në Shkodër? Çfarë pret më dhe çfarë i duhet ende për të ngritur akuzat për vrasje masive të shqiptarëve në vitin 1997? Çfarë provash i duhen më Prokurorit të përgjithshëm, kur dëshmitari okular Izet Haxhia, diku edhe bashkëpunëtor në krim, i cili me orë e ditë, me emra konkret personash, me shkaqe e motive, publikisht dhe në mënyrë bindëse tregon se  Sali Berisha është bashkëpunëtori kryesor i vrasjes

së Azem Hajdarit? I vrasjes me urdhrin e tij të fiseve kryesore në Tropojë, posaçërisht të vëllezërve Fatmir dhe Halil Hakljaj? Çfarë pret më dhe pse nuk ngre Prokurori i Përgjithshëm akuzë kundër kreut të organizatës kriminale, Sali Berisha, për realizimin e grushtit të shtetit në 12 shtator 1998? Aq më tepër që dëshmitari okular Izet Haxhia dhe dhjetëra dëshmitarë e prova të tjera kanë shprehur gatishmëri të plotë të paraqiten para Prokurorit të Përgjithshëm e video shpjegimet e tyre. Izet Haxhia duhet të merret me cilësinë e dëshmitarit të rëndësishëm për të vërtetuar krimet e Berishës, të jetë dëshmitar nën mbrojtje prej Prokurorisë, duhet të konsiderohet si i penduar për krimet që mund dhe ka bërë në kuadër të zbatimit të urdhrave kriminale të Berishës, duke u zbatuar kështu ndaj tij dispozita ligjore e Kodit Penal për përjashtimin e tij nga dënimi në saj të kontributit të madh dhe me shumë rrezik që po jep në eliminimin e bandës së Sali Berishës, nga më të rrezikshmet kriminale gjatë gjithë historisë së shtetit shqiptar.

 

– A mjaftojnë provat?

– Unë mendoj se jo vetëm mjaftojnë, por edhe teprojnë. Sadam Hyseini u var në litar vetëm për një urdhër që kishte dhënë për të vrarë disa burra të një fshati në veri të Irakut, ndërkohë që gjatë regjimit të tij, po për shkak të tij ishin vrarë mbi tre milionë irakenë? Ai mund të varej njëmijë herë për krimet e tij, por mjaftoi vetëm një provë që ta çonte në litar. Për Saliun unë mendoj se ka një sërë provash të mjaftueshme dhe të provuara lehtësisht nga Prokuroria. Çfarë prova dhe fakte të tjera i duhen organit të akuzës për të vënë para përgjegjësisë ligjore Berishën, Mediun, Shkëlzen Berishën dhe të tjerë ndihmës në krimin makabër të Gërdecit me 26 të vrarë dhe afro 800 invalidë të përjetshëm nga plagët e marra, përveç dëmeve të tjera të pallogaritshme neuropsikologjike, morale dhe financiare? Pse nuk vepron Prokurori i Përgjithshëm mbi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën për 4 vrasjet e 21 janarit 2011, të bëra në sy të kamerave dhe një populli të tërë? Pak prova janë alibitë e stisura të ish kryeministrit kriminel për të fshehur këto vrasje, duke i hedhur në qorrsokak me dëshmi dhe deklarime të rreme organet e drejtësisë, duke filluar nga sajimi i “thikave me helm”, të “stilolapsave pistoletë”, të pengimit përmes shpërdorimit të hapur të detyrës për arrestimin në flagrancë të zbatuesve të urdhrave kriminale të tyre, të cilët qëlluan mbi 4 të vrarët, apo të zhdukjes së të gjitha provave, urdhrave, kamerave etj? Shto këtu aktin e tradhtisë kombëtare me shitjen e qindra kilometrave det, ku bashkëfajtorë janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Por është pamundur t’i numërosh një për një të gjitha krimet e tyre ndaj këtij populli e këtij vendi. Sali Berisha, nuk mund të mbetet më jashtë përgjegjësisë dhe ndëshkimit të rëndë penal, vetëm e vetëm se gjoja “ka në dorë destabilitetin e vendit” dhe për këtë shkak “t’i hapim udhën të marrit”!

Xhevdet Shehu April 24, 2016 12:51
Komento

31 Komente

  1. Arben April 24, 12:56

    ORE GATI KA DEKADA QE ESHTE, POR KUR DO TE SHOHIM DREJTESI???!!!!

    KJO ESHTE CESHTJA KETU.

    Reply to this comment
    • Curri April 24, 16:07

      Une jam salier i kopese se saliereve, dhenve, dhive, derrave, qenerve, gomereve, ujqerve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te akozohet per kto te pabera. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar ne oxhakun e Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, egersire, kriminel, spiun i Serbise. Na e kemi per nder ta shkaterrojme Shqiperine.

      Reply to this comment
      • korçari April 24, 18:05

        Fajin e ka k/prokurori Llalla por kur nuk kryen detyren per te cilen paguhesh duhet te largohesh dhe nqs nuk dorehiqesh atehere te pushojne nga puna ,keshtu shpellari Berrisha beri me dy tre prokurore (ne kete rast se perpiqeshin te kryenin detyren)si Z.Brozi apo Sallaku dhe nqs z.Rama nuk e shkarkon Llallen atehere eshte ai qe e mbron Llallen dhe si rrjedhim Berrishen ,eshte kaq e thjeshte Rama i ka 71 votat per t’a sharkuar Llallen dhe pastaj kane te drejte te flasin idiotet dhe injorantet si Mark UKU etj

        Reply to this comment
        • Arben April 24, 20:37

          ILIR META NUK PRANOI QE REFORMA TE PERFSHINTE NDERPRERJEN E MANDATIT TE LLALLES.

          POPULLI SHQIPETAR, VOTON POLITIKANET DHE U KERKON LLOGARI ATYRE, LE TA SHKARKOJE PARLAMENTI LLALLEN, PERSE NUK E SHKARKON??????!!!!!!!!!!!!

          EDI RAMA DUHET TI THERRASE MENDJES, OSE TE BEHET DREJTESI, OSE ZGJEDHJE PRAPE, U NGOP POPULLI ME LLAFE, JANE BERE TE GJITHE ANALISTA, TANI DUHEN AKTIVISTA E JO ANALISTA.

          Reply to this comment
  2. Iliri April 24, 13:22

    Avokati Idajet Beqiri flet per akuzat e Izet Haxhise per Berishen por nuk flet per akuzat e veta kunder Izet Haxhise kur e ka pallu ne dajak me par. Si duket ja ka ba hallall dajakun si qen i rrahun qysh klysh.

    Reply to this comment
    • Claus April 24, 16:54

      Ka shume akuza qe rendojne mbi Saliun e gjore.Jane tmerresisht shume.Ato datojne qe nga viti i larget 1990.
      Ka shume te drejte avokat Idajeti,se vetem njera do te mjaftonte per ta kallur Saliun ne burg…apo per ta shkuar ne hanxhar.
      Une e di se kush eshte kjo.Une e di se per cilen akuze ne vecanti e ka fjalen avokati i nderuar.
      Eshte akuza e pare.E para fare: ajo e rrezimit te regjimit te pare,te atij regjimi popullor e legjitim,te sanksionuar nga kushtetuta e vitit 1974,e vetmja kushtetute qe pati mbeshtetjen gjithepopullore prej 99.99% te shqiptareve…!
      Ky ishte krimi i pare i madh i Sali Berishes.
      Ka bere edhe krime te tjera,te vogla dhe te medha,qe po t’i numerojme per 25 vite me radhe,i bie te jene me qindra dhe me mijera.Po ky eshte krimi me i madh.
      Socialistet,dikur ish-komuniste dhe enveriste te perbetuar,nuk ia kane falur dhe nuk do t’ia falin kurre kete krim te tmerrshem Sali Berishes.Ka te ngjare qe t’ia falin te gjitha krimet e mevonshme,por jo kete.
      Kete jo.
      Kur perbindeshi Sali permbysi regjimin e dashur,bota u kthye permbys,jeta nuk kishte me kuptim per komunistet e sapo konvertuar ne socialiste.
      Pertej shakase,ky “krimi” i Saliut eshte njefare mekati i pare,qe ka kthyer krejt permbys logjiken e gjerave.
      Pershembull nje nder “krimet” e medha qe socialistet ia atribuojne Saliut,eshte ai i 1997.Per nje njeri normal kjo eshte si t’i biesh me kopace kokes,t’i permjerresh trurin e t’i dhjjesesh logjiken.
      Sepse ata qe rroken armet e bashkuan forcat me bandat kriminale anekend Shqiperise per te rimarre edhe njehere pushtetin me gryken e pushkes,pra komunistet e konvertuar ne socialiste,akuzojne Saliun se pse beri rezistence dhe nuk ua dorezoi pushtetin me te paren.Pra e akuzojne per krimin qe bene vete!
      Te gjitha “krimet” e tjera te medha te Saliut shikohen ne kete drite te cuditshme nga socialistet.
      Nese drejtesia ne Shqiperi do te ishte ashtu sic e do avokat Idajeti,ashtu sic e duan socialistet,domethene nje drejtesi popullore,Saliu do te ishte pushkatuar me dhjetera here,e varur po aq…ndoshta mu aty ku e kishte monumentin Udheheqesi i Madh…
      E nese drejtesia nuk eshte ashtu sic e duan socialistet,ajo nuk eshte drejtesi.Sepse drejtesia e vertete eshte drejtesia popullore,qe buron nga populli e ushtrohet po nga populli…si dikur…ne sheshe e lagje…ne shkolla,fabrika e kantiere… ku pasi behej gjyqi popullor,krimineli i rrezikshem merrej dhe i behej nje formalitet i thjeshte diku…ne mugetire…prane nje hendeku te sapohapur…
      Ja kjo eshte drejtesia e vertete!
      Por ketu nuk ka drejtesi te vertete.Jo jo nuk ka drejtesi te vertete ne Shqiperi.Shoket kane tradhetuar idealet … ose jane frikacake …ose borgjezo-revizonisto-kapitalisto-imperialisto amerikane …sidomos amerikane (ah keta amerikanet,nuk paskan qene qene ashtu sic na thoshte Udheheqei yne i Madh ,tigra prej letre…por edhe ata europiane nuk jane me mire…edhe pse shume syresh duken si me prane nesh,si me socialiste…)!
      Te vetedijshem qe “krimet e tmerrshme” te Saliut te denoncuara nga ata vete kane kete cenin e pabesueshmerise,te shkretet,te gjoret socialiste po kapen fort pas “deshmive rrenqethese” te nje…te nje krimineli!
      Eshte nje situate shume komike.Shume socialiste te njohur,figura te rendesishme politike disa,detyrohen te gjoret te thone gjera qe me te vertete te bejne t’i meshirosh,te tilla si : po eshte e vertete ajo qe thote Izeti,sepse ate kohe ai na ka rrahur si qente…!!!
      E pertypin poshterimin qe u ka bere Izeti,vetem e vetem qe te sherbejne si deshmitare te rreme!
      Sa gjynah!
      Sa gjynah qe nuk mund te realizohet endrra 25 vjecare e socialisteve per rikthimin e drejtesise popullore!
      Sa gjynah qe edhe pse te vetedijshem qe nuk mund ta kthejne dot,keta burra socialiste veteposhterohen deri ne ate pike,sa te dalin si deshmitare te nje krimineli analfabet!
      Shume,shume gjynah!
      Hajde ejvallah! – do te thoshte daje Zaza qe eshte bere per rahmet.

      Reply to this comment
      • korçari April 24, 18:14

        O Claus bashkeshpellar i Berrishes po kush ishte 25 sekretar i PPSH ,kush i bente analizat e shures Hysni Kapos kush denoncoi me internim dy mjeket e nderuar kush shtiete me varke me femijet e Enverit,kush e shkateroi ekonomine shqiptare ,kush deshi te shiste nje pjese te detit Greqise ,kush vrau 4 vete ne trotuar me duar ne xhepa,po ’97 ,po Gerdeci etj dhe vetem nje malok dhe shpellar megjithese i shkolluar si puna jote mund te perpiqet t’a mbroje ,vetem nje malok ka si instikt vetem shkaterimin dhe Berrisha do te bente mire te shuste malokerine tek Serbia se sherbetor i tyre ka qene eshte dhe do te ngelet,kthehu ne male dhe shto dhite dhe delet se per gje tjeter te dobishme nuk je o Claus

        Reply to this comment
      • antonio April 24, 19:27

        O Claus!
        Ti ha MUT kot gjithnje,por sic duket sot po te del nga hundet!
        Qe je gjarper me ZILE,nuk diskutohet,por sic duket merr keshilla nga ish sigurimsi Artan Hoxha,qe eshte nena jote biologjike!
        Ti sajo sa te duasdh pallavra per te mbrojtur Berishen,por ai KRIMINEL eshte njeriu me i POSHTER qe ka pjelle nje qenie shqiptare!
        Ne se SOCIALIZMIN e rrezuan vete komunistet me R.Aline ne krye,ARMIQTE E SHQIPERISE e shkaterruan Shqiperine deri ne ate fare feje sa NUK BEHET ME!
        Shqiptareve,ARMIKU Berisha u ka fgutur faren e percarjes aq shume sa kurre nuk do te bashkohgen me me njeri tjetri pa u bere BATERDIA e madhe!
        Por qe nuk denohet Berisha dhe heshgt krye prokurori Llalla,FAJTORI KRYESOR ESHTE EDI RAMA,ULIR META dhe perendimi!
        Sali Berisha ka bere me shume krime kunder shqiptareve se sa Sadam Huseini!
        Por Sadamin e varen ne litar per interesat e tyre tre NAFTES,ndersa ne Shqiperi nuk kane nevoje per te tilla mani\ovra se lideret shqiptare punojne pa pare kunder shqiptareve dhe per interesat e te huajve!

        Reply to this comment
  3. kris 1 April 24, 14:19

    Futja kot o Idajet.Drejtesia eshte ne duart e Berishes ndersa qeveria e Te gjatit eshte si drejtori muzeu.
    Si politikan dhe avokat ti vet mund te besh ne emer tend nje padi penale per Saliun
    Beje po ta mbajti dhe mos na mallengje!

    Reply to this comment
  4. MH April 24, 14:35

    Provim i veshtire i z.Llalla,I ka rene nji teze qe ia ka shternguar dy kembet ne nji kepuce dhe me numer te vogel.Nese nuk e kalon,ne te semes do veje dhe ky mbas perandorit Marshall.
    Sidoqofte!
    Berisha te gjithe i ka ba.Por,persa nuk ka thye xhama me gure ai asht njeri “i mire,i dashur” se vetem rrugacet gjuajn me gure dhe thyejne xhama.Ky nuk asht rrugac,Po asht kriminel.Po c’rendesi ka se asht kriminel.Po njerez ka vrare,fukaraja,si te ishin trumcak ferrash.Edhe pse ka sha ndonjihere me nane e me moter nuk i vihet faje dhe kurrfare pergjegjesiet.Mbasi ka lind i tredhur qe ne dalje nga vagina e semes e nuk ka qene qe ne te ri e qe beri te gajaset me hunde ne grusht Zhozefinen ne Tribunen e Shkodres.Po ia ngriu buzqeshjen ne buze miletit.Pak rendesi ka.Deshte qerratai te ishte serioz mileti dhe jo hokatar.Kjo ngrirja e buzqeshjes asht nji fenomen ne tranzit.Sa ne koke te miletit i vje rradha dhe ne koke te Berishes,te Zenit,Argites.Ka boll “stacione” ne vathen e PD.Duke filluar nga trashigimtari Basha lane me testament e tutje mo tutje brenda fidanishtes se PD.Populli i buzengrire pret rradhen e “stacioneve” mbas “stacineve”.Me kengen,sa shkon njeri,tjetri e ndjek per mbas,jo vjen.Vjen,jemi ne mileti i lire,qe do te shofim te shternguarit mbas hekurave te burgut.

    Reply to this comment
  5. xhon April 24, 14:45

    keni 20 vjet sala sala..po kjo eshte loja e te majtes per te qendruar ne pushtet, pasi vetem me friken e ardhjes se sales mund ti beje njerezit me votuar majtas…dhe eshte kjo e majte qe duke perdorur salen si xhol per votuesit shpreson te qendroje ne pushtet dhe jane ata pikerisht qe flasin kaq shume dhe qe nuk e duan ata te paret salen ne burg, pasi pastaj sdo dine me cfare ti trembin votuesit

    Reply to this comment
  6. genti April 24, 15:12

    O Ilir pederasti nga na dole?Nga bytha e Sali shkerdhates ?

    Reply to this comment
  7. genti April 24, 15:14

    O ilir

    Reply to this comment
  8. Shoky Zylo April 24, 15:25

    A te dhjefsha avokat leshin Idajet

    Reply to this comment
  9. Mark uk April 24, 16:01

    Te tilla fja kemi ndigjuar qe nga viti 1991 nga komunistet.Bile kur Xh Shehu flet ta mbush mendjen.Mblidhen sikur po bejn mbledhjen e organizates e marri vendim ne emer te biros.Rrujani edhe nje here si hert tjera.

    Reply to this comment
  10. LLL April 24, 16:05

    Kjo intervistë është një tallje e radhës me shqipëtarët !
    Dosja e Saliut ka qenë gati që para 20 vjetësh .. Edi Rama – k/ ministri i radhës ose mashtruesi i radhës ose palaçua iradhës , për të gjykuar këtë dosje na gënjeu e na mori votën ……!
    Kjo intervistë duhet ti kërkohet vetëm një njeriu – mashtruesit të popullit , Edi Ramës .!
    Intervista me të tjerë , janë llafe pazari kot , për të mbushur faqet e gazetës !

    Reply to this comment
  11. Z/K April 24, 16:34

    Shkon nji i marre e hedh nji gure ne uje.Cohen njiqinde te urte e s’e nxjerrin dot.
    Hedh Ramiz Alia nji gomar vicidolit ne politiken shqiptare dhe miljona shqiptare nuk i shqiten marrise se tije dhe nuk e lidhin dot.

    Reply to this comment
  12. gjygjtari April 24, 16:47

    Avokati mbrojtes me i keq e mbron Berishen nga akuza e ketij debilit Idajet. Le ta akuzoje Berishen ky, pse pret akoma? Ta padise ne gjygj e mos kurveroje kot neper gazeta kur paska dosjen gadi. Ose te heshte e mos derdellise kot si tore.

    Reply to this comment
  13. shpatar April 24, 16:57

    Kot mundoheni te gjeni prova per te arestuar Saliun .Ne demokraci ata qe i zgjedh populli jane te paprekshem.Bejne cte duan dhe nuk mbajne pergjegjsi. Vetem kur te dal jashte politikes ai mund te gjukohet.Ndoshta ,sc ka thene dhe vete Saliu ,do largohem nga politika ne 2030.Athere ai eshte nje zgjebe e ngordhur qe do ta denojne simbolishte.

    Reply to this comment
  14. intelektuali April 24, 17:16

    PO DOSJA E EDI RAMES KUR DO TE JETE GADI?

    sepse:

    Me ritmet e betonizimit qe po i ben Tirones duke e maskuar me demagogji “PATRIOTIKE” nuk do te jete e larget dita kur Saliu do te jete krejtesisht i krahasueshem me Edvinin pernga lakmia e kuserise se fondeve publike.

    Reply to this comment
  15. I.Troplini April 24, 17:41

    I UDB apo i kujtdoqoftè,

    kur tè shkoni pèr ta lidhur, do shihni se sa trim ka qenè. Pasi tè lidhni atè, mos i kurseni as gjysmèn e atij kuvendi kurvash, burra e gra,,,,,,,, nè emèr tè POPULLIT.
    Do jetè dita e inagurimit tè njè epoke tè re, tè asaj dite ku u hodhèn themelet e europianizimit tè shoqèrisè shqiptare dhe iu dha fund bajrakrarizmit, si formè egzistence, nè skutat e fundit tè Europès.
    Lidheni. Iliri nga Skrapari, ai hajduti tjetèr, nuk e mbron dot mè. Lidhini, nèse doni njè tè ardhme pèr fèmijèt tuaj.

    Reply to this comment
  16. niki April 24, 18:32

    Propozoj, nje memorandum per largimin e menjehershem te Prokurorit te pergjithshem Llalla.Shqipetare ta bejme ne ne vend te politikes.

    Reply to this comment
  17. ekonomisti April 24, 18:44

    Qeveria Rames deshtim total ne Ekonomi. Kjo nuk fshihet dot me pas Saliut. E ka kuptu populli, e din dhe komunistet. Nuk kane me tjeter gje vecse te flasin gjithcka por jo per Ekonomi. Nuk kane surrat.

    Reply to this comment
  18. Der Spiegel April 24, 19:40

    KUSH MENDON SE ARRESTOHET SAL BERISHA

    DUHET TE MENDOJE ME PARE DHE FILLIMIN

    E NJE LUFTE CIVILE,

    PRA SALA ESHTE I PA PREKSHEM,

    Reply to this comment
  19. Bilbil Sulovari April 24, 19:42

    Kush lufton me popullin e vete kunder popullit te vete ka surratin e duçes dhe dhendrrit te duçes,fjalet e tjera me teprice populli i hedh ne hale per tu bere te pa vlere.E vlefshme ngelet dosja e krimeve per 26 vjet ndaj popullit e cila duhet gjykuar pa vonese,ne te kundert duçet do te shtohen.

    Reply to this comment
  20. Tekila April 24, 19:43

    Plakut Sali

    Eshte me mire ti dëgjoni Pordhën ….dhe mos i

    dëgjoni fjalën…..

    Reply to this comment
  21. Agroni April 24, 21:21

    Nga e ke gjetur kete nick name o CLAUS sepse Glase e Saliut do te te shkonte me shume.O dixhitali i kermes Sali si ste vjen turp kur numuron krimet e ketij krimineli per trimeri dhe zgjuarsi.Me gjithe se jane shkrojtur shume kujtime per vrasjet e ketij gangsteri Tropoje qe nuk ka vajtur ne Tropoje qekur e zbriti xhaxhai me gomar ne Tirane.O perfaqesues i krimineleve ne shqiperi apo kudo ne Europe ,ndoshta edhe mund ti nderosh bebelinat Saliut ketij trimi qe i shpetoi shura dhe e arestoi ILIR Meta {megjith se ky i fundit me mut se Saliu}Trimeria juaj u pa ne 97 kur iket si zagare nga syte kembet.Megjithate populli ju njeh mire ju hiena por kur tradhetohet nga qeveria RAMA kini te drejte te hidhni shuren perjete.

    Reply to this comment
  22. Dashnori April 24, 21:32

    avokat Idajeti

    O fol e mba o dhit e HA…..

    Reply to this comment
  23. Mitrovicalia April 25, 09:10

    po i vjen Fundi marshallit

    Reply to this comment
  24. Mark uk April 25, 09:14

    Tekila:Me qe ke qef te ndegjosh pordhet e Berishes shko e pija e te befshin mire.Ju mos u merzitni se nuk ju takon te prisni se nuk vonon e vjen ai qe vjen pas pordhes.Per ket nuk ta uroj te bej mire se jam i sigurt se do knaqesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*