Parodia me “avokatët anglezë dhe genocidin çam”

Shkrimi i Kopertinës February 5, 2013 15:00

Parodia me “avokatët anglezë dhe genocidin çam”

Çfarë ndodhi në dhjetor 2009 me dëshmitarët 80-90 vjeçarë të genocidit, të cilët u mblodhën me premtimin se çështja çame (me dëshmitë e tyre) do shkonte në Hagë e Strasburg. Një shou mashtrues që po mbush 4 vjet dhe asnjë proces e asnjë procedurë nuk ka nisur, ndërkohë që dëshmitarët e moshuar po ndërrojnë jetë… 

 

Nuk dihet dhe sa kohë i duhet të presë Mehmet Hajrullait (i cili duhet të jetë sot 101 vjeç nëse është ende gjallë) për t’u paraqitur në Gjykatën e Hagës për të dhënë dëshminë e tij. “Po përse duhet të paraqitet në këtë gjykatë?”, – mund të pyesë shumëkush. Në fakt Mehmet Hajrullai por edhe dhjetra të moshuar të tjerë bëjnë pjesë në listën e pakët të dëshmitarëve dhe viktimave që kanë përjetuar në vetë të parë masakrat dhe genocidin grek në vitin 49’ ndaj popullsisë së pambrojtur çame.

Gati 60 vite pas kësaj masakre, në vitin 2009,  Hajrullai dhe disa dëshmitarë okularë të mbetur u përzgjodhën nga krerët e PDIU-së për të dhënë dëshmitë e tyre të noterizuara dhe u premtua se këta dëshmitarë do të shkonin e do të dëshmonin në procesin që do të niste në Hagë. Ky proces u propogandua me bujë në vitin 2009 nga kreu i sapozgjedhur i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai tha asokohe se kishte përzgjedhur një studio të njohur avokatie në Londër dhe ekspertë ndërkombëtarë të çështjevve ligjore mbi genocidin dhe shumë shpejt dosja do të dorëzohej në Gjykatën e Hagës. Shumë shpejt? Jemi në 2013. Avokatët Anglez erdhën në Shqipëri në Dhjetor 2009. Ata ishin avokati Karim Ahmad Khan dhe avokati Rondey Dixon. Prej asaj dite (Mehmeti atëherë ishte 97 vjeç, të tjerët të cilëve iu morën dëshmitë ishin mbi 80) – asnjë proces nuk është nisur. Edhe sa do presin këta dëshmitarë 80-90 vjeçarë?!

Prezantimi

Në takimet në zyrën e PDU dhe takimet publike Shpëtim Idrizi i prezantoi si avokatët që do të përfaqësonin komunitetin çam në Strasburg edhe Hagë. Në zyrën e PDIU-së për t’i njojtur avokatët me situatën në fjalë u organizuan disa takime. Në takimin e parë me historianët të pranishëm ishin edhe Prof. Xhufi apo dhe Prof Beqir Meta, ndërsa në një takim të dytë me avokatët ishin të pranishëm Ish-kryeprokurori i përgjithshëm Ylli Rakipi dhe gazetari Mentor Nazarko.

Të nesërmen e këtij takimi avokatët udhetuan drejt Vlorës ku do të takonin një përfaqësi të moshuarish të cilët ishin dëshmimtarë okular të ngjarjeve të ndodhura.  Takimi u realizua dhe të moshuarit duke i rezistuar moshës për orë të tëra kanë dëshmuar dhe kanë treguar në atë takim kujtimet e tyre dhe ato çka mbanin mend nga masakrat. Më pas u premtua se avokatët do të vinin sërish dhe do të merrnin dëshmi të noteruara nga të moshuarit për të pasur mundësi për ti përdorur ato më vonë në gjykatë.

Disa prej dëshmitarëve tejet të rëndësishëm ishin në moshë të thyer dhe mund të ndërronin jetë (sikundër ka ndodhur me një pjesë të tyre) ndaj dhe në këtë takim të 2009-s kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi premtoi se avokatët do të vinin shumë shpejt sërish për të marrë rrëfimet e noterizuara të tyre. Por ajo që ndodhi ishte një skenar krejt tjetër, Avokatët i hipën avionit dhe nuk kanë shkelur më në Shqipëri, por edhe sikur të kenë shkelur i sigurt është fakti se asnjë deklaratë të noterizuar nuk kanë marrë që prej asaj dite dhe asnjë proces ndërkombëtar për çështjen çame nuk ka nisur, ashtu sic ka premtuar me bujë z.Idrizi.

Pikëpyetjet

Sot janë bërë gati tre vite e gjysmë distancë kohore që nga premtimi dhe prezantimi publik i kësaj nisme nga z.Idrizi. Që prej asaj kohe askush nuk di të thotë se çfarë ka bërë ai em këtë kryepremtim për çështjen çame; në ç’fazë të procesit është kjo dosje, cili është plani i punës dhe mbi të gjitha kur do të bëhet depozitimi i provave dhe fakteve të (pa)mbledhura në Hagë.

Në përpjekje për të qenë më konkretë dhe më të orientuar në zbulimin e këtyre detajeve, gazeta “DITA” ka kontaktuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë dy avokatët e studios angleze të pajtuar dikur nga Idrizi. Njëri prej tyre na ka kthyer një përgjigje, ku duket qartë që aspektet kryesore të këtij projekti nuk kanë asnjë pikënisje e asnjë afat. Pa përgjigje ishin edhe pyetjet nëse kishte një marrëveshje ende në fuqi mes kësaj studioje dhe zotit Idrizi, apo në lidhje me ecurinë e punës dhe mbledhjen e provave, apo në lidhje me kohën kur kjo studio ka parashikuar të çojë në gjykatë faktet e mbledhura. Paksa e çuditshme , pasi në rrethana normale një studio avokatore është apriori e interesuar në promovimin e punës së saj në media nëse çështja që ka marrë përsipër do kishte ndonjë zhvillim.

Disa pyetje të mbetura pa përgjigje

A ka një kontratë të firmosur midis PDU dhe studios Avokatore?

Sa është pagesa e shërbimit të studios avokatore dhe si u mblodhen financimet për të kryer ndonjë herë ndonjë pagesë?

Cilët aktorë nga biznesi çam dhe komuniteti çam kanë kontribuarmë qëllim pagesën e studios ligjore në fjalë?

A ka ndonjë  vërtetim nga organet tatimore shqiptare apo angleze që studio ligjore në fjalë ka paguar taksa dhe tatime për të ardhurat nga pagesa e kryer nga Idrizi?

Çfarë është duke bërë aktualisht kjo studio, a është ende e pajtuar nga zoti Idrizi?
Përse nuk bëhet publik për komunitetin çam programi i punës së kësaj studioje, nëse ende ekziston një marrëveshje?

Dërgimi në Hagë i provave të genocidit ndaj popullsisë çame është një çështje private e Idrizit, apo një nismë që kërkon transparencë dhe informim për të gjithë popullsinë çame?

Dhe sa mund të presin dëshmitarët 80 e 90 vjecarë që Idrizi mblodhi e përdori për shoun e tij të 2009-s?

 

Disa nga dëshmitë e “panoterizuara” të dhëna në vitin 2009

 

Kam lindur në fshatin Dhrohmia në Çamëri, ku kalova edhe fëmijërinë. Por, ajo çka kam përjetuar në vitin 1944, nuk mund të krahasohet me asgjë dhe më ka fshirë nga kujtesa edhe ato kujtime të fëmijërisë sime”, tregon 82 vjeçari nga Çamëria Seiko Zeqiri.

Ai thotë se ngjarjet e Paramithisë në verën e vitit 1944, janë një tmerr i vërtetë që tregon se çfarë egërsie aplikuan zervistët ndaj popullsisë çame, duke mos kursyer as gratë, fëmijët dhe të moshuarit. “Në Paramithi, nga familja ime u vranë 5 vetë: babai, nëna, vëllai, motra dhe halla. Mbaj mend se ne fëmijët, gratë dhe të moshuarit na ndanë nga të rriturit, duke na izoluar. Ndërsa burrat i pushkatuan. 60 prej tyre, i ekzekutuan në dalje të Paramithisë, ndërsa 40 të tjerë, në një ullishte. I vranë dhe i hodhën në një gropë të përbashkët. Më pas vranë edhe të tjerë, trupat e të cilëve i pamë nëpër rrugë, të masakruar dhe të shfytyruar. Mes 5 të vrarëve të familjes time, ishte vëllai Servet, motra Naile etj”, tregon 82-vjeçari.

Ndërsa 97-vjeçari Mehmet Hajrullai, nga fshati ÇIFLIK i Çamërisë, tregon se, në genocidin e vitit 1944, zervistët nuk përdornin plumbat për të vrarë burrat, gratë fëmijët dhe të moshuarit, por thikat. “Një gruaje i çanë barkun me thikë, duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas e hodhën në një gropë bashkë me të tjerë. Mua më shpëtoi jetën një ushtar grek, të cilin e kisha patur shok ushtrie”, thotë 97 vjeçari me një zë të dridhur, ndërkohë që, në mollëza i rrjedhin lotët e patharë ende, megjithëse  qysh atëhere kanë kaluar 65 vjet. Ai thotë se, përballë humbjes së familjarëve, të afërmve, bashkëfshatarëve, nuk kishin dhe nuk kanë asnjë rëndësi pronat dhe pasuria që lanë pas, teksa vinin në Shqipëri, për t’i shpëtuar ndjekjes dhe tmerrit.

Për 76-vjeçarin Harun Zeneli, tmerri i atyre ditëve ishte i pafund dhe i paimagjinueshëm. “Grave u çanin barkun me thika dhe u hidhnin macen nëpër çitjane, për t’i torturuar. Ne për grekët ishim njerëz të përbuzur, aq sa edhe në shkollë mësuesi na edukonte me ndjenjën antikombëtare. Tmerri për ne nisi një natë qershori dhe, deri të nesërmen, në fshatin tonë në Kardhiq, ishin vrarë më shumë se 15 vetë, mes të cilëve Mezan Rexhepi, Avdi Taipi…Unë humba 8 vetë nga familja dhe të afërmit. Humbjet do të kishin qenë edhe më të mëdha, nesë një djalë nga fshati të mos u dilte dhe të pengonte hordhitë e Zervës. Zervistët tentuan të hynin në Paramithi në tre kolona, por ky djalosh u zuri pritë dhe i vetëm i mbajti ata për shumë orë me rradhë. Në këto kushte shumë prej nesh arritën të shpëtonin dhe të largoheshin. Rrugës pamë trupa të masakruar grash dhe fëmijësh”, tregon 76 vjeçari.

 

 

 

Shkrimi i Kopertinës February 5, 2013 15:00
Komento

4 Komente

  1. Cami i zhgenjyer February 5, 17:27

    Harram e pacin qumeshtin e nenes ne se tallen akoma me popullin e padjallezuar,sepse keta kane djallin brenda tyre,bejne pazare sa me PD-ne e sa me LSI-e neper rrethe,falin vota tek partite e tjera per te mbajtur njeri tjetrin ne karrike dhe as qe e cajne koken per komunitetin tone,mjafton per ta qe jane ne parlament,maskarenj me plot goje…

    Reply to this comment
  2. Tirons i vjeter February 5, 20:42

    Te dashur shqiptare e shqipfoles: mos ngaterroni politiken, te bardhen me te zezen, me vuajtjet e cameve. Camet u bene bashke me ne fund, pas percarjeve te pafund. Nga fillimisht biseda ne rreth te ngushte me ze te ulur, ata u bene te afte tu degjohet zeri ne parlament e qeveri. Si te djathtet, dhe te majtet, duhet ti perkrahin, e jo te bejne lojen e jo-shqiptareve! Ne Greqi si opozitaret dhe ata ne pushtet jane te bashkuar per ta mohuar dhe sabotuar njohjen e kesaj ngjarje tragjike. Nga leximi i ketyre rrjeshtave me siper, dhe te artikujve te tjere ne kete gazete, vec shoh implikime nga autore me interesa jo-came, qe direkt apo indirekt duan te denigrojne perpjekjet e cameve per drejtesi. Kollaj te shash camet, partiake apo jo, por qarte kuptohet se kush e frymezon dhe shtyn kete farse. Hiqini syzet e qorrit dhe shikoni qarte se nga vine keto tymnaja.

    Reply to this comment
  3. ceri February 8, 11:17

    Une nuk e kuptoj kete mllef qe paraqitet here pas here…nuk e kuptoj se ku duan te arrine pervech shkaterimit te kesajt pak pune qe eshte bere……o do ju gezoje nese PDIU shkaterrohet teresisht???
    Ku do te jemi…aty ku ishim para 10 vjetesh…
    ka gabime por mendoj se nuk eshte koha per te ndermarre fushata te tilla…dizinformimi me kete komunitet…..ju kujtoj qe Idrizi nuk eshte sgjedhur me votat e cameve dhe per me teper mir qe erdhi ai e u bene 2 se dhe ne si PBDNJ do kishim perfunduar.

    Nuk e dije por kur shoh suport nga artikuj te tille me trishton shume.

    Reply to this comment
  4. Aleko February 17, 04:53

    Ceshtja eshte se sa me shume vonohet diskutimi i tragjedise came ne gjykatat ndrekombetare aq me e veshtire behet przenca e deshmimetareve.Nuk e kuptoj pse kejo vonese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*