Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit

December 8, 2012 16:32

Dosja e plotë e gjyqit ndaj Kadri Hazbiut, Shehut, Ziçishtit, Kodrës dhe Peçinit

Akuzat zyrtare për armiqtë Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Gani Kodra e Llambi Peçini; mbrojtja e tyre përballë trupit gjykues të kryesuar nga Aranit Çela.

 

Arrestimi i Kadri Hazbiut dhe funksionarëve të tjerë të lartë pak kohë pas (vetë)vrasjes së Mehmet Shehut mesnatën e 17-18 dhjetorit 1981, vlerësohet si një nga goditjet më të mëdha të Partisë së Punës e Enver Hoxhës, ndaj ‘grupeve armiqësore’ në vitet e komunizmit në Shqipëri. Ata u akuzuan zyrtarisht si ‘puçistë e bashkëpunëtorë të Mehmet Shehut’ të cilët donin të përmbysnin regjimin komunist. Që në momentin e gjykimit politik, ashtu dhe në sallën e gjyqit, Kadri Hazbiu asnjëherë nuk pranoi akuzat e  ngritura. Por nuk i shpëtoi ekzekutimit si armik… Gjyqi ndaj Kadri Hazbiut e bashkëpunëtorëve, përmban shumë mistere, pothuaj të panjohura… ‘Dita’ ka mundur të siguroj të plotë këtë dosje gjyqësore me siglën ‘Tepër sekret’, e me qëllimin për të hedhur dritë mbi këtë përballje dramatike me plot mistere,  do e botoj në disa numra të sajë…

SEANCA GJYQËSORE

Kryetari:-Çelet seanca gjyqësore për gjykimin e çështjes penale, në ngarkim të të pandehurve Kadri Hazbiu, Fegor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Xhavit Ismailaga, Ali Çeno, Gani Kodra dhe Llambi Peçini. Ata akuzohen për vënie në shërbim të agjenturave të huaja, për pjesëmarrje në organizatë kundër revolucionare, për përgatitje të veprave terroriste, për sabotim dhe agjitacion e propaganda kundër pushtetit. Gjykimi i kësaj çështjeje bëhet nga trupi gjykues i përbërë nga Aranit Çela, kryetar i Gjykatës së Lartë, me anëtarë, Muharrem Murgacaj, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Selim File, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Luftëtar Jaho, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Ferdi Haxhiu, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe me sekretare Ahishe Shima e Majlida Billo. Në gjykimin e kësaj çështje merr pjesë dhe Prokurori i Përgjithshëm Rrapi Mino.

Kryesuesi i seancës: -I pandehur Kadri Hazbiu. Hajde, emri Kadri, mbiemri…

Kadriu: –Hazbiu

Kryetari: –Emri i babës

Kadriu: –Hazbi.

Kryetari -Emri i nënës

Kadriu: -Xhavo ose Xhevrije

Kryetari: -Kur ke lindur?

Kadriu: -Viti 1922 në Mavrovë të Vlorës.

Kryetari: -Vendi i banimit

Kadriu: – Tiranë.

Kryetari: – Me kombësi e shtetësi?

Kadriu:- Shqiptare.

Kryetari:- Çfarë origjine shoqërore?

Kadriu:- I pasur.

Kryetari:- Gjendja shoqërore?

Kadriu:- Nëpunës.

Kryetari:- I martuar?

Kadriu:- Po

Kryetari:- Sa fëmijë?

Kadriu:- 4 (katër)

Kryetari:- Ke qenë në radhët e Partisë?

Kadriu:- Po.

Kryetari:- Tashti je i përjashtuar?

Kadriu:- I përjashtuar.

Kryetari:- Ke qene i dekoruar me urdhra e medalje?

Kadriu:- Po.

Kryetari:- Janë hequr të gjitha?

Kadriu:- Po, janë hequr.

Kryetari:- Dënuar në parti je?

Kadriu:- Jo.

Kryetari:- Në ç’datë je arrestuar, e mban mend?

Kadriu:- Më 15 tetor 1982.

Kryetari:- Aktakuzën e ke marrë?

Kadriu:- Ma kanë dhënë.

Kryetari:- Në ç’datë e ke marrë, e mban mend?

Kadriu:- Nuk mbaj mend.

Kryetari:- Ka dit?

Kadriu:- Po, ka ndonjë muaj.

Kryetari: E qartë, ulu. I pandehuri Feçor Shehu. Feçor, mbiemri Shehu, emri i babës?

Feçorri:- Refat.

Kryetari:- Emri i nënës?

Feçorri:- Merushe.

Kryetari: Datëlindja?

Feçori:- 1926.

Kryetari:- Ku ke lindur?

Feçori:- Mallakastër, në Hekal.

Kryetari:- Ku banoje para arrestimit?

Feçori:- Tiranë.

Kryetari:- Me shtetësi e kombësi shqiptare?

Feçori:- Po.

Kryetari:- Origjina shoqërore.

Feçori:- Prejardhja e largët e pasur, pastaj jam rritur jetim.

Kryetari:- Origjina shoqërore?

Façori:- Nëpunës.

Kryetari:- I martuar?

Feçori:- Po.

Kryetari:- Sa fëmijë?

Feçori:- Dy.

Kryetari:- Bëje pjesë në radhët e Partisë?

Feçori:- Po.

Kryetari:- Përjashtuar?

Fecori:- Po.

Kryetari:- A ke qenë i dekoruar me urdhra e medalje?

Foçori:- Kam pasur.

Kryetari:- Të janë hequr?

Feçorri:- S‘ mi kanë dhënë.

Kryetari:- Je dënuar ndonjë herë më parë?

Feçori:- Asnjëherë.

Kryetari:- Kur je arrestuar?

Feçori:- Më 24 mars 1982.

Kryetari:- Aktakuzën e ke marrë??

Feçori:- E kam marrë.

Kryetari:- Kur e ke marrë?

Feçori:- Nga mesi i korrikut.

Kryetari:- Ulu. I pandehur Mihallaq Ziçishti. Emri, Mihallaq. Ziçishti, emri i babës?

Mihallaqi:- Petro.

Kryetari:- Emri i nënës?

Mihallaqi:- Julia.

Kryetari:- Kur ke lindur?

Mihallaqi:- Në vitin 1921, në Korçë.

Kryetari:- Ku banoje para arrestimit?

Mihallaqi:- Në Durrës.

Kryetari:- Shtetësi e kombësi shqiptare?

Mihallaqi:- Shqiptare.

Kryetari:- Çfarë origjine shoqërore ke?

Mihallaqi:- Zanatçi.

Kryetari:- Cila është gjendja shoqërore?

Mihallaqi:- Nëpunës.

Kryetari:- I martuar?

Mihallaqi:- I martuar e me tre fëmijë

Kryetari:- Ke bërë pjesë në radhët e Partisë?

Mihallaqi:- Kam bërë dhe jam përjashtuar.

Kryetari: Përjashtuar! A ke qenë i dekoruar?

Mihallaqi:- Kam qenë.

Kryetari:- Janë hequr, di gjë?

Mihallaqi:- Nuk e di.

Kryetari:- A jeni dënuar ndonjëherë më parë.

Mihallaqi:- Jo.

Kryetari:- Në çfarë date  daje arrestuar?

Mihallaqi- Më 10 gusht 1982.

Kryetari:- E ke marrë aktakuzën?

Mihallaqi:- E kam marrë.

Kryetari:- Kur e ke marrë?

Mihallaqi- Nuk e mbaj mend.

Kryetari:- Ka kohë, më shumë se tre ditë?

Mihallaqi:- Po, po.

Kryetari:- Ulu, ulu. Llambi Peçini. Emri, Llambi, mbiemri..?

Llambi:- Peçini.

Kryetari:-Emri i babës?

Llambi:- Yasil.

Kryetari:- Emri i nënës?

Llambi:- Vanthi.

Kryetari:- Datëlindja?

Llambi:- 1924.

Kryetari:- Ku ke lindur?

Llamb:- Në Elbasan.

Kryetari:- Ku banonit para arrestimit?

Llambi:- Në Elbasan.

Kryetari:- Me shtetësi e kombësi?

Llambi:- Shqiptare.

Kryetari:- Origjina shoqërore?

Llambi:- Punëtor.

Kryetari:- Gjendja shoqërore?

Llambi:- Nëpunës, në pension.

Kryetari:- I martuar?

Llambi:- I martuar.

Kryetari:- Sa fëmijë ke?

Llambi:- Tre fëmijë.

Kryetari:- Ke marrë pjesë në radhët e Partisë së Punës?

Llambi:- Po.

Kryetari:- Je përjashtuar?

Llambi:- Po.

Kryetari:- A ke qenë i dekoruar me urdhra e medalje?

Llambi:- Kam qenë.

Kryetari:- Të janë hequr, apo nuk e di?

Llambi:- Nuk e di.

Kryetari:- Ndonjëherë më parë je dënuar?

Llambi:- Jo, gjatë pushtetit popullor jo.

Kryetar:- Edhe më përpara?

Llambi:- Ne kohën e fashizmit jam dënuar 6 muaj.

Kryetari:- Në ç’datë je arrestuar?

Llambi:- Më 16 maj 1982.

Kryetari:- E ke marrë aktakuzën?

Llambi:- E kam marrë.

Kryetari:-E mban mend kur e ke marrë?

Llambi:- Gusht ka qenë.

Kryetari:- Më tepër se tre dit ka?

Llambi:- Po, po.

Kryetari:- Ulu. I pandehur Gani Kodra. Emri, Ganiu, mbiemri?

Ganiu:- Kodra.

Kryetari:- Emri i babait?

Ganiu:- Beqir.

Kryetari:- Emri i nënës?

Ganiu:- Fatime.

Kryetari:- Kur ke lindur?

Ganiu:- Më 1 dhjetor 1929.

Kryetari:- Ku ke lindur?

Ganiu:- Tiranë.

Kryetari:- Me shtetësi e kombësi?

Ganiu:- Shqiptare.

Kryetari:- Origjina?

Ganiu:- Punëtore.

Kryetari:- Gjendja shoqërore?

Ganiu:- Nëpunës.

Kryetari:- I martuar?

Ganiu:- Po.

Kryetari: – Sa fëmijë ke?

Ganiu:- Tre.

Kryetari: Ke bërë pjesë në radhët e PPSH?

Ganiu:- Si urdhëron.

Kryetari:- Je përjashtuar?

Ganiu:- Jam përjashtuar.

Kryetari:- Ke qenë i dekoruar me urdhra e medalje?

Ganiu:- Si urdhëron.

Kryetari:- I ke, di gjë, janë hequr?

Ganiu:- Nuk di gjë.

Kryetari:- A je dënuar ndonjëherë më parë në Parti?

Ganiu:- Asnjëherë.

Kryetari:-Në ç’datë je arrestuar?

Ganiu:- Më 21 qershor 1982.

Kryetari:- E ke marrë aktakuzën?

Ganiu:- Si urdhëron.

Kryetari:- Kur e ke marrë?

Ganiu:- Ka një muaj e ca.

Kryetari: Ulu. I pandehur Ali Çeno. Emri, Ali, mbiemri?

Aliu:- Çeno.

Kryetari:- Emri i babës?

Aliu:- Shemsedin.

Kryetari:- Emri i nënës?

Aliu:- Qerime.

Kryetari:- Datëlindja?

Aliu:- 1943.

Kryetari:- Ku ke lindur ti?

Aliu:- Në Tiranë.

Kryetari:- Me shtetësi e kombësi?

Aliu:- Shqiptare.

Kryetari:- Çfarë origjine shoqërore ke?

Alliu:- Punëtore.

Kryetari:- Po gjendja shoqërore?

Aliu:- Nëpunës, kam qenë oficer.

Kryetari:- I martuar?

Aliu:- I martuar me dy fëmijë.

Kryetari:- Ke bërë pjesë në radhët e Partisë së Punës?

Aliu:- Po.

Kryetari:- Je përjashtuar?

Aliu:- Jam përjashtuar.

Kryetari:- Ke qenë i dekoruar me urdhra e medalje?

Aliu:- Kam qenë i dekoruar.

Kryetari:- Di, të janë hequr gjë?

Aliu:- Nuk di.

Kryetari:- Je dënuar më parë?

Aliu:- Nuk jam dënuar.

Kryetari:- Në ç’datë je arrestuar?

Aliu:- Më 2 tetor 1982.

Kryetari:- E ke marr aktakuzën?

Aliu:- E kam marrë?

Kryetari:- Ka kohë?

Aliu:- Ka…. (Vijon nesër)

Kryetari:- Ulu. I pandehuri Xhavit Ismailaga. Emri, Xhavit. Mbiemri?

Xhaviti:- Ismailaga.

Kryetari:- Emri  i babait?

Xhaviti:- Haki.

Kryetari:- Emri i nënës?

Xhaviti:- Mereme.

Kryetari- I çfarë datëlindje je?

Xhaviti:- 1920.

Kryetari:- Ku ke lindur?

Xhaviti:-  Tiranë.

Kryetari:- Me shtetësi e kombësi?

Xhaviti:-  Shqiptare.

Kryetari:- Me origjinë shoqërore?

Xhaviti:-  Zanatçi.

Kryetari:- I martuar?

Xhaviti:-  Po, i martuar.

Kryetari:- Sa fëmijë ke?

Xhaviti:- Tre fëmijë.

Kryetari:- Ke bërë pjesë në Partinë e Punës?

Xhaviti:- Jo.

Kryetari:- A ke qenë i dekoruar me urdhra e medalje?

Xhaviti:- Me ‘Urdhrin e Çlirimit’ kam qenë…

Kryetari:- Me ‘Medaljen e Çlirimit’… E ke apo nuk e di?

Xhaviti:- Se di.

Kryetari:- A je dënuar ndonjëherë më parë?

Xhaviti:-  Asnjëherë.

Kryetari:- Kur je arrestuar?

Xhaviti:- Më 13 prill 1982.

Kryetari:- E ke marrë aktakuzën?

Xhaviti:-  E kam marr.

Kryetari:- Kur?

Xhaviti:-  Ka kohë.

Kryetari:- Ulu…

PRETENDIMET E TË PANDEHURVE

(Vazhdimi i seancës)

Kryetari:- Kadri Hazbiu, ke kërkesa ti për të marrë ndonjë provë tjetër a ndonjë dokument?

Kadri Hazbiu:- Unë dosjen hetimore nuk e kam njohur…

Kryetari:- Pse?

Kadriu:- Nuk ma kanë dhënë, kështu që se çfarë dokumentesh administrohen në ‘të, nuk jam në gjendje të them. Për sa i përket dëshmitarëve, mendimi im është t’iu sugjeroj gjykatës kë mund të thërresë për të verifikuar disa çështje që unë mendoj se kam të drejtë…
Kryetari:- Në qoftë se kini për të thënë, i kërkoni tani, çfarë kërkoni, cilët dëshmitarë kërkoni….

Kadriu:- Unë akuzohem mes të tjerave se kam vajtur natën e 17 dhjetorit ……

Kryetari:- Atë do ta shikojmë…

Kadriu:-Dëshmitar lidhur me këtë çështje kam. Në këtë datë unë kam qenë diku, kemi qenë 15 veta….

Kryetari:- Mirë, tani çfarë doni?

Kadriu:- Unë dua nga trupi gjykues, po të jetë e mundur të thirren dëshmitarë të tjerë, për të verifikuar…..

Kryetari:- Cilët konkretisht?

Kadriu:- Të zotin e shtëpisë, Ismet Isufi, kërkoj të pyetet Diftir Hysi që ka qenë aty, Çerçiz Çelo dhe ndonjë tjetër që i zoti i shtëpisë…

Kryetari:- Na e përcakto se pa përcaktuar ti, nga ta gjejmë ne……………..

Kadriu:- Duke pyetur të zotin e shtëpisë….

Kryetari:- Na i thuaj konkretisht siç i the dhe këta të tjerët….

Kadriu:- Halit Minxolli që më kujtohet se ka qenë…

Kryetari:- Çfarë doni të provoni me këtë ju?

Kadriu:- Unë dua të provoj kohën e qenies time atje…

Kryetari:- Kohën e qenies mirë. Tjetër, keni tjetër kërkesë?

Kadriu:- Tjetër, për dëshmitarë nuk kam. Për sa u përket dokumenteve desha të shikohet dosja hetimore. A figuron një raport i vitit, i fillim vitit 1957…?…

Kryetari:- Çfarë raporti është ky?

Kadriu:- Mbi konkluzionet e analizës së punës për organet e Sigurimit për vitin 1955. Raporti i dërguar komitetit Qendror të Partisë. Në hetuesi fillimisht më është paraqitur si raport i dërguar komitetit Qendror dhe pastaj më është thënë jo…

Kryetari:- Ky raport, është raport pune i bërë para organeve….

Kadriu:- Jo, raporti përpara organeve është tjetër, kurse këto janë konkluzione të këtij raporti dhe të analizës…

Kryetari:- Raporti mbi konkluzionet e analizës të vitit 1955, dërguar komitetit Qendror…

Kadriu:- Kam edhe pretendimin që në proceset e mia të pyetjes, në njohjen e  atribuimeve të të arrestuarve dhe me ato proces dëshmitë e dëshmitarëve, kam nënvizuar gjithnjë, sipas rastit, t’iu referohemi dokumenteve përkatëse, meqenëse kemi të bëjmë me një periudhë të gjatë kohe… Mua nuk më është thënë nëse u është referuar apo s’u është referuar këtyre dokumenteve…

Kryetari:-… Tani Ministrinë e Punëve të Brendëshme nuk e sjellim ët gjithë këtu, po dokumente konkrete, filan dokument ta marrim…. I pandehur Feçor Shehu, ke ndonjë ankesë?

Feçori:- Lidhur me atribuimet që bën Mihallaq Ziçishti. Unë i jam lutur hetuesisë të pyetet për vitin 1962, i cili pretendon se gjoja ka ardhur e më ka marrë mua për të takuar Panajot plakun. Kam kërkuar që të pyeten komandanti dhe komisari i batalionit, Avni Buxheli dhe Faik koprencka, të cilët aknë qenë respektivisht komandant dhe komisar i batalionit. Batalioni në vitin 1962, nuk varej nga dega e brendëshme…

Kryetari:- Çfarë do të provosh me këtë ti?

Feçori:- Provoj që ne, që unë s’kam vajtur në vendin që thotë Mihallaq Ziçishti… Po në kafe nuk mund të kalosh pa lejen e komandantit të batalionit, ka dhe rregull që në qoftë se do të bëhet një veprim në kufi, do të veprosh me komandën e batalionit…

 

 

(Vijon nesër)

Përgatiti për botim: Kujtim Boriçi.

 

 

SOM 1

“Kadri Hazbiu, Fegor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Xhavit Ismailaga, Ali Çeno, Gani Kodra dhe Llambi Peçini u akuzuan për vënie në shërbim të agjenturave të huaja, për pjesëmarrje në organizatë kundër revolucionare, për përgatitje për vepra terroriste, për sabotim dhe agjitacion e propaganda kundër pushtetit, etj… Në seanca u paraqitën shumë dëshmitarë. Vetëm për Kadri Hazbiun dëshmuan 33 persona”

 

SOM 2

 

“Seanca e parë gjyqësore ndaj ‘armiqve, Kadri Hazbiu, Fegor Shehu, Mihallaq Ziçishti, Xhavit Ismailaga, Ali Çeno, Gani Kodra dhe Llambi Peçini, nisi më 22 gusht të vitit 1983. Ata ishin arrestuar për veprimtari armiqësore rreth një viti më parë. Gjatë disa muajve, ata u përballën me seanca të shumta hetimi.  Në gjykimin e kësaj çështje mori pjesë dhe Prokurori i Përgjithshëm Rrapi Mino”

 

 

SOM 3

“Kryesues i trupit gjykues ishte Aranit Çela, kryetar i Gjykatës së Lartë, ndërsa anëtarë ishin, Muharrem Murgacaj, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Selim File, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Luftëtar Jaho, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë, Ferdi Haxhiu, ndihmës gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Sekretare ishin Ahishe Shima dhe Majlida Billo. Të pandehurit e mësipërm u përballën me akuzat në disa seanca”

 

 

 

NESËR DO TË LEXONI:

-Kush ishin 33 dëshmitarët që sollën prova në gjyq për veprimtarinë armiqësore të Kadri Hazbiut.

-Debatin e Kadri Hazbiut me Aranit Çelën për mosnjohjen e të akuzuarit me dosjen hetimore ndaj tij.

-Çfarë pohoi në gjyq armiku Kadri Hazbiu për rolin dhe veprimet e tij mesnatën e 17-18 dhjetorit 1982 kur u vetëvra Mehmet Shehu.

December 8, 2012 16:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*