Dosja Gjika: Ja ‘armët’ e prokurorisë për të çuar në qeli kryebashkiakun

Aida Nako March 11, 2014 13:58

Dosja Gjika: Ja ‘armët’ e prokurorisë për të çuar në qeli kryebashkiakun

 Gjykata e Tiranës rrëzoi dje kërkesën e kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika dhe 7 të pandehurve të tjerë, për pushimin e çështjes. Ata pretendonin se prokuroria kishte shkelur afatet e hetimit. Gjyqtari Arben Micko tha se nuk shikon shkelje nga organi i akuzës dhe në aktet e paraqitura dhe se gjyqi do të vazhdonte normalisht çdo të hënë jave.

Prokurorët lexuan dje kërkesën për gjykim, në të cilën ka dy episode për ndërtimin e dy objekteve në këtë qytet.

Dosja penale në ngarkim të Shpëtim Gjikës ka të pandehur edhe shtetasit Eleni Dardhaj, Gëzim Feta, Gentjan Sherifaj, Blerdi Licaj, Mustafa Tartari, Artan Ferati dhe Aleks Ahmataj.

Akuza e Prokurorisë është se nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, si dhe nga e pandehura Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, është falsifikuar përmbajtja e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë. Njëra mbledhje është e datës 24.03.2010 dhe tjetra e datës 15.07.2010.

Kryetari i Bashkisë së Vlorës i fotografuar  dje duke dalë nga  Gjykata e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës i fotografuar dje duke dalë nga Gjykata e Tiranës

“Janë nënshkruar vendimet me nr.1/11 datë 24.03.2010 dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, që janë dokumenta të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme – shkruan materiali i paraqitur në Gjykatë nga prokuroria, ku gjithashtu lexohet: “Këto dokumente me rrethana të rreme janë përdorur nga të pandehurit Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, ndërsa të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj, Artan Ferati si dhe i pandehuri Gëzim Feta kanë bashkëpunuar me të pandehurit Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj, për ndërtimn e objekteve në mënyrë të paligjshme”.

 

Materiali që DITA posedon dhe po e boton sot të plotë, përshkruan me detaje dy episodet e sipërcituara:

EPISODI 1

Në Vlorë, në bulevardin qendror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vendin e quajtur “Tre Racat”, në shkurt 2013, është konstatuar se po ndërtohej një objekt për kompleks banimi dhe shërbimi disa katësh. Nga hetimet ka rezultuar se objekti në fjalë ka filluar që të ndërtohej nga shoqëria “Deco System” sh.p.k, me ortak të vetëm të pandehurin Blerdi Licaj. Objekti ka qenë duke u ndërtuar në një sipërfaqe trualli në pronësi të të pandehurve Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferrati.

 

Datat e regjistrimit të 3 trojeve

Më datë 25.04.2011 është regjistruar në Z.Rr.P.P Vlorë pasuria me nr.23/201, zona kadastrale me nr.8603, e llojit truall, me sipërfaqe 239 m2, në emër të të pandehurit Mustafa Tartari. Regjistrimi i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e lejes së legalizimit me Nr.3260, datë 14.07.2010, lëshuar nga Drejtoria e Aluizni-t Vlorë.

Më datë 18.04.2011 është regjistruar në Z.Rr.P.P Vlorë pasuria me nr.23/210, zona kadastrale me nr.8603, e llojit truall, me sipërfaqe 74.2 m2, në emër të të pandehurit Aleks Ahmataj. Regjistrimi i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e lejes së legalizimit me Nr.4465, datë 07.01.2011, lëshuar nga Drejtoria e Aluizni-t Vlorë.

Më datë 25.04.2011 është regjistruar në Z.Rr.P.P Vlorë pasuria me nr.23/200, zona kadastrale me nr.8603, e llojit truall, me sipërfaqe 60.5 m2, në emër të të pandehurit Artan Ferati. Regjistrimi i kësaj pasurie është kryer mbi bazën e lejes së legalizimit me Nr.518, datë 24.08.2010, lëshuar nga Drejtoria e Aluizni-t Vlorë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se në datë 07.06.2011, tre personat e mësipërm kanë lidhur një kontratë sipërmarrje me shoqërinë “DECO SYSTEM” të Blerdi Licaj ku bien dakord që të vënë në dispozicion truallin me qëllim ndërtimin e një godine me drejtim polifunksional, me tetë kate dhe dy kate nëntokë. Në kontratë është parashikuar që pronarët e truallit do të marrin si pjesë takuese 30 % të objektit që do të ndërtohej.

 

Si ra policia në gjurmë të dokumentit të falsifikuar

Në 29 mars 2013 në vendin ku ndodhen pasuritë e mësipërme, është konstatuar se në vendin e mësipërm nga shoqëria “Deco System” sh.p.k kish filluar që të ndërtohej objekti që në atë moment ndodhej në katin e parë.

Nga punonjësit e shoqërisë ndërtuese iu është vënë në dispozicion policisë gjyqësore një fotokopje e një vendimi që kishte Nr.4/3 dhe datë 15.07.2010 i KRRT-së së Bashkisë Vlorë që lejonte ndërtimin.

Dokumenti ishte i dyshimtë dhe u urdhërua këqyrja e protokollit të mbledhjeve të vitit 2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë. U hapën dokumentet e mbledhjes së datës 15.07.2010 (data në dokument).

Procesverbali tregonte dy vendime dhe në fund të tij në numërimin rendor (3), ishte shkruar se, “kryetari i KRRT propozon dhe miratohet DP dhe SUP lagje “29 Nëntori”, autori A.Muderizi dhe shesh plus leje ndërtimi për kompleks banimi dhe shërbimi 13 kate në lagjen “29 Nëntori”, me pronar Tartari, Ferhati, Ahmetaj dhe subjekt “Deco System” sh.p.k.”

Hetuesit vunë re se largësia midis rreshtave të shkrimit në pikën (3) ishte shumë e vogël në krahasim me rreshtat e tjera të ndodhura ne të njëjtin proces verbal. Pas kësaj u sekuestrua në Bashkinë Vlorë i gjithë dokumentacioni që lidhej me kryerjen e ndërtimit të mësipërm.

Ka rezultuar se dokumentacioni i pronësisë lidhur me tre pasuritë e mësipërme është i një periudhe të mëvonshme sesa… data 15.07.2010 e mbledhjes (!). Tri certifikatat e pronësisë Tartaraj-Ahmataj-Ferrati janë të prillit 2011. Si mund të ishin në një procesverbal të një mbledhje të korrikut 2010?!

“Në të tre rastet regjistrimi i pasurive të paluajtshme dhe dokumentat e pronësisë lidhur me këto pasuri janë lëshuar më vonë se data 15.07.2010 dhe në këtë datë asnjë nga personat e sipërpërmendur nuk ka qenë pronar i pasurive mbi të cilën ka filluar ndërtimi – shkruajnë hetuesit në dosjen e Gjikës dhe shtojnë: Po kështu, edhe kontrata e sipërmarrjes midis pronarëve të truallit dhe subjektit ndërtues, është lidhur më datë 07.06.2011, pra 11 muaj pas korrikut 2010, kur u mbajt mbledhjae  KRRT-së që “miratoi” sheshin dhe lejen e ndërtimit”.

Pas zbulimit të këtij paradoksi, hetuesit morën në pyetje ata që ishin të pranishëm në mbledhjen e KRRT-së në 15 korrik 2010.

 

Dëshmitarët fundosin Gjikën

Janë pyetur më pas nga hetuesit anëtarët e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15.07.2010. Drejtori i Departamentit të Urbanistikës, njëkohësisht anëtar i Këshillit Teknik dhe KRRT-së në 2010, ka shpjeguar se rasti Tartari-Ahmataj-Ferati, me subjekt ndërtues shoqërinë “Deco” nuk është marrë fare në shqyrtim në mbledhjen e KRRT-së dhe nuk është shqyrtuar në Këshillin Teknik.

Po kështu, janë pyetur edhe anëtarë të tjerë KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 15.07.2010 dhe kanë thënë të njëjtën gjë. Asnjë projekt me të dhënat e atij që rezulton në lejen që ndërtuesi paraqiti dhe në procesverbalin e mbledhjes, nuk është marrë në shqyrtim në këtë mbledhje.

Madje duke ndjekur fillin e dokumentacionit, hetuesit arritën të zbulonine dhe se në dokumentacionin e ndodhur në dosjen përkatëse të administruar nga Bashkia Vlorë nuk ka asnjë lloj dokumenti tekniko ligjor që të mund të çojë në dhënien e lejes dhe sheshit të ndërtimit.

Po kështu, ka rezultuar se zona ku kishin filluar punimet, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit Vlorë ishte parashikuar si zonë e gjelbër, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime.

 

“Duke vlerësuar në tërësi të gjitha rrethanat e mësipërme rezulton së në proces verbalin e mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 15.07.2010, pika (3) e këtij proces verbali, ku përshkruhet se është miratuar sheshi i ndërtimit dhe leja e ndërtimit në favor të subjektit “Deco System” sh.p.k, – është me përmbajtje të falsifikuar pasi në të vërtetë në këtë mbledhje të KRRT-së nuk është shqyrtuar dhe nuk janë miratuar destinacioni i sheshit të ndërtimit dhe leja e ndërtimit e mësipërme. Si rrjedhim, edhe vendimi i shkurtuar me nr.4/3, datë 15.07.2010 i lëshuar nga i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, vendim i cili është dorëzuar nga administratori i shoqërisë “Deco System” sh.p.k, i pandehuri Blerdi Licaj, është me përmbajtje të falsifikuar – konkluduan hetuesit.

 

 

 

EPISODI 2

 

Në Vlorë, në lagjen Pavarësia, (brenda territorit të Portit Detar Vlorë, në krahun lindor të hyrjes) në shtator 2012 ka filluar që të ndërtohet një objekt banimi dhe shërbime 2-6 kate + papafingo.

Objekti në fjalë ka filluar që të ndërtohej nga shoqëria “EN-BJO” sh.p.k, me ortak të vetëm të pandehurin Gentian Sherifaj. Objekti ka qenë duke u ndërtuar në një sipërfaqe trualli në pronësi të të pandehurit Gëzim Feta. Ky i fundit rezulton pronar i pasurive me nr.28/102, 28/104, 28/114 dhe 28/115, të ndodhura në zonën kadastrale me nr.8602.

 

Datat “tradhtojnë”, prapë nuk përputhen

Nga dokumentacioni i administruar në dosje rezulton se i pandehuri Gëzim Feta është pajisur me certifikatë pronësie për 4 pasuritë e sipërcituara në datat 02 nëntor 2011, 11 shtator 2009, 25 shkurt 2010, dhe 21 shtator 2011 (me anë të lejes së legalizimit me nr.7208, datë 12.07.2011, të lëshuar nga Drejtoria Rajonale e Aluizni-t Vlorë)

Në 15 nëntor 2012, Feta ka lidhur një kontratë sipërmarrje me shoqërinë “EN-BJO” sh.p.k, me ortak të vetëm të pandehurin Gentian Sherifaj me qëllim ndërtimin e një godine me drejtim banimi dhe shërbimi.

Kur hetuesit kanë kërkuar lejen e ndërtimit, ndërtuesi u ka dhënë një fotokopje të vendimit me Nr.1/11, marrë sipas dokumentit në mbledhjen e datës 24.03.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë.

Hetimi ka ndjekur të njëjtën rrugë si në rastin e parë. Nga këqyrja e protokollit të mbledhjeve të vitit 2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, rezulton se më datë 24.03.2010 është zhvilluar vërtet mbledhja e KRRT-së, por…

Në fund të proces verbalit të kësaj mbledhje, në numrin rendor (11), është përshkruar se, kryetari i KRRT propozon dhe miratohet, “(11) miratohet shesh, leje për godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k”.

Hetuesit vunë prapë re se largësia midis rreshtave të shkrimit në pikat 8-11 është shumë e vogël në krahasim me rreshtat e tjera të ndodhura në të njëjtin proces verbal.

Pas kësaj u sekuestrua në Bashkinë Vlorë dokumentacioni që lidhet me kryerjen e ndërtimit të mësipërm dhe ka rezultuar se dokumentacioni i pronësisë është i një periudhe më të mëvonshme sesa… data e zhvillimit të mbledhjes së KRRT-së (!).

Po kështu, edhe kontrata e sipërmarrjes me akt noterial e lidhur midis pronarit të truallit dhe subjektit ndërtues, është lidhur më datë 15.11.2012, pra pas më shumë se një vit nga data 24.03.2010, sipas të cilës është miratuar sheshi dhe leja e ndërtimit. I pandehuri Gentian Sherifaj ka shpjeguar se vendimin e shkurtuar për miratimin e sheshit dhe të lejes së ndërtimit ia ka dhënë i pandehuri Gëzim Feta.

 

Stafeta e gafave, njëri falsifikim sjell tjetrin

Më pas, hetuesit vunë re se në dokumentat e sekuestruara në Bashkinë Vlorë lidhur me këtë rast – kopja e dokumentave të pronësisë të depozituar është njësuar me origjinalin para Noterit në vitin 2012, planimetria e sheshit të ndërtimit që i është bashkëngjitur formularit 3/1 është plotësuar në vitin 2012, po kështu faturat për pagesat në institucione për plotësimin e formularit të mësipërm janë plotësuar në vitin 2012.

Nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të merrnin në pyetje anëtarët e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 24.03.2010.

Drejtori i Departamentit të Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, njëkohësisht anëtar i Këshillit Teknik dhe KRRT-së në vitin 2010, ka shpjeguar se miratimi i sheshit dhe lejes së ndërtimit të mësipërm, nuk janë marrë në shqyrtim në mbledhjen e KRRT-së, si dhe nuk është shqyrtuar në Këshillin Teknik.

Po kështu, edhe anëtarët e tjerë të KRRT-së që kanë marrë pjesë në mbledhjen e datës 24.03.2010 kanë dëshmuar para hetuesve se miratimi i sheshit dhe lejes së ndërtimit të mësipërme, nuk janë marrë në shqyrtim në këtë mbledhje të KRRT-së. Janë pyetur edhe personat që kanë qenë anëtarë të Këshillit Teknik në Bashkinë Vlorë dhe nga shpjegimet e tyre nuk rezulton që kërkesa për shesh dhe për lejë ndërtimi në fjalë të jetë shqyrtuar në Këshillin Teknik.

Sikur mos mjaftonin falsifikimet, ka rezultuar edhe se zona ku kanë filluar punimet, sipas Planit të Përgjithshëm Rregullues të Qytetit Vlorë të miratuar me vendim të KRRTRSH-së, ndodhet brenda zonës së Portit Detar Vlorë, që do të thotë se në këtë zonë nuk mundet që të bëhen ndërtime.

 

Falsifikimet, me të njëjtën dorë: Eleni Dardhaj

Hetuesit kanë konkluduar nga dokumentat dhe dëshmitë se procesverbali është falsifikuar dhe kanë kërkuar më pas një ekspertim grafik për të zbuluar personin që ka ndërhyrë për të shtuar rreshtat në procesverbalet e mbledhjeev të KRRT-së..

“Duke iu referuar aktit të ekspertimit grafik me nr.5804, datë 31.05.2013 të Drejtorisë së Policisë Shkencore, rezulton se pika (11) e proces verbalit të mbledhjes së datës 24.03.2010 të KRRT-së së Bashkisë Vlorë është shkruar nga i njëjti person që ka shkruar edhe pjesën tjetër të proces verbalit të mbledhjes, që nga hetimi rezulton se është e pandehura Eleni Dardhaj. Ndërsa në anën e majtë të proces verbalit të pikës (11) është ndodhet nënshkrimi i Kryetarit të Bashkisë Vlorë – thuhet në dosjen hetimore që posedohet e plotë nga DITA.

“Janë prova që vijnë në harmoni dhe në lidhje llogjike me faktet objekt akuze, prej të cilave konfirmohet se në mbledhjet e KRRT-së së Bashkisë Vlorë të datave 24.03.2010 dhe 15.07.2010 nuk janë miratuar vendimet e përmendura më sipër si objekt akuze – thuhet në dosje.

 

Çfarë kanë dëshmuar të pandehurit

Të pandehurit Mustafa Tartari, Aleks Ahmataj dhe Artan Ferati, kanë plotësisht dijeni se ndërtimi i objektit shumëkatësh ka filluar që të kryhet nga shoqëria “Deco System” sh.p.k, me të cilin ata kanë bërë marrëveshjen për të përfituar 30 % të sipërfaqes së ndërtimit, pa u marrë më parë ndonjë vendim për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit. Po kështu, ata janë plotësisht në dijeni të faktit se pronar të ligjshëm të truallit janë bërë në vitin 2011, pasi kanë përfituar lejet e legalizimit, ndërkohë që vendimi i paraqitur nga subjekti ndërtues mban datën 15.07.2010, kohë kur shtetasit e mësipërm nuk kanë qenë pronar të ligjshëm të truallit dhe nuk kanë pasur asnjë dokument ligjor për të provuar një gjë të tillë – thuhet në dosje.

“Nga ana tjetër, i pandehuri Blerdi Licaj, në cilësinë e ortakut dhe përfaqësuesit ligjor të subjektit ndërtues, si personi që ka kryer veprime të drejtpërdrejta për kryerjen e ndërtimit, për të njëjtat arsye është plotësisht në dijeni të faktit se ndërtimi ka filluar pa u marrë më parë ndonjë vendim për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit si dhe leja e ndërtimit. Po kështu, ai është plotësisht në dijeni të faktit se vendimi i shkurtuar me nr.4/3, datë 15.07.2010, të përdorur prej tij, është me përmbajtje të falsifikuar – shkruhet më pas për episodin e parë.

Kurse për episodin e dytë: i pandehuri Gentjan Sherifaj, si ortak i vetëm dhe përfaqësues ligjor i subjektit ndërtues ka shpjeguar se nuk ka aplikuar për leje ndërtimi në Bashkinë Vlorë, por me këtë procedurë sipas tij është marrë i pandehuri Gëzim Feta.

I pandehuri Gëzim Feta ka plotësisht dijeni se ndërtimi i ndodhur në pronën e tij është kryer pa u marrë më parë ndonjë vendim për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit.

Po kështu, ai është plotësisht në dijeni të faktit se pronar i ligjshëm të truallit është bërë plotësisht në vitin 2011, pasi kanë përfituar edhe lejen e legalizimit, ndërkohë që vendimi i paraqitur mban datën 24.03.2010, kohë kur shtetasi i mësipërm nuk ka qenë pronar i ligjshëm i truallit dhe nuk ka pasur dokumenta ligjore për të provuar një gjë të tillë – thuhet në dosjen hetimore.

 

* * *

Kryebashkiaku: Gjyq politik, falënderoj mediat

Dje pas përfundimit të seancës Gjika është shprehur sërish se gjyqi ndaj tij është i montuar politikisht. “Vazhdoj t’i qëndroj mendimit që gjyqi ndaj meje është i montuar politikisht. Falenderoj median që po angazhohet për ta bërë sa më transparent këtë gjykim, transparencë që nuk i vlen vetëm publikut, por vlen edhe për të parë dhe për të kuptuar se sa i montuar është ky proces nga ana e prokurorisë. Prokuroria në çdo moment kërkon kohë për të sqaruar ato që realisht i ka ngritur vetë prej gati një vit e gjysmë”, – ka theksuar kryebashkiaku pasi doli nga salla. Seanca e radhës do të zhvillohet në 17 mars.

 

Prokuroria: Listë dëshmitarësh, 21 dokumenta kryesore

Prokuroria do ta mbështesë akuzën në dëshmitarë dhe prova shkresore. Ka një listë me dëshmitarë, që përfshin zyrtarë të Bashkisë, pjesëmarrës në mbledhjet e KRRT-së së cilave u është falsifikuar procesverbali si dhe disa qytetarë të Vlorës. Akuza ka parashikuar gjithashtu edhe pyetjen e vetë të pandehurve si dëshmitarë.

Ka një mori dokumentash me të cilat Prokuroria do provojë të vërtetojë akuzën, por një listë që përfshin 21 të tilla është kryesorja që do merret në gjykim. Këto 21 dokumenta përfshijnë procesverbale, akte sekuestrimi, akte ekspertimi dhe akte të tjera shkresore të lidhura me akuzën.

gjika 22

Aida Nako March 11, 2014 13:58
Komento

44 Komente

  1. floriana March 11, 14:23

    Te gjithe ata qe punojne me shkresa dhe qe njojhin ligjin eshte e qarte se ky eshte nje akt i paster korrupsioni ku per fat te keq te gjitha fijet te cojne tek Gjika. Burgu eshte zgjidhja

    Reply to this comment
  2. Ermal March 11, 14:55

    Po me keto cizme me kostum e mbaj mend gjithmone une kete hajdutin me cizme

    Reply to this comment
    • fatmir March 11, 15:41

      Zoti Gjika: te kam admiruar per punen qe ke bere ne Vlore , por edhe une kam hedhe dyshimet e mia personale pak e nga pak, duke mos dashur te besoj se ti ke pas diçka te fshehur, ose je nisur nga momentet. Atehere kur Mustafa Dedenik lutej per pyllin e sodes dhe ambjentalistet u ngriten ne Vlore, ti as nuk i mbeshtete, por perkundrazi ndoshta dhe i sulmove. Tani qe rrethanat prune te tjera gjera ne dere, dyshimin tim e shikoj me te perfocuar. Nuk mohoj ate qe ke bere qofte dhe per 100 vjetorin e pavaresise, po pse ajo re tymi egzistonte ne ndergjegjen dhe veprimet e tua? Mos valle dikush te kish lidh duarte apo çoroditur mendjen? Prandaj, para se te leshe detyren e kryetarit bashkise duhet te pastrohesh para qytetareve te Vlores qe te kane mbeshtet aq shume. Une nuk arrije dote deri aty te te fajsoj apo beje pjestar te atyre krimeve monstruoze qe kane ndodhur ne Vlore, dhe nuk ma do as shpirti, por ca firma pallatesh me detyrojne te theme qe pse i ke hedhur ne kundershtim me projektin e Vlores,ne kundershtim me ate qe nuk duheshin, prandaj duke mos dashe asnjehere te fshij punen e madhe qe ka bere bashkia e Vlores keto vite, pavaresishte nga qeverisja vendore me Sali berishen qe deshirene e ka pase, mundesisht ti humbisni dhe emrin Vlore, ke lene hije dyshimi dhe ke shkaktuar nje trishtim te qyetaret vlonjate per ca veprime ndermjetese, duke ngulur kembe une jo tek pallatet se sa tek nderi dhe respekti i inxhinjerit te respektuar dukatas Mustafa Dedenika qe punoi aq shume ne Vlore e gjithekund me perkushtimin dhe pergjegjesine e tij sa qe embrojti ate qytet nga erozioni natyror, por edhe politik kur vjen puna te pamundesia e tij per tu perkrahur, si dhe te atyre te rinjeve vlonjate qe u dekorajuan nga ti. Kete mund ta dine te tjere dhe ti me mire se une, por jam i prekur per ate qe ka ndodhe me qytetin e Vlores.

      Reply to this comment
  3. lulimiri March 11, 15:01

    Te kalbet ne burg. Jadut i paskrupullt.

    Reply to this comment
    • vlonjat March 11, 15:42

      o Gjika, PS e Vlores dhe e Shqiperise ty nuk duhet te te fale qe i dhe votat Kreshnik Cipit dhe ti vetem ti e bere deputet te PD ate njeri, duke i sjelle pasoja PS ne Vlore.
      Pastaj cila eshte puna jote, o lumadhi ti? Nuk zbukurove qytetin per vitin e ri dhe vlonjatet duhet te mbanin zi per ty, pse je ne ndjekje penale.
      Me dhimbset qyteti, PS, qe jam nder te paret socialiste, kur ti ishte drejtor shkolle, ndaj duhet te pranojme se ka rene ne fund puna e administrates se bashkise, jo vetem ti nuk dukesh por edhe dy nenkryetaret nuk bejne me asnje pune…
      Pastaj, o mik si nuk te skuqet faqja qe ne ate grupin kriminal, mafie mund te konsiderohet eshte perfshire edhe nje vartesi yt ne Bashki, nje biznesmen, qe ti e ke mik?
      E pra, ishin keta qe donin te asgjesonin socialistin, prefektin e Vlores Dervishi.Cfare do te kishe thene me pas, nese atentati do te kurorezzohej?

      Reply to this comment
      • vlonjat edhe une March 11, 15:44

        Per akuzat dakord te pergjigjet..
        Kjo qe lexoj, mendoj ai e ka bere sepse te tilla behen plot dhe aty eshte korrupsioni.
        Edhe Aluizni ka vepruar ne te njejten menyre duke sh[penrdare kundrejt rryshfeteve, tapi per prona qe nuk ekzistojne..

        por une mendoj qe shume i pa pjekur u tregua ne deklaraten e tije z.Dervishi duke aluduar per Shpetim Gjiken gjoja ne klane mafioze lidhur me perdorimin e tritolit ne disa akte terroriste kohet e fundit.Prefekti qe gjoja eshte perfaqesuesi i qeverise ne Vlore sillet si adoleshent para madiave,turp per keta kuadro qe emrohen me shume nga orgjina e tyre se sa nga aftesit dhe kopetenca per te drejtuar institucionin e prefektit.

        Reply to this comment
        • ... March 11, 15:45

          Eshte e vertete si Drita e DIELLIT se ne keto 23 vjet ‘Demokracie’ eshte Shpetim Gjika eshte i vetmi qe ka marre TRE here radhazi mandatin e KRYETARIT te Bashkise ne VLORE! me diference te thelle. Gjithesesi eshte DREJTESIJA ajo qe te vendos per saktesine e Akuzave qe jane ngritur ndaj TIJ. Por me pare para Drejtesise te dale UJKU!!!

          Reply to this comment
  4. Miri March 11, 15:22

    Te futete breda ne qyp dhe ti sekuestrohen dhe lidhset e kepuceve se thot neper kafene qe i kam me lekure Jaguari!

    Reply to this comment
    • lika March 11, 15:47

      Gjika dhe te gjithe kryebashkiaket e tjere jane majmur keq me para.

      Me vjen keq ta them por gruaja e Shpetimit mesuse ferngjishte, me votat e`popullit te vlores bredh me veture nga shtepia ne universitet, hipen ne klasin e pare ne avion nga tirana ne washington dc tek e motra me gjithe vajzen.

      e motra thuhet se ka ne pronesi nje hotel ( me parate qe punon ne centry 21 se burrin e ka pa pune) gjej te kujt jane dollaret??

      A nuk ka njerez te ndershem ne vlore dhe gjetiu te vihen ne krye te puneve, kaq e pamundur qenka?

      Reply to this comment
  5. nasruddin March 11, 15:40

    PARA SE PROKURORIA TE AKUZOJE GJIKEN SHQYPTARET DUHET TE AKUZOJNE PROKURORINE.

    Cfare ka bere Prokuroria e Llales qe nga viti 2010 qe sic tregojne dokumentat mafia e Gjikes dhe e Saliut, majtas dhe djathtas politikes kane kapluar shtetin? Ne cdo vend normal te Botes kur nje Prokurori nuk e ka guximin te hetoje nje ceshtje madhore kriminale fallsifikimi nga BOSAT e shtetit per 4 vjet me radhe kjo Prokurori quhet e paafte dhe frikacake dhe duhet te vetedorehiqet per t’ja lene vendin nje Prokurorie tjeter, e cila ka guximin dhe afetesite profesionale per t’i nxjerre para gjyqit kusaret me pushtet. Prandaj eshte mjaft qesharake ne vitin 2014 Prokuroria e Llales mburret qe ka vene me shpatulla per muri mafiozin socialist te Saliut Shpetim Gjika, kur ka qe nga viti 2010 qe i di te gjitha nga kallezime me dokumenta reale dhe ja ka futur me gjume ariu per 4 vjet me radhe. Prandaj edhe nastradini thote me te drejte:

    PARA SE PROKURORIA TE AKUZOJE GJIKEN SHQYPTARET DUHET TE AKUZOJNE PROKURORINE.

    dhe jo vetem per ceshtjen Gjika, por per

    vjedhjet ne rrugen Durres-Kukes
    vrasjen e Remzi Hoxhes
    vrasjen e Kosta Trebickes
    vrasjet dhe vjedhjet ne Gerdec
    vrasjet ne 21 janar

    Reply to this comment
  6. dasti March 11, 15:50

    Nje problem qe duhet te shikohet seriozisht!!!!! Sinqerisht e dua Edi Rames po nese kerkon shtet… Jo ne i nenes e nje i njerkes….ti bashkohet Muzatit te kamzes ose ne te kundert Rama shikohet si raciste kundrejt veriut…shkelesit e ligjit ne burg….jo tolerance nga te dy krahet politik…burg per te gjith.

    Reply to this comment
    • erald March 11, 15:51

      Njeriu kur punon,edhe gabon,ne te kundert nuk do te ishte KLSH qe te kontrollonte administraten shteterore. E rendesishme eshte qe as ka abuzuar me fondet e bashkise ,e as per dem ekonomik nuk behet fjale.Kush ekzagjeron faktet dihet,jane kundershtaret.

      Reply to this comment
      • rebel March 11, 15:52

        per mua si gjika, si Mziu i Kamzes, dhe Saliu me gjithe ministra duhej te ishte prapa hekurave. Po kjo gje kerkon burra shteti jo kalamaj qe u ka rene shteti ne duar si loder per shkak te urrejtjes per Saliun

        Reply to this comment
        • gonxhe March 11, 15:52

          o rebel..

          rama e deklaroi qe ne nisje te hetimit ,se nuk do ta braktisi gjiken si shok ,ndersa drejtesia duhet te zbardhi ngjarjet e lejeve te ndertimit.Ky qe ndrim eshte teper korrekt dhe i pergjegjshem.Kurse mzatit ja futi firma qe ai nuk i dha tenderin dhe qe paten pasur perplasje ekonomike dhe me pare.

          Reply to this comment
  7. Eli March 11, 15:51

    Gjike per cfare i ke bere vlores as me shume e as me pak…ti duhet te terhiqesh zverre neper rruget e qytetit si Gedafi ne rruget e sirtes, je nje hajn qe per nga permasat ke Berishen..Bashen…Rrulil…Jozekurven…Majlinden….Pollon…dhe plot te tille,por besoj se nje dite populli i xhvatur nga ju do tallin sumen…….Zan Caushi pyet shpesh per banden tuaj.

    Reply to this comment
  8. opozitar i sfilitur March 11, 15:54

    Ore jeni e terezi ju qe e mbroni???
    Ky edhe burgun e ka pak me ate qe i ka bere Vlores.Vjedhje ne maseee, shkaterime dhe betonizime pa fund.

    Reply to this comment
    • labi March 11, 15:55

      Ky shpetimi nuk njeh as moral, as ideal te majte, as meshire e humnaizem njerezor, as fund babezie ne vjedhje pronash e financash publiker. Ka punuar me gjithe gupet mafioze majtas e djathtas duke e shkaterruar Vloren perle, duke mashtruar dhe zhvatur popullin e Vlores. Une i keshilloj qe kur te shkoj ne gjyq te marre me vete ne sallen e gjyqit edhe grupin polifoniko-financiar qe e nxorri vet ne mes te Vlores duke kenduar kenge trimerive e ndershmerie kur prokororia i hapi dosjen e vjedhjeve e falsifimikimeve me pronat, fondet dhe lejet e ndertimit, si dikur kur kendonin per Enver Hoxhen si luftatetar kunder imperializmit dhe per Vehbi Alimucen, qe tallte bythen me lekt e popullit, me te cilet u ngrit edhe pallati i Lulushit te Saliut.

      Reply to this comment
  9. moza March 11, 15:56

    per mua, kot i vini rrotull
    materiali qe lexova eshte shume i sakte.
    gjthcka qe ka bere e ka bere me pelqimin e mikut te tij Edi Rames, ndersa tani, o po shkon si koke turku, o ia ka prishur piktorit.

    Reply to this comment
    • loke March 11, 15:57

      po pse mos Moza mimoza.. Pse, Edi i tha që t’i jepte atë leje skandaloze Lulzime Bashës?

      Reply to this comment
    • une March 11, 15:57

      Turp te kini per komentet e pista qe beni,Njeriu gabon ne pune,ai as ka abuzuar me fondet e bashkise ,e as ka dem ekonomik ,keto jane te renda,po pse dha 2 leje te jashteligjshme,per kete, le te merret mase administrative,me gjobe dhe kaq.Me gruan dhe me vajzen mos u merrni Ju burracake te ndyre.

      Reply to this comment
  10. ligji March 11, 15:59

    Ne gjithe kete mesele ka dicka shume shqetsuese. Pse u mbart procesi nga Vlora ne Tirane? Ka kjo te bej me friken nga tritoli?

    E turpshme frika e drejtësisë në Vlorë! Gjika,nëse ka shkelur ligjet dhe mjafton Hoteli i vjerrit të Bashës,duhet të denohet po në Vlorë dhe nëse nuk është dakort ta anikmojë dënimin.Nëse është i pafajshëm duhet drejtësia e Vlorës ta shpall! Antidemokratike veprimet e drejtësisë se Vlorës të cilat dobesojnë shtetin dhe japin imazhin e frikës atij! Perpara ligjit të gjuthë të barabartë!

    Reply to this comment
  11. FIERAK March 11, 16:00

    TUNGJAT GAZETA DITA
    JENI SHUME KURAJOZA DHE SHUME TE LEXUAR NE VLORE DHE NE FIER.
    GJIKA NUK KA VETEM ATE DOSJE .NJE TJETER DOSJE DUHET HAPUR PER NDERTIMET QE JANE BERE NE SKELE NE KRAHUN E PORTIT TE VJETER VLORE SI 2 HOTETLET DHE 2 PALLATET ME TYNEL .KJO I KAZENE FRYMEN GJITHE SKELES PER TE DALE NE DET SI KA QENE ME PARE PRONE E SHTETIT PASI KA QENE PORT ME ZYRAT E TIJ.

    Reply to this comment
    • ZENO March 11, 16:00

      Me sa duket:- Ne VLORE, dhe jo vetem, “DREJTESIA” NUK eshte DREJTESI!!! 1 MILION votat e 23 Qershorit, se pari, KERKUAN te PASTROHET Sistemi i Drejtesise. Nuk mjafton vetem me KANCELARET! Do te Bindemi kur para DREJTESISE te PERBALLET KRYE/KRIMINELI,HAJDUTI,VAMPIRI B..ISHA. Ai eshte PESHKAQENI, pastaj vijne CIRONJTE.

      Reply to this comment
  12. ... March 11, 16:01

    Me sa duket:- Ne VLORE, dhe jo vetem, “DREJTESIA” NUK eshte DREJTESI!!! 1 MILION votat e 23 Qershorit, se pari, KERKUAN te PASTROHET Sistemi i Drejtesise. Nuk mjafton vetem me KANCELARET! Do te Bindemi kur para DREJTESISE te PERBALLET KRYE/KRIMINELI,HAJDUTI,VAMPIRI B..ISHA. Ai eshte PESHKAQENI, pastaj vijne CIRONJTE.

    Reply to this comment
    • full zevzeku March 11, 16:03

      Ne fjalorin e shqipes nuk duhet te jete me fjala turp. Ajo duhet te zevendesohet me ti ske turp…… Po si nuk i vjen turp ketij Gjikes qe e zoptoj Vloren tani THOTE “ME SULMOJN POLITIKISHT”

      Si ste vjen turp o gjika ben dhe moral

      Reply to this comment
    • belinda March 11, 16:04

      Tragjedite e koheve te fundit, krimi brenda familjes, abuzimi pedofilik,dhunimi intelektual e administrativ, perrallat per krahehapjen amerikane per kombasit tane,dashurite shterpe te liderve tane, natyrisht qe per shumicen prej nesh perbejne probleme te lokalizuara te indiviteve te vecante. Asnje rrekje idesh,iniciativash, ndermarjesh per te reaguar me zerin qytetar perkundrejt tyre….. Natyrisht qe jo, se keto nuk sjellin “renim” liderash politik.
      Po kur fjala vjen per nje reagim meritokratik e antinepotik, atehere te gjithe ne kembe kunder njerezve qe po shperndajne bakterin ideologjik. Te gjithe versulemi si uragan te terbuar, si llava ne shperthim, me reagimin bumerang kundrejt cdo germe, fjale, fjalie te cituar te shpepojme tutoret partiak, se ndoshta neser do jete vone, e kryetari sdo jete me i pari vendit e i pari i vendit sdo jete me i pare.

      Reply to this comment
  13. lushi March 11, 16:05

    Ky eshte i pari person qe meriton te arrestohet me ligjin e reformuar ndaj zyrtareve te korruptuar.
    E thene shkurt i duhet sekuestruar e gjithe pasuria e vene ne menyre abuzive

    Reply to this comment
  14. ilir March 11, 16:06

    Shpetimi s’ka lene lulishte te Vlores pa i bere kioska dhe me pas u jep leje per pallate ku ka mare pjesen e tij te parave ose me nga 2-3 hyrje .
    Shikoni lulishten te tre racat, te Shelgu i ka lene kioskat dhe kerkon ti beje pallat.Populli i Vlores te shikoj dhe ti denoncoj jo kur ti vije zjari posht vehtes te kujtohet se se mosha e terete dhe femijte skane ku te shlodhen pasi ky i ka zaptuar te gjitha

    Reply to this comment
  15. zemerim March 11, 16:12

    Mbrohu akoma Shpetim, por ora e drejtesise nuk do vonoje edhe per ty. Vepra jote ne Vlore do dale ne drite, se vec padrejtesise dhe korrupsionit nuk ke bere gje tjeter te mire. E ku ti gjeje trute ti per te bere te mira, tek mustaqet apo tek intelekti? Per te takuar kete kryetar duhej te rrije me muaj ne dyert e bashkise, ndersa letrave nuk u pergjigjej kurre. Ka vetem nje favor, qe te llojit te tij jane bere shume dhe me ke te merresh me pare. Qe ai vete ka bere aq shume, sa sdi ku ta kapesh me pare

    Reply to this comment
    • arditi March 11, 16:13

      E prokurori i pergjihshem thote qe nuk ka krim te organizuar,kur faktet fkasin qarte.Prokururia e nje rrethi falimenton duke deklaruar se nuk mund mund te zhvillohet gjyqi ne kete rreth.Pra me kete rast Ne jemi paranje falimentimi total te organeve te drejtesise duke perfshire edhe ato te sigurimit te rendit.

      Reply to this comment
  16. idejat March 11, 16:14

    KOHA DRIDHET E PERDRIDHET ,DO VIJ KOHA QE DO TE ZGJIDHET

    Reply to this comment
  17. arsi vlora March 11, 16:16

    Ky Gjika e shkateroi Vloren dhe Vlonjatet e vertete.
    Ju qe nuk jeni nga Vlora mos flisni kot se nuk e njihni fare situaten.
    Gjika jo vetem duhet futur ne burg, por duhet ti konfiksohet e gjithe pasuria perallore qe ka bere me korupsion ne kuriz te Vlonjateve.
    Te kujtohet ore Shpetim se si u prishje kioskat njerezve hallexhinj dhe te ndershem duke jua dhene te njejten kioske dikujt tjeter vetem sepse ky dikushi te jepte 5 mije euro, o legen??

    Ne kete jete paguhen te gjitha ,edhe pse ti kujtoje se ishe i paprekshem sepse kishe nga pas nje turme bythlepiresash fshatare te pashkolle te cilet te benin freski si sulltan duke qeshur me barsoletat tuaja pa kripe.

    Reply to this comment
    • SHQIPERIA VEND PA SHPRESE. March 11, 16:17

      Les incorruptibles,te paprekshmit te felliqurit qe me pushtetin, vodhen dhe blene e shiten cdo gje ne vlore etj,kane mbrojtjen e pushtetit qe sali kadavra ka lene mbrapa.Per tu denuar denohet ai qe shkon e vjedh per capen e bukes ose kthehen ne viktima si ato 5 te mjeret qe u mbyten ne miniere se skamja u ke prekur ne rrasht.Kurse disa te tjere trazicioni i pasuroi duke vjedh e duke vrare me shpejte se pasaniket e perendimit,si bashkiaku i vlores apo vjerri i lulkes.SHQIPERIA VEND PA SHPRESE.

      Reply to this comment
  18. beso March 11, 16:18

    o ndyresira komentues te PS kriminale lani gojen e qelbur kur ter zini ne goje Shpetimin

    Reply to this comment
  19. sekreti March 11, 16:19

    Nese ju kujtohet para se te plaste skandali i Gjikes, Berisha sulmoi Shpëtim Gjikën: E kanë kërcënuar me burg, ndaj ka nisur një fushatë terrori – tha

    Po ta shikosh se cfar thote gomari dhe armiku i Shqiptareve.E quan prishjen e ndertimeve pa LEJE si FUSHAT TERRORI,FUSHAT TERRORI.KY ESHTE MENDIMI I HAJVANIT TE UDB-se .

    Dhe ka qene vete Gjika qe e ka informuar qe e kishin thirrur ne prokurori sepse nuk ka gjetur mundesi te mbrohet nga Edi Rama

    Reply to this comment
  20. vizio March 11, 16:21

    Ky Shpetimi nuk ka pse denohet. Nese duhet denuar njeri, le te denohet Saliu dhe femijete tij si fillim.
    Por ama ka nevoje te iki nga ka ardhur se ska lene lulishte te Vlores pa i bere kioska dhe me pas u jep leje per pallate ku ka mare pjesen e tij te parave ose me nga 2-3 hyrje .

    Shikoni lulishten te tre racat, qe [permdnet ne kete artikull shume te sakte.

    Te Shelgu i ka lene kioskat dhe kerkon ti beje pallat.

    Reply to this comment
  21. Miri March 11, 18:23

    Ti beso beje lavazh gojes kur del kunder popullit,pis Terbaci,fshatar!

    Reply to this comment
  22. Pedro March 11, 18:46

    Eshte e njejta skeme me KRT-te ne gjithe vendin.Eshte e nejta formule vjedhje ngaKryetarte Bashkive. Thellohuni me kntrolle. Shifni care del……..

    Reply to this comment
  23. Une jam, ti je March 11, 20:12

    E mbylli me turp Shpetim Gjika.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*