“Dosja Habilaj”, nis seanca për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve

October 22, 2017 10:56

“Dosja Habilaj”, nis seanca për masën e sigurisë ndaj dy të arrestuarve

Ka nisur seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy prej anëtarëve të bandës së trafikut të drogës së vëllezërve Habilaj.

Përveç arrestimeve nga autoritetet italiane ku është prangosur edhe Moisi Habilaj, njeriu kryesor i grupit, autoritetet shqiptare kanë arrestuar edhe Armando Koçerin si dhe Nezar Seitin, gjithashtu të afërm të Habilajve.

Koçeri u arrestua pasi në banesën e tij në Babicë të Vlorës u sekuestruar një sasi prej 4.5 ton drogë kanabis, e cila dyshohej se do të trafikohej në Itali nëpërmjet detit.

Fshati Babicë ndodhet shumë pranë bregut të detit në Vlorë.

October 22, 2017 10:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*