Dosja “Hajdari”, avokati i Haxhisë: Një ditar i zhdukur fsheh autorët

June 24, 2018 16:20

Dosja “Hajdari”, avokati i Haxhisë: Një ditar i zhdukur fsheh autorët

 

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia duket se kërkon vetëm përballje me ish-shefin e tij.

“Nuk do të kërkojmë dhe nuk do të pranojmë një pafajësi në tavolinë, por duam një proces gjyqësor ku të dëgjohemi dhe të paraqesim prova dhe fakte konkrete”, deklaroi pwr Top Channel, avokati i Haxhisë, Bashkim Nikolla.

Kjo është strategjia juridike e Izet Haxhisë dhe avokatit të tij mbrojtës, pas dritës jeshile që i dha gjykata e Tiranës për të rishikuar vendimin që dënon me 25 vite burgim si një nga bashkëpunëtorët në vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdarit.

“Ne do të kërkojmë që të bëhet një proces gjyqësor dhe të dëgjohemi dhe të shqyrtojmë të gjitha provat që kemi deklaruar, duke i provuar një nga një. Jo vetëm që do të bëhet kështu, por do të jetë edhe një leksion i mirë për drejtësinë. Secili që jep drejtësi duhet ta kuptojë se nuk mund t’i mbyllësh gojën tjetrit me një drejtësi pa prova”, tha Bashkim Nikolla.

Personi kryesor që Izet Haxhia ka sulmuar në deklaratat e tij, është ish=kryeministri Sali Berisha. Po çfarë do të provojë ai, me dëshminë e Sali Berishës?

“Atë e di ai, për ato që do të thotë, por ne do të vazhdojmë hap pas hapi, duke provuar gjithçka”, deklaroi avokati Nikolla.

Prej dy ditësh avokati i Haxhisë ka në dorë dosjen voluminoze prej 702 fletësh për vrasjen e Azem Hajdarit dhe nga shqyrtimi i saj përveç shumë fakteve që sipas tij janë absurde, njërin prej tyre e deklaron për Top Channel.

“Në dosje është vendimi për sekuestrimin e ditarit të ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta. Por ditari nuk është. Çfarë ka pasur në atë ditar, ku ish-ministri ka shkruar mbi autorët lëvizjet dhe dinamikën e ngjarjes? Pse nuk është? Kush e fsheh?”, deklaroi avokati Bashkim Nikolla.

a.s/dita

June 24, 2018 16:20
Komento

3 Komente

  1. MH June 24, 18:10

    Pushka top tu bafte Izet Haxhia.
    Do na ngrohesh zemrat me deklarime faktesh te pa tundeshme me drejtesin e se vertetes.Te shpirtit dhe zemres.
    Jem me ty.Te ndjekim ne cdo vakt te dites.

    Reply to this comment
  2. M A R K O June 24, 19:41

    Ai ditar fsheh meszhin.. qe duhet qeruar qelbi Berishe.

    Reply to this comment
  3. @Mal Uka June 24, 20:28

    – Duhet te jesh ne ndo nje spital te
    t’ trentve dhe tu besosh rrenve te Izet Flliqnise ! Ky
    thot se Salih Berisha deshti edhe Meksin ne vitin 1992
    ta mbyte me Avion ! Per Izet flliqnine Salih berisha
    Eshte dhe manovrues i ajroplanve ! Per keso rrenash
    duhet ti ngriutet pasdi tjeter dhe Burgu ti zgjatet Izet
    Kulise ! Kush knaqet me keso rrenash ia hangert
    qenefin Salih Berishes !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim