Dosja ‘Hajdari’, flet avokati: Pritëm gjatë, kriminelët do ndëshkohen

June 21, 2018 16:08

Dosja ‘Hajdari’, flet avokati: Pritëm gjatë, kriminelët do ndëshkohen

Gjykata e Tiranës vendosi sot për hapjen e dosjes së Azem Hajdarit për të cilën është dënuar me 25 vjet burg Izet Haxhia. Bashkim Nikolla, avokati mbrojtës i Haxhisë, e cilësoi ditë të mirë për drejtësinë vendimin për rigjykimin e klientit të tij. Sipas tij, Izet Haxhia është dënuar me prova të sajuara dhe se ai është i pafajshëm.

“Para se t’ju përgjigjem pyetjes, me këtë vendim që mori gjykata e shkallës së parë Tiranë, është një ditë shumë e mirë për shqiptarët. Përsa i përket aspektit procedurial, do procedojmë më tej me ankimimin. Do provojmë se s’na takon dënimi 25 vjet por pafajësia.

Ka prova që Izet Haxhia është i pafajshëm. Do sqarojmë pozicionet tona. Dosja, politike është  e qepur keq. Duam të gjykohemi e të rigjykohemi. Dosja është skandaloze. Vetëm dje kemi patur mundësinë ta prekim fizikisht dosjen prej 700 e ca faqeve. Janë mbi 21 politikanë me në krye të parin e vendit që ka qenë në atë kohë, që janë thirrur për dëshmitarë e s’kanë begenisur.

Kanë patur të gjithë një seli. Sot është ora që drejtësinë ta përfillin të gjithë. Do vijnë të gjithë politikanët. Nëse dje ishin të zënë me punë le t’a bëjnë nesër. Janë dhënë 1 milionë euro për të vrarë Izet Haxhinë. Shkaku madhor ka qenë rreziku për jetën, rrezik permanent për Izet Haxhinë. Më në fund do ketë drejtësi, pa le të përmbyset bota. Kam shumë besim tek drejtësia”.

o.j/dita

June 21, 2018 16:08
Komento

3 Komente

  1. C'a bohet kshtu June 22, 03:44

    Z. Bashkim shuma prej 1 milion $ kalon per te lare hesapet me ty, per Izet Haxhine eshte vlera ne tregun e vrasjeve, Sali Kar-axhic ankandin e fillon sot me 10 milion $ me qene se monedha euro po zhveresohet.
    Te shikojme sa do te kuotohet ne Bursen e Krimeve koka e Izetit.
    Ruhuni, se ata qe duket sikur bejne drejtesi jane vatra e krimit dhe nbeshtetesit e saj.
    Kerkoni mbrojtje vetem nga Ambasada Amerikane se ata te BE jane Beqira dhe presin si vizitor Sali-Lulushin, i lidhin fije te vjetra dhe te reja, askush deri me sot nuk ka thene nje gjysem fjale per grushtin e shteit, pushkatimet ne Bulevard, Gerdec-Hiroshimen dhe krimet e tjera te Saliut, Shkerdhenit, Mediut etj, etj.

    Reply to this comment
  2. Mark .U.K June 22, 09:23

    Deshiroj te dalin e verteta e vrasjes se Hajdarit.Persa i perket Izet Haxhis edhe sikur nuk ka lidhje me vrasjen e tij mbi te ra dojn krime te tjera qe 25 vjet nuk i duken asgja.Dy burra te njohur ka nxierr Tropoja B Currin e Azem Hajdarin e te dy i vran vete.Puna e Izetit do shkoj si puna e dhis pa briena qe shkoj me i kerkue e mbeti edhe pa vesh.

    Reply to this comment
  3. Naim Frasheri June 22, 10:11

    O Mark Pse e Ngaterron Bajram Zurrin me Kriminele Spiune e Kontrabandiste.te Dhjefsha Tropojen, se Me shume Kriminele e Tradhetar Ka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*