“Dosja Panama Papers”, vjen dorëheqja e parë në FIFA

April 7, 2016 14:48

“Dosja Panama Papers”, vjen dorëheqja e parë në FIFA

Si rezultat i skandalit në lidhje me llogaritë ‘offshore’ dhe mashtrimet financiare të publikuara në “Dosje Panama”, avokati i njohur dhe njëri nga njerëzit më të pasur në Uruguai, Juan Pedro Damiani dha dorëheqje nga pozicioni i gjyqtarit etik të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA).

Ai ka mbështetur pezullimin e presidentit disa vjeçar të FIFA-s, Sepp Blatter të cilit në vitin 2015 FIFA ia ndaloi të merret më çdo aktivitet që ka të bëjë me futbollin.

Sipas mediave ndërkombëtare, Damiani nga e diela është nën hetime, kur emri i tij u gjet në opinionin ndërkombëtar pas publikimit të “informacioneve konfidenciale” të dokumenteve të kompanisë Mossack Fonseca nga Panamaja, e cila kishte ndihmuar një numër të udhëheqësve të botës në pastrimin e parave dhe evazionit fiskal.

 

Kujtojmë se të dyshuar janë edhe presidenti i i FIFA-s, Gianni Infantino, futbollisti Lionel Messi dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini.

April 7, 2016 14:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*