Dosja për dy deputetët arrin në Gjykatën e Lartë, Prokuroria kërkon arrest me burg

March 27, 2015 18:22

Dosja për dy deputetët arrin në Gjykatën e Lartë, Prokuroria kërkon arrest me burg

Prokuroria i kërkon Gjykatës së Lartë masën e sigurisë arrest me burg për dy deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku të akuzuar për “Kallëzim të rremë”, “Kanosje për kallëzim” dhe “Deklaratë të rremë para prokurorit”. Dosja u dorëzua në orën 17:35 minuta në protokollin e Gjykatës Supreme nga korrieri i Prokurorisë së Përgjithshme.

Gjykata e Lartë njoftoi zyrtarisht se shorti me gogla për caktimin e Kolegjit Penal, që do shqyrtojë kërkesën do të hidhet në orën 08:30 të së shtunës.

Dy deputetët e kaluan natën në dy qeli normale paraburgimi, veç njëri-tjetrit, në katin e parë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, qeli që mësohet se janë larg njëra-tjetrës, duke mos krijuar asnjë mundësi komunikimi, as në distancë.

 

March 27, 2015 18:22
Komento

5 Komente

  1. Sulua March 27, 18:44

    Ua se ma mbush eat mendjen, hahaaaa
    Nuk komunikojne me njeri tjetrin!!!!!!!!e cuditeshme……
    Po police te Sales mo ca kan bere gjithe naten. ATYRE u ka dale puna tani, dhe me goxha pagese, mbase?

    Reply to this comment
  2. Denisi March 27, 19:40

    Toma kishte per qellim qe jo vetem te fuste ne kurth Meten,por te gjithe qeverine.

    A mos valle SHQUPI perdori nje nga taktikat e saj te radhes per destabilizim?

    Megjithate SHQUPI do te vazhdoje te destabilizoje vendin me çdo menyre……

    Reply to this comment
  3. info analitike March 27, 19:55

    Po te jene keto aktakuzat i bie qe duhen arrestuar sa me shpejt edhe Ilir Meta, Baba Taku, Saimir Tahiri, Edi Rama, Adriatik Llalla.

    Reply to this comment
  4. Lul March 28, 09:26

    Si mor ju pren karjeren ne mes ketyre politikaneve qe emeri i tyre eshte i skalitur duke filluar nga drejtesia belge…greke…italiane..Mark Frroqi nje figur qe lehtesisht mund ta zevendesoj kalin ne kopshtin zologjik…dhe ky Tum Doshi qe duhet tja lidhesh duart pas kokes….ky maskara ka bere kerdine ka perdore dhe administraten poblike.

    Reply to this comment
  5. ushtaraku March 28, 12:15

    ShQUPI ka qene Vater kulture per ushtaraket e nderuar trima, per te mbrojtur Atdheun.

    Aty jane NDERUAR te gjithe ushtaraket qe u vrane ne krye te detures per Atdheun.

    Te kjo ndertese eshte shkruar LAVDIA DHE NDERI I KOMBIT per nje ushtri te forte

    te armatosur me moral.

    Askujt nuk ja mbajti te sulmoje, vetem se kishim kete usHTRi TE ARMATOSUR.

    Lidheni Ramen se eshte CMENDUR.

    OSE MOS JA VINI VESHIN SE ESHTE I SEMURE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*