Dosja, shkeljet që çuan në “vrasjen me dashje” te Kavalishenca

December 17, 2019 08:31

Dosja, shkeljet që çuan në “vrasjen me dashje” te Kavalishenca

Në dosjen e Prokurorisë parashikohen me detaje shkeljet që rritën numrin e viktimave nga tërmeti në Durrës, për të cilat janë firmosur 17 urdhër arresti, 9 prej të cilave u ekzekutuan dje kurse 8 të tjerë mbetën në kërkim.

Prokuroria e cilëson vrasje me dashje vdekjen e pedagogut të Akademisë së Policisë Bajram Hajdarmataj tek Konvaleshenca në Durrës pasi ajo u shemb nga tërmeti duke akuzuar për këtë ngjarje drejtorin Ahmet Doda dhe nëndrejtorin e saj, Kujtim Hasa.

Në dosje, prokurorët kanë konstatuar se godina ku vdiq Hajdarmataj ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, por drejtuesit e këtij institucioni nuk ndaluan futjen atje të personave, siç ishte Hajdarmataj, i cili vdiq duke mbetur nën rrënoja.

“Shtetasi Ahmet Doda, në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marrë masa drejtuese dhe organizative për nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim të “Akti i konstatimit të situatës pas termetit” datë 26.09.2019 , të hartuar nga ana e inxhinierëve të Bashkisë Durrës, duke sugjeruar si mase provizore për mosqëndrimin në këto ambiente.

Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur një grup pune duke ngarkuar Përgjegjësin e sektorit të Sherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.

Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal”, konstatojnë prokurorët.

Pjesë nga dosja e Prokurorisë:

VI- Lidhur me paligjshmëritë e konstatuara ne objektin godine “Shtepia e Pushimit e Ministrisë se Brendshme, lagjia nr.13,Durrës.

Ne Objektin e emërtuar “Kavalishenca” i cili ndodhet në lagjen nr. 13, Durrës, rezulton se është ndërtuar me leje ndërtimi një pjesë e ndërtimit gjatë viteve 2007-2008, ku si pasojë e lëkundjeve të tërmetit ka pësuar vdekjen shtetasi Bujar Hajdarmetaj.

Ne funksion te hetimeve eshte verifikuar dhe marre ne institucionet ASHK, ALUIZN, BASHKI, TATIME, IKMT/IMT, Këshill Qarku , Njësitë administrative, dokumente dhe prova që lidhen me objektin i cili eshte shkatërruar dhe ka dale jashtëfunksionit.Ne funksion të hetimeve të këtij procedimi penal jane marre dhe administruar provat si vijon:

I- Ne Zyren e arkives se Kadastres Durres jane marre keto dokumenta:

Referenca me nr.0042,ZK 8518 me numer pasurie 53/1 vol.7 faqe 145 me emrin Shtepia e Pushimit Ministria e Brendshme, bashkelidhur me flete invertari te dates 31.01.2017, bashkelidhur me dy mandate pagese, aplikim kerkese date 11.02.2005. Kerkese per hipotekim me nr.05, prot date 10.01.2017 drejtuar ZRVPP Durres bashkëlidhur kerkese per hipotekim me date 10.02.2005. Kopje e Vendimit te Keshillit te Ministrave 250, i dt.24.04.2003.

Vendim me nr. 316 date 24.04.2003 shkrese e zyres Qendrore te RPP me nr.498/1 date 23.06.2003. Shkrese per hipotekim me nr.05 prot date 10.02.2005. Vendimi I Keshillit te Ministrave 250 I dt.24.04.2003. Vendimi me nr,316 date 24.04.2003 . Shkrese Zyres Qendrore te RPP paluatjshme me nr.489/1 date 13.06.2003 kopje . Shkrese Ministrise se Rendit Publik nr.349 prot date 02.07.2003. Akti verifikimi I dates 30.03.2005. Formular per inventarizimin bashkelidhur planin e pergjithshem te vendosjes se objekteve shtetore 1995. Sips procesverbalit te sekuestrimit te dokumentaeve te dates 04.12.2029.

II- Ne ambientet e Shtepise se Pushimit te Ministrise se Brendeshme Durres jane marre me procese kqyrje marrje te dates 09.12.2019, dokumentat si me poshte:

Shkesa nr.346 prot date 26.09,2019 Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019, Informacioidates 27.09.2019 mbi gjedjen e hotelit pas termetit te dates 21.09.2019. Shkresa nr.8560 date 30.10.2019 mbi organizimin e nje aktiviteti ne ambijett e shtepse se pushimit , Kontrate sipermarrje me object rikonstruksioni te hotelin nr.4.Relacion teknik per projektin elektrik te hotelit nr.4, Procesverbal kolaudimi I dates 15.11.2008 me lidhje me hotelin nr,. 4 .Plan vendiosje te hotelit nr,4. Preventivi per rikontruksion te hotelit nr.4 Relacion per ecurine punimeve te dates 10.09.2007. Preventivi dyte per rikonstruksionin e hotelit nr,4.

Formulari per inventarizimin e pronave te paluajtshme . Sistemi urbanistik i zones se Shtepise se Pushiit te vitit 1988 . Urdher Prokurimi nr.388 fate 04.11.2019 se bashku me te gjithe procedure per rikontruksionin e hotelit nr.4 pas termetit te date 21.09.2019 sipas procesverbalit.Jane printuar imazhe nga Googlemaps, te objektit.

Eshte marre deklarim pergjegjesit te sherbimeve ne Shtepia e Pushimit Ministria e Brendshme, Kujtim Hasa si dhe personave te tjerë qe tregojnë rrethan të hetimit.

Pas administrimit te Akt konstatimi mbi situaten e objekteve pas termetit te dates 21.09.2019 ka rezultuar se ne daten 26.09.2019 ka ardhur ne SHP ( Kavalishence) nje grup inxhinjeresh i perbere nga kater persona te Bashkise Durres dhe pasi eshte hapur godina Hoteli Ri (nr,4) se bashku me kater inxhinjeret eshte bere inspektimi i te gjithe ambjenteve nga kati i pare deri ne katin e peste.

Ku ata kane pare kollonat me vemendje te vecante, kollonat mbajtese, muraturen, hapesirat e ndryshme dhe te gjitha ambjentet qe dispononte godina. Pasi ata kane bere inspektimin e tyre kane bere nje raporti i dates 26.09.2019, me titull “Akti konstatimit te situates pas termetit”, nga ana e inxhiniereve ata kane bere raport duke konkluduar se aktualisht ambientet janë të pashfrytezueshem.

Nga ana e eksperteve i eshte sugjeruar drejtorit si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.

1- Nisur nga sa më sipër, rezulton se ekzistojnë dyshime të bazuara se nga ana e shtetasit Kujtim Hasa, në cilësinë e Shefit të shërbimeve të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, i cili kishte dijeni për konstatimin e eksperteve se duhej marre masa provizore e mosqendrimit ne ambientet e Shtëpisë se Pushimit për shkak tëdëmtimit qe kishte shkaktuar tërmeti i datës 21.09.2019, është lejuar hyrja dhe qëndrimi në këto ambiente i shtetasve te ndryshëm.

Nga lejimi i strehimit në ambientet e Shtëpisë së Pushimit edhe per shkak te lekundejeve te termetiti te datës 26.11.2019 në objektin për te cilin nga ana e inxhiniereve dhe arkitekteve ishte rekomanduar mos përdorimi i tij,kaardhur si pasojë vdekja e shtetasit Bujar Hajdarmataj, duke kryer në këtë mënyrë elementët e veprës penale“Vrasja me dashje” parashikuar nga neni 76 të Kodit Penal në ngarkim të të dyshuarit Kujtim Hasa.

Shtetasi Kujtim Hasa më dashje indirekte ka sjellë pasojën e ardhur pasi ai i ka parashikuar pasojat qe mund te vijnë nisur nga informacioni qe kishte, nuk e ka dëshiruar ate por ka lejuar qe pasoja te vije, duke lejuar frekuentimin e ambienteve te Shtepise se Pushimit gjatgjith kohës pas termetit te datës 21.09.2019, duke ardhur ne datën 26.11.2019 pasoja ne humbjen e jetës se shtetasit Bajram Hajdarmetaj.

2- Nderkohe shtetasi Ahmet Doda,në cilësinë e Drejtorit të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, nuk ka marre masa drejtuese dhe organizative per nxjerrjen e urdhërave dhe udhëzimeve mbi respektimin rekomandimeve me shkrim te “Akti konstatimit te situates pas termetit” date 26.09.2019 , te hartuar nga nga ana e inxhinierëve te BashkiseDurres, duke sugjeruar si mase provizore per mosqendrimin ne keto ambiente.

Sidoqoftë nga verifikimet e kryera nga ana e policisë Gjyqësore, rezulton se pas marrjes së akt konstatimit të inxhinierëve, i dyshuari Ahmet Doda ka ngritur nje grup pune duke ngarkuar Pergjegjesin e sektorit tëSherbimeve, të dyshuarin Kujtim Hasa, si dhe dy kujdestaret e Hotelit nr.4, të Shtëpisë së Pushimit të MB Durrës, në lidhje me verifikim e dëmëve dhe pasojave të konstatuara nga akti i konstatimit të inxhiniereve.

Nisur nga sa me sipër dhe bazuar ne faktet dhe provat e administruara rezulton se me mos veprimet e tij shtetasi Ahmet Doda, dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale“Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Nisur nga sa me sipër me veprimet dhe mos veprimet e kundra ligjshme te kryera nga ana e personave te sipër përmendur, rezulton se nga ana e tyre jane kryer veprat penale te dyshuara per secilin sipas parashikimit te sipër përmendur.

Nisur nga fakti se veprat penale te kryera prej tyre paraqesin rrezikshmëri te larte shoqërore dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet e parashikuara nga neni 253 i K.pr.penale, është urdhëruar ndalimi. Per këto asrye bazuar ne enët 253,258,259 te K.Pr.penale nga ana e Gjykatës duhet te vlerësohen te ligjshme këto ndalime.

Gjithashtu nisur nga fakti se është e nevojshme kryerja e veprimeve te tjera hetimore ne funksion te procedimit penal dhe nisur nga fakti se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga nenet 228,229,230 te K.Pr.penale, eshte e nevojshme caktimi i masave te sigurimit ne ngarkim te personave te ndaluar.

Vepra penale e kryer nga secili i ndaluar , paraqet rrezikshmëri shoqërore,

Për shkak se veprimet dhe mosveprimet e kryera nga ana e autorëve të veprës penale janë të tilla të cilat përligjin caktimin e një mase sigurimi ndaj tyre,

Në ngarkim të ndaluarve ekziston një dyshim i arsyeshëm, i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale.

Në rastin konkret ndaj të ndaluarve nuk ka shkaqe padënueshmërie ose të shuarjes së veprës penale.

Duke mbajtur parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me shkallën e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.

Duke mbajtur parasysh se masa duhet të jetë në raport të drejtëme rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën penale konkrete, te cilat janë vepra te renda (“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” te parashikuara nga nenet 79 germa “dh”, 199/a/3 dhe 248,186/3 i Kodit Penal ) tecilat parashikon dënimme burgim dhe me minimum e maksimum të lartë.

Nisur nga fakti se ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provave si dhe mbledhjen e tyre.

Nisur nga fakti se lidhur me të dyshuarit ekziston rreziku që ata të largohen e t’i fshihen hetimit ( disa bashkautorë janë larguar e fshehur hetimit) ;

Nisur nga fakti se për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tëdyshuarve ka rrezik që sejcili prej tyre të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohen etj.

Për sa më sipër nisur nga fakti se është e nevojshme vleftësimi i ligjshëm i ndalimit dhe është nevojshme caktimi i një mase sigurimi per secilin te ndaluar, mbështetur në nenet 253/1,258,259,228,229,230,244 te K.Pr.Penale.

j.l./ dita

December 17, 2019 08:31
Komento

4 Komente

  1. intelektuali December 17, 13:37

    PROKURORI KARAGJOZE QE I SHERBEN ME BESNIKERI NJE QEVERIE KARAGJOZE BRENDA NJE SHTETI KARAGJOZ

    Ne vend qe te kishte hapur hetimet menjehere pas termetit te shtatorit me pyetjen kryesore per Qeverine e Rilindjes te Edvin Kaqolit si pronare e vetme e nderteses:

    “Pse u demtua totalisht nga nje termet i lehte ndertesa e re Nr.4 e Konvaleshences e MB ne plazhin e Durresit qe ishte me leje ndertimi dhe dokumenta perefkte te leshuara nga Institucionet shteterore?”

    Prokuroria Karagjoze e pinjolleve te Aranit Celes hedhin grepat per te gjetur “Armikun e Kllases” te administratoret e nje ndertese ndertuar me leje ndertimi dhe dokumenta perfekte nga Shteti duke ngritur nje akuze si dacibao enveriste.

    PO KU ISHTE PROKURORIA PAS TERMETIT TE SHTATORIT?

    kur:

    Ne Thumane qeveria i ktheu mjeranet ne banesat e tyre te terrmuara dhe te bero cope nga nje palo termet?

    PSE NUK NGRE AKUZE PER QEVERINE PROKURORIA PER RASTIN IDENTIK TE VRASJEVE NE THUMANE NGA EDI RAMA SI FAJTORI KRYESOR I VIKTIMAVE TE TERMETIT TE 26 NENTORIT?

    Pse nuk heton Prokuroria per refuzimin arrogant nga qeveria te rekomandimeve te Kontrollit te Larte i Shtetit, qe dha alarmin per cilesine e ndertimit? Termetet e 26 nentorit dhe 21 shtatorit treguan qarte injorancen totale ne projektim, ne ndertim, ne kontrollin e cilesise dhe ne kolaudim, si edhe dhe ne leshimin e lejeve te ndertimit dhe shfrytezimit nga ana e shtetit. U verejten mjaft raste paraqitje e raporteve te verifikimit brenda 24 oreve diametralisht te kunderta gje shkaktonte pasiguri dhe panik tek qytetaret. Perkundrazi Prokuroria karagjoze nxjerr dokumenta groteske pas pilafit” qe familja Lala e ka ndertuar vilen e saj lluksoze me leje ndertimi, por duke firmosur nje deklarate se po te bjere termet, fajin per pasojat e mban vete. Cfare Prokurori Karagjoze dhe cfare Shtet Karagjoz eshte ky?

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikur qe ne 12 korrik 2019 Raportin e auditimit me temë “Sigurimi i cilësisë së veprave ndërtimore”. Eshte tashme shume e qarte dhe e provuar per te gjithe se Shqiperia ka Kryeministrin me te paafte, qe historia e Shqiperise ka pare, gje e ka kuptuar edhe ai vete.

    Ndaj nga nje Kryeminister Kaqol dhe megalloman i tille pervec arrogances qe vjen prej korrupsionit dhe shkolle-pakesise nuk mund te pritej asgje tjeter prandaj nuk ka pasur as reflektim dhe as marrje masash per kete Raport kaq te rendesishem te KLSH. Pasojat shqiptaret i pane tragjikisht gjate dhe pas termeteve. Prokuroria duhet te marre urgjentisht nen hetim veprimet dhe mosveprimet e qeverise shqiptare per Raportin e KLSH dhe te coje perpara drejtesise pergjegjesit qeveritare qe neglizhuan.

    Prokuroria eshte vone!

    Nje prokurori qe nuk vepron edhe kur faktet jane kaq te qarta dhe per me shume jane edhe dokumenta shteterore zyrtare, qe akuzojne,behet bashkefajtore me qeverine. Sot shqiptaret e martirizuar nga termeti dhe neglizhenca kriminale e qeverise nuk mund te tolerojne nje prokurori, qe hesht dhe mbyll syte perpara fajtoreve. Taktika e arrestimeve te shume personave njeri me i parendesishem se tjetri,sa per ti hedhur hi syve oponionit,thjesht rendon akoma me shume poziten e prokurorise perpara popullit shqiptar. Raporti i KLSH i ka paraprire situates,ndaj neglizhimi arrogant i qeverise eshte krim qe duhet hetuar me shpejtesi.

    Reply to this comment
  2. Buzuku December 17, 13:47

    Me dashje?! – kete nuk ka si ta besojme. Pergjegjesi ka, po jo me dashje.

    Reply to this comment
  3. MH December 17, 16:44

    Komenti i nji komentuesit e bani punen e vet.I detyroj gazetarin te shkruaj origjinal fjalen Konvaleshenca.
    Deshiroj qe cdo problem ne kete kontekst te shkoje ne udhen e duhur.Te behemi njerez te ditur me kulture.Te mos jemi shakllabana e llapaqena.

    Reply to this comment
  4. intelektuali December 17, 18:51

    MH fanatike e Enverit:

    Komentet ne gazeten DITA nuk jane per te bere “punen e vet” por per t’i hapur syte miletit dru me pre qe voton symbyllur Kryeministra dhe Bosa Kaqole qe nuk dine dhe nuk e kane haberin si drejtohet dhe menaxhohet Shteti dhe duan qe t’i shpetojne pergjegjesise personale te qeverisjes vrastare me finte prokurorie duke treguar me gisht “Armikun e Kllases”, prandaj edhe hedhin me prashyte ne krye te Organit te Akuzes Kryeprokurore, pinjolle te kriminelit Aranit Cela me Lukunine e “Venusave” te Sigurimit ne krye te KLP-se.

    KESHTU ZGJODHEN MORRACAKET KAQOLIN PA SHKOLLE ENVER HOXHA NE 1945, KESHTU ZGJODHEN EDHE EDVIN KAQOLIN 70 VJET ME VONE

    qe:

    Ka leshuar Prokurorine per “Gjueti Shtrigash” per te kapur si trofe enveriste “Koka Turku” duke i treguar me gisht si fajtore per viktimat e termetit, ne nje kohe qe ka qene Rilindja dhe Bosi i saj, Edvin Kaqoli qe u ka futur MANGALLIN ne dhomen e gjumit mjeraneve qe i besuan Injorances Totale ne Drejtimin e Shtetit, Keshtu i besoi edhe oficeri i policise qe mbeti poshte renojave te Konvalesheces se re te MB qe kishte ndertuar Saje Qorri, Ministri i Edvinit dhe Kapobanda e Habilajve te Droges, keshtu i besuan Shtetit edhe viktimat e Thumanes kur u kthyen ne shtepite e tyre te plasaritura nga termeti i shtatorit, keshtu i besoi Shtetit edhe familja Lala qe kishte ndertuar vilen e saj lluksoze me leje dhe dokumenta perfekte ndertimi, por qe tani Prokuroria nxjerr nje dokument qe familja Lala ka firmosur pas dorezimit te lejes se shfrytezimit se ne rast termeti mbajne pergjegjesi vete.

    CFARE TE FLASESH ME TEPER KETE PROKURORI KARAGJOZE DHE SERVILE O MH-JA ENVERISTE?

    prandaj:

    Ja ta kam pergatitur spjegimin per fjalen “Konvaleshence” nga fjalori i Androkli Kostallarit:

    KONVALESHENCE f. mjek.

    “Periudha nga koha kur semundja eshte duke u
    sheruar deri ne sherimin e plote te saj;
    permiresimi i gjendjes shendetesore te nje te
    semuri pas nje semundjeje te rende; koha e
    pushimit qe i duhet nje te semuri per te marre
    veten mire para se te filloje punen.”

    Besoj se isha i dobishem per sqarimin e dhene,

    intelektuali

    Ne dallim nga Qeveria e Edvin Kaqolit qe i fut mangallin ne dhomat e gjumit miletit mjeran dhe nuk spjegon per rreziqet qe vijne nga gazi tinzar “Monoksidi i karbonit” apo akoma me keq nuk merr masat nga rreziqet nga termeti i shtatorit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim