Dosjet e Sigurimit, Rama: Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin

October 10, 2017 11:57

Dosjet e Sigurimit, Rama: Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin

 

Kuvendi zhvilloi sot një seancë përkujtimore për 70-vjetorit të pushkatimit të deputetëve opozitarë.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, u shpreh krenar që nën udhëheqjen e tij, qeveria vendosi dy vite më parë kalimin e ligjit të dosjeve, për të hedhur dritë mbi të shkuarën.

Fjala e Ramës në parlament

Sfidë si nxitje për t’u kujtuar të gjithë bashkë se ne jemi këtu që të gjithë pavarësisht se shumicë a pakicë, si rezultat i lirisë dhe për ta përdorur lirinë dhe fjalën në funksion të atyre që këtu na kanë sjellë.

Shumë prej këtyre dëshmorëve të fisnikërisë së politikës ishin të përshkuar në gjithë sistemin e bindjeve të tyre, nga social-demokracia më gjithëpërfshirësve. Nuk mund të mos harrosh se sa shpesh, sa në mënyrë të padenjë shpesh herë shkelet këtu në këtë sallë, ajo frymë.

Është e pamundur të mos vlerësohet pikërisht sot pse-ja e madhe që lidhet me Shqipërinë e pas-luftës, me Shqipërinë e vetë-mohimeve të një populli të vogël, të vobektë ku gjithë dëshira për progres u përdor për të ngjizur një sistem vrasës e shkatërrues.

As sot dhe as për jo pak vite të tjera, ne nuk do arrijmë dot ta çlirojmë këtë sallë, vetveten tonë si pjesë e kësaj gjenerate të politikës nga ndotja prej atij mekanizmi që ishte i ndryshkur.

Sot jemi këtu për shkak të një ligji që ne e kaluam në këtë parlament dy vite më parë, një ligji që më në fund, pas 25 vitesh e bashkoi Shqipërinë me vendet që kaluan përmes ferrit komunist dhe që vendosën të ndahen me të jo thjeshtë duke ndërruar sistemin, por duke guxuar të bëjnë dritë mbi të shkuarën.

Ligji për hapjen e dosjeve, ato dosje që për 25 vite u përdorën për të goditur njëri-tjetrin, që na pajis me mjete hulumtimi, dhe nuk mund të mos jem krenar që jam në krye të një qeverie që këtë mision e mori përsipër, që të tjerë para nesh nuk e morën kurajon ta merrnin dhe që shpesh harxhuam kohë duke baltosur njëri-tjetrin.

Rruga e hedhjes dritë mbi të shkuarën duke mos lejuar që ajo të mbajë peng të ardhmen tonë pas rënies së regjimit përmes fantazmash që e kanë përdorur demokracinë si teatër. 1 major dhe dy kapitenë ushtrie, janë autorët e eleminimit të 15 deputetëve që përbënin 20% të parlamentit në atë kohë.

 

October 10, 2017 11:57
Komento

8 Komente

  1. enverisiti SALI October 10, 12:47

    KRUETARI I SHTETIT I PARLAMENTIT I KESHILLIT TE LARETE DREJTESISE,I PROKURORISE I DIASPORES SE BIBERAJVE DHE DHENDERR I SERBISE SI QUHET KAMUNIST ENVERIST APO SOCIALSSALIST O BOJAXHI BINJAKU I LULIT ME BABA DHENDERRIN SALI?????????????????

    Reply to this comment
  2. Arben October 10, 14:01

    PO HAPI TI MORE KAPOSH,

    QE NUK I PASKE PERDORUR????!!!!!!

    GRAMOZ RUCIN, PERSE E MBAN AFER?!

    SEPSE AI I PUNON DOSJET

    Reply to this comment
  3. MH October 10, 14:28

    Fjale me vend qe nuk e luan as topi.
    Ata që i përdorën, nuk guxuan t’i hapnin.
    No koment.

    Reply to this comment
  4. HALLALL LEVAT E SERBERISHES NE 1997 October 10, 14:34

    zoti rama

    harram votat “powerfull” qe ke marre nga populli

    harram qumeshti i nenes

    se je i vetmi kryetar shteti
    qe je rrahur
    si qen
    rrugesh
    dhe nuk ke bythe
    ta” perkujtosh”

    .
    Kur shikoj vrasesin berishe dhe lu lat e tij
    qe te kene vene perpara..une isha anti-enveristi
    them….bravo i qofte enver hoxhes se pas 1991 i pame qofte te perndjekurit qofte dipllomatet perendimore qe i kane qi nonen atij vendi.

    JA SI QANTE MONSTRA FUCKTOS LUBONJA
    KYR TE RRAHU BANDA QEVERIATRE E XHAHIT XHAFERRIT DIREKT ME URDHER TE SALISERBIT

    SHIK-u i Gazidedes naten e 22 janarit 1997 e ka goditur me leva ne koke Edi Ramen , asokohe intelektual i pavarur e qe shkruante ne gazeten “KOHA JONE”. Pas rikthimit ne Parlament te kesaj historie te dhimbshme e kriminale te kryera nga Sherbimi Sekret Shqiptar i asaj periudhe u hapen koleksionet e gazetes “KOHA JONE”, e cila ishte e drejtuar nga gazetari Ben Blushi e qe ne ato dite arriti tirazhin ditor 84 mije kopje.

    Ka qene diku nga mesnata kur gazeta ishte nisur per ne shtypshkronjen “Demokracia” per tu shtypur dhe lajmeruan ne redaksine e “KOHA JONE” se kane goditur Edi Ramen , i cili eshte ne gjendje shume te rende ne spital. Nje pjese e stafit te “KOHA JONE” ka rendur per tek spitali kurse dy te tjere per te kthyer gazeten dhe ne nje kohe rekord kane futur nje lajm ne faqe te faqe se ” Mbreme ne mesnate “Rrihet barabarisht Edi Rama”.

    Ate nate mbi koken e Edi Rames perveç disa miqve te tij ishin edhe Ben Blushi ,Martin Leka dhe Nikoll Lesi. Ndersa te nesermen me date 24 janar 1997 “Koha Jone” boton nje supershkrim te forte te Fatos Lubonjes me titullin “Te hatashem persekeqi ne diktature, te hatashem dhe persekeqi ne liri”. Dhe po ne ate afqe gazete shkruan Martin Leka shkrimin ” Tetanoz per Edi Ramen”.

    Fatos Lubonja në librin ‘’Nëntëdhjeteshtata-Apokalipsi i rremë’’ ka rrëfyer se goditja e Edi Ramës u bë nga disa njerëz të panjohur, por me urdhër nga dikush që e kishte programuar qëllimisht.

    “Disa persona të panjohur u kishin bërë pritë në zonën e errët të pallatit të Edit, pak më tej vendit ku i kishte lënë me makinë Artan Imami. Kishin qenë të maskuar me kapuça. Delinën e kishin lënë të kalonte, kurse ata të dy i kishin sulmuar duke i goditur me doreza hekuri. Ladi kishte shpëtuar më lehtë, vetëm me një çarje në kokë. Edin e kishin goditur shumë më egërsisht: kishte përfunduar në spital me disa çarje të thella në kokë dhe me hundë të thyer. Ishte më mirë, por me kokën krejtësisht të fashuar dhe shumë i traumatizuar. Teksa dëgjonte tregimin e Benit nga maja e biçikletës, Qorri nuk mund ta ndalte mendjen së kërkuari shkaqet e mundshme të kësaj goditjeje, me një ndjenjë frike edhe për fatin e vet. Pse kishin zgjedhur Edi Ramën? Kush e e kishte kryer goditjen? Ishte akti spontan i ndonjë militant fanatik të nxitur nga klima e urrejtjes, apo urdhri i dikujt që e kishte programuar qëllimisht? Kësaj nuk mund t’I përgjigjej me siguri, por anonte nga kjo e dyta.’’, shkruan Lubonja.

    Ja si e përshkruan momentin e marrjes së lajmit: “Të nesërmen në mëngjes, ndërsa ishte ende në shtrat, Qorri dëgjoi Ben Kumbaron që po I thërriste nga poshtë me një zë, ku ndihej një kumt i keq. Kur doli në dritare, pa Benin gjysmë të shaluar mbi biçikletën e tij, me një fytyrë më të zymtë se ajo që kishte zakonisht. ‘’Çfarë ka ndodhur?’’, ‘’Edi Ramën dhe Lad Myrtezain i kanë goditur me doreza hekuri në kokë’’, ‘’Kur?’’, ‘’Mbrëmë vonë, kur ktheheshin për në shtëpi nga Noerli’’. ‘’Si janë?’’, ‘’Jashtë rrezikut për jetën po keq, veçanërisht Edi’’. ‘’Ku ndodhen?’’, ‘’Pasi i kanë qepur janë në spital, I kanë kthyer në shtëpi’’, ‘’Atëherë s’ka rrezik jete’’. ‘’Jo’’….Atje mori biçikletën që e mbante lidhur te një hekur I shkallës dhe u nisën të dy për në shtëpinë e prindërve të Edi Ramës, ku ishte shtruar ai, pasi e kishin kthyer nga spitali. Rrugës, Beni i tregoi aq sa dinte për çfarë kishte ndodhur. …”.

    Lubonja ka shkruar edhe se si e ka gjetur Edi Ramën në shtëpinë e prindërve të tij kur u godit, të fashuar dhe të enjtur nga plagët. Lubonja shkruan se Edi Rama kishte bërë menjëherë një foto pas goditjes, për t’u publikuar në gazetë.

    ’’…Vetë i plagosuri ndodhej në njërën nga dhomat e gjumit. Qorri hyri në një moment për ta parë. Iu afrua shtratit të tij me frikën se nuk do të qe në gjendje të përballonte pamjen e një fytyre të gjymtuar dhe ashtu I doli. Nuk ishte e lehtë të rezistoje para asaj fytyre të nxirë e të buhavitur, gjysma e së cilës ishte e mbuluar kryqazi me dy fasha të bardha që takoheshin të gjakosura mbi hundën e thyer. Anës fashave mezi dukeshin sytë e nxirë. Edhe buzët I kishte të stërfryra. Edi Rama diç donte t’i thoshte, por nuk mund të fliste. I doli një si belbëzim. Qorrin e pushtoi një ndjenjë e përzier ngashërimi, që I ndodhte shumë rrallë. Është shenjë dobësie nervash, të cilat nuk mund të mos ishin të dobëta, se sa ashtu të sulmuara nga tërë ato ndjenja të fuqishme kontradiktore, ku tmerri për atë që po shihte, pleksej me dëshpërimin, keqardhjen dhe pafuqinë për të kundërvepruar…’’Duhet bërë diçka, duhet të bësh diçka’’, dëgjoi zërin e Delinës, që sikur po i fliste njëherësh atij dhe të gjithëve. Mbeti ndërdyshas, sikur po priste që dikush të merrte një vendim. ‘’E vetmja që mund të bëj, është të shkruaj në ‘’Koha Jonë’’, iu përgjigj pasi pa që nuk doli ndonjë propozim më i mirë. Edi Rama, pasi qe goditur, kishte kryer një akt që iu duk sa I çuditshëm, aq edhe një mrekulli për shtypin. Ashtu siç kishte qenë, i shpërfytyruar nga goditja, me fytyrën të larë në gjak, nuk kishte pritur të vinte ambulanca, por kishte trokitur te dera e një komshiu të tij fotograf dhe I kishte kërkuar ta fotografonte.’’, rrëfen Lubonja.

    Reply to this comment
  5. 21 janari 2011 gur kilometrik ne histori October 10, 18:26

    zoti Rama !

    Po krimet e ferrit berishist kur do flisni ?

    Nqs se harroni vrasjet e 21 janarit 2011 atehere jeni dhe ju pjese e krimit biles bashke me arvizune.
    .
    Pse krimet e berishes jane me te renda se te para 1990-es ?

    Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec, ku protagonist ishte edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
    .
    Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës. Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht.
    .
    Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim. Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë.
    .

    Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë. Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkëpunëtorëve të tij. Populli ka durim, madje edhe kur e keqtrajton ndonjëherë ka durim, por kur popullit i soset durimi të bën atë që nuk ta bën as Zoti.

    Reply to this comment
  6. Adih October 10, 22:33

    Kush te pengon ti hapesh dosjet , apo je akoma ne opozite?????? Apo nuk te le burazeri Sali
    Mjaft u tallet me kete popull ,o hipokrite ordinere te pa cipe.

    Reply to this comment
  7. m October 11, 09:02

    Ata qe e kan penguar jan ne partin qe ti drejton.Eshte kryetari i parlamentit qe ishte minister i mbrendeshem ne vitin 1991 kur komunizmi grabiti zgjedhjet e para ne te gjitha rrethet qe ala kishin frig nga partia qe ju drejtoni,qe vetem emrin ka ndrruar.Dosjet u pastruen nga partia jote.Pastaj cfar ngeli nuk kan vler edhe po te hapen.

    Reply to this comment
  8. Mark .U.K October 11, 09:03

    Ata qe e kan penguar jan ne partin qe ti drejton.Eshte kryetari i parlamentit qe ishte minister i mbrendeshem ne vitin 1991 kur komunizmi grabiti zgjedhjet e para ne te gjitha rrethet qe ala kishin frig nga partia qe ju drejtoni,qe vetem emrin ka ndrruar.Dosjet u pastruen nga partia jote.Pastaj cfar ngeli nuk kan vler edhe po te hapen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*