Dosjet e “zhdukura” të korrupsionit, përplasja në Prokurorinë e Elbasanit

December 4, 2017 15:52

Dosjet e “zhdukura” të korrupsionit, përplasja në Prokurorinë e Elbasanit

Çështja e dosjeve të zhdukura në Prokurorinë e Elbasanit, më shumë se sa një ngjarje kriminalë, është një konflikt mes drejtuesit të Prokurorisë dhe prokurores që ka denoncuar zhdukjen.

Burimet pranë prokurorisë së Elbasanit u shprehën për Top Channel se dosjet që prokurorja Amanda Xhaferri i ka denoncuar si të zhdukura nga zyra e saj, në fakt janë marrë me procesverbal dhe u janë deleguar për hetim prokurorëve të tjerë të njësisë task forcë Kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit.

Më konkretisht, mësohet së drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Dritan Gina i ka hequr prokurores Amanda Xhaferri disa dosje me argumentimin së për një kohë të gjatë nuk kishte kryer veprime hetimore dhe këto dosje ia ka deleguar për hetime prokurorëve të tjerë.

Në zbatim të këtij vendimi të drejtuesit të Prokurorisë, janë tërhëqur edhe fizikisht dosjet nga zyra e prokurores Xhafërri për në zyrat e prokurorëve që kanë marrë në dorëzim çështjet.

Ky fakt nuk është pranuar nga prokurorja Amanda Xhaferri, e cila e cilëson të paligjshme heqjen e çështjeve që po hetonte dhe në këto rrethana ka denoncuar në polici si të zhdukura dosjet.

Top Channel ka siguruar edhe një pjesë të dëshmisë së prokurores në polici.

“Kjo mënyrë veprimi që kanë hyrë në zyrën time, pa praninë time, pa dijeninë time dhe kanë marrë dosjet penale që unë kam patur në ndjekje penale, nuk është normale. Theksoj se, unë si prokurore kam përgjegjësi për materialet e administruara në fashikullin hetimor të çdo dosjeje dhe për më tepër, kur bëhet fjalë për dosje të rëndësishme dhe me materiale sekrete dhe delikate”, është shprehur Prokurorja.

Sipas dëshmisë së prokurores, dosjet që janë zhdukur janë: procedimi penal nr 1531 e vitit 2015, rreth 13 volume dhe procedimet me numër 740 dhe 790 të vitit 2016./TCH

December 4, 2017 15:52
Komento

1 Koment

  1. Euro Maloku December 4, 15:56

    NINULLA ELBASANASE
    Kush po ben “nani-nani” mbi dosjet e krimit elbasanas?
    E po duhet pritur qe kriminelet te paguajne faturen pastaj mbyllim dosjet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*