Dossier/ Femrat sekrete të Josip Broz Titos, ja sa herë u martua

April 27, 2019 21:03

Dossier/ Femrat sekrete të Josip Broz Titos, ja sa herë u martua

Ish-presidenti i Jugosllavisë Josip Broz Tito, si lider i Jugosllavisë komuniste përveç tjerash kishte një jetë të bujshme me gra të shumta. Për jetën e tij dhe gratë që i kishte pasur janë bërë dokumentarë, libra dhe filma të shumtë.

Tito për herë të parë ishte martuar me Pelagija Belausova, një ruse, e cila ishte vetëm 15 vjeç dhe kishte një fëmijë.

Gruaja e tij e dytë ishte Johana Anna Koenig, me origjinë gjermane.

E treta, ishte Herta Haas një sllovene me origjinë hebreje.

Para se të martohej me Jovankën, Tito jetonte bashkë me Dubravka Paunoviq -Zdenka, të cilin e kishte dashuruar mjaft, por nga shkaku i tuberkulozit ajo kishte vdekur dhe Tito vetë e kishte varrosur në Dedinje.

Ndërkohë ai martohet me Jovanka Budisavleviqin nga Lika e Krajinës, serben partizane, e cila isht

Josip Broz Tito e Sofia Loren

e mjaftë e re. Në fillim ajo kishte qenë ndihmëse në shtëpinë e tij.

Jovanka ishte edhe pjesëtare e luftës dhe kishte marrë pjesë në betejën e Daruvarit. Lidhur me këtë martesë kishte spekulime të ndryshme duke aluduar se KOS-i e kishte rekrutuar për të jetuar me Titon dhe për ta përcjellë jetën e tij.

Tito me Jovankën u martuan në vitin 1952 dhe si dëshmitarë kishin Ivan Goshnjakun, gjeneralin e armatës dhe Aleksandër Rankoviçin, udhëheqësin e UDB-së jugosllave.

Tito më vonë me Jovankën kishte keqësuar raportet duke e distancuar nga politika dhe shoqërimi i tij gjatë takimeve.

Ajo dyshohet për lidhjet me shërbimet sekrete Sovjetike dhe Tito e kishte izoluar në shtëpi. Tito, përveç grave të martuara kishte edhe dashnore dhe simpati të ndryshme.

Por, njëra duhet përmendur, sidomos artistja e njohur italiane Xhina Lolobrixhida me të cilën Tito shpesh kalonte netët në Brione të Kroacisë.

Tito kishte dobësi gratë me flokë të zeza, apo zeshkanet. Ai ishte një xhentëlmen i vërtet në raport me gratë, sillej shumë mirë me to. Këtë e kishte dëshmuar edhe Jovanka Broz pas vdekjes së tij.

burimi: ina-online.net

v.l/ Dita

April 27, 2019 21:03
Komento

11 Komente

  1. Blaublut4 April 27, 22:10

    “Dita”

    Jeni gazetë ex/Jugosllave, sërbë apo C’FAR??
    NUK duam te dim asnjë gje dhe sna na hyn fare në punë historite e ish Jugosllavis.

    Turp!

    Reply to this comment
    • pse censuroni ?! April 28, 05:51

      Dikatatori dhe anishqiptari Tito ndonese na cfaqet si Don Zhuan nuk mund te mbuloje krimet e tij edhe pse ca ditore na i quajne president

      Regjimi komunist jugosllav përmes strukturave pushtetore e sidomos UDB-së,me qëllim të shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet stërgjyshore aplikojë format më diskriminuese ndaj tyre në Kosovë dhe viset tjera etnike shqiptare,duke i shfrytëzuar të gjitha kontaktet me shtetet tjera të Ballkanit,për realizimin e këtij qëllimi.
      .
      .
      Më 18 shkurt 1953 Jugosllavia,Greqia dhe Turqia arritën një marrëveshje për miqësi dhe bashkëpunim reciprok… dhe në kuadër të një serie bisedimesh atë vit kryetari i Jugosllavisë JOSIP BROZ TITO dhe përfaqësuesi turk :FUAD KYPRILI në Split të Kroacisë nënshkruan një”marrëveshje xhentelmene”,me të cilën u ripërtri konventa shtetërore jugosllave-turke e vitit 1938,për shpërnguljen e shqiptarëve …në Turqi!!!!!
      .
      SHTABI I TITOS TUAJ
      PER REALIZIMIN E KESAJ MARREVESHJEJE…!!!
      Për zbatimin me përpikëri të këtij operacioni kriminal, TITOJA ngarkoi vetë ALEKSANDËR RANKOVIQIN (ministër i brendshëm federativ) për formimin e SHTABIT OPERATIV me përbërje nga njerëzit më të sprovuar…,shovinist nga më të tërbuarit, kriminelë të regjur që prej vitesh i kishin lyer duart me gjakë të shqiptarëve.
      Këtë shtab e përbënin,drejtues të strukturave pushtetore në nivelin federativ,republikanë dhe krahinorë si dhe drejtues të UDB-së,si:
      .
      1.ALEKSANDËR RANKOVIQ
      .
      2.KËRSTO CËRVENKOVSKI
      .
      3.SVETISLLAV STEFANOVIQ
      .
      4.MILLAN BARTOSH
      .
      5.LEO GRISHKOVIQ
      .
      6.VOJKAN LLUKIQ
      .
      7.MARKO VUCKOVIQ
      .
      8.PAVLE JOVIQEVIQ
      .
      9.PETAR STAMBOLIQ
      .
      10.SLLOBODAN PENEZIQ-KËRCUN
      .
      11.GJOKO PAJKOVIQ
      .
      12.GOJKO MEDENICA
      .
      13.ÇEDO MIJOVIQ
      .
      14.SËRBA SAVIQ
      .
      15.DUSHAN MUGOSHA
      .
      Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966) duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udbash e kriminelë marrin ikën për Serbi . Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965 per ne Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.Shperngulja është bërë me këtë dinamikë:
      Më 1952Janë shpërngulur—– 37.000 shqiptarë
      Më 1953—————————- 19.300 “
      Më 1954—————————- 17 500 “
      Më 1955—————————- 51.000 “
      Më 1956—————————- 54.000 “
      Më 1957—————————- 57.710 “
      Më 1958—————————- 41.300 “
      Më 1959—————————- 32.000 “
      Më 1960—————————- 27.980 “
      Më 1961—————————- 31.600 “
      Më 1962—————————- 15.910 “
      Më 1963—————————- 25.720 “
      Më 1964—————————- 21.530 “
      Më 1965—————————- 19.821 “”
      Në ato vite me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.) për në SHBA, Kanada, Australi e vende të tjera tejoqeanike

      Reply to this comment
      • fery April 28, 09:55

        Te lumte pse Censuroni ..!!
        Ndoshta skrimin tuaj shume te sajte e lexojne titistet ne Kosove ( edhe ne Shqiperi ) dhe ndoshta i humbun shpresat se Titua ose regjimi i tij kriminal ka vdekur per gjitha kohrat edhepse shumicen e tyre ende i mbane shpresa se nji dite do te lind nji Tito tjeter

        Reply to this comment
    • Vasili April 28, 10:40

      Ua,mor blablablut,ben sikur i ke harruar fjalet e Stalinit tend:
      Po nuk e njohe mire armikun,nuk e lufton dot ate.
      Zakonisht ju qe merrni keto pozicione tani,kushedi cfare histori dashurie apo fshehtesie keni pasur ahere me ate sistem.
      Keto histori i kemi degjuar vet nga ju per njeri tjetrin.
      tung or tung!

      Reply to this comment
  2. fery April 27, 23:49

    Ateher kure Tito gjente gra dhe me to lidhte martese ne Jugosllavi pra , ne republikat sllave te shtetit jugosllav femrat ose grate kishin vleren e nji
    kg. xhize…po aqe sa ka qene edhe vlera e Josip Broz -Tito

    Reply to this comment
  3. lora April 28, 00:47

    c’i keni keto hajvanlleqe…

    Reply to this comment
  4. jjj April 28, 07:01

    Pse s’te hyne ne pune ty eshte puna jote,s’duhet te flasesh per te tjeret,nuk je ti ai qe perfaqeson te gjithe
    mesohu te shprehesh opinionin tend te pa varur dhe pa ofenduar ate qe mendon ndryshe prej teje

    Reply to this comment
  5. Myzeqari April 28, 10:32

    Tito nuk ka as kockat, shikoni edi kristaq ramen qe del PA breke dhe sa GRA e dashnore ka ndrruar.

    Reply to this comment
  6. kris 1 April 28, 11:21

    Sido qe te kete qene Tito nuk ja kalon nje polici qe Kish zene nje dhome me qera ne lagje.Njehere ne muaj sillte grua te re nga fshati

    Reply to this comment
  7. altin isufi April 28, 13:06

    E MEGJITHATE TITO PASKA QENE LARGPAMES SE I PASKA BERE MIRE SHQIPTAREVE QE I PASKA LARGUAR NGA TROJET E VETA SEPSE SHIKOJ VENDET KU PASKAN SHKUAR,ENDERR PER SHQIPTARET E SOTEM

    Reply to this comment
  8. Mark U.K April 28, 20:21

    Edi Rama ka barazue Titon persa i perket martesave nga pes here.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim