DOSSIER/ Gjeneralët shqiptarë që drejtuan armatën jugosllave

September 25, 2018 17:34

DOSSIER/ Gjeneralët shqiptarë që drejtuan armatën jugosllave

Kongresi Amerikan në zi për gjeneralin shqiptar

Leonard VEIZI

Ai është një libër i rrallë dhe fare pak i njohur në publik, pasi hartuesi i saj, koloneli në rezervë Kujtim Halili arriti të botojë vetëm pak kopje dhe ta shihte veprën e tij të dilte në dritën e botimit vetëm pak orë para se të ndërronte jetë: “Fjalori Biografik Ushtarak”, është një botim, në përbërje të të cilit përfshihen 1200 personazhe ushtarake, në një hapësirë kohore prej 2400 vjetësh. Në të janë përfshirë personalitete, kryesisht me karrierë të plotë ushtarake, por dhe figura me qëndrim të përkohshëm në radhët e ushtrisë. Kjo tërësi figurash është vjelë, jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, por kudo që ata kanë jetuar dhe lënë gjurmë me veprën e tyre në fushën ushtarake.

Në historinë e përbotëshme ushtarake, shquhen jo pak edhe drejtuesit shqiptarë apo me origjinë shqiptare, të cilat kanë dhënë vlera të spikatura, jo vetëm në drejtimin e betejave të rëndësishme, por dhe në fushën ushtarako-shkencore. Në këtë kuadër, një vend të rëndësishëm zënë edhe personalitetet ushtarakë shqiptarë në hapësirën territoriale të Federatës Jugosllave (ish- Jugosllavi). Në këtë “speciale” paraqiten disa nga drejtuesit më të rëndësishëm të ish-ushtrisë jugosllave, deri në shpërbërjen e saj. Emra të rëndësishëm si Bekim Berisha, Fadil Hoxha, Xhemal Bajraktari, Rahim Ademi, Bislim Zyrapi, Ramiz Abdyli, Fadil Çuranolli etj., jo vetëm do të mbanin poste të rëndësishme në ushtrinë jugosllave si gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, ashtu dhe pas Luftës së Dytë Botërore, por do të mbanin mbi supe dhe spaletat me yje të gjeneralit. Në të gjithë hapësirën ish- jugosllave, gjeneralët shqiptarë kanë shpërfaqur aftësitë e tyre drejtuese. Kështu, ata janë bërë prezentë në Maqedoni, Kroaci e Bosnje-Hercegovinë. Një ndikim të madh gjeneralët shqiptarë të ish-Jugosllavisë kanë pasur në luftërat e Kroacisë, Bosnjës Qendrore dhe padyshim Kosovës.

 

Deputeti federativ i të gjithë legjislaturave

Fadil HOXHA

Ka qenë komandant i Shtabit të Përkohshëm Ushtarak të Ushtrisë Nacionalçlirimtare dhe Armatës Popullore Jugosllave për Kosovën. U lind në Gjakovë, më 15 mars 1916, ku kreu shkollën fillore dhe klasën e parë të gjimnazit. Nga mesi i vitit 1932, deri në vitin 1936 vazhdoi gjimnazin shtetëror në Shkodër dhe më vonë Normalen e Elbasanit. Mori pjesë aktive në qëndresën kundër agresionit fashist italian më 1939. Pasi kaloi ilegalisht në Kosovë, në prill 1942, u ngarkua me detyra të ndryshme udhëheqëse në Byronë e Komitetit Krahinor të Partisë Komuniste Jugosllave në Kosovë. Ka kryer dhe detyra drejtuese me përgjegjësi në formacionet partizane, si komisar dhe komandant i njësive partizane “Zenel Hajdini” e “Emin Duraku”. Nga vjeshta e vitit 1942, ka qenë njëkohësisht dhe komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare për Kosovën. Si anëtar i Byrosë së Komitetit Krahinor qe angazhuar deri në çlirim në çështjet ushtarake. Në tetor-nëntor 1944 u caktua së bashku me Shefqet Peçin komandant i Shtabit të Përbashkët të Brigadës së 5-të Sulmuese shqiptare dhe të formacioneve partizane nga Kosova. Bashkëpunoi aktivisht me gazetat: “Zani i popullit”, “Zani”, “Liria”. Pas çlirimit kreu detyra me përgjegjësi në Kosovë dhe në ish-Federatën Jugosllave, deri si nënkryetar i RSFJ-së. Ishte deputet federativ në të gjitha legjislaturat dhe anëtar i Këshillit të Mbrojtjes me gradën “gjeneralmajor në rezervë”. Është dekoruar me urdhërin e lartë: “Hero i Popullit”, “Trim i Punës Socialiste”, etj. Ka botuar librat: “Kur pranvera vonohet”, “Jemi në shtëpinë tonë”.

 

Bekim BERISHA

“Ramboja” shqiptar i Luftës së Gjirit Persik

Me pseudonimin ABE-ja, ai njihet si krijuesi i shkollës së parë ushtarake në Kosovë. U lind në Shkozet-Grabovc të Pejës, më 15 qershor 1960. Shkollën e mesme e kreu në Pejë, ndërsa studimet e larta për inxhinieri mekanike në Kroaci. Është aktivizuar me policinë ndërkombëtare në luftën kundër krimit në Nikaragua, Panama dhe Kolumbi. U angazhua në ushtrinë amerikane në Luftën e Gjirit Persik, në përbërje të trupave komando në prapavijat e ushtrisë irakene. Gjatë Luftës Serbo-Kroate arriti në detyrën e komandantit të regjimentit të këmbësorisë. Me këtë njësi zhvilloi një sërë luftimesh të suksesshme kundër ushtrisë serbe. Falë aftësive të shkëlqyera drejtuese, e nxjerr regjimentin e tij nga rrethimi i një divizioni serb pa asnjë ushtar të vrarë, qoftë dhe të plagosur. Ky është një rast i rrallë në historinë e ushtrisë kroate. Për këto merita ai u gradua gjeneral. Mori pjesë në fillesat e para të Lidhjes Popullore të Kosovës. Me të filluar Lufta Çlirimtare në Kosovë, në mars 1998 hyn në territorin e saj. Mbante pseudonimin ABEJA. Krahas veprimtarive të shumta luftarake, në këtë vit ngre shkollën e parë ushtarake shqiptare në Kosovë (Likoshan të Drenicës). Gjatë luftimeve në Rekën e Keqe (mbrojtjen e Junikut), duke u kthyer nga Shqipëria me armatime të shumta për në Drenicë, u vra më 16 gusht 1998 nga ushtria serbe. Me rënien e tij, Parlamenti kroat shpalli tri ditë zie kombëtare, ndërsa ish-sekretari i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Dik Çenei, ato ditë i propozoi Kongresit Amerikan për një minutë heshtje në nderim të gjeneral Bekim Berishës.

 

Kundëradmirali shqiptar që drejtoi flotën jugosllave

Xhemal BAJRAKTARI

Ka mbajtur postin e kundëradmiralit të Ushtrisë Jugosllave. Rrjedh nga një familje atdhetare nga Gostivari. Qysh në bankat e shkollës u mor me organizimin e rinisë në Luftën Antifashiste. U rreshtua në Brigadën e VII Sulmuese në Maqedoni. U ngarkua me detyrën e drejtuesit të rinisë pranë kësaj Brigade. Pas çlirimit kaloi në disa shkolla ushtarake. Kreu detyra të rëndësishme dhe mori gradën e lartë të kundëradmiralit të Ushtrisë Jugosllave. Mbrojti me fanatizëm vlerat e Luftës Antifashiste derisa vdiq tragjikisht në vitin 1994, në Beograd.

 

Komandant divizioni në mbrojtje të Bosnjës Qendrore

Bislim ZYRAPI

U lind në Studençan të Therandës në Suharekë (Kosovë), më 8 maj 1960, ku kreu dhe shkollën 8-vjeçare. Shkollën e mesme ushtarake e ndoqi në Beograd, ndërsa Akademinë Ushtarake e përfundoi në Sarajevë (Bosnje). Në vitin 1992 mori pjesë në Luftën e Bosnjës, ku u aktivizua për mbrojtjen e Sarajevës. Ka luftuar heroikisht për të mos lejuar rrëmbimin e Presidentit Alia Izetbegoviç në aeroportin e Sarajevës nga trupat serbe. Më vonë mori pjesë në luftimet në Bosnjën Qendrore. Arriti në detyrën e komandantit të divizionit me gradën madhore kolonel. Në maj 1998 u angazhua në Luftën për Çlirimin e Kosovës, fillimisht si shef i Drejtorisë Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe, në korrik 1998, emërohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Pas mësymjes dymujore ndaj ushtrisë serbe, ai vlerësohet të ketë meritë të veçantë në organizimin dhe ngritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në prill 1999, me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, dhe sipas marrëveshjes të të gjitha forcave politike kryesore të Kosovës, pjesëmarrëse në Konferencën e Rambujesë në Paris, u emërua zëvendësministër i Mbrojtjes për politikat e mbrojtjes. Në këtë periudhë u nis në Shqipëri për përgatitjen dhe drejtimin e operacionit “Shigjeta”, planizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Pas çlirimit të Kosovës, emërohet drejtor i Departamentit të Sigurisë në Këshillin e Përgjithshëm Administrativ të Kosovës.

 

Gjeneralkoloneli i kërkimeve strategjike

Ramiz ABDYLI

Megjithëse është dhe shkencëtar e akademik, mban gradën e gjeneralkolonelit.U lind në Pejë, në vitin 1928. Aty mbaroi dhe shkollën fillore dhe disa klasa të gjimnazit. Pastaj mbaroi shkollën normale në Prishtinë. Në vitin 1947 mbaroi Akademinë Ushtarake në Beograd. Në vitin 1952 u specializua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në vitin 1959 në Suedi. Në vitin 1962 mbaroi fakultetin e inxhinierisë së makinave e të anijendërtimit në Zagreb. Në vitet 1970-1971 kryen specializimin shkencor për teknikën e regulacionit në Universitetin Teknik të Gotenborgut në Suedi. Inxhinier makinash, i diplomuar, doktor i shkencave teknike, pedagog i Akademisë Ushtarako-Teknike në Zagreb, shef i qendrës së kërkimeve strategjike të Kroacisë. Ka publikuar 33 punime shkencore, profesionale e pedagogjike, veçanërisht nga fusha e servosistemeve hidraulike e të tejçimit, si dhe të drejtimit automatik në armatim. Autor i librit “Modulimi analogjik e shifror (digital) i sistemit automatik me tejçues hidrostatik”, më 1976. “Sistemet për drejtimin automatik në teknikën ushtarake”, “Elemente të automatikës” etj. Arriti gradën e gjeneralkolonelit në ushtrinë kroate, ndërsa Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i ka dhënë titullin “Akademik” në vitin 1983. Vdiq në vitin 1996, në Zagreb.

 

Në drejtimin e armatës

Fadil ÇURANOLLI

Ka mbajtur postin e lartë të ndihmëskomandant armate me gradën gjeneralmajor. U lind në Pejë në vitin 1926. Para Luftës së Dytë Botërore ishte nxënës i shkollës pedagogjike. Në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga viti 1945 ishte komandant Divizioni, ndihmëskomandant armate, komandant i Shtabit Krahinor të Mbrojtjes Territoriale të Krahinës Autonome të Kosovës etj. Ka kryer Akademinë e Lartë Ushtarake të Ushtrisë Jugosllave. Mbante gradën e lartë të gjeneralmajorit.

 

Në kërkim të historisë së etnogjenezës

Ali HADRI 

Studiues i Historisë së Kosovës. U lind në vitin 1928. Gjithë jetën e tij si studiues ia kushtoi zhvillimit të arsimit dhe përparimit të shkencës së historisë shqiptare në Kosovë. Ka qenë për një kohë të gjatë profesor dhe dekan i Fakultetit Filozofik të Universitetit të Kosovës, si dhe kryeredaktor i organeve të rëndësishme e të specializuara në fushën e historisë si “Përparimi” dhe “Kosova”. Në tetor 1977, Kuvendi i Lidhjes së Shoqatës së Historianëve e zgjodhi kryetar të forumit më të lartë të historianëve të Jugosllavisë. Ka kontribuar në studime për etnogjenezën e popullit shqiptar, për epokën e Skënderbeut etj. Ka merita të veçanta në studimin e historisë së LANÇ-it në Kosovë, duke botuar një varg punimesh monografike, si “Lëvizja Nacionalçlirimtare në Kosovë 1941-1945”, “Gjakova në Lëvizjen Nacionalçlirimtare” “Këshillat Nacionalçlirimtare në Kosovë”. Vdiq më 2 dhjetor 1987, në Pejë.

 

Në akademinë ushtarake të Zagrebit

Tom BERISHA

U lind në Podgoricë të Malit të Zi, më 26 korrik 1923. Gjimnazin e kreu në vendlindje. Më 1941-1943 merr pjesë në Lëvizjen Nacionalçlirimtare të Jugosllavisë, ku arriti në detyrën e komisarit të batalionit. Pas lufte ishte sekretar i Këshillit Nacionalçlirimtar për Malësinë e Madhe dhe deputet i Malit të Zi. Në vitin 1946 fillon Fakultetin Teknik të Zagrebit dhe e mbaron në vitin 1953. Në Lubjanë kryen detyra në Armatën Popullore Jugosllave deri në rangun e Shefit të Sektorit Projektues Teknologjik në ofiçinën kryesore të artilerisë të armatës. Më 1955 ishte mësimdhënës në Qendrën Shkollore Teknike të Armatës Popullore të Jugosllavisë, në Zagreb (Akademia Ushtarake). Pas specializimit në Belgjikë në 1957 në L’ecole Aoyale Militare – Division Politechnique Bruxelles, vazhdon me mësimdhënien në Akademinë Ushtarake të Zagrebit. Më 1964 drejton seksionin teknik të Zonës së Pestë të Armatës Popullore Jugosllave. Më 1968 gradohet kolonel. Më 1978 i jepet titulli “Profesor-doktor”. Më 1979 del në pension. Ai është zotërues i pesë gjuhëve të huaja. Në 1990 krijon në Zagreb Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve të Kroacisë. Ka përgatitur në gjuhën shqipe dhe atë kroate librin “Motorët reaktivë”.

 

Një gjeneral shqiptar “Hero i luftës atdhetare Kroate”

Rahim ADEMI

Ishte inspektor i Ushtrisë Kroate me gradën e gjeneralkolonelit, si dhe mbante titullin e “Heroit të luftës atdhetare Kroate”. U lind në Karaçë të Vushtrisë, më 30 janar 1954. Më 1975 mbaroi Akademinë Ushtarake në Beograd. Më 1986 u dënua me një vit burg me akuzën: “për rrënimin e Republikës Federative të Jugosllavisë”. Gjatë shpërbërjes së ish-jugosllavisë në vitin 1991, u rreshtua në radhët e forcave mbrojtëse kroate në luftimet me forcat ushtarake serbe. Në vitin 2000 u gradua gjeneralkolonel i Ushtrisë Kroate. Është shpallur “Hero i luftës atdhetare Kroate”. Pas luftës kryen detyrën e inspektorit të ushtrisë Kroate.

September 25, 2018 17:34
Komento

23 Komente

  1. Çika September 25, 18:59

    Nuk jam krenar për këta ushtarakë mercenarë shqipëtarë, biles ndiej të kundërtën e krenarisë .
    Edhe në këtë palo material , del në pah zelli i madh i shqipëtarit për t’i sherbyer të huajit .
    Pse i bëni jehonë këtij palo shkrimi ?!

    Reply to this comment
    • Feniks September 25, 20:11

      Ky liber eshte po aq antishqiptar dhe mashtrues sa edhe libri i FAQEZIUT Fevziu per Enver Hoxhen!
      Autori i librit derdellit plot fjale per keta gjenerale,qe i sherbyen Titos dhe nuk luftuan per asnje sekonbde per shqiptaret ne ish Jugosllavi!
      Kur akuzohet Enver Hoxha,qe urdheroi divizionet e Ushtrise Nacional Clirimtare te kalonin kufirin per te cliruar trojet shqiptare ne ish Jugosllavi,se gjoja paskan luftuar per interesat titiste,ndonese atje dhane jeten 650 bij e bija partizanbe,SI* NUK QENKAN TRADHETARE KETA FARE GJENERALESH NE SHERBIM TE TITISTEVE?
      Si nuk shkruan ky shkrues berishist,antikomunist dhe antishqiptar,per luften e divizioneve shqiptare atje,por na mburr gjeneraklet ve Titos?
      Si nuk shkruan ky titist,qe as sot nuk jane nderuar 650 deshmoret e Shqiperise ne lufte per clirimin e ish Jugosllavise,as me nje pllake perkujtimore,pa le me teper se nuk e benin titistet kosovare,kur ne Shqiperi nuk ka mbetur varr ushtari pushtues pa u nderuar?
      Pra qenkan me armiq partizanet tane se sa nazi-fashistet!
      Ky eshte sistemi i sotem politik komplet antishqiptar!

      Reply to this comment
    • Cuku September 26, 14:31

      Bekim Berisha te duket mercenar??

      Reply to this comment
  2. Kole Brana i Mokres September 25, 19:19

    Mirenjohje z.Kujtim Halili, autorit te librit, por edhe gazetarit Veizi. Mirenjohje gjithe ushtarakeve me kombesi shqiptare ne Armaten e ish.Jugosllavise, ne Bosnje, Kroaci, Kosove, e kudo ku kane sherbyer. Ata jane heronjte tane, misionare te paqes, paraardhes te kontribuesve te sotem ushtarake e civile shqiptare te NATO.

    Reply to this comment
    • Peza September 27, 01:10

      Jo mirenjohje,por urrejtje per keta antishqiptare qe i sherbyen armiqve te shqiptareve te ish Jugosllavise titiste!
      Ju qe i lavderoni me siguri jeni spiune te UDB-se dhe qe keni luftuar kunder shqiptareve atje!
      Turpi ju mbulofte!
      Pse nuk thoni se cfare bene keta sahanlepires per kosovaret,por vetem se sherbyen per titistet?
      Kjo eshte njelloj si te nderosh sot te gjithe gjeneralet dhe politikanet shqiptare qe i sherbyen sulltaneve per shfrytezimnin e popujve te perandorise turke,pervec Skenderbeut!

      Reply to this comment
  3. Kol Brana i Mokres September 25, 19:24

    Ndihem krenar per ushtaraket me kombesi shqiptare mudo ku kane sherbyer e sherbejne ne bote. Vepra e tyre na ben qe ta vleresojme vehte, vlerat tona, instiktin e mbijeteses dhe te orientimit ne drejtimin e zhvillimit.

    Reply to this comment
  4. Lala September 25, 19:40

    Kur ti nevojiten Shqiperise po gjete nje te me dhjece ne kupe te corbes.

    Reply to this comment
  5. demo September 25, 20:37

    Ketyre qe nuk u pelqejne gjeneralet shqiptare qe luftuan kunder Uzurpimit serb te Jugosllavise ne radhet e ushtrise kroate.Ketyre qe nuk u pelqejne Marinsat shqiptare ne radhet e Rambove Amerikane,,,ketyre u mungojne shefqet pecerat,hito cakorat qe luftun per sundimin e Serbise ne Kosove.

    Reply to this comment
  6. MH September 25, 21:27

    Nderim dhe lavdi ushtarakve Shqiptare qe kontribune ne mbrojtje te popujve te Jogosllavise.Ku persa lxova kontributi i Ketyre ushtarakve i sherbe popujve liridashes te jugosllavise dhe ne asnji rast nuk informuem qe i sherbyne shkjaut Serb.Shteti Kroat sot asht nji nga shtetet e vecanta te ish Jugosllavise qe ne cdo rast e problem merr ne mbrojtje interresat shqiptare kudondodhun.Pikrisht ky eveniment i Kroatve me ka ba pershtypje pse kaq te interresuem ne mbrojtje te kombit Shqiptare.E po kjo shifet tashti se pse ky shtet ka dhe ruan konsiderat te larte per kontributin e ushtarakve shqiptare ne mbrotje te liris Kroatve.
    Ato dy komentuesit ma lart duhet ti kundervihen edhe Qemal Ataturkut se i sherbeu Turqise dhe nuk i kontriboj shqiperise.

    Reply to this comment
  7. padrejtësi September 25, 21:37

    Kjo ishte Jugosllavia e Titos e barazisë të kombeve gadi tre milionë shqiptarë të tretë për nga popullsia serbë pa manipulime tetë milionë kroatë 4.5 milionë dhe vetëm tre gjeneral aktivë

    Reply to this comment
    • fery September 25, 22:11

      E psh…Jgosllavin e titos dhe titon dhj… ai eshte m…qe polli gjitha ata kriminel antishqiptar serb e sllav ku millosheviqi Ishte I fund it nga shkolla e tij e degjeneruar kriminel even kurse nder te paret nxenes te tij Ishte edhe Enver Hoxha dhe aparati I Byros Politike te PPSH, pdrejtesi..!

      Reply to this comment
  8. fery September 25, 21:57

    Gjeneralet shqiptar qe I sherbyen armikut me te madh te shqiptarve , Ushtrise Popullore Jugoslave ( JNA ) nuk do ti komentoje sepse , per te gjithe ata ndiej keqeardhje….
    Sido qe te jete , nese do te meritonte te dallohoj ndonjeri nga gjithe ata pra, emer shqiptari , pjestar I UPJ I cili , si officer I Akademis Ushtarake Jugoslave drejtoi njistitet boshnjake ne bosnje dhe ishte Komandant I njisiteve Ushtarake te ushtrise boshnjake (luftoi 4 vite kunder ushtrise jugosllave dhe serbe ) kurse, pase luftes ne bosnje u kthye ne Prizren dhe u emrua kokandant I aradhave te UCK ne kosove ( 2 vite ) . Komandant Drini dha kontribut te rendsishem dhe jashtezakonshem per populin e vete shqiptar ne kosove Kurse emir I tij eshte Ekrem Rexha Kunder tij pas embarimit te lutes ne kosove , Kunder tij u organizua dhe u krye nji atentat ne Prizren ne maj te 2002 nga dora e zeze tradhtare kriminale e Kosoves. Trupi I tij sot pushon ne varrezat e deshmorve ne Landovice afer Prizrenit
    ( atentati u kryejne ndoshta nga ndonji ish koleget e tij shqiptar, oficer te akademise ushtarake deri sa Komandant Drini sherbente si kadet ne akademine ushtarake jugosllave )

    Reply to this comment
  9. Ardian Hasanaj September 25, 23:15

    Jini serioz, lexojini mir cfare shkruhet. Kta njerez kane vlera. Abeja ra ne kosove. Bislim Zyrapi luftoi ne kosove. Gjeneralet e there qe nga Fadil Hoxha kane marre pjese ne LANC. Fadil Hoxha eshte pjestar i konferences se Bujanit. Cfare doni me shume!? Kta burrat e mire ne shqiperi e lane ushtrine te shkaterrohet ne 97-en. UÇK i blinte me flori armet ne te gjithe boten neve vrame njeri tjetrin. Kemi pasur mbi 30000 (tridhjetemije) ushtarak me akademi, sa luftuan ne kosove? Dhjete njezet ja edhe 50. Te jemi serioz kta kane vlera kombetare. Le ti shohim gjerat ashtu si duhet.

    Reply to this comment
  10. Mollosi September 25, 23:19

    Ne mesin e gjeneraleve shqiptare qe sherbyen ne armaten jugosllave kishte gjenerale kombetare dhe jokombetare. Shumica e tyre ne momentin me te duhur e treguan vehten dhe deshmuan qe ishin te vertetit.
    Z. Leonard Veizi beri nje gabim qe ne mesin e ketyre gjeneraleve nuk e permendi edhe pilotin e vetem shqiptar te avioneve supersonik, z. Ali Aliun.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 September 26, 12:07

      molle unë do të shtroja pyetjen ndryshe!
      nëse do të kishte një sulm,ska rëndësi drejtimi,në krah të kujt do të ishin gjeneralët “shqiptarë” të armatës jugosllave??
      shpresoj se nuk do të kishin marrë shëmbullin e “gjeneralëve” shqiptarë të UDBsë!
      ps:gjithnjë mund ti arsyetojmë me anë të doktrinës “butka”!ata luftonin kundër komunizmit shqiptar!pra si UDBashët dhe ushtarakët do të kishin të drejtë të vrisnin e prisnin shqiptarë!!

      Reply to this comment
      • Mollosi September 26, 14:10

        Pergjegjja do te ishte shume e lehte nese ke parasysh qe pjesa dermuese e udheheqesve ushtarak shqiptare , me fillimin e luftes ne Slloveni dezertoi duke kaluar ne anen sllovene, kroate, boshnjake dhe ne fund duke ju bashkuar luftes ne Kosove.

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 September 26, 14:52

          molle këto raste që përmënd ti,janë pas shpërbërjes së jugosllavisë,unë fola për jugosllavinë!
          mund të ishte e mundur dhe kjo që thua ti!

          Reply to this comment
        • everest September 27, 01:20

          Nuk habitem me ju kosovaret se ne cdo 3 spiune te UDB nje prej tyre ishte shqiptar!
          Kete e deklarojne serbet sot!
          Sidoqofte ju kosovaret e keni njollosur veten,per deri sa te paret tuaj krijuan divizionin nazist “Scanderbeg” qe eshte turpi i juaj!
          Turpi i juaj mbetet edhe emerimi nga pushtuesit naziste te dy krimineleve kosovare,njeri kryeminister,Rexhep Mitrovica dhe tjetrei Xhaferr De va minister i brendeshem,qe bene terror ne Shqiperi,ku vecohet pushkatimi i 104 qytetareve tiranas me 4 shkurt 1943 me urdher te pushtuesve dhe sipas spiunimit te ballisto-zogisteve!
          Ky eshte “kontributi” antishqiptar i kosovareve gjate Luftes se Dyte Boterore,ndersa populli shqiptar krijoi ushtrine nacional clirimtare,pjese e koalicionit boteror antifashist,qe ju e perbaltni!

          Reply to this comment
          • Mollosi September 27, 13:28

            Nuk cuditem nese ndonje shqiptar nga Kosova do te ishte spiun i UDB-se. Kosovaret ishin te pushtuar dhe pushtuesi kishte njemije menyra qe t’i bente per vehte. Turp me i madh se sa krijimi i divizionit “Scanderbeg” eshte dekorimi i antishqiptarit me te madh, Alaksandar Rankoviq me urdherin “Ylli Partizan” i kl. I nga shoku Enver Mugosha.

  11. anticensurë25642654 September 26, 12:39

    jam pak i paqartë,shkaku është informacioni i dobët i dhënë në këtë përmbledhje!!
    “Bekim BERISHA
    “Ramboja” shqiptar i Luftës së Gjirit Persik”
    kemi dy luftëra në gjirin persik atë të parën dhe të dytën!! të dytën e përjashtojmë sepse në atë kohë berisha nuk e ka jetuar!
    të parën e kemi në 1991,kohë kur jugosllavia egzistonte akoma!!
    pra berisha nën flamurin e kujt ka qënë në atë luftë??

    Reply to this comment
  12. DRENICA E KUQE September 26, 16:23

    Ky qenka nje liber qe u ben nder tradhtarve te popullit shqiptar dhe te Shqiperise, hiç disa emra si Bekim Berisha (AB-eja), Bislim Zyrapi e ndonje tjeter sepse te tillet si Fadil Hoxha kane qene te specializuar dhe te pergatitur serbo-jugosllavisht per ta pushtuar e coptuar Shqiperine per interesa te veta familjare e klanore…
    Liber per turp te madh, po ai Veizi si ka mundur t’i perpije te gjitha pordhe e piskamet e tyre!…

    DRENICA E KUQE

    Reply to this comment
  13. Arsimi dhe edukimi September 27, 22:13

    Pozita e popullit shqiptare nuk.dallon shume qofte ne Shqiperi.apo ish RSFJ.
    Keta ushtarak shyqir qe ishin ngase ne e dime kur shkojshim si ushtar shqiptar nese nuk do kishimbeshtetje prrj tyre nuk do kishim vlere sa nje pule e laget thot populli…

    Reply to this comment
  14. T. Voda September 28, 21:13

    — TE NDERUAR KOMENTUES..!!
    —- Duke filluar nga ” Cika”, ”Feniks e deri ”Drenica e Kuqe”. Kerkoj ndjes , mirkuptim per kete nderhyrje
    Ne kend veshtrimin Tuaj u japte drejt.
    — Me te ndjeri Kujtim Halili kam njohje dhe te njejten vend-lindje [Permet, rreza e mali Trebeshin] si dhe arsimimimin e perbashket usharak . Gjithashtu kish kryer fakultetin e gjuhe letersis, dhe kursin e larte te filozofis. Kish nje bote te gjere e shpirt popetik duke botuar dhe librat me poezi .
    Nderhyj mbasi , para se ta fillonte per kete liber kemi shkembyer edhe mendime .
    — — Fillimisht e nisi per ata qe kishin kontribuar ne interes te trojeve shqiptare duke u shtrire deri ne lashesi Me vone ai evidentoi shqiptaret qe kishin shebyer perandorivene jasht kufive dhe interesave kombetare. Pershembull , vetem ne SHBA , ai evidentoi rreth 35 shqiptare duke filluar qe nga lufta e pare botrore. . Mbaj mend qe u diskutua per nje shqiptar qe kish mare graden e gjeneralit ne ushtrine Ruse[BRSS] ne vitet 80 .Ne mos gabohem, me duket me emrin Jani LUFI. Ajo qe e rendonte, ish sepse AI ishte i vetmi student Shqiptar qe me prishjen e mardhenieve miqsore ndermjet qeverive refuzoi te kthehej ne atdhe,vashdoi te sherbente ne ushtrine ruse [madje thoshin se jepte edhe lajmet ne Radio Moska per gjuhen shqipe], nderkohe, qe te gjithe shqiptare e tjere , me gjithe se edhe me lidhje dashurie me vajzat ruse, ata u kthyen te gjithe ne atdhe .[ Keshtu deklaronin ish drejtusit e tyre atje, gjenerali dhe ish atasheu usahtarek Halim Ramohito dhe Bjto Isufi.etj] .

    — Per gjeneralet apo figurat e shquara ushtarake me kombesi shqiptare ne Kosove e nen Jugosllavi , me sa di Kujtimi e ka bere ne bashkpunim me shqiptaret me reputacion e kredibilitet te atjeshem .Ai nuk eshte kufizuar veten ne ish jugosllavi. por ne gjith treven ballkanike e shume me gjere.
    Ne se ka ndonje qe mohon qenien e tij shqiptare apo pa saktesi ky eshte problem tjeter
    -.—- Mendoj se ish koloneli ne rezerve KUJTIM HALILI
    mori nje nisem individuale te veshtire por me vlera e ne interes te kombit shqiptar. AI ME GJITH SE U HODH NE RRUGE SI SHUME ISH USTARAK TE TJERE , KRAHAS PUNES PER MBIJETESE BERI NJE PUNE QE DUHET TE ISH ANGAZHUAR NJE INSTITUT APO SHOQATE E SPONSORISUAR DHE JO NJE INDIVID ME SHPENZIMET E TIJ ,
    — Me sa di , me cgjithe gjendjen jo te mire shendetsore
    AI punoi deri sa u nda nga jeta per nxjerjen edhe te volumit te dyte ..
    — Pavarsisht nga kontestimet qe mund te kete dikush AI MERITON NDERIM E MIRNJOHJE PER NISMEN DHE PUNEN E BERE PER KETE VEPER. .
    — Persa i perket asaj se me ke do te ishin ushtaraket shqiptare ne ish jugosllavi ne rast te nje perballjeje SHPIPERI– JUGOSLLAVI, ajo nuk i takonte ta zgjidhte AI.
    — Historia ka treguar se shqiptare gjak-shprishur e gjak-pshurrur, bisht- perdredhur e kurriz-perkulur ka patur ne cdo kohe.,ndaj te cileve kombi ska pse tu rezervoje vleresim, nderim dhe dekorim sic eshte bere per ndonje deri tani. .

    — Mirnjohje gazetarit LEONARD VEIZI qe ka krijuar mundesune e prezantimit te ketij libri historik te vecante. —– Sot neper bote jane shperndare e ndodhen aktualisht mjaft shqiptare te afte e te talentuar Mendoj se nje nisem e pune e tille duhet te behet edhe ne fusha te tjera te ekonomis, biznesit, shkences, teknologjis , shendetsis., artit etje,, sipas shteteve ku ndiodhen dhe si komb . — Mbase ministria e emigracionit dhe diaspres duke bashkpunuar edhe me shoqatat e atyre vendeve do ta conte me tej kete nisem.
    Pershendetje Tomor Voda -NY– USA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim