DOSSIER / Kriza sovjeto-jugosllave e vitit 1971 dhe një rol i Shqipërisë

January 4, 2018 19:44

DOSSIER / Kriza sovjeto-jugosllave e vitit 1971 dhe një rol i Shqipërisë

Është shkruar disa herë se përmirësimi i marrëdhënieve me Jugosllavinë në fillim të viteve ’70 lidhej me kërcënimin rus që u lexua si shumë iminent sidomos pas ngajrjeve të Çekosllovakisë në vitin 1968. Në një përmbledhje publikuar në datën 4 dhjetor 2017 në faqen online të Wilson Center, kjo gjë konfirmohet tanimë nga burime diplomatike jugosllave të kohës së krizës së vitit 1971.

Roli i Shqipërisë në këto zhvillime del tërthorazi dhe regjimi i Enver Hoxhës duket se ka përfituar asokohe duke ndjekur ritmin e manovrave jugosllave që sipas shkrimit në fjalë ia dolën të neutralizojnë politikën e jashtme sovjetike në rajon asokohe. Çka më shumë rëndësi, nuk është pa bazë të hipotetizohet se disa veprime të Hoxhës pas kësaj kohe edhe në skenën e brendshme të Shqipëisë, të jenë frymëzuar nga modeli jugosllav i trajtimit të tyre.

Burimi kryesor dokumentar për të vlerësuar nëse ndërhyrja ushtarake sovetike në Jugosllavi ishte apo jo reale në vitin 1971, janë raportimet diplomatike dhe kujtimet e ish-ambasadorit jugosllav në Moskë, Veljko Mićunović. Ky i fundit raporton për një bisedë telefonike mes liderit sovjetik, Leonid Brezhnjev dhe kreut jugosllav Josip Broz Tito të zhvilluar në prill të vitit 1971. Përmbedhja e përmbajtjes së telefonatës iu dërgua ambasadës jugosllave në Moskë, me urdhër të Titos, me synim informimin e ambasadorit për zhvillimet e fundit. Nga kjo telefonatë, por edhe nga një memorandum i takimit të  Mićunović me Brezhnjev në gusht të atij viti rezulton se sovjektikët synonin të ndërhyrin në politikën e brendshme jugosllave, edhe pse ndoshta jo direkt dhe me forcë ushtarake.

Por si nisi ky tension?

Ishte vizita e Titos në Pragë, në datat 9-10 gusht 1968 ushqeu bindjen e liderëve sovjetikë se Çekosllovakia mund të ndiqte rrugën e Jugosllavisë të një socializmi jashtë bllokut. Duhet thënë se vetë doktrina e sovranitetit të kufizuar të Brezhnjevit kishte prodhuar ankth te staelitët sovjetikë në Lindjen e Europës, por nga ana tjetër ajo legjitimonte aksionin sovjetik në drejtim të mbylljes së problemeve me shtetet vartëse. Në çdo rast raportet sovjeto-jugosllave u acaruan sërish pas një qetësie që prodhoi vizita në Beograd në vitin 1969, të Andrey Gromikos, në vitet 1970-1971.

Në këtë kohë në Jugosllavi ndodhin disa ngjarje që u lexuan si momente të një krize të brendshme. Konkretisht, në prill të vitit 197, disa student kroatë të paparti morën kontrollin e organizatës studentore të Zagrebit. Ndërkohë një grup emigrantësh kroatë vranë në Stokholm ambasadorin jugosllav dhe nisën të shfaqeshin disa evidence të dyshimta për lidhje mes komunistëve kroatë, organizatave kroate në emigracion, që op kërkonin ndihmën sovjetike. Po kështu, përfaqësuesit diplomatikë sovjetikë në Jugosllavi, nisën të marrin kontakte me zyrtarët komunistë rajonalë në Jugosllavi. Për të trajtuar këto çështje, Tito thirri në Brioni më 28 prill një takim urgjent të Presidiumit të Lidhjes Komuniste Jugosllave dhe në ditën e tretë të tij, më 30 prill, vjen edhe telefonata e Brezhnjevit.

Telefonata i dërgohet si përmbledhje ambasadorit Mićunović, i cili ishte informuar për të nga një anëtar i Byrosë Politike sovjetike dhe aty renditet biseda e bërë mes dy drejtuesve. Brezhnjev e cilëson situatën e brendshme të Jugosllavisë si “shumë të rëndëishme”.

Sipas liderit sovjetik ka patur informacione se trupat jugosllave po lëvizin drejt Beogradit, por Tito ia ka prerë shkurt se “kjo nuk është e vërtetë” dhe më e rëndësishmja se “ne kemi fuqi mjaftueshëm që të zgjidhim këto çështje vetë pa ndihmën e askujt”. Për të mos lejuar asnjë hamendësim, raportohet se Tito e mbylli telefonatën me një theksim të qartë për liderin sovjetik:

Është e mjaftueshme për Ju që të dini se ne do t’i zgjidhim shqetësimet tona vetë

http://digitalarchive.wilsoncenter.org/document/175844

Memorandumi i gushtit, sipërcituar, është hartuar nga ambasadori jugosllav dhe cilësohet Urgjent. Aty evidentohet klima e bisedës me Brezhjevin, bëhen komente mbi qëndrimet e tij dhe lexohet nënteskti I takimit. Aty Mićunović zbulon se telefonata e 30 prillit po bëhej ndërkohë që Byroja Politike sovjetike ishte mbledhur dhe po priste përfundimin e saj, çka provon se politika sovjetike ndaj Jugosllavisë në ato kohë ka patur në fokus shumë skenarë.

Ambasadori shkruan se Brezhnjevi e vlerëson situatën tonë të brendshme si shumë të dobët. Acarimi i liderit sovjetik lidhet me faktin se që nga ngjarjet e Zagrebit e deri në gusht, Bashkimi Sovjetik nuk e kishte zgjeruar prezencën në Jugosllavi, madje sipas ambasadroit në fjalë, “influenca ruse në Jugosllavi ishte dëmtuar”.

http://digitalarchive.wilsoncenter.org/document/175848

Po pse dështoi ndërhyrja sovjetike?

Sipas përmbledhjes së bërë nga Wilson Center, nuk ofrohen dokumente shtesë, por analizohet situata pas këtyre ngjarjeve që dalin në dritë tani.

Pikë së pari, Tito ndërmori disa veprime diplomatike që do të kishin shumë rrjedhime favorizuese për të. Së pari ishte përpejkja për rigjallërimin e Lëvizjes së Vendeve të Paangazhuara drejt Afrikës që solli edhe Samitin e Lusakës. Po kështu si faktorë renditet vendosja e kontakteve mes Beogradit dhe Pekinit, stabilizimi i raporteve me Shqipërinë dhe hartimi i planeve të përbashkëta të mbrojtjes mes Jugosllavisë dhe Rumanisë. Më tej akoma, Beogradi hodhi sytë edhe nga Washingtoni që kulmoi me vizitën e Titos në SHBA në vitin 1971.

Këto pjesë fragmentare ofrojnë një pikë të favorshme për të vëshguar politikën e jashtme sovojetike në fillim të viteve ’70 dhe tregojnë kufijtë e Doktrinës Brezhnjev. Jugosllavia nuk ishte Çekosllovakia, por përgjigja e saj e shpejtë ndaj kërcënimit sovjetik dhe lidhjet e saj rajonale(Rumania dhe Shqipëria) dhe ato globale(Lëvizja e të Paangazhuarve, Kina dhe SHBA), e bënë ndërhyrjen sovjetike të pamundshme

përfundon autori, Milorad Lazić.

***

Duhet theksuar se këto zhvillime hedhin dritë mbi arsyet e vërteta të përmirësimit të raporteve mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë në vitet ’70, por ato janë arsye që duhen konsideruar edhe për hartimin e Kushtetutës së vitit 1974. Në material mund të shihet sesi Tito reagoi ndaj lëvizjes studentore të Zagrebit – që na kujton në formë lëvizjen studentore të dhjetorit në Tiranë – ndërkohë që jo pa rëndësi është fakti se “pas ngjarjeve të Çekosllovakisë Jugosllavia adoptoi një doktrinë të re ushtarake, të mbrojtjes totale popullore”.

https://www.wilsoncenter.org/blog-post/the-soviet-intervention-never-happened#_ftn1

Nuk është e vështirë të shikosh te këto lëvizje, një model që u ndoq më pas edhe në Shqipërinë e Enver Hoxhës. Një nxënës shembullor që edhe në vitet ’70 ndjek shembullin e mësuesve jugosllavë. Po të heqim riorganizimet e bëra pas viti 1948 me ndarjen e funksioneve partiake, modeli politik jugosllav ndiqet në Shqipëri, ndonëse i përshatuar sipas gustove dhe nevojave të Enver Hoxhës. Doktrina e re e mbrojtjes e viteve ’70 ngjan me atë jugosllave, sikurse veprimi i shpejtë dhe i papritur i Hoxhës ndaj të ashtuquajturve liberalë, të kujton veprimin e Titos ndaj lëvizjeve në Kroaci.

Sigurisht që Shqipëria fitoi nga përballja sovjeto-jugosllave për herë të dytë që pas 1948-ës, ndonëse kësaj radhe si aktore në skakierën rajonale dhe duke mundësuar një frymëmarrje edhe për shqiptarët e Kosovës. Kjo për aq sa rezulton nga kjo e dhënë që sillet në këtë material. Në planin e brendshëm duket se Hoxha mësoi edhe më mirë se çfarë donte të thoshte lëshimi i zinxhirit dhe ky ishte një mësim që e asimiloi fare mirë sidomos edhe pas infarktit të vitit 1972. / ResPublica 

January 4, 2018 19:44
Komento

8 Komente

  1. hahahah January 4, 20:47

    media shqyptare
    qeka pushtu nga rrota cari

    Reply to this comment
  2. Pse eshte shenjteruar Enveri..? January 5, 00:38

    Nese shohim me kujdes nje aks te pashpallur anti rus sidomos pas 1961-it ai eshte Tirane-Beograd-Bukuresht.( dhe cuditerisht keto 3 shtete u goditen/ shperfytyruan pas 1991-it..rastesi ?)
    .
    Shume analiste te semure psiqike antienveriste nuk marrin parasysh qe te paktem me Rumanine dhe Jugosllavine Shqiperia ishte ne shume drejtime 10 fish e me teper me e Vogel si ne popullsi..siperfaqe.prodhimi te brendshem e deri te universitetet e tyre disa shekullore.
    .
    Por ne 1968 me pushtimin e Cekosllovakise ..Enveri-Tito-Caushesku treguan nje qendrim kurajoz qe cuditi dhe Ameriken e cila me vone ftoi Titon dhe me vone Caushekun ne Washington..dhe Niksoni ishte presidenti I pare amerikan qe viziton nje shtet lindor..
    .
    Akoma nuk e kuptoj dhe sot pse Amerika mbajti nje qendrim pambarimisht armiqsor me Enver Hoxhen jo vetem ne rastin e Cekosllovakise por dhe ne rastin e largimit bazes ruse ne 1961…Mbaj ment ne ate kohe se prishja me ruset solli deri dhe prag urije deri sa erdhen pamporet kineze dhe te pakten per popullin Amerika duhet te gjente menyra per ndihme se Enveri se rruante trapin
    ..
    Pse Enveri duhet rehabilituar dhe shpallur shenjtor per kete mrekulli me poshte?
    ..
    Nqs ka ne ngjarje me spektakulare ne historine boterore ajo eshte dueli Enver-Hryshov ne vitet 1960-1961..Bile Hryshovi ne kujtimet e tij thote se nga Shqiperia ikem si pula dhe me vone ishte e pamundur per intervenim se futeshim ne nje lufte te trete.
    ,Deri sa arriti Nikita tejet I nevrikosur ne Kremlin duke thene qe Enver Hoxha na mbuloi me mut nga koka koka te kembet dhe ja ..cifsha nenen dhe perkthyesi e perktheu pak ndyshe se ishte skandal nese perkthehej fjale per fjale

    Shume pak komentues dhe analiste përmendin faktin qe nga1956 sidomos ne vitet 1959-1960 kishte filluar “romanca e dashurisë Hrushov-Tito” dhe po pregatitej plani qe ruset ose do conin Enverin ne gjunje te Titos ose do ta shkarkonin si Zhukovi ne ajer ose ndonje egzekutim si ndodhi me ca të tjerë që u cuan kundër Hryshovit.

    Por ajo qe I vuri vulen ndarjes me ruso-sovjetiket ishte nje skandal I Hryshovit me Venizellos ate kohe qe ai ishte zëvendëskryeminister dhe ministri i Jashtëm qe gjatë një takimi me liderin sovjetik, Nikita Hrushov, në 1960 bën publik një propozim të ri të grekëve për Epirin e Veriut, i cili u hodh në lojë si kusht për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë dhe shfuqizimin e ligjit të luftës.
    Në projektin e ri kërkohej vetëqeverisja e Vorio Epirit nga minoriteti grek, por brenda kufijve shqiptarë. Siç u bë e ditur më pas, detajet e zbuluara dhanë të kuptohej se Hrushovi të paktën parimisht nuk ishte shprehur kundër kësaj skeme. Ai i pati premtuar Venizelosit ta diskutonte këtë çështje me Enver Hoxhën në një kongres që do të zhvillohej pas pak kohësh në Bukuresht të Rumanisë. Sipas Venizelos, Hrushovi pati shprehur qëndrimin se çdo minoritet duhet të ketë autonominë e tij, për të zhvilluar gjuhën dhe kulturën sipas dëshirave.
    Kaq mjaftoi për të shpërthyer zemërimin e shqiptarve.dhe Enver Hoxha thërret ambasadorin rus të akredituar në Tiranë, Ivanov, të cilit i shpreh prerazi qëndrimin kundër thelbit të bisedimeve mes Venizelos e Hrushovit. Në librin “Dy Popuj Miq”, Enver Hoxha shprehet se Shqipëria nuk e njeh Sofokli Venizelosin, por babanë e tij, Elefter Venizelos po, i cili ka djegur me dhjetëra fshatra shqiptarë e ka ngritur banda që punonin si agjentë për autonomi të Vorio Epirit.
    Në përfundim Hoxha theksoi se Shqipëria nuk do të lejojë askënd të diskutojë për kufijtë e saj, qoftë ky edhe Hrushovi.

    PIKERISHT krisja me Bashkimin Sovjetik në mbledhjen e 81 partive dhe më pas prishja e marrëdhënieve rindezi shpresat greke për Vorio Epirin. Tërheqja e nëndetëseve nga baza ushtarake e Pashalimanit në Vlorë rriti presionin grek që mendoi se tashmë Shqipëria ishte thuajse e izoluar dhe pa mbështetje të fuqishme. Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste Shqiptare prishi marrëdhëniet edhe me homologen e saj greke. Në Kongresin e Tretë të Partisë së Punës delegati i Partisë Komuniste Greke nuk u lejua të flasë, duke u akuzuar nga udhëheqja shqiptare si spiun i qeverisë së Karamanlisit. Kjo çarje erdhi si pasojë e qëndrimeve jo të qarta që edhe të majtët grekë mbanin për çështjen e Vorio Epirit. Në të njëjtën kohë udhëheqja shqiptare mori informacion se qeveria e Athinës po mblidhte opinione se cili do të ishte reagimi i disa vendeve në rast se Greqia do të sulmonte ushtarakisht Shqipërinë. Nga krahu tjetër, organizatat vorio-epirote intensifikuan punën e tyre duke nisur mbledhjen e vullnetarëve për të kryer sulme të armatosura ndaj Shqipërisë.
    ***
    Pikërisht,për ti shpëtuar ndeshkimit si personal po ashtu dhe në aspektin kombëtar Enver Hoxha luajti si nje shahist..mjeshter I madh nderkombetar duke hapur lojen me Kinen.qe dihet si rrodhen punet me vone.
    ***
    Keq ardhje per shume shqipfoles si ky perkthyesi,por dhe nje pjese e lexuesve qe nuk marrin parasysh faktorin NR 1 qe spjegon pse Enver hoxha hyri ne beteje me ruset..ishte Venizellos me Titon pas kraheve..
    ***
    Ate qe serbet & greket u munduan gjate shekujve te mbysnin shtetin dhe gjuhen shqipe..pikerisht ate qe nuk arriti Venizellos me Titon ne kohen e Hryshovit..e arriti Milloshevici me Miqotasin ne 1991-1992 kur erdhen si krushq me amerikanet e pare qe shkelen ne shqiperi ne 1990.
    Eshte me shume se fatkeqesi kombetare fakti qe nuk analizohet sot kush dhe pse e shperfytyroi shtetin dhe dinjitetin e shqiptareve pas 1992..por merren akoma me enver hoxhen si kanibale qe ne fakt ketyre armiqve te kombit..grekut & serbit si dhe lobet e tyre ne perendim I kinte nonen dhe mire ja bente

    Reply to this comment
  3. Plaku Xhuxhumaku January 5, 01:06

    Po dihet qe Enveri e pa Titon si mesuesin e vet gjate gjithe jetes se vet te vetedijshme, para se t’i pirdhej truri nga diabeti. Ato “heroizmat” kunder Titos ishin per dukë.

    Reply to this comment
  4. mer January 5, 04:27

    ka autor ky shkrimi futjakot?

    Reply to this comment
  5. Moisi Golemi January 5, 18:16

    Artikull per gomere.

    Reply to this comment
  6. intelektuali January 8, 13:34

    PSE ENVERI NUK I REGULLOI RELATAT ME MOSKEN KUR LEONID BREZHNJEVI RINGJALLI STALINIZMIN NE BRSS?

    Nga njera ane Enver Hoxha deklaronte se ishte nje stalinist fanatik i perbetuar, por kur ne krye te shtetit bolshevik hypi stalinisti Leonid Brezhnjev, Enveri e mallkoi kete muzhik nga Siberia duke e shpallur si ARMIKUN dhe si rrezikun me te madh te Shqypnise Staliniste pa piken e llogjikes elementare.

    SHIKONI SA DALLKAUKE DHE SA ALLOGJIKE ISHTE ATE KOHE POLITIKA JONE E JASHTME.

    Atehere:

    Pse Enveri e shpalli BRSS e stalinistit fanatik Leonid Brezhnev si Social-Imperializem sovjetik kur Brezhnjevi ishte nje kopje origjinale e Stalinit ne drejtimin e shtetit bolshevik?

    Pergjigja eshte fare e thjeshte dhe do te ishte me me vend qe te trajtohej ne kete DACIBAO te gjate qe ka hedhur pa dogane gazeta DITA, si nje “Flet-Rrufe” totalisht e pakuptueshme per lexuesit me shume llogje historike qe nga Tito e deri tek Caushesku dhe Enveri pa kurfare lidhjesh llogjike me njera tjetren. Pergjigja eshte e thjeshte sepse buron vetem nga fakti qe:

    ENVERIT I INTERESONTE VETEM PUSHTETI PERSONAL NE CIFLIGUN E TIJ DHE NUK I PLASTE FARE AS PER KOMUNIZMIN E MARKSIT APO ATE TE STALINIT NE BRSS DHE TITOS NE JUGOSLLAVI, AQ ME PAK PER ATE TE CAUSHESKUT NE RUMANI

    prandaj:

    Menjehere pas nderhyrjes ne gusht 1968 ne Prage me tanke nga ajri dhe toka, Enveri qe ne panik se mos i vinin tanket ruse ne Tirane dhe bente cdo nate shurren ne breke nga frika e Brezhnjevit shpalli ne menyre te njeanshme largimin e Shqypnise nga Traktati i Varshaves megjithese ne kete mareveshje largimi i njeanshem nuk pranohej absolutisht. Per kete arsye cdo aludim se fintet antisovjetike ne vitin 1968 Enveri i mesoi nga Tito jane argumenta butaforike qe mund te bindin vetem debilet dhe dallkauket sepse Jugosllavia asnjehere nuk u be pjese e Traktatit te Varshaves dhe se Tito gezonte respektin e shume shteteve Perendimore, pershfshire ketu edhe SHBA ne dallim nga pederasti yne Enver Hoxha qe e kishte izoluar Shqypnine si nje kamp perqendrimi te tipit Gulag apo Auschwitz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*