DOSSIER / Pse nuk funksionoi këshilla e gurusë së madh Shatram-patram për Dhamianin

December 17, 2018 12:37

DOSSIER / Pse nuk funksionoi këshilla e gurusë së madh Shatram-patram për Dhamianin

TIRANË / KALKUTA – Që kur mori vesh se do të bëhej ministër i rëndësishëm, në verën e largët të vitit të largët 2013, Dhamiani kërkoi një këshillë nga India akoma më e largët.

Dhe këshilla i erdhi: “Rama-rama pikturama”. Që në indiançen e lashtë përkthehet “guri-guri bahet muri”.

Kështu i tha guruja i madh indian Shatra-patra Mashtra, duke e këshilluar që për të fuqizuar buxhetin e rrënuar, të mblidhte qindarkat e energjisë së vjedhur dhe të shpërdoruar.

“Thuaj shefit tënd pikturist, le të futen edhe njerëz në burg, le të vdesë edhe ndonjë i mbaruar se në panoramën e madhe të gjërave, në kanavacën gjigande kozmike kjo s’prish asnjë punë,” i kishte thënë guruja Shatram-patram të shoqes së Dhamianit, që ky i fundit e kishte dërguar si misionare.

Dhe ashtu u bë. Dhamiani dhe gjithë qeveria u vunë pas kërkimit të qindarkave, që i nxorrën nga fundi i dheut: Te dritat, te tarifat, te gjobat…

Madje kryeministri Pikturama i pat thënë: “Po dolëm mirë nga kjo këshillë, çfarë qindarkash do teprojnë nga negociimi me CEZ-in çek, t’i kam falur, dgjon o!”

Në fakt, Dhamiani që i vogël e kishte patur fiksim të mësojë pak çekisht, ndaj e mori seriozisht paktin me shefin: Çdo plakë që ndërronte jetë në errësirë, çdo kryefamiljar i burgosur për mospagesë dritash, e afronin më shumë drejt Pragës, këtij qyteti të paguar… pardon, të bekuar.

Mirëpo… Hhhm ndodhi diçka. U fiksua keq pas qindarkave i ziu. Aq keq sa kur shikonte tufa milionash, mundësisht në valutë, i shtynte me këmbë, i mënjanonte me neveri. Parimi i tij ishte vetëm “Ramam-ramam pikturamam”.

Kështu ndodhi me një tender 18 milionë euro ku oferta më e mirë figuronte ajo e Mandit të Nishtullës. U fitua me letra, nga ato që çdo bakall serioz do vriste veten nga turpi. Po do ti që Dhambianit nuk i ra në sy fare??!

Po ashtu, dhe një tender tjetër me 12 milionë euro. Fitues figuronte Ermali i Nshrrak-ut dhe noter në Amerikë ishte Demi i Ulur. Iu duk prapë krejt normal.

Dyshohet se në tendera të tjerë figurojnë fitues indianë të Amerikës si Keci i Çmendur, Dreri Akrobat, Arushi Fotograf… Praapë hiç Dhamiani.

I sikletosur sa më s’ka i tha botës se tenderat nuk i bënte ai, se komisioni i tenderave ishte treguar sylesh…

Ama nga brenda ziente. Iu lut të shoqes një natë kur hëna ishte e plotë: “Thuaji gurusë, a e shikon ku na çoi formula e tij, Rama-rama-pikturama?”

Pas pak minutash, ajo iu përgjigj:

“Fola me gurunë e madh. Ai do vijë vetë në Tiranë, të flisni nga afër, se ndoshta nga largësia e madhe s’jemi marrë vesh. Do dal ta pres unë, por më duhen 14 mijë euro për të blerë një fustan të hajrit!”

*****

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-tender, pro qindarkave

December 17, 2018 12:37
Komento

3 Komente

  1. demo December 17, 13:50

    Guruja eshte si:Yp,Xhixhi!Ministri me bashkeshorten do kene ndonje hall,qe nuk ja zgjidh dot,as mjekesia,as shoqeria.

    Reply to this comment
  2. Populli shqiptar December 17, 16:13

    Indiani eshte ortak me gjiknurin, te tjerat jane lojna
    Ky pastron paret e gjiknurit dhe gjoja thuhet se ka ardh nje kompani e madhe indiane

    Reply to this comment
  3. Nik December 18, 13:34

    Vras mendjen, sa tyryfycke duhet te jete nje grua qe ta shohe si perendi ne drite te syrit nje indian me pupla; ne nje kohe kur 500 vjet me pare ishin indianet (e Ameriqise) ata qe shikonin si perendi europianet?
    E dyta pastaj, sa tyryfyc duhet me qene nje burre qe ka kesi gruaje……….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*