Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në Tiranë

May 29, 2016 09:30

Dossier/ Raporti sekret për Rexhep Qosjen në Tiranë

Gazeta Shqiptare” boton ekskluzivisht raportin sekret të ish­drejtorit të Institutit të Gjuhës dhe Historisë,
profesor Androkli Kostallarit, drejtuar Komitetit Qendror të PPSH­së, lidhur me vizitën që bëri në
Shqipëri, profesori i Universitetit të Prishtinës, Rexhep Qosja.

Sipas dokumentit, i cili publikohet për herë të parë dhe i plotë, akademiku i njohur nga Prishtina, i cili asokohe mbronte disertacionin me një punim shkencor mbi figurën e Asdrenit, i ka deklaruar kolegut të tij shqiptar, Androkli Kostallarit, se “studionte marksizëm-­leninizmin dhe nuk kishte botëkuptim tjetër përpos atij marksist­leninist”, se “vetëm socializmi do ta nxirrte Shqipërinë nga prapambetja e madhe”, “transformimi dhe krijimi i njeriut të ri, vepra  kuptimplote”, “shumë domethënëse që Shqipëria vendi i parë në botë pa kisha e xhami” etj…

Qasjet e herëpashershme me qarqet politike të së majtës shqiptare, duket se nuk kanë qenë koniunkturale apo veprime të çastit, por të paramenduara dhe me bindje të plotë ndaj idealeve të tij të formësuara që nga koha e rinisë së hershme.

Kjo përshtypje të krijohet menjëherë ndërsa lexon raportin sekret me deklarime mjaft të indoktrinuara, madje tipike të një komunisti fanatik, ato që ka bërë akademiku Rexhep Qosja, gjatë vizitës disajavore që ai ka bërë në Shqipëri në vitin 1970, kur erdhi për të grumbulluar materiale dhe dokumente arkivore për disertacionin e tij mbi figurën e Asdrenit.

Deklarimet e prof. Rexhep Qosjes, të cilat gjenden në raportin që ka bërë për Komitetin Qendror të PPSH­së, kolegu i tij nga Tirana, Androkli Kostallari, duken tejet befasuese dhe gati­gati të pabesueshme.

Themi kështu, pasi Jugosllavia e Titos së asaj kohe, pra periudha kur është formuar Rexhep Qosja si intelektual, vetëm emrin kishte komuniste. Pa paragjykuar aspak botëkuptimin dhe formimin e prof.

Qosjes, kundrejt bindjeve të tij politike, gjëja e parë që mund të diskutohet është vërtetësia e raportit. Pra, a i ka deklaruar vërtet ato gjëra prof. Qosja, apo janë shtuar a rregulluar nga shkruesi i raportit, i cili ka qenë edhe njeriu që e ka shoqëruar atë gjatë qëndrimit të tij disajavor në Shqipëri?

Po të kihet parasysh koha kur është hartuar ai raport, rregullat strikte që funksiononin në raste të tilla si dhe konsekuencat që mund të binin mbi personin që mund t’i sajonte apo shtrembëronte
thëniet dhe deklaratat e personit që shoqëronte, automatikisht bie versioni se ato deklarata janë të
manipuluara.

Një version tjetër që mund të hidhet për diskutim është se, ato deklarata janë bërë nga prof. Qosja, si një haraç i paguar prej tij, për të përfituar lehtësira në punën e tij gjatë qëndrimit në Shqipëri. Por edhe kjo është pak e besueshme, po të kemi parasysh edhe vizitat e mjaft kolegëve të tjerë të prof. Qosjes në atë periudhë në Shqipëri (Idriz Ajeti, Hajrulla Gorani etj.), ku asnjë prej tyre nuk ka bërë deklarata të tilla, idenë me ato parulla e pllakate që kishte regjimi komunist dhe që gjendeshin kudo në vendin tonë.

Por gjithsesi, bindjet politike janë e drejtë e çdo njeriu dhe askush nuk mund t’i imponohet kurrkujt… Bashkëngjitur raportit të prof. Kostallarit, në dosjen përkatëse që ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit (Fondi 14. Komiteti Qendror i PPSH­së, struktura), ndodhet dhe një studim i prof. Rexhep Qosjes, mbi Letërsinë në Kosovë dhe hierarkinë e vlerave të krijuesve kosovarë.

Një gjë tjetër mjaft interesante që vihet re në dosjen ku ndodhet raporti në fjalë, janë edhe disa poezi në dorëshkrim që kanë për autor Jakup Çerajën dhe Agim Vincën, dy intelektualë dhe krijues të njohur të viseve shqiptare në ish­Jugosllavi. Ata ia kanë besuar krijimet e tyre Qosjes, për t’i sjellë në Tiranë dhe për t’i botuar ato në ndonjë gazetë, porosi e cila u krye, pasi poezia e Vincës u botua.

Thamë pak më sipër “interesante”, pasi Agim Vinca në atë kohë është frymëzuar nga “akti heroik” i 14­vjeçares Shkurte Pal Vata nga Dukagjini, e cila humbi jetën aksidentalisht teksa punonte si vullnetare në ndërtimin e hekurudhës Rrogozhinë­-Fier.

Dhe kësisoj, ai ka shkruar një poezi (apo më saktë një poemë), për vajzën e ndjerë së cilës iu akordua titulli “Heroinë e Punës Socialiste”. Për të qenë më korrektë në gjykimin tonë, themi se sot këto poezi duken “jashtë mode”, por në kohën kur janë shkruar ishin më se normale dhe “të modës”, e të tilla krijime gjeje pothuaj te pjesa më e madhe e poetëve tanë.

Por gjëja “interesante” që thamë pak më lart, është indoktrinimi i poetëve shqiptarë përtej kufijve politikë, si rasti në fjalë i Vincës. Gjithsesi, këto gjëra dhe rasti i mësipërm duhen parë e gjykuar për kohën kur janë shkruar dhe rrethanat në të cilat është ndodhur autori.

May 29, 2016 09:30
Komento

3 Komente

  1. Intelektuali May 29, 12:58

    Redaksisë së Gazetës Dita
    Mesa duket nuk paskeni mundësi të tjera për të mbushur faqet e gazetës tuaj dhe keni filluar me “Taren,gërmo o Tare gërmo”.
    E nderuar redaksi, Cili është motivi dhe përfitimi i këtij lajmi? Shitja e gazetës,atakimi i figurës kombëtare të Rexhep Qosjes apo të dyja së bashku.Vazhdoni të gërmoni edhe për figura të tjera të këtij kalibri se mund të dalë ndonjë gjë për gazetën.Konsideroj mediokritet dhe ligësi marrja me interpretime dhe konkljuzione botëkuptimore mbi bazën e “dy-tre rreshtave” verbale të hamdësuara.Mos e ktheni “Ditën” në “Ditëçk”.
    Mesa duket vet redaksia e gazetës tuaj në vitet 1970,ka qënë e hapur dhe tepër kritike ndaj rregjimit gjë që na solli edhe “demokracinë” si puna e Sali trimëroshit,
    Poezia e të Madhit ABEN DUKA,në faqen e djeshme (28.05.2016) të Ditas,mendoj se vlen si përgjigje edhe për redaksinë tuaj, që merreni me cingërima për AKADEMIKUN REXHEP QOSJEN. Sa për sqarim,se ka rrezik t’më etiketoni edhe mua si “nostalgjik enverist”,kam qënë i dënuar dhe persekutuar nga ai sistem si një intelektual kundërshtar i tij në çështje parimore.

    Reply to this comment
  2. Vëzhguesi F. May 29, 17:47

    Pershendetje Dita!
    Kisha vendosur qe te mos dilja me nickun qe kam disa vjet qe e perdor, por me nxiti te rishfaqem te pakten ne kete shkrim me pseudonimin tim te vjeter. Vëzhguesi F.
    Ky shkrim i sotem eshte nje paturpesi dhe pafytyresi ew atyre qe e kane porositur. Nuk dua te fyej askend, por provokime te tilla te ulta jane veprime te rrugaçeve ordiner qe duan me çdo kusht te gjejne “kallze ne debore” per te denigrura personalitetin dhe figuren e nje prej personaliteteve me te shquara te kombit shqiptar, siç eshte Rexhep Qosja. Nese Qosja deklaronte ne ate kohe se kishte bindje marksist-leniniste, edhe per faktin se ky sistem ishte ne Shqiperi, po keta legener te sotem ne politike ose jo, misonar te artit dhe kultures, personalitete te shkences dhe shkrimtar te medhenj qe inshin antar te KQ dhe pjese e aparatit ideologjik dhe politik te tij, si mund te justifikohen qe jo vetem kane deklaruar por kane punuar si marksiste leniniste dhe jane paguar si te tille?! Se dyti, çdo te thote autori i ketij shkrimi me ironine e tij tejet cinike dhe te trashe se akti i vullnetares 14 vjeçare nga Dukagjini qe vdiq qofte dhe aksidentalisht por ne pune dhe jo ne rruge, duke vendosur ne thonjeza “akti heroik”?! Mbase sipas ketij autori qe germon me keq se Tarja per te gjetur ndonje mace te ngordhur, akt heroik i vertet eshte kur te rinjte prostituojne neper motele dhe semafore ose kur drogohen dhe pas kesaj qellojne me armet qe u ka shperndare demoleshanarshia. Ndaj, ne mos ne gazete ne fb duhet te kete sa me shume poezi per te rinj te tille qe bejne akte te tilla heroike, se akti i Shkurte Vates tash,me ka dale demode dhe per qenllek te tyre ca palo autore kerkojne te bejne ironikun.

    Reply to this comment
  3. PO.PO May 29, 18:40

    Jini plehra te verteta ,qe kerkoni te nxini e perbaltni figuren e nje shqiptari te nderuar e shume respektuar,prof.Rexhep Qoses. Para vitit 1990 ,vetem nje idjot nuk e kupton,se nuk mund te mbijetoje,ne se kisha mendime te kunderta me ato te atij rregjimi.Po te shfletosh ,me nje synim te tille,do te gjesh mal letrash me levdata per ate rregjim,te shkruara nga te gjithe letraret,artistet,shkencetaret e gjithfare njerezish,qe dinin shkrim e kendim .Cfar mund te thuhet per shkrimtaret e medhenj si I.Kadare, D.Agolli e sa e sa te tjere ?! Po per mesuesit,qe nxirnin gjenerata te indoktrinuarish ,cfar mund te thuhet ?! Po per Sali Ram Berishen e nje hordhi,qe i vete pas,me gjith Bujar Nishanin , cfar mund te thuhet?!
    Shkrimi per profesorin e nderuar,R.Qosen eshte shume keqdashes , i qellimshem dhe dukshem antishqiptar , i redaktuar nga duar ne sherbim te Beogradit . Pa frike,mund te quhet nje felliqesire dhe kellire neveritese ky shkrim,autori i tij dhe vete stafi i”Gazetes Shqiptare”, qe vetem emrin ka te tille,kurse te tjerat i ka antishqiptare.Ky eshte turpi i dites , imediave tona , qe si kalemxhinj mercenare , po punojne ethshem prej 25-26 vjetesh per h`i nxierre themelet ketij kombi .Nje mije here TUUUUUURP !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim