DOSSIER/ Si u vendos “taksa e parfumeve” për të financuar shtypjen e librave shqip

February 6, 2019 21:39

DOSSIER/ Si u vendos “taksa e parfumeve” për të financuar shtypjen e librave shqip

Në fund të tetorit të vitit 1943, kur vendi ndodhej nën pushtimin e trupave ushtarake gjermane, qeveria shqiptare ndërmerr një iniciativë që mund të konsiderohet si e pazakontë për stadin zhvillimor dhe situatën komplekse në të cilën ndodhej vendi në atë periudhë.

Me qëllim krijimin e një fondi të veçantë për shtypjen e librave në gjuhën shqipe, ndërmerret një lëvizje fiskale që në thelb parashikon vendosjen e një taksë e posaçme për disa mallra luksi; specifikisht për parfumet, pudrat, kolonjat e produktet e tjera kozmetike që prodhoheshin apo futeshin në vend.

Revista “Leka” e marsit të vitit 1944, në rubrikën “Lajme Kombëtare”, raporton për vendimin e marrë me 30 tetor të 1943, kur s’kishte pak javë që kishte kapitulluar Italia e vendin e saj në Shqipëri e kishte zënë ushtria gjermane.  Vendimi parashikonte krijimin e “Fondit për Zhvillimin e Kulturës Kombëtare”.

Taksa 10 % për parfumet, kremrat e produktet e tjera kozmetike.

Ky fond u krijua pranë ministrisë së Kulturës Popullore dhe do të sigurohej përmes një takse 10% mbi çmimin e shitjes së parfumeve, pudrave, kremrave e locjoneve të ndryshme. Me të njëjtën masë taksoheshin edhe librat e huaj që shiteshin në Shqipëri.

Fondi i Zhvillimit të Kulturës Kombëtare do të jetë i derdhur pranë Bankës Kombëtare të Shqypnis. Evidenca e tij do të mbahet prej Kontabilitetit të Shtetit” përcaktohej në vendim. Kjo taksë parashikohej të arkëtohej përmes një pulle të veçantë që ngjitej mbi shishet me parfum e në librat e huaj, duke iu mbivendosur vulës që mbante emrin e tregtarit të produktit.

Të ardhurat që siguroheshin përmes kësaj skeme e që derdheshin në “Fondin për Zhvillimin e Kulturës Kombëtare” do të caktoheshin për shtypjen ose rishtypjen e librave në gjuhën shqipe, ashtu sikurse edhe për çeljen e bibliotekave në trojet shqiptare ku ishte e nevojshme.

Vendimi përcaktonte që ky fond t’i kushtonte një vëmendje të veçantë “Tokave të Lirueme” në të cilat bënin pjesë trojet shqiptare në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Fondi administrohej prej një Komitetit të përbërë prej Ministrisë së Kulturës Popullore, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Financave si dhe prej një shkrimtari të njohur të zgjedhur prej Ministrisë së Kulturës Popullore dhe të një profesori të Gjimnazit të emëruar prej ministrisë së Arsimit.

Ministria e Financave ngarkohej për vënien në zbatim dhe me ndjekjen dhe penalizimin e kundravajtjeve në rastet kur tentohej të shmangej taksa 10 % e çmimit të shitjes së këtyre produkteve.

Kreshnik Kuçaj – SCAN

v.l/Dita

February 6, 2019 21:39
Komento

3 Komente

  1. Fidel Kastro February 6, 23:04

    Koha e luftes , ka qene koha e shqiptarise. Atehere shqiptaret u liruan nga zinxhiret e fqinjeve tane shoviniste si greket e serbet, por ajo frymemarrje qe e shkurter!!!! Ketu ne Shqiperine Londineze komunizmi i mbyti shqiptaret dhe te tjeret jashte nen terrorin serb, malazes . maqedonas e grek. E verteta vonon por nuk harron dhe shkrimi i ketij autori hedh drite se udheheqesit shqiptar ne kohen e luftes kane qene shume patriote, ndersa qeveria komuniste i quajti kolaboracioniste,patriotet i beri tradhetare dhe i vrau e burgosi

    Reply to this comment
    • Pirri March 5, 21:49

      Ne rradh te pare nuk ka ” territori maqedonas” o krye injorant.

      Shqiperia u nda ne 1913, dhe perseri ne 1920 kur nuk ishte krijuar etnia fallco maqedonase.

      Jevgjit greke, paten mundesi te benin ato qe bene, me ndohmen e madhe te arvanitasve dhe sulioteve, sepse luften e futuan pikerisht ” keta aleatet tane te medhenj” dhe sepse ishted he eshte protekotrat britanik.

      Erdhirn per sulmin daj cameve e dhane anglezet.

      Reply to this comment
  2. Lili February 7, 12:22

    Sot ,kemi te kunderten taxa mbi librin , qe qeveritaret tane te parfumosin e te veshen Gucci. ..
    O tempora, o mores !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*