Dr.Ahmet Osja, simbol i vlerave shkencore

July 5, 2019 12:48

Dr.Ahmet Osja, simbol i vlerave shkencore

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes, një jetë unike në llojin e vet

Nga Mark Bobnaj-studiues

Plot 40 vjet më parë, në lagjen time Skëndërbeg të qytetit të Shkodrës u vendos një familje e re, deri atëherë e panjohur. Një komshiu im që e njihte familjarisht kryefamiljarin, më tha: Është Ahmet Osja, agronomi i talentuar, me origjinë nga Reçi, stoik dhe historik i Malësisë së Madhe dhe i zbritur në Luarzë të bregdetit piktorest të Velipojës. Deri në ato çaste njihja vetëm një virtyt të fshqinjit tim të saponjohur. Kalonte në rrugicë me motoçikletën tip MZ për dore e nuk i hipte mbi shpinë siç bënin të tjerët. Në ditët e sotme ky etyd të duket romantik e gadi i pabesueshëm. Ahmet Osja nuk donte të zgjonte nga gjumi i mëngjesit të hershëm banorët e lagjes. Këtë rit të mbajtjes së mjetit për dore Ahmet Osja e aktronte edhe në muzgjet e buta teksa kthehej në orët e vona  në banesën e vet. Nuk donte t’ua prishte ëndrrat shkodranëve të mirë e të urtë. Fqinji im i ri më grishi të interesohesha për të, mbase pse jo të përfitoja dhe miqësinë e tij.

Për Ahmet Osjen nuk më durohet pa e lënë firmën time në librin e autorit doktorit të shkencave Zef Gjeta. Janë disa arsye që më nxisin për të shprehur ndjesitë e mia për këtë person që është njëherësh dhe personalitet. Ruaj kujtime e mbresa të shumta për njeriun e urtë, të mirë e të zgjuar. Falë mirësisë së Zotit ai po jeton aq sa meriton. Dhe nëse ai po i kalon të 80-tat, me të njëjtin intesitet konsolidohet miqësia jonë e ngushtë personale e familjare. Me të njëjtën shpejtësi hedhin shtat hyrje-daljet e familjeve tona. Po kështu bisedat pafund midis nesh sa vijnë e shpeshtohen. Një pjesë e mirënjohjes së pakufishme për Ahmet Osjen i takon kontributit që ky i fundit ka dhënë për nipin tim, Zef Gjeta, si përsonalitet shkencor njëkohësisht autori i monografisë në përkushtim të mjeshtrit të pashoq të agrikulturës shqiptare për të mos thënë i një spektri më rrezatues.

Lidhja ime personale e familjare me profesorin e agrikulturës shqiptare dhe jo vetëm, ka kristalizuar dy veçori që rrezatojnë dukshëm. Veçantia e parë është kujtesa, fenomenale dhe vecanerisht ajo historike. Nuk e glorifikoj kur shprehem se në këtë pistë Ahmet Osja është një memo që përbën një arkiv të dëshërueshëm edhe për mendjen më të hollë njerëzore. Po veçantia e dytë cila është? Padyshim njohja e historisë kombëtare e botërore, duke “lënë në pistë “, nuk e teproj të them edhe personalitete të spikatura botërore. Në detaje e imtësi të lakmueshme për njerëzit që kanë bërë epokë. E megjithatë ai shkëput bistakun e mendimit tim duke më thënë se në fushën e bujqësisë ti Mark më”konkuron” me dinjitet, por në botën e njohurive historike të zbres më poshtë. Sa e mbaron këtë frazë  Ahmet Osja qesh me gjithë zemër dhe më hedh dorën në sup. Sot e atëherë në çastet e largëta të njohjes sonë, e ndjej ngrohtësinë e asaj dore, duke më konsideruar si njeriun e familjes.

Kopështi i madh jo vetëm botanik por edhe eskplorues e prodhimtar në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Shkodrës, e ka ngjizur miqësinë time me mjeshtrin e madh të punës Ahmet Osjen. Kopështi ka përmasat e një ekonomie modeste didaktike që rrezaton njohuri akademike. Në shtratin e tij bëjnë gjumë të rehatshëm reportazhe, shkrime e kronika autovizive të mendimeve shqiptare, rajonale , europiane e përtej Atlantikut, shpesh i quajtur “Kopshti i Edenit”. Si agronom i klasit të epërm, Ahmet Osja i mban të freskëta vizitat në atë mjedis përherë të gjëlbërt, për të cilin  shprehet se : Marku eksperimenton në kopështin e vet po me atë pasion që hulumton në fushën e profesionit të vet të një jete të gjatë dhe intensive, atë të stomatologjisë.

Në veprimtarinë e gjatë e të larmishme të Ahmet Osjës, vendin e nderit ose podin e kreut e zë ndihma për njerëzit që kanë dëshirë të rriten. Miku im nuk kursehet të ndihmojë çdo kënd që ka nevojë për një “dhënje dore”. Është si ai mjeku zemërgjërë që shpërndan receta e medikamente pa shpërblim. Të ndihmosh njeriun në nevojë për të dalë nga kështjella e halleve të veta është një kirurgji e ëmbël që i bën nder atij që kërkon një këshillë a një mendim për të shkuar larg. Këtë postulat besoj ta këtë skalitur në veprimtarinë e vet miku im i ditëve të mira dhe i kohëve të vështira , Ahmet Osja.

Jeta e gjatë e shpesh dhee trazuar e Ahmet Osjes shtrihet gjërë e gjatë në sinoret e modestisë. Këtë dhuratë të Zotit e ka shpalosur në mijëra raste. Deri në skajet më të larta ,është limiti i dhënies së këshillave ose ndihmave kurative e të shëndetshme. Në këmbim miku im i mirë nuk kërkon asgjë. Po e ilustrojmë mendimin tonë me ndonjë fakt qëvërtet është sugjestionues. Kur ishte në detyrën fisnike të Ministrit të Bujqësisë në qeverinë e stabilitetit,  Ahmetit i takonin edhe privilegje. Ai nuk pranoi asnjë komoditet që i sillte detyra e funksioni i lartë. Fjeti në zyrë në një krevat portativ në ato ditë të vështira ku jeta u përkund në teh të mbijetesës. Nuk mbajti armë dhe as shoqërues edhe pse i takonte. Lëvizi me tren e jo me autoveturë të blinduar. Makinën e dikasterit ia dhuroi Nënë Tereza që në takimin e parë, sepse sapo shkeli token e Shkodres. Nobelisten e prezantuan si “Vllau i saj”ne miniature. Në banesën aspak komode vetëm biblioteka binte në sy. Sa i thjeshtë dhe i përzemërt ky njeri, O Zot i Madh! Ja dhe një detaj. Presidenti i Republikës Z.Bamir Topi sapo e kishte vlerësuar punën e tij me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës”. Gjatë një dreke shumë miqësore dhe familjare që i kishte të gjitha, në lokalin BLINI, në pronësi të Z. Pjetër Gjeta, vëllai i Zefit. Unë po i tregoja ndër shumë të tjera me zë të ulët  për modestinë dhe thjeshtësinë që e karakterizon dr. Ahmetin, deri në kufinjtë e të pabesusheshmes. Zoti Topi mu drejtua po me zë të ulët dhe shumë i habitur më tha: – ” Bëhet fjalë për ish ministrin , në të djathtën time?”. Po – shtova unë, për ish ministrin dhe deputetin e dy legjislaturave, i pari dhe i vetmi në historinë e parlamentarizmit shqiptar që nuk pranoi asnjë lloj pagese e as favorin si deputet. Prandaj nuk keni gabuar me titullin e akorduar i thashë në formë shakaje Zotit Topi.

Ngutem të qëndis në rreshtat e këtij shkrimi edhe një ndodhi të thjeshtë deri në palcë. Po ktheheshim pas një inspektimi të mikut tim në ekip në zonën e Mjedës. Udhëtonim me një autoveturë të lënë pas dore. Dy persona të njohur dolën përpara. Donim të udhëtonim me ta por sediljet ishin të zëna. Nipi im Zef Gjeta atë natë vonë ngulmon të zbresë e të presë një mjet tjetër udhëtimi. Ahmeti e kundërshton. E merr shtrengueshem në prehër si ta kishte birin e vet. Një detaj mbresëlënës apo jo lexues i kësaj monografie?  -Ti Zef sot je një djalë i talentuar e nesër do të jesh dikush, e nis ligjërimin Ahmeti. Le ta pasurojë jetën tënde edhe ky detaj. Njw ditw do tw tregosh se: – Ahmet Osja të ka mbajtur në prehër si djalin e vet. A nuk është ky detaj një fakt i gjallë dhe i pakundërshtueshëm? Të këtillë xhevahirë ka me shumicë në jetën plot kolor të Ahmet Osjës. Dhe ky fakt e nderon mikun tim e të shumë shqiptarëve , jo vetëm,  në disa kontinente që e njohin dhe e nderojnë aq shumë.

Në koleksionin e antikuarëve të mbledhur me durim të ruajtur me kujdes nga Ahmet Osja, është edhe një gur natyral ku është skalitur në mënyrë të padeshifrueshme mozaiku që paraqet Shën Mërinë me Jezu Krishtin e Nazaretit. Këtë gur mjeshtri e ka gjetur në Postopojë gjatë një pelegrinazhi me arkeologë të huaj. Përpara se ta zbulonte këtë ornament të vogël por me peshë të rëndë , në rrafshin arbnor të Postopojës ishin përkushtuar mijëra njerëz e nuk e kishin vënë re ornamentin. Syri vigjilent i Ahmet Osjes e zbuloi gjerdanin e vlerave të papërsëritshme. E ky akt e nderon mikun tim me vlera të veçanta. E ngre personalitetin e tij në një dimension ende të pashpallur gjer më sot.

Edhe brezi i ri i popullit shqiptar ka dëgjuar të flitet për këtë tribun të patriotizmit , urtësisë dhe i të vërtetave shkencore. Le të marrim për ilustrim një individ. Quhet Luigj Pepa ,banor i Kelmendit piktoresk deri në magji. Puna e çon në Vrinë të Sarandës. Atje larg në Jugun e bukur të Shqipërisë e ndal dikush dhe i thotë me përzemërsi : Mësuam se vjen nga Veriu i Shqipërisë dhe dua ta di a e njeh Ahmet Osjen? Banori i Jugut mori një përgjigje tërthore nga Luigj Pepa. Si nuk e njoh, i tha me krenari burimore e legjitime. Biseda e mëtejshme ishte tërkuzë. Zgjati katër  javë, aq  sa Kelmendasi qëndroi mik në Vrinë. Ishte kohë aksionesh të rinisë shqiptare për ta skalitur mozaikun e agrumeve në Jug. Në këmbim të mirënjohjes për mikun e ri nga Vrina, Luigj Pepa shkroi njëqind vargje rapsodike në kushtim të mjeshtrit me njohje kombëtare e më të gjërë, Ahmet Osja dhe ia la mikut nga Vrina si dhuratë modeste por të çmuar.

Profesori dhe akademiku Ahmet Osja ka rezervuar një mirënjohje e nderim të veçantë banorët e malësive në veçanti për ata të krahinës së Dukagjinit. Çmonte tek ata virtytet e shenjëta që manifestojnë e përcjellin. Disa vite të rinisë së hershme i kaloi me ta dhe midis tyre. Të shtrohesh në bisedë me Ahmet Osjen për banorët kreshnikë dhe stoikë të hapësirës dukagjinase, vëren se ai e njeh pulsin e jetës në male qëështë heroike dhe e vështirë. Në librin e madh të vlerave që i kushtohet Ahmet Osjes, detaje jetësore janë mbresëlënëse. Respekti është në natyrën e vet i ndërsjelltë. Tre breza malësorësh dukagjinas e njohin dhe e respektojnë ish agronomin e dikurshëm të krahinës, e sot shkencëtar i respektuar. Ata marrin e japin dashuri e respekt për ta bërë jetëgjatë miqësinë e harmoninënjerëzore.Dera e tij për ta gjithmonë qendron e hapur.

Nuk më harrohet një episod me tematikë mikrpritjen e treguar nga Ahmet Osja.Ishte natë dimri nis e tregon ky i fundit: – Trokasim në derën e një kulle dhe pyesim nëse kanë dëshirë të kenë më shumë miq.  – U përgjigj një grua “Mir se ju pruni Zoti”,  ajo ishte dhe një nënë e vlerësuar. Burri i saj, i zoti i kullës në Lekaj të Shalës në Dukagjin, ishte larg me punë , por bujarinë e kishte lënë në votër. E zonja e shtëpisë në moshë të grave të reja e zgjuar, shprushi me kujdes zjarrin e vatrës për të nxjerrë prej andej dy a tre grushte me gështenja të pjekura. Ato gështenja ishin vakti i darkës për fëmijët e gruas së varfër por bujare dukagjinase. Gështenjat duhet të viheshin në sofrën e miqve. Gruaja me takt i grishi fëmijët e uritur të kalonin në skutën e gjumit. Të flinin pa darkë. Komenti në këtë rast është nul. Duke folur për asetin e mikpritjes, Ahmeti shton në bisedë se gruaja malësore e dukagjinase është e një dimesioni të papërsëritshëm. Në të njëjtën kohë ajo bën punën e amvisës, mban fëmijën më të vogël në prehër , kujdeset për gjënë e gjallë, tjerr lesh në furkë e bën çorape për ata që janë për shteg dhe din të presë dhe të përcjellë mikun.

Me profesorin e bujqësisë shqiptare kemi këmbyer dhe biseda me sfond historik. Kemi trajtuar dhe detaje të panjohura nga historianët. Ja njëri prej tyre. Për ndërtimin e Prefekturëssë Shkodrës, patrioti Pashko Vasa hapi kuletën e dhuroi një kontribut marramendshëm monetar. Ky akt bujarie bëhej për qytetin ku kishte lindur dhe ishte rritur patrioti i përmasave gjigante. Në këtë rrëfim të sinqertë Ahmet Osja tregon se në ç’datë u lëvrua dhe në ç’numër llogarie u depozituan ato vlera  marramendëse për të ngritur në këmbë Prefekturën e Shkodrës. Ky episod për mua flet shumë. Është domethënës. Një duartrokitje në ndërgjegje. Një thirrje për të qënë krah për krah me ata që të duan e që të rrethojnë. E përshkoj  çdo ditë sheshin e bukur përpara Prefekturës. Zëri i ndërgjegjes nuk më lë të qetë. Dua të shprehem për tiparet e racës së të parëve të mi me gjak e me frymë shqiptare. Jemi edhe mosmirënjohës në “disa” raste.

E ngarkojmë hapësirën e parkut të gjelbërt me monumente e buste që nuk thonë asgjë e nuk gjejmë vend për të lënë një “shënim” për aktin e dhurimit të Pashko Vasës atij personaliteti te spikatur te rilindjes kombetare, ministër dhe guvernator në shtete te fuqishme te kohës! Më thuaj ti lexues i kësaj monografie famëmadhe që flet për Ahmet Osjen, a kam të drejtë të thërras me zë të fortë se :

Asht e jona Shqipnia

Të parët na e kanë lanë

E kush të mos na e prekin

Se desim te tanë!

Miku im dhe i familjes sime Ahmet Osja është një pelegrin i një lloji të admirueshëm. Ka bërë vizita në Europë i ftuar si mik e vizitor, nga personalitete të shkences e të politikës. Ka kapërcyer ndërkohë dhe Oqeanin Atlantik. Ka ndodhur në vitin dymijë kur ka shkelur në tokën e ëndrrave të mëdha. Në Amerikë e ka pritur me krah hapët ish presidenti amerikan Willson. Si mik në shtëpinë e tij e në rezidencën ku kalonte orët e punës intelektuale. Miku im Ahmeti e njohu ish kreun e Shtëpisë së Bardhë me një fakt interesant. Në vitin 1999, i thotë ai ish presidentit të Amerikës, 100 gra nga Shkodra qëndisën me duart e tyre një qilim karakteristik dhe ia nisën dhuratë ish presidentit të Amerikës. Në hapësirën rrezatuese të qilimit shkëlqente portreti i presidentit të ardhshëm të Amerikës, i qëndisur me fije mëndafshi. Fijet kishin ngjyrë të bardhëdhe të verdhë. Nga analizat e bëra rezultoi se mëndafshi nuk ishte i ngjyrosur, ç’ka tregonte anën virgjine të dhuratës së çmuar , të veçantë në llojin e vet. Profesor Ahmeti nuk ngurroi ta informonte mikun e ri të matanë Atlantikut, se në Shkodër kultivohej krimbi i mëndafshit dhe se vendi i tij eksportonte këtë aset të çmueshëm. Krimbi i mëndafshit ishte një krijesë e rrallë. Keto ngjyra, bardhë e verdhë ishin me reflekse të çuditshme. Ato ishin projeksion dhe i qilimit të bërë dhuratë nga 100 zonjat e Shkodrës për Presidentin e Amerikës. Në atë takim historik Ahmet Osja nuk harroi t’i kujtonte ish presidentit amerikan Willson se, ishte nip i shqiptarëve pasi nëna e tij Maria ishte nga qyteti alpin i Pejës, territor i shqiptarëve të hershëm dhe autoktonë, me origjine nga malesia e Shkodres.

Ka një ëndërr në sirtar miku im i shtrenjtë Ahmet Osja. Ka dëshirë të takohet me Atin e Shenjtë, prijësin e Krishtërimit Papën e Romës, Mbretin e Mbretërisë së Vatikanit. Papa është ndër autoritetet botërore që i ka mbetur pa takuar mikut tim. Ky ka dëshirë të zhvillojë një bisedë me Bariun e Madh Shpirtëror të Njerëzimit. Të shpalosë përpara Atit të Shenjtë dijet e tij që përbëjnë një korpus të gjërë e aksiomatik. A do të bëhet i mundur ky takim? Le të shpresojmë në plotësimin e kësaj ëndrre virgjine të Ahmet Osjës

Ndiej një sadisfaksion të veçantë kur shpeshherë autoritetet vendore e ftojnë mikun tim në takim me personalitete të shquara që vizitojnë Shkodrën.

Është kjo një traditë e kahershme mikpritjeje kur mikut i bën karshillek një burrë i mençur. Doktor Ahmeti në moshën e fisnikërisë i përshkon çdo ditë rrugët e sheshet e qytetit që e do aq shumë. Trupi i tij është  i drejtë si dikur në moshë të rinisë së vet. Përshëndet kalimtarë të shumtë e shpesh nis kuvend me shumë prej tyre. Strajca e mesazheve është deng e profesor Osja nuk ngurron ta hapë grykën e saj. Nuk është kërrusur shpina e njeriut me shpirt të madh, Ahmet Osjes, edhe pse ka provuar dyhumbje të mëdha. Në moshë të re është ndarë nga jeta loçka e zemrës, njëra nga vajzat, Zarada. Edhe bashkëshorten Rushe e ka humbur se fundmi  DR Ahmeti. Por artin e kërrysjes e përçmon. Mendjen e ka të kthjellët. Hapat i ka të sigurtë. Burimi i frymëzimit është në kështjellën e gjoksit të mikut që e kam fort për zemër. Ani pse po i kalon të 80 vjetët , unë dua që Ahmet Osja të ketë jetëgjatësinë e shqipes, shpendin që ai dhe unë e kemi fort për zemër.

July 5, 2019 12:48
Komento

10 Komente

  1. Buzuku July 5, 14:03

    1. – Mosha 80 vjecare I duket autorit kushedi sa e madhe? 2. – C’ eshte ky Willson – president I Amerikes ne v 2000? Se c’ kish dhe dicka tjeter, por Po e le me kaq.

    Reply to this comment
  2. Nje shqiptar July 5, 16:24

    Ahmet Osjes i uroje edhe shume vite te tjere. E njoha dhe e kujtoje me respekt gjate kohes qe punuam si vullnetare me te ne Dukagjin ne vitet 1967 1969 per palodhjen e tij ne tere problemet per te cilet punonim si ndertimin dhe hapjen e shkollave te reja, higjenizimin e fshatit, organizimin e brendeshem te shtepve, elektrifikimin, ndertimin e furrave te bukes, mbjelljen e pemeve frytore si arrave, geshtejave, hapjen e tokave te reja e tjera e tjera. Me pelqeu shume ky shkrim biografik per Ahmet Osjen.

    Reply to this comment
  3. antonio July 5, 17:34

    Kjo eshte ana njerezore e gjeniut te bujqesise socialiste Ahmet Osja,por ky gjeni e ka shfaqur mencurine e tij ne rritjen e prodhimit gjigand te mistrit,orizit etj!
    Se Ahmeti nuk ka qene thjesht PRIFT,por shkencetar!
    Dhe nje NJERI MADH eshte edshe nje SHKENCETAR qe i dha vendit bollekun ushqinor si askush tjeter!
    Ndersa sot hame ushqimet KANCEROZE aq sa njerezit po vdesin nga lumturia demokratike duke thirrur,
    -“Poshte komunizmi!
    -“Rrofte vdekja!

    Reply to this comment
  4. kujtesa July 5, 19:36

    E mbaj mend Ahme Osjen se ne vitin 1973 erdhi ne ILSHB per te vazhduar shkollen e larte, por nuk e di me pse ndenji vetem tre muaj dhe iku ne Shkoder nga e perfundoi me korespodence. Punoi me shkenctarin e madh te misrit e orizit Hysen Laçej dhe atje perfitoi shume, ndoshta ishte dhe pasioni tij. I uroj jete te gjate.

    Reply to this comment
  5. kujtesa July 5, 19:36

    E mbaj mend Ahme Osjen se ne vitin 1968 erdhi ne ILSHB per te vazhduar shkollen e larte, por nuk e di me pse ndenji vetem tre muaj dhe iku ne Shkoder nga e perfundoi me korespodence. Punoi me shkenctarin e madh te misrit e orizit Hysen Laçej dhe atje perfitoi shume, ndoshta ishte dhe pasioni tij. I uroj jete te gjate. Bera nje gabim per vitin, ishte 1968

    Reply to this comment
  6. Ujku Plak July 6, 00:28

    Ahmet Osja dhe Hysen Laçej ,,jane 2 nga Shkenctaret e mirfillte ,nje Binom i jashtezakonshem , te lidhur pazgjidhmerisht .
    Akademizmi i Hysen Laçej dhe Kreativiteti i pandalshem i Ahmet Osjes zgjidhen perfundimisht shkencerisht Harten e Kultivarve te Misrit dhe pershtatjen e tyre qe prej THETHIT deri ne Kepin e Llongos me te famshmet “” ROZAFA “” 86-130 ditshe duke bere qe ROZAFA 86 te rritej dhe te jepte Prodhim optimal si Drith Buke dhe ne kushtet e Malsise kur mbillej mbas Te lashtave edhe atje ku nuk kishte mundesi Ujitje te Mjaftueshme .
    I uroj jete te gjate dhe te lumtur Pr Ahmet Osjes !

    Reply to this comment
  7. sabo kurti July 6, 19:33

    Te tille figura na gezojn dhe na bejne krenar

    Reply to this comment
  8. Illo July 7, 01:07

    Ne Amerike , ka nje shtepi muze , per c’do President te vdekur. Kjo shtepi eshte muze dhe biblioteke .
    Ahmeti si shkencetar eshte bere i njohur , nga shtypi , nga librat nga medijat , por karakterin e tij virtuoz e njohin pak njerez , kur eshte e domosdoshme ta njohin brezat . Eshte karakter , qe edukon . Perpara se te jete shkencetar , eshte atdhetar . Eshte karakter i fuqishem i malesorit te koheve te reja. Karakterin shqiptar na i ka pershkruar Durhan , Bajron dhe shume shkencetare , qe jane manhitur me dliresine e karakterit shqiptar . Ne keto dekada , disa bashkeatdhetare , na kane nxjerre namin e keq. Keta jane pakice dhe nuk perbejne problem . Shqiptaret dinjitoze , kane karakteristika nga rilindasit, qe Ahmeti, i trashegoi te tera . Ai trashegoi karakteristikat rilindase dhe ato te Intelektualeve te viteve 30. Shqiptari nuk i ka humbur virtutet , qe ka trasheguar nga e kaluara historike .Eshte thesar , qe qe e mban ne gji Kombi . Burre i ditur , fisnik , bamires, shok , Ahmeti eshte njeriu , qe trashegon keto virtute kombetare . Eshte pasqyre , qe duhet ta imitojne brezat .Autori i ketij shkrimi meriton falnderime , sepse ka dhene pjesen e njohur pak te Ahmetit . I. Foto

    Reply to this comment
  9. Ardi July 7, 15:02

    Ok por ndonje dokumentar televiziv qe te jete i denje per profesorin eshte bere?

    Nje here e kam pare ne nje interviste te shkurter ne tv dhe më bënë shume pershtypje njohurite qe kishte

    Reply to this comment
  10. Heretiku July 9, 17:57

    Respekt dhe nderim i thelle per njeriun e punes, te perkushtimit, te rezultateve te larta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*