Dr.Kosova, urtë e butë e plot tigani

Alqi Koçiko May 19, 2015 00:37

Dr.Kosova, urtë e butë e plot tigani

Kur Lulzim Basha nisi fushatën e tij si kandidat për bashkinë e kryeqytetit, kryeministri Berisha qëndroi larg dhe nuk u pa gjëkundi. Ekuacioni ishte i thjeshtë: Kandidatit që do ta braktiste politikën e madhe për t’iu kushtuar Tiranës, i mjaftonte imazhi i vulosur i tij si kanakar i Berishës, ndaj do ishte e tepërt prania e kryeministrit. I cili më shumë do t’i hiqte vota, se do t’i shtonte.

Katër vjet më pas, kandidati Halim Kosova ka të njëjtën sindromë. Dhe jo më kot. Basha duke qenë një kopje e zbehtë e origjinalit Berisha, edhe afatin e skadencës dhe oksidimit e ka shumë më të vogël. Sigurisht, është e paimagjinueshme që një kryetar bashkie në ikje, që ka bërë zero punë në kryeqytet, të bëjë fushatë përkrah kandidatit për pasardhës. Edhe një herë që ishin së bashku në një takim, dr.Halimi “doli nga reshti” dhe tha se vetë Basha duhet të japë llogari pse s’mbajti premtimet; e madje se ai do plotësonte jo vetëm premtimet e tij, por edhe të Bashës.

Fushata ka nisur ndërkaq, edhe pse data zyrtare është 22 maji. Ideja fillestare se Halim Kosovës nuk ke çfarë t’i thuash, përveç faktit që e ka kandiduar partia e gabuar, po venitet me shpejtësi. Merita e parë, faktikisht i shkon vetë kandidatit. Por edhe fushatës që si koncept garimi politik, t’i nxjerr të palarat edhe sikur mos të duash. Dhe duke hequr mënjanë faktin që Kosovën e ka nxjerrë si kandidat një parti e diskretituar e një ish kryetari dhe kryetari, ku të dy janë njësoj në pikiatën e pëlqimit të publikut, doktori ka dy dobësi themelore.

profili halimiE para, ligjërimi i tij politik dhe komunikimi me votuesin është në një nivel kaq të ulët, sa ka surprizuar për keq edhe më entuziastët. Si kur rrëfen historinë e disa këlyshëve qensh në shtëpi, si kur flet për ndihmën që i dha një mik zviceran para njëzet vitesh për të ngritur klinikën e tij private, si kur u kërkon votën grave meqë i ka ndihmuar të lindin (dhe fëmijëve, që i ka lejuar të lindin), apo dhe vetë kolegëve të tij mjekë (?!); në të gjitha rastet, dr.Kosova bën muhabet dhe padyshim shpalos aurën e babaxhanllëkut, por nuk premton asgjë. Po, ka premtuar një spital bashkiak, dhe ka deklaruar se kur të fitojë, nuk do ketë frikën të trokasë në derën e kryeministrit (Rama) për projekte të përbashkëta për të mirën e qytetit.

Për shkak të kësaj mospërvoje, fjalë të thëna ashtu njerëzishëm, por pa asnjë “kolaudim”, janë shndërruar në listën e gafave të fushatës. Madje edhe kur ato kanë të vërtetën brenda.

E tillë ishte deklarata se po të kishte dashur të vidhte kur ishte ministër, në një muaj do siguronte fitimet e 20 viteve, por nuk deshi vetë. Pra, kolegët e tij ministra të PD-së, që kishin vite në post, kanë bërë kërdinë?

Dr.Kosova nuk iu kthye më asaj historie, por këtu vijmë tek momenti i dytë i dyshimtë i fushatës së tij: Ajo që deri pa më parë, nënvizohet si aftësi e tij për të qenë menaxher i suksesshëm spitalor, përveçse mjek i respektuar.

Xhelozitë profesionale janë të kuptueshme, ndaj nuk është e udhës t’i japim oksigjen thashethemeve se dr.Kosova thjesht ka bërë rutinën me ndihmën e aparaturave të shtrenjta: ka ndjekur ecurinë e barrës së nënave dhe në ca raste edhe ka bërë diagnoza të gabuara. Pra, cilësinë e tij profesionale e lëmë mënjanë. Por aftësitë menaxheriale, e aq më tepër shfrytëzimin e postit afatgjatë si drejtor spitali, nuk mund t’i lëmë dot mënjanë. Si lindi klinika private gjinekologjike në Tiranë, pronë e tij? Thotë Dr.Halimi për “Opinion”:

“…Kur u hap këtu në Shqipëri mundësia për të punuar edhe si mjek privat, atëherë unë i thashë (mikut tim zviceran): tani kam nevojë për ndihmën tënde. Pse? Se rroga filloi të mos mjaftonte më për shtëpinë dhe për punët e përditshme. Dhe para çdo mjeku kishte dy mundësi: ose t’i shtrinte dorën pacientit, që ishte rruga më e lehtë, por jo e ndershme, ose të punonte pasdite, pasi doli ligji që mund të punoje edhe privat. Unë zgjodha këtë rrugën e pasdites”.

Rruga e pasdites, siç shumë e shumë dëshmitarë në vite e dinë, është që vizitat e paradites në spitalin shtetëror pa kushte, pa aparatura dhe me shërbim skandaloz, të kalonin pasdite në klinikën private me pagesë. Histori e njohur. Dhe po ashtu, njësoj i njohur fakti që askush nga mjekët e famshëm me klinika private, nuk heqin dorë nga puna në shtet, pavarësisht se siç thotë kandidati, “rroga filloi të mos mjaftonte më”.

kosova4Përse? Edhe pse ministri i Shëndetësisë duhej të kishte folur shumë më herët, dhe duket qartë se deklaratat e djeshme i ka bërë për të ndihmuar fushatën, ai konstatoi se materniteti “Mbretëresha Geraldinë” ishte keqmenaxhuar nga dr.Kosova; barna të skaduara, aparatura të blera ose të dhuruara që trajtohen si pronë; pajisje, shtretër spitalorë etj, që nuk dihet nga venë sepse asnjëherë s’ka patur procesverbale… Dhe zbukurim lulishtesh në oborrin e spitalit dhe ca suva, llaç e tulla për të prishur syrin e keq.

Del se me klinikën e tanishme që vlerësohet 2.6 milionë euro, dhe me aksione të tjera në biznesin e ilaçeve, Dr.Kosova nuk ka ndenjur larg pushtetit, por i ka ardhur rrotull atij në distancë sigurie. I ka bërë hyzmetin çdo qeverie, ka shfrytëzuar mirë e mirë kosheren shtetërore me mjaltë të pafundëm dhe një ditë të bukur, kur e ftuan në politikë sepse të gjithë u diskretituan dhe duheshin ca figura babaxhanësh, ai kujtoi se gjithçka do ishte harruar.

Për të thënë të vërtetën deri në fund, mbase asgjë nga këto vëzhgime “me lupë” nuk do kishte ngjarë nëse Dr. Urtë e Butë e Plotë Tigani do vazhdonte dypunësimin e tij të artë pa u afruar aq afër zjarrit të politikës sa t’i përcëlloheshin qepallat. Tek e fundit, për fëmijën që vjen në jetë prindi jep gjithçka, mjaft që fundi i jetë i lumtur. Por ironia qëndron gjetkë: të mendosh se Dr.Kosova, ishte më e mira që mund të bënte PD-ja këto zgjedhje…

Alqi Koçiko May 19, 2015 00:37
Komento

4 Komente

  1. Albi May 19, 11:44

    Po e hapet kete pune, cojeni deri ne fund. Se Veliaj ka bere kerdine dy vjet ne shtet.

    Reply to this comment
  2. xhateli May 19, 19:20

    E keni degjuar si flet ky doktori nw fushatw, tamam si ne klinikwn ku lindin gratw: e gjithe llafollogjia e tij pwrmblidhet e precipiton nw fund nw dy fjalw qw pwrswritin vazhdimisht njera tjetrwn: “shtyj, shtyj me fort”, “shtyj shtyj edhe pak”. Flet e flet, here me barcaleta here me kartepeceta dhe kur lodhet i thote vetes: Shtyj Halim bej, shtyj edhe pak, se po mbaron fushata, shtyj, edhe pak, se nw fund do lirohesh. Ndersa populli i perkthen fjalet e tij ne: pirdhe o doktor, pirdh te lirohesh.Ti e katandise maternitetin publik, ne ciflik, se duke i thene shtyj, shtyj edhe pak, ai te polli nje private klinikw.
    Kur sic po thone grabite nje maternitet, merret me mend se c’zullume do te besh, po fitove, nw kryeqytet.
    Ndaj, shtyj, shtyj doktor, se do tw pjellesh edhe ti, si mali qw u mbars e polli, njw mi…

    Reply to this comment
  3. Xha Selmani May 20, 00:34

    Titulli i shkrimit të Koçikos i thotë të gjitha sikur hiç të mos e lexosh shkrimin. Ka ndodhur saktësisht siç thotë titulli dhe unë xha selmani e di të saktë që dita vizitore e Halim doktorit në klinikën private dilte jo me më pak se dy tre milion lekë fitime ditore(!!!). Taksat e shalëve të grave kanë qënë stratosferike për të shkretat gra. A ka pagu taksat të paktën apo vetëm njëmijë dollarë kanë gjithsej nê banka kta dotorrat e rrezikshëm si morrat. Jepi halimo mbushe tiganin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*