Toksikologu: Ngjela e Braho e njohin urdhërin për LHL-të në Vlorë në 1997

Intervistuan: Kujtim Boriçi & Erion Habilaj September 26, 2013 14:09

Toksikologu: Ngjela e Braho e njohin urdhërin për LHL-të në Vlorë në 1997

Dëshmitë e nënkolonel Hekuran Rapajt lidhur me urdhrin e Berishës për përdorimin e Lëndëve Helmuese Luftarake mbi popullsinë e Jugut të vendit në marsin e vitit 1997, botuar dje në ‘Dita’, për specialistin e njohur Toksikolog-Veteriner, Doktor Qemal Poçin, janë një apel për ndëshkimin e vonuar të tij për ‘Krime kundër njerëzimit’. Sipas Poçit, “Ish-Presidenti Berisha që dha këtë urdhër e dinte me saktësi sasinë dhe rrezikshmërinë e LHL-së, ndërsa refuzimi i ushtarakëve për zbatimin e këtij urdhri, evitoi një masakër”.

 

Zoti Poçi! Nënkolonel Hekuran Rapaj ka folur dje në një intervistë në ‘Dita’ lidhur me një urdhër për përdorimin e Lëndëve Helmuese Luftarake kundër popullsisë së Jugut të Shqipërisë në trazirat e vitit 1997. Si specialist i njohur në këtë fushë, çfarë mund të na thoni?

-Së pari, dua të theksoj se dëshmitë e sjella nga ushtaraku i lartë në ‘Dita’, janë tronditëse e përbëjnë krim kundër njerëzimit. Janë fakte e dëshmi që i dinë dhe shumë ushtarakë e ish-funksionarë të lartë të shtetit. Por falë pilotëve, oficerëve të tjerë që refuzuan zbatimin e këtij urdhri kriminal, u evitua një masakër si ajo që bëri Assadi kohët e fundit mbi popullin e pambrojtur sirian. Unë, si specialist, por dhe si ish-ushtarak i lartë, e kam pohuar publikisht që në vitin 2007 se: ’Urdhri për përdorimin e LHL mbi popullsinë, është gjenocid kundër njerëzimit, e për këtë, përgjegjës është Sali Berisha, ish-President i vendit. Provat janë të plota e ai duhet të dërgohet në Hagë!’. Por fatkeqësisht, kjo është neglizhuar e vazhdon të neglizhohet.

 

Përmendët prova për këtë që ju e quani ‘krim kundër njerëzimit’. Kë veçoni si prova?

-E para. Si njohës i prezencës së LHL në vendin tonë nga fillimi e deri në shkatërrimin zyrtar të tyre, kush i dispononte dhe rrezikshmërinë që ato kanë, këmbëngul se ish-Presidenti ka ditur shumë mirë sasinë e LHL dhe rrezikshmërinë e lartë të tyre, e urdhri absurd për përdorimin e tyre është dhënë duke ditur mjaft mirë pasojat e masakrës që pritej. Është dhe urdhri ‘e zeza mbi të bardhë’ për sulmin ndaj jugut. Janë gjallë pilotët që lëvizën LHL, ushtarakët që kundërshtuan këtë urdhër… Ka ish-ministra apo funksionarë që janë në dijeni të plotë të gjithë asaj që ka ndodhur. Nuk e kuptoj se çfarë kërkohet më!? Të mos harrojmë, se ka dhe një konkluzion zyrtar të Komisionit Parlamentar për ngjarjet e vitit 1997, që kryesohej nga bashkë kryetarët Spartak Ngjela e Spartak Braho.

Aty, në këtë raport konkludohet qartë e prerë për urdhrin absurd të përdorimit të LHL kundër popullsisë. Por çuditërisht, nuk thuhet asnjë fjalë për Sali Berishën që kishte në dorë të gjitha ‘frenat’ e shtetit. Kanë heshtur e vazhdojnë të heshtin politikanët dhe shtetarët e të dy krahëve… Por duhet drejtësi. Nuk ka asnjë lloj amnistie për krime të tilla… Sot, Presidenti Obama, në emër të mbrojtjes së demokracisë e jetës së njerëzve të pafajshëm sirianë, me të drejtë kërkon ndëshkimin e Assadit. Kurse këtu tek ne, ish-Presidenti urdhëron përdorimin e LHL mbi popullsinë, e të gjithë bëjnë sikur ka qenë normalitet! Dua të saktësoj dhe diçka që kalohet përciptas në denoncimin e Rapajt…

 

Cili është ky saktësim?

Me Lëndë Helmuese Luftarake, atë kohë në Shqipëri, kanë qenë të pajisur jo vetëm Ministria e Mbrojtjes, por dhe Ministria e Brendshme. Këtë e vërtetoj unë, së paku që nga viti 1982. Në këtë vit (viti 1982), në rolin e përgjegjësit të Laboratorit të Toksikologjisë (helmeve) të Ushtrisë në Institutin e Kërkimeve Veterinare, kam kontaktuar me drejtues e specialistë të Ministrisë së Brendshme për disa sasi LHL që ata kishin në përdorim.

Më kërkohej të bëja ekspertizën dhe identifikimin e granatave me kloracetafenon që ishin në përdorim të tyre. Ajo gjë që më bëri përshtypje atëherë, ishte fakti se sigla e vend prodhimit të tyre, ishte e vendeve Perëndimore e jo nga Lindja. Unë i njoh mirë këto armë, pasi jam kualifikuar gjatë në ish-Bashkimin Sovjetik dhe kam udhëhequr mbi 1000 eksperimente me LHL kundër kafshëve e shpendëve. Pyeta për këtë, por nuk më dhanë përgjigje. Kjo lidhej dhe me një masë ndëshkimore(e para) për mua si vëllai i ish-gjeneralit Dilaver Poçi, anëtar i ‘Kastës ushtarake’. U thash se efektivitet më të plotë kanë granata të prodhuara në Bashkimin Sovjetik. Këto granata, në 1997, në bazë të urdhrit të dhënë, do të hidheshin në Vlorë nga tarracat e pallateve…

 

Kush i kishte këto granata në administrim në vitin 1997?

-Ua theksova më parë se që nga viti 1982, i kishte në përdorim Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme. Në këtë operacion, i kishin në përdorim si forcat e ushtrisë, por dhe ato të SHIK-ut e policia. Përdorimi i këtyre granatave me LHL sjell lotim, marrje mendsh, asfiksi e deri vdekje. Pra, janë shumë të rrezikshme. E ritheksoj këtë, se meritë për refuzimin e urdhrit absurd për hedhjen e LHL mbi popullsinë e pa mbrojtur, kanë jo vetëm pilotët që nuk hodhën ngarkesat në pikat e përcaktuara në Urdhrin Luftarak, por dhe ushtarakët e tjerë që ruanin në rrugica e tarraca pallatesh.

 

Në një intervistë në ‘Dita’ pas denoncimit të përdorimit të LHL në Siri, ju u shprehët se Assadi ka përdorur Zarin. Kjo u saktësua më vonë nga ekspertët e OKB-së që bënë verifikimet përkatëse në Siri. Në ‘ngarkesat’ e vitit 1997 në Shqipëri, ishte prezent kjo lëndë?

-Në Siri u përdor përfaqësimi më i fuqishëm i Lëndëve Helmuese Luftarake, ose Zarin-i(a). Kjo lëndë helmuese luftarake ka qenë me sasi të vogla në vendin tonë. Ose të them më saktë, kemi pasur shumë pak. Bazë e helmit që do përdorej mbi popullatën në zonat jugore të vendit, ka qenë klorpiklina, që ka qenë me në sasi në inventaret tona. Kjo lëndë hidhet në formë lëngu mbi kokat e njerëzve, pra nga SHIK-asit e mercenarët nga tarracat e pallateve dhe objekteve në Vlorë.

 

Cila ka qenë sasie e LHL që kishte Shqipëria?

-Sasia e Lëndëve Helmuese Luftarake në Shqipëri ka qenë në një sasi prej 16.6 ton. Një pjesë e mirë e agjentëve kimik që kanë ardhur tek ne(nga jashtë vendit) ka qenë iprit mësimor që përmbante 5% lëndë aktive dhe 95% tretës organik. Kepi pasur dhe iprit teknik, luizit, etj…

 

Ka aktualisht në ushtrinë e policinë Shqiptare Lëndë Helmuese Luftarake?

-Lëndët Helmuese Luftarake, zyrtarisht, tek ne, tashmë janë asgjësuar, me asistencë dhe të specialistëve amerikan. Ne kemi nënshkruar të gjitha Konventat Ndërkombëtare për këtë qëllim, e jemi vend i NATO-s. Por unë këmbëngul në atë që theksova dhe në fillim: Urdhri për përdorimin e LHL kundër popullsisë në vitin 1997, është gjenocid e përgjegjësit, që nga ish-kreu i shtetit, duhet të përballen me drejtësinë.

 

 

 

 

 

Intervistuan: Kujtim Boriçi & Erion Habilaj September 26, 2013 14:09
Komento

23 Komente

  1. Labi Vlore September 26, 14:34

    Jam Vlonjat dhe di shume mire se c’fare ka ndodhur ne qytetin tone ne vitin 1997-te.Kane ardhur mercenaret e Saliut nga Tirana,me lista njerezish per tu ekzekutuar.Lista ku duhet te vriteshin njerez te pafajshem te klasifikuar si “Rebelet e Kuq Komunist”.Jam i mendimit,se nese nuk zbardhet c’do detaj i atij viti te mbrapshte,Shqiperia do te zhytet ne paqartesi dhe krime te reja.Vrasjet ne rruget e erreta te Vlores nga Spiunet dhe Agjentet e SHIK-ut me urdher nga Tirana kane qene te pernatshme.Kini parasysh qe Sali Berisha vrau ne zemer te Kryeqytetit diten per diell dhe nuk pranoi ansje fajsi.Vetem kur FBI-ja zbardhi ngjarjet doli e verteta e 4 martireve te 21 Janarit.Tani,merreni vete me mend,sa njerez ka vrare ne Vlore dhe ne gjithe Shqiperine,ne fshehtesi te plote,naten Gazidede dhe Berisha???Nuk cuditem qe nuk pranojne asnje fajesi,por ne Vlore,kane vrare krye-familjare duke ju trokitur direkt ne dere ne thellesine e nates.Krimet kryheshin rreth ores 2 ose 3 te mengjezit.Krimet e tij jane te panumerta.Egersia dhe urrejtja e tyre ishte dhe ende eshte e pa.kufi.Perversiteti i tyre Kriminal kalon c’do cak e c’do kufi.Shqiptaret me 21 Janar paten rastin te shikonin vetem nje prove te vogel te Cmendurise perverso-Kriminale te “Trustit te Geshtenjave te Tropojes”.Jam shume i sigurte,se nese ajo turma e 21 Janarit do gjendej ne ndonje periferi te Shqiperise,dhe naten,pa vemendjen e kamerave,Sali Berisha dhe Mercenaret e tij,do kishin vrare te pakten 80% te turmes.Imagjinoni per nej cast,turmat si ajo e 21Janarit qe protestonin ne largesite e Shqiperise.Vlore,Lushnje,Sarande etj,se c’fare masakrash kane pesuar???Fajin sigurisht per Saliun dhe Sejmenet e tij,e kane Komunistet.Ashtu si deklaroi pa ju dridhur qerpiku dhe ne gjakftohtesi te plote prej killeri me 21 Janar.Se pergjegjesia e plote dhe totale ishte e Edi Rames.

    Reply to this comment
  2. fidel September 26, 14:39

    nje pyetje keshtu kot. me nje artikull te tile. a duhet te beje dicka prokuroria? si ne rastin nese eshte shpifje, si nese eshte e vertete. se i bie qe kushdo mund te shkruaje cfare te doje. shume anormale kjo gje.

    Reply to this comment
    • jon September 26, 14:50

      prokuroria?? ha-ha-ha….. mos deshe te thoshje perendia !

      Reply to this comment
    • Qytetari September 26, 15:05

      FIidel eshte mbyllur kjo c’eshtje ,politika ka rene dakorte ne 14 marse te vitit 1997 dhe e ka mbyllur,parlamenti me nje vendim te tij me konsensus e ka arshivuar kete c’eshtje. Nuk duhet te merren njerezit me kete ka me qindra probleme te renda si ajo e vitit 1997.Ju njerez te nderuar ish ushtarak,shikas,kimiste ,politikane pse nuk folet deri ne vitin 2005.Pse e hapni mbase 16 vitesh dhe jo me pare,???

      Reply to this comment
      • Liberal September 27, 00:03

        Sepse krimet duhen denuar qe ato te mos perseriten me !
        Per dijenine tuaj gjemohen dhe denohen ( sipas ligjit ) naziste te regjimit Hitlerian akoma sot sado te vjeter qe jane ne moshe.

        PS : Nese do te prekeni vete nga krimi ( nuk uroj kurre kete ) atehere ju do te jeni i pari qe do kerkoni te sillet para drejtesise edhe pas 70-80 vitesh autori ( t ) i krimit ( krimeve ) !!

        Reply to this comment
      • shpatar September 27, 08:11

        Dukesh qe ke dobesi per Salushin .Krimi eshte krim dhe mbetet ne histori dhe nuk gjukohe nga koha qe kalon .Pse ne France u hap gjyqi per Miteranin mbas 25 vjetve ?.Berluakoni brenda 6 vjetve ka shkuar ne gjyq mbi 30 here .Ti ke ndonje raste qe te kete shkuar ndonjeri pervec Nanos qe ishte nje sinfoni me Berishen!!!!Krimi eshte nje borxh qe duhet shlyer.

        Reply to this comment
  3. Klevis September 26, 14:41

    A ekzistojne dokumenta te firmosura nga kreu i shtetit apo jane thjesht urdhera me goje?

    Reply to this comment
  4. shpresa September 26, 14:45

    n,q,s nuk denohet sali ram berisha e banda e tij kurre nuk do te kete paqe ne shqiperi e kosove kudo ku jetojne shqipetare.
    largimi I tij do te beje qe vendi te kete nje opozite te forte per te cilen ka nevoje .
    largimi I vishos sine krye te shikut.

    Reply to this comment
  5. Pëllumb zaimi September 26, 14:59

    Z. Qemal poçi eshtë ekspert shumë i besueshëm. Ndeshkimi qe ai propozon ështe i drejtë. Por me keqardhje i them se ps nuk do ta beje asnjehere këtë gjë. Per shume e shume arsye qe lidhen me bashkepunimin e fshehte me pd. Por s’ka më keq sesa atehere kur krime te tilla nuk ndeshkohen. Deshmitare ka sa te duash. Nje korigjim-jo te gjithe pilotet nuk i zbatuan urdhrat kunder jugut. Kishte dhe zbatues. Mblidhni shtabin e forcave ajrore 1997-2002 dhe ja u thone te gjithe me emra. Ndonjeri madje eshte bere dhe gjeneral(nga saliu). Pergezime kujtim boriçi dhe eriòn habilaj per ballafaqimin e shpejte te deshmise se h.rrapajt me interpretimin e ekspertit poçi!

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi September 26, 15:01

    Alarm! Assadi i sirisë dhe assadi i shqipërisë! Z. Qemal poçi eshtë ekspert shumë i besueshëm. Ndeshkimi qe ai propozon ështe i drejtë. Por me keqardhje i them se ps nuk do ta beje asnjehere këtë gjë. Per shume e shume arsye qe lidhen me bashkepunimin e fshehte me pd. Por s’ka më keq sesa atehere kur krime te tilla nuk ndeshkohen. Deshmitare ka sa te duash. Nje korigjim-jo te gjithe pilotet nuk i zbatuan urdhrat kunder jugut. Kishte dhe zbatues. Mblidhni shtabin e forcave ajrore 1997-2002 dhe ja u thone te gjithe me emra. Ndonjeri madje eshte bere dhe gjeneral(nga saliu). Pergezime kujtim boriçi dhe eriòn habilaj per ballafaqimin e shpejte te deshmise se h.rrapajt me interpretimin e ekspertit poçi!

    Reply to this comment
  7. Dulla September 26, 15:41

    Te gjithe jemi deshmimtare te shperberjes se shtetit ne vitin 1997, jemi edhe deshmimtare te pasojave te atij viti te mbrapsht.Demokratet per kete nuk e mbajten samarin dhe fajesuan socialitet. Si erdhen revoltat dihet. Gjithashtu, edhe renja e Qeverise ishte e zakonshme. Por te binte shteti, pra te hapeshin depot dhe per rjedhoje te mos funsiononte rendi dhe vendi te kalonte ne anarki si kohen e shpellave, kjo ka ndodhur vetem ne kete vend dhe per kete fajtor eshte grupi i PD-se qe drejtoj vendin ne ate kohe dhe vecanarisht Berisha, Bode, Gazidede.
    Ne opozite Berishta, si nje aktor i mire u kap mbas nje dege lisi, pra u kap mbas korupsionit dhe kontrabandes. Me kete ariti te bind popullin qe ky eshte njeriu i kulluar dhe i duhet vendit per te rritur bollekun e shqiptareve.
    Si popull i cuditshem qe jemi e votuam dy here rardhazi dhe ky na shperbleu bukur: Jo vetem qe nuk e zhduku korupsionin e kontrabanden, por i thelloj me tej ato aq sa sot mund te themi me plot goje qe eshte krijuar Oligarkia financiare, paraja eshte perqendruar ne pak njerez qe kontrollojne tregjet, cmimet e deri komandojne edhe Qeverine.
    Per te gjitha keto qe thashe, te cilat i kemi jetuar vete del; konkluzioni se ky vend i bukur me resurse te medha dhe me nje popull puntor ka humbur nga politikanet, te cilet nuk ka prokuror dhe gjykate qe ti gjykoje.

    Reply to this comment
  8. Ballshi September 26, 18:44

    Komentet jane te teperta. Nuk duhet te ket asnje iluzion . Sali berisha ka kryer krim kunder njerezimit duke dhene urdher per perdorimin e LHL mbi popullsine e jugut te Shqiperise. Faktet jane tronditese. Prokuroria duhet te formuloj akt- akuzen “per krime kunder njerezimit” , ndaj tij . Nuk mund te ket qetesi dhe drejtesi ne Shqiperi, pa u denuar ky njeri, per gjithecka te keqe i ka bere ketij populli te vuajtur.

    Reply to this comment
  9. shqipfolësi September 26, 19:26

    Shumë drejtë gjykon dr. Poçi. Faktet dihen, të dokumentuara janë, por janë dhe të arshivuara nga parlamenti. Ky fakt, nuk do të thotë se arshivat nuk mund të hapen, pavarësisht në se janë mbyllur me konsensus të palëve, siç argumentohet në komentet më lart.
    Para disa ditësh, një tjetër komentues solli në vëmendje një fakt shumë domethënës, që Europa edhe pse kanë kaluar 68 vjet, nuk e ka mbyllur çështjen e dënimit të krimeve kundër hebrejve. Atëhere, përse ne duhet të bëjmë sikur nuk ka ndodhur gjë, për vitin jo të largët 1997? Kanë kaluar 15 vjet dhe akoma nuk janë mbyllur plagët e krimeve, përkundrazi vrasjet e armëve të shpërndara nga depot e qeverisë më 1997, vazhdojnë akoma të jenë prezente pa hezitim në mes të ditës apo dhe natës, për të treguar se ligjin në këtë vend vazhdojnë ta bëjnë bandat dhe kriminelët. Larjet e hesapeve apo dhe zhdukja e kundërshtarëve politikë, karakterizojnë qartë sistemin politik që ne votojmë çdo katër vjet. Kjo situatë do të vazhdojë e tillë, deri sa të mos dënohen dhe ndëshkohen dukuritë që përmenden në intervistën e mësipërme. Të japësh urdhër kundër popullsisë së vendit tënd, për ti helmuar me LHL, pavarësisht se nuk u zbatua, ose për ti vrarë në mes të bulevardit, apo dhe nga “aksidenti teknollogjik” në Gërdec dhe çështjet të trajtohen dhe hetohen nga gjykatat thellësisht politike, kjo do të thotë që ne kot votojmë, kot shpresojmë!
    Dëshmitarët qoftë dhe komisionet parlamentare që paskan arkivuar çështjet, kanë përgjegjësi politike dhe historike. Nëse vazhdon loja e pandëshkueshmërisë për inerci, atëhere shpresat tona shumë shpejt do varrosen. Shqiptarët e varfër, do bëhen akoma më të varfër, sepse gjithnjë do pjellin dhe do ushqejnë “ujqër lubi” që do tu bëjnë varrin…

    Reply to this comment
  10. Vlonjati September 26, 20:13

    Me artrikuj te tille por edhe me opinione te tilla nga shume njerez qe ne vehte vehte prezantijne nje cmire dhe urrejtje te madhe per njeri tjtrin, neve po vertetojme qe jemi nje popull nga me te pa pranushmit ne europe por edhe qe jemi nga popujte e ndyre te ketij kontineti…..une ju them juve se cfar keni shkruar ne kete periudhe per te akuzuar Berishen ne ngjarjet e 97tes jane vetem shpifje, urrejtje dhe cmirzeze e njerezve pa tru dhe pa kolone vertebrare….denojeni per ate qe ka bere, po qene te verteta se sa per keto qe shkruanio nga ata njerez qe kane qene kudo gjetke dhe ne ate vendngjarje nuk kane qene….tju vije turp……me keto artikuj te stisur nuk po beni gje tjeter vetem se po u thoni botes se ne jemi populli me i keq ne bote……une di qe ju te kesaj gazete e keni nje material te nje koloneli qe ka qene ne Vlore nga fillimi i ngjarjeve dhe deri ne mbarim te tyre….botojeni ose dergojeni ne hetuesi dhe pastaj do te shikoni se cmunde te ndodhe…..

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F. September 26, 22:15

      Per kete ptoble e kam dhene opinionin tim, ne prononcimin e kolonelit. Muk do e komentoja, por kur shikoj nje si ky qe nenshkruan “vlonjati”, nuk mund te mos ja them nja dy fjale.
      Ju nuk jeni vlonjat, por dhe nese jeni nga Vlora, jeni nje nga ata ushtaret e bindur te Sali Berishes, qe merrni guximin te quani shpifje nje krim monstruoz te mbeur ne tentative dhe qe do te kryehej si nje eksperiment ne kavie mbi kokat e popullit te vlores. Turp per ju qe guxoni te merni ne mbrojtje nje kriminel qe duhet derguar ne Hage per krime kunder njerzimit. Dhe ne do te dish mire ti “vlonjat’, ky eshte krim dhe me i rende se sa mbytja e anijes ne Otranto, ku perseri president i vendit ishte Sali Berisha. Sepse nese perdoreshin lhl mbi popull, numuri i viktimave do te ishte i permasave te nje tragjedie te vertete.

      Reply to this comment
    • Labi Vlore September 26, 22:23

      Ti nuk je Vlonjat dhe as Shqiptar.

      Reply to this comment
  11. Pellumb zaimi September 26, 21:45

    Labi vlore,qytetari,lleshi,ballshi,shqipfolesi. Kini shume te drejte ne gjykimet tuaja. Me qytetarin nuk pajtohem ne piken qe pse nuk u fol per 16 vjet. Mund ti them vetem kaq:eshte folur dhe ka deshmi te shumta nga analizat ne ushtri pas 1997-ës. Ka shkruar gjeresisht dhe shtypi ushtarak prill-dhjetor 1997 e ne vijim. Çeshtjet u mbyllën nga politika…etj

    Reply to this comment
  12. Pellumb zaimi September 26, 21:49

    V. R!!! Fajtorët e krimeve janë në politikë! Labi vlore,qytetari,lleshi,ballshi,shqipfolesi. Kini shume te drejte ne gjykimet tuaja. Me qytetarin nuk pajtohem ne piken qe pse nuk u fol per 16 vjet. Mund ti them vetem kaq:eshte folur dhe ka deshmi te shumta nga analizat ne ushtri pas 1997-ës. Ka shkruar gjeresisht dhe shtypi ushtarak prill-dhjetor 1997 e ne vijim. Çeshtjet u mbyllën nga politika…etj

    Reply to this comment
  13. Deshmitari okular September 26, 21:57

    Z. Pellumb me nje fraze nxjer te verteten,fajtoret e 1997 -ës jane ne politike. Do shtoja djathtas dhe majtas. Sidomos ata që ka lëne nanua pas(majtas),ndersa djathtas komplet fajtorë. Nderime pellumb.

    Reply to this comment
  14. Labi September 26, 22:47

    @ Vlonjati
    Mos u irrito shume dhe vendos nje emer tjeter jo ate qe ke.
    Dy pilotet qe nisen fluturimin nga tirana me avion te mbushur me LHL ndryshuan destinacion dhe fluturuan drejt Italis madje fluturuan ulet mbi aderiatik nga frika e radarve sa rrezikuan dhe jeten e tyre nga perplasja me dallget. Gjat uljes se tyre ne Itali kan qen te pranishem shume oficer policie, ushtrie dhe disa media.

    Keta dy pilot jane ende gjall dhe kan then deshmit e tyre para mediave Italiane , prokuroria duhet ti marr ne mbrojtje si deshmitar dhe tu kerkoj te deshmojn

    Reply to this comment
  15. arvanitasi September 27, 08:07

    “Vlonjati” e dika mire se sa i ndyre eshte, kur permend qe jemi “popull i ndyre” Po nuk di tjetren, sa me i ndyre eshte Çobani i tij berisha i cili e ka vendin vetem ne HAGE. Mjafton vetem nje kerkese e qeverise sone qe Haga te gjykoje ate dhe te tjeret rreth tij te cilet jane implikuar ne ngjarjet rrenqethese qe degjojme nga keta ushtarake te nderuar. Vetem kaq mjafton nga shteti shqiptar. te coje kerkesen ne Hage dhe merren ata pastaj se kush jane fajtoret.

    Reply to this comment
  16. Aliu nga Selenic October 26, 23:58

    Distancimi i Edi Ramas nga politika e vjeter ka si qellim qe gjerave tu shkohet deri ne funde. Kjo per faktin e quditshme se jane bere shume krime dhe tentativa kriminale ndej shqiptarve dhe shqiperise dhe askush nuk mban pergjegjesi.
    U tentua te masakrohet Jugu i shqiperis, ate qe nuk e realizoi dote Xhaferr Deva dhe Rexhep Mitrovica me prijsit e tyre Paramilitaret Serbe dhe Exxect Gjerman kerkoi ta realisonte pinjolli i tyre Sali Rama Berisha. Une nuk e dije se c`fare faktesh kerkohen tjter pervec ketyre.
    Qudia tjeter eshte se u shkatrrua nje shtet i tere edhe per ket askush nuk mbajti pergjegjesi ligjore. Te gjith pas hirit te ekonomise shqiptare dhe hirit te djegur ne magazinat te ndryshme te gjith i futen duart ne xhapa dhe pyesnin.Kush e shkatrroi shtetin. Berisha thot .nE JO SE ISHIM NE SHTEPI , NDERSA ai akuzon opoziten e athershm. Pore Opozita nuk kishte asgje ne dore, pore PS me largepamesi arriti te shmange nje gjakderdhe te kurdisur mire nga qarqet agresive antishqipotare me garantues te tyre Sali Ram Berishen. Perse nuk u vu askush para pergjegjesise. Se me sa duket keto qarqe pasi realizuan nje pjes te qellimit te tyre ate te shkatrrimit te ekonomise pasi lufta u evitua ata paguan Senjoxhilen dhe ajo beri pajtimin pasi leket e shqiptarve ne firma ata i moren naten me anie. Pra e gjith kjo masaker kaloi pa u njer fare vecse populli e vuajti si me viktima ne njerze ashtu edhe me shkatrrimin e ekonomise shqiptare.
    Tani nuk e dijme se c`prasim.Kemi edhe fakte te tjera trenditese sice eshte Nafte dhen Serbise dhe Detin dhen Greqise keto bejen tradheti kombetar e per kete askush nuk duhet te pergjigjet.? Ne se lejohen perseri te harrohen keto krime atehere shkelim amanetin e 1 milion votuesve shqiptare.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*