Drafti i Qeverisë: Dyqane pa taksa në gjithë pikat kufitare tokësore

February 20, 2020 23:10

Drafti i Qeverisë: Dyqane pa taksa në gjithë pikat kufitare tokësore

Një projektvendim i beftë i qeverisë i hap rrugën rikthimit të dyqaneve pa taksa në të gjitha pikat kufitare tokësore.

Të njohura ndryshe si “duty free”, dyqanet që tregtojnë mallra pa taksa u mbyllën në vitin 2003 nga ish qeveria e Fatos Nanos për shkak të presionit të fortë të Bashkimit Europian dhe fondit monetar ndërkombëtar, të cilat i quanin ato si gropa të zeza në sistemin tatimor.

E vetmja pikë që u lejua ishte ajo e aeroportit të Rinasit, për të stimuluar turizmin, por edhe vetë aeroportin, i cili në atë kohë ndodhej në gjendje të mjerueshme.

Por projektvendimi i fundit i qeverisë rikthen sërish dyqanet e çliruara nga taksat në të gjitha doganat tokësore të vendit.

Madje jo vetëm kaq. Bizneset që do të marrin këto “dutty free” do të kenë të drejtën të shesin edhe karburant pa taksa.

Projektvendimi i cili nuk është miratuar ende në qeveri çel një biznes miliona euro, i që krijon një shteg të madh për të shmangur taksat duke minuar edhe më tej sistemin e brishtë tatimor të vendit.

Arsyeja është e thjeshtë: Në Shqipëri karburanti është një mall i taksuar fort. Sipas sistemit aktual, në çdo 1 litër karburant që kushton rreth 170 lekë, vetëm 70 lekë janë kosto produkti, ndërkohë që 100 lekë janë taksat që mbledh shteti.

Biznesi ose bizneset që do të marrin lejen për të hapur “duty free”-t nëpër doganat tokësore do të kenë të drejtën të shesin karburant pa paguar asnjë lekë taksë duke realizuar fitime marramendëse.

Në vitin 2015, qeveria vendosi të kufizojë deri në 200 litra sasinë e karburantit që një automjet mund të merrte në vendet kufitare si Maqedonia apo Kosova ku nafta kushton më pak për shkak të taksave më të ulëta.

Por përmes këtij vendimi po qeveria krijon gropa të zeza në të gjitha pikat tokësore të vendit, ku mund të furnizohet jo vetëm qytetet kufitare, por edhe shtetasit e vendeve fqinje duke lulëzuar kështu kontrabandën.

Duket e çuditshme se çfarë e shtyn qeverinë dhe ministrinë e financave të propozojnë një nismë të tillë, pikërisht në një kohë kur buxheti i shtetit po kalon një situatë nga më kritiket për shkak të rënies drastike të të ardhurave.

Me sa duket pas këtij vendimi qëndrojnë interesa të forta ekonomikë, të bizneseve që do të shtien në dorë licencat për “dutty freet” në doganat e vendit.

 

d.a. / dita

February 20, 2020 23:10
Komento

6 Komente

  1. Adih February 21, 03:14

    Kush mendon per ekonomine ,ta harroni .
    Ketu luhen filmat per ti mare per vehten e tyre banditet politikane keto dyqane ne pkat kufutare ,mos u habisni o kokplare ,ne na mbyten monopolet ,qe e kane ndare midis tyre te gjithe pa perjashtim cunat e Ramiz Alise ,pardesy bardhet . ,dhe nuk kemi treg te lre .Dhe kjo ndikon ne cmime te shtrenjta nga njera ane dhe nga ana tjeter cilesi e dobet e mallit . .

    Reply to this comment
  2. Adih February 21, 03:16

    Kush mendon per ekonomine ,ta harroni .
    Ketu luhen filmat per ti mare per vehten e tyre banditet politikane keto dyqane ne pikat kufitare ,mos u habisni o kokplare ,ne na mbyten monopolet ,qe e kane ndare midis tyre te gjithe pa perjashtim cunat e Ramiz Alise ,pardesy bardhet . ,dhe nuk kemi treg te lre .Dhe kjo ndikon ne cmime te shtrenjta nga njera ane dhe nga ana tjeter cilesi e dobet e mallit . .

    Reply to this comment
  3. mirel February 21, 05:03

    Te shisnin mollet korcaret dhe qumeshtin fshataret e Lushnjes dhe Kavajes, nuk do me vinte keq fare.

    Reply to this comment
  4. Arben February 21, 06:46

    Jepi më të lumtë sqepi..

    Reply to this comment
  5. info analitike February 21, 19:24

    Meqenese e kenaqen me mbledhjen e taksave tani vazhdojne krenare drejt humneres.

    Reply to this comment
  6. Trokalaqi February 22, 05:09

    Ky eshte lajmi mire,,,,sepse tani do filloj te ulet cmimi karburantit ,se qe ta dini mafia e karburantit nuk çahet ndryshe,se nuk na u shuajt nje here llamba e karburantit ,,,po paskemi qene te duruar ne shqipetaret ,,,,jam lekur e ndehem sjam kock e thyem

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim