Drafti / Kush përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera, zgjerohen kategoritë dhe kushtet ndëshkuese

December 26, 2019 10:20

Drafti / Kush përjashtohet nga pjesëmarrja në tendera, zgjerohen kategoritë dhe kushtet ndëshkuese

Qeveria ka hartuar një projektligj të ri për prokurimin publik, duke përcaktuar rregulla të reja si dhe përmirësuar procedurat aktuale për tenderat. Nisma ligjore do të konsultohet me gupet e interesit, më pas do të miratohet nga qeveria, e cila do ta dërgojë për shqyrtim në Kuvend.

Nisma synon të ndërtojë një sistem sa më transparent dhe jo të korruptueshëm të prokurimit publik, ndërsa reflekton gjetjet dhe rekomandimet e ndryshme të organizmave ndërkombëtarë, si: Komisioni Evropian, Banka Botërore etj.

Përpos të tjerave, projektligji me 17 krerë dhe 137 nene zgjeron kategoritë e personave dhe kompanive, të cilët nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në asnjë procedurë tenderuese. Sipas nismës së re, do të përjashtohen nga procedurat e prokurimit edhe personat që kanë kryer shkelje që lidhen me legjislacionin mjedisor, social dhe të punës.

Po ashtu, do të përjashtohen ata që kanë marrë përsipër të ndikojnë në mënyrë të gabuar në vendimmarrjen e institucioneve shtetërore për fituesit e tenderave si dhe personat e shpallur fajtor për shkelje të rënda profesionale. Nisma e re reflekton edhe parashikimin e ligjit aktual në fuqi, sipas të cilit ndalohen të marrin pjesë në tenderat të gjithë personat që janë ose kanë qenë të dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion, mashtrim, pastrim parash ose financim të terrorizimit, falsifikime, vepra terroriste, trafiqe dhe punësim të fëmijëve.

Përjashtohen nga tenderat edhe personat e dënuar për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur dhe organizatë terroriste.

Ndërkaq, kompania do të përjashtohet edhe kur personi i dënuar është drejtues ose mbikëqyrës i saj, aksioner ose ortak, ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrjeje ose kontrolluese brenda saj. Do të përjashtohen nga tenderat edhe kompanitë në konflikt interesi, kur nuk ka paguar taksat si dhe kur ka treguar mangësi të mëdha ose të përsëritura në zbatimin e një kërkese thelbësore në zbatim të një kontrate publike të mëparshme.

o.j/dita

December 26, 2019 10:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim