Drago Siliqi, një jetë e shkurtër, një emër jetëgjatë

June 30, 2019 15:10

Drago Siliqi, një jetë e shkurtër, një emër jetëgjatë

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

Në verën e këtij viti, Drago Siliqi do të festonte 89 vjetorin lindjes, por për fat të keq nuk e arriti këtë moshë të nderuar për së gjalli. Jeta e tij u ndërpre tragjikisht, kur sapo kishte mbushur 33 vjet, tamam në vërsën e Krishtit. Një koincidencë kjo që në një farë mënyre sikur merr një kuptim simbolik. Sigurisht, Dragua s’kish asnjë përngjasim për nga idetë dhe përmasat e figurës madhore të Krishtit. Por gjithsesi gjen tek ai një tipa që ta kujton atë, siç është dashuria e madhe që kish për njerëzit. Ishte kjo dashuri, që ka mbetur edhe sot e kësaj dite në kujtesën e bashk-udhëtarëve të letërsisë dhe veçanërisht në atë shokëve e miqve. Ai vjen para syve tanë, edhe pas afro gjysmë ’li nga ikja pa kthim, ashtu siç ishte, me pamjen e tij të pritshme, shtatlartë e fytyrë ëmbël, me ato tipare sa rinore e burrërore, me ata sy plot dritë sa të gjallë aq dhe ‘vë, një njeri që rrezatonte mirësi dhe përzemërsi, bukuri shpirtërore dhe mençuri.

Por, në këtë përvjetor, nuk është vetëm kujtimi i imazhit të tij që na zgjon nostalgji. Pas kujtimit qëndron personaliteti i Dragos që përmbledh e përfaqëson emrin e tij të nderuar. Poet, e kritik përkthyes e publicist, editor e mbi të gjitha njeri me 3 mëdha. Vlera këto që u përftuan dhe fituan qytetarinë brenda një harku kohor prej 15 vitesh. Vite përpjekjesh, lufte dhe pune, kohë përmbysjesh dhe transformimesh, në të Dragua hodhi shtat fizik dhe shtat intelektual. Ai erdhi nga e përgjakura të luftës, e nisi si korrier dhe partizan, plotë ëndrra  dhe këngë liridashëse në buzë, për të hedhur hapat e para në  jetën letrare e gazetareske, si një nga nismëtarët e shty fëmijëve, drejtues i gazetave “Trimi i vogël”, dhe “Pionieri’ bashkëpunëtor aktiv i shtypit të rinisë. Një emër që do të tërhiqte vëmendjen e lexuesve me vjershat, skicat, tregimet e tij të fitonte respektin sidomos të brezit tonë. Është kjo koha kur unë e njoha Dragon, me të cilin më vonë u lidha me një miqësi jete. Koha kur akoma ishim gjimnazistë, por që Dragua, ndryshe  nga ne të tjerët, edhe studionte edhe punonte. Bile ai do të në ballë të brezit tonë letrar, duke treguar jo vetëm talent dhe pjekuri të parakohshme. Kësisoj ai jo rastësisht do të shkonte në Moskë dhe do të kryente studimet e larta në Institutin “Gorki” dhe do të kthehej më pas midis nesh me një staturë tjetër, më të lartë e më të respektuar. Dhe do të qe fat për kulturën tonë që Dragua do të vihej në krye të së vetmes shtëpi botuese, që mbante emrin “Naim Frashëri”. Them kështu, sepse ai e meritonte dhe e përligjte këtë detyrë me përgjegjësi, jo vetëm si një krijues me emër, por dhe si një kuadër i përgatitur, me kulturë e horizont të gjerë, njohës i gjithanshëm i letërsisë dhe procesit letrar për afro gjashtë vjet që drejtoi këtë institucion, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” shënoi një kthesë të admirueshme në punën e saj. Unë e të tjerë, që do të ishim në stafin e tij, do të qemë dëshmitarë të asaj atmosfere pune dhe besimi që u krijua, të klimës së bashkëpunimit dhe si pasojë të bumit të botimeve. Dhe kjo ndodhi në radhë të parë falë vlerave intelektuale e cilësive njerëzore dhe organizative të Dragos, të kurajës dhe taktit, të mirësisë dhe frymës së bashkëpunimit që zgjonte e nxiste ai. Si asnjëherë deri atëherë iu hapën dyert shkrimtarëve të të  gjithë brezave nga A. Asllani e M.S. Gurra e deri te I. Kadare  e D. Agolli. Iu ngjall besimi dhe iu çmua puna ashtu siç e meritonin, mjeshtërve të përkthimit, si M. Kuteli, L. Poradeci, S. Caci, V. kona, etj. Letërsia botërore njohu një shpërthim të paparë, vetëm se u zgjerua harta e saj gjeografike, por u sollën në gjuhën shqipe vepra nga epokat dhe drejtimet kryesore letrare, Veçanërisht ato të letërsisë bashkëkohore. Lexuesi shqiptar u njoh për herë të parë me krijimtarinë e Gollsuorthit, Drajzerit, Hemingueit, Eluarit, Remarkut e sa e sa të tjerëve. Gjithë kjo pasuri artistike mban vulën në radhë të parë të mendimit, formimit dhe guximit të Dragos. Nga ana tjetër, shtëpia jonë botuese në këtë periudhë u kthye në një laborator të vërtetë të pasurimit të përpunimit artistik të fjalës shqipe, vatër diskutimesh krijuese, përmes aktivizimit të bashkëpunëtorëve cilësorë, të nxitjes morale e materiale dhe besimit ndaj autorëve dhe përkthyesve. Ishte kjo një klimë e shëndetshme pune që krijoi vlera të shënuara, të cilat zënë vend nderi në bibliografmë e librit shqip të viteve 50-60 të shekullit të kaluar. Dhe s’ka dyshim se projektuesi dhe drejtuesi i kësaj veprimtarie të hovshme prapë ishte Dragua. “Ai, – do të shkruante më vonë Mitrush Kuteli, – kish artin e madh të fitojë zemrën e bashkëpunëtorëve të tij, të ngrejë lart këtë zemër për të kryer detyrat, të zotërojë këtë zemër nëpërmjet asaj ndjenje të madhe . Dhe ai që vepron në këtë mënyrë mban çelësin e sekretit… Dragua ynë ishte i dashur, Dragua ynë ishte i çiltër.”

Por Dragua nuk u tregua vetëm drejtues tepër i suksesshëm, por edhe një botues profesionist, që i njihte më së miri problemet dhe procesin letrar, që u jepte zgjidhje çështjeve delikate ideo-artistike, që dinte të komunikonte me krijuesit si krijues e si kritik. Ai do të ishte shëmbëlltyra e redaktorit serioz e kërkues, dashamirës e tepër i hapur. Dhe kjo, falë përgatitjes solide, koncepteve të qarta estetike, njohjes së laboratorit të artit, sensit të hollë të gjuhës, ndjeshmërisë së lartë artistike. Dragua dinte të punonte profesionalisht sa me poetët aq dhe me prozat me përkthyesit aq dhe me studiuesit, gjithnjë kompetent dhe i mirëkuptueshëm. Kam parasysh punën e imtë dhe durimin tregonte kur kish të bënte me natyra të vështira, si L. P apo S. Luarasi.

Më kujtohet inkurajimi dhe ndihma konkrete që i dha V. Kokonës për romanin “Me valët e jetës”, që nuk ish probleme. Aq i ldhu0r e i kujdesshëm do të tregohej me autorët sa romanin e P. Markos “Një emër në mes katër rrugëve, kur nis për udhëtimin e fundit e mori me vete ta redaktonte. Po kështu punë serioze bëri me romanet “Kali i mbretit dhe kalorës të rinj” i Q. Buxhelit apo “Këneta” i F. Gjatës. Ai do të merrej dhe me poezinë e I. Kadaresë, D. Agollit e F. Arapit. Në qoftë se me dy të parët do të gjente mirëkuptim, me të tretin do të ndodhte e kundërta “Ishim përplasur disa herë”, – kujton Fatosi -por Dragua ish nga ata të pakët me të cilët përplasja ia vlente. Ishti i sinqertë dhe guximatr. Dragua ishte ndoshta i vetmi që kish fituar besimin e I. T aq sa ky i hapej për gjithë sa shkruante. Dihet tanimë që, Drago jo  vetëm e inkurajoi dhe e ndihmoi të shkruante “Gjenerali së vdekur”, por dhe i dha idenë dhe i mbushi mendjen që ta  kthente nga novelë në roman. Edhe unë do ta kisha Dragon redaktor të librit tim të parë, novelës “Dashuria e Mimozës” dhe e provova ç’ishte në gjendje të bënte një redaktor si ai. Puna e editorit në Shtëpinë Botuese i dha emrit të Dragos një një dimension të ri, me të cilin fitoi zemrat e shkrimtarëve e përkthyesve, por ajo i shërbeu dhe e ushqeu talentin e tij si kritik letrar. Ai kishte dëshmuar prej kohe se kishte brumin e një kritiku por periudha e Shtëpisë Botuese do të shënonte një drejt pjekurisë dhe konsolidimit të pozitës së tij në këtë fushë të vështirë e delikate. Dragua u afirmua si një kritik me të vetin, që do të dallonte nga të tjerët për nga problematika dhe formimi teorik-estetik, për ndjeshmërinë dhe intuitën artistike, për sensin e hollë dhe gjykimin e mprehtë. Akoma student i Insitutit “Gorki”, me artikujt që ai do të botonte, do të sillte mendime dhe trajtime të reja për probleme kyçe të letërsisë shqipe të kohës. Mbaj mend jehonën që do të bënin në qarqet tona letrare artikujt “Për unin tim dhe tëndin” apo “Shënime letrare” (1955), ku ngrinte me kurajë probleme delikate e komplekse mbi konfliktin në art, mbi lirikën dhe subjektivitetin, mbi traditën dhe epigonzmin, apo mbi kritikën dhe subjektivitetin. Por mendimi dhe gjykimi letrar i Dragos do të njihte një stad pjekurie gjatë viteve përmbyllëse të jetës së tij. Në këtë periudhë ai u bë një zë autoritar i kritikës sonë përmes një profili origjinal, si nga gama e çështjeve që ngrinte dhe mënyra se si i trajtonte, ashtu dhe nga argumentet që sillte e, ç’është më e rëndësishme, për analizat dhe sintezat serioze, të cilat dalloheshin për objektivitet shkencor, larg sloganeve dhe retorikës politike të ditës. Ishte kjo një frymë guximtare në kohën tonë, e cila nuk do te kalonte pa u vënë re e pa u vlerësuar. Të tillë do të qenë artikujt e tij studimorë, si “Në kërkim të së resë”, “Për një poezi lirike të thellë” apo “Mbi ndikimet dhe fytyrën personale”, të cilët u mirëpritën dhe ngjallën interes të madh në mjediset letrare dhe artistike. Edhe pse brenda kornizave ideopolitike të kohës, në themel të  tyre shtrohej nevoja imperative për një frymëmarrje më të gjerë të letërsisë, ndjeheshin nota të një fryme liberale, sado të përmbajtur. Dragua sillte në një farë mënyre jehonën e erërave të reja që frynin në letërsinë e kontinentit. Ai ishte për  një letërsi novatore e modeme, për një fytyrë kombëtare, por të çliruar nga tradicionalizmi anakronik, për një mirëkuptim brezash letrar, por dhe për t’i hapur rrugën brezit të ri. Ai ngulte këmbë dhe e quante jetike për artin evidentimin dhe inkurajimin e individualiteteve krijuese, larminë e tyre, pa të cilën s’ka art të vërtetë. Ndaj dhe besimin dhe shpresat e tij në radhë të parë i kishte te brezi i ri i letrarëve që po vinte suksesshëm në kapërcyell të viteve 60. Dhe nuk ishte e rastit mbështetja e madhe që ai i dha krijimtarisë së Kadaresë, por edhe vlerësimi serioz që i bëri talenteve të shquara, si D. Agolli, F. Arapi, Dh. Qirjazi, V. Skënderi etj. Sigurisht në vështrimin kritik të Dragos përfshiheshin edhe veprat e brezave pararendës, si ato të P. Marko, Dh. Shuteriqit, F. Gjatës, Q. Buxhelit etj. Është e rëndësishme të theksojmë se një nga shtyllat kryesore të mendimit të Dragos do të ishte hetimi, hulumtimi, evidentimi dhe studimi i proceseve e prirjeve të brendshme të letërsisë bashkëkohore, vështruar këto si në rrafshin e përmbajtjes, ashtu dhe në atë të trajtës atrtistike duke nënvizuar karakterin kombëtar dhe frymën popullore të letërsisë, ai shtronte nevojën e thellimit të realizmit, të tipizimit e përgjithësimit artistik, të karaktereve dhe të motivimit psikologjik të gjuhës shqipe me vlera emocionale dhe figurative. Të gjitha këto në luftë kundër skematizmit dhe unifomormitetit, retorikës dhe deklaratizmit, i rrafshimit të karaktereve, shmangies së konflikteve dhe mungesës së dramës, aq jetike për artin. Një veçori e Dragos kritik ishte ndërtimi i raporteve të drejta me autorët, etika dashamirësia dhe transparenca. Ai do të tregohej sa kërkues aq dhe i përzemërt e i sinqertë, gjë që e dallonte nga  kolegët e tjerë. Prandaj dhe ka mbetur e dashur dhe e nderuar figura e tij në kujtimet e bashkëkohësve.

Drago Siliqi nuk do të ishte vetëm kritik letrar, por në të njëjtën kohë, edhe krijues, një poet me talent, që kish debutuar në letërsi menjëherë pas çlirimit. Djalë i vjershëtorit B. Siliqi dhe nipi poetit të Rilindjes, R. Siliqi, ai ishte mëkuar dhe  rritur në një mjedis ku lëvrohej poezia dhe ndjehej bukuria e fjalës shqipe. Kjo rrethanë fatlume do ta përshpejtonte formimin e tij dhe do ta bënte të shfaqej që herët në shtypin letrar përmes vjershash mjaft premtuese. Dhe kjo do të bënte që në moshën 20 vjeçare të botonte librin e tij të parë, përmbledhjen poetike për fëmijë nën titullin “Zgjimi i pranverës” (1950), që u mirëprit nga lexuesit dhe kritika. Ishte kjo një nga veprat që do të përuronin letërsinë e re shqipe për të vegjël. E pasur me motive dhe psikologji të moshës fëminore, me frymë gazmore aq jetike për këtë lloj letërsie, me një gjuhë të thjeshtë e varg të rrjedhshëm, ajo njohu disa botime deri në kohën tonë dhe vjershat më të mira kanë mbetur antologjike. Por Dragua nuk do të mjaftohej vetëm me poezinë për fëmijë, po të kemi parasysh krijimtarinë e tij poetike, që do të lulëzonte në vitet 50 në shtypin letrar. Do të qenë këto lirika qytetare e rinore me frymë të kohës, me motive të këndshme, ku ndjehej talenti, zotërimi i vargut, një patos i sinqertë djaloshar. Më tej, ai do të hidhej në fushën e poemës, siç do të qenë dy vepërzat poetike “Brigadjerja” dhe “Në prag të jetës”, që shënuan një sukses në krijimtarinë e tij. Dragua në këto vite  do të ishte i pranishëm në jetën letrare, një emër i njohur publik, por poeti i ri nuk do të ngutej t’i përmblidhte vjershat e tij në një  vëllim të dytë, ndonëse kish kaluar ndërkaq një dekadë e tërë. Ai ishte rritur si poet dhe intelektual dhe kish kërkesa ndaj vetes, ndaj siç do të më thoshte, priste një kohë të përshtatshme për t;i ripunuar një pjesë të tyre e për t’i botuar së bashku. Por ajo kohë nuk erdhi dhe kjo trashëgimi poetike doli në dritë e postume në vëllimet “Çdo ditë agimet zbardhëllojnë” dhe “Kur zemra flet”. Ndërkaq, brenda tij këndonte poezia dhe ne që punonim me të ja ndjenim potencialin krijues që ai e shfaqte në raste e mënyra nga më të ndryshmet. Ndaj dhe nuk më erdhi e papritur kur një ditë më tha se po shkruante një poemë, më foli për dhe subjektin dhe ndau me mua disa shqetësime dhe probleme që i kishin dalë. Kjo vepër, të cilën ai e quante më të rëndësishmen, do t’i kushtonte kohë dhe punë deri sa e kreu dhe ma dha për ta lexuar. Mbaj mend që e lexova me një frymë. Kish krijuar një  poemë të bukur, të ndjerë dhe me nivel artistik. Një novelë në vargje me temën e kurbetit, që ngërthente një nga dramat e së kaluarës  por vështruar e trajtuar nga një kënd origjinal e bashkëkohor. E botuar nën titullin“Këngë e re për dashurinë e vjetër” (1960), (ku pata kënaqësinë, bashkë me R. Brahi të jem redaktor i saj) ajo u nderua me çmimin e parë në konkursin kombëtar të 15 vjetorit të Çlirimit dhe njohu një pritje shumë të ngrohtë. Mbaj mend që Dragua u gëzua fort dhe e përjetoi si një ngjarje të shënuar në krijimtarinë e tij, të cilën kish kohë që duke u marrë me kritikë letrare, e kish spostuar në një farë mënyre. U shkruan disa artikuj kritikë, nga D. Agolli, M. Gurakuqi, D. Shapllo etj, ku do të shpaloseshin vlerat ideoartistike të poemës, që nga fabula dhe situatat dramatike, trajtimi dhe hetimi psikologjik, individualizimi i personazheve e deri te rrëfimi i shtruar e i besueshëm. Nga ana tjetër, kritika do të çmonte frymën e thellë lirike, bukurinë e figurave, gjuhen emocionale dhe thjeshtësinë poetike sugjestionuese. Por, Dragua sado që do të gëzohej për këtë arritje të shënuar, duke qenë kërkues ndaj vetes, mendonte për vepra të tjera dhe fakti është se pas kësaj, ai përgatitej të shkruante një poemë për Qemal Stafën dhe një cikël lirikash, që ishin fusha e tij e preferuar.  Ndërkohë, do të shqipëronte poemën “Mciri” të M. Lermontovit dhe poemën tjetër “Vasil Tjorkini” të poetit rus Tvarndoski, si dhe do të përgatisnim së bashku Antologjinë e poezisë ruse-sovjetike etj. Të gjitha këto në një kohë kur mbante mbi vete barrën e rëndë të drejtimit të Shitëpisë Botuese. Një detyrë që i merrte energjitë kryesore dhe zaptonte kohën më të  mirë  por ai nuk dinte të ankohej e t’i bënte hile kësaj detyre. Përkundrazi, gjithnjë i angazhuar, në bashkëpunim të ngushtë me stafin, i lidhur me autorët e përkthyesit, në kërkim të shtigjeve të reja për botime cilësore, plot ide dhe projekte që i parashtronte dhe i diskutonte. I kujtoj qartësisht si tani muajt e tij të parë të vitit 1963, kur përgatisnim disa nga veprat për t’i dërguar në shtyp dhe merreshim me një projekt afatgjatë të letërsisë së huaj. Dhe tamam në këtë kohë, kur po punonim një pasdreke në zyrën tij, i erdhi një zarf me ftesën zyrtare për një varg vizitash pune në Kinë, Kore dhe Vietnam. E kam parasysh fytyrën e tij pak të ngrysur dhe fjalët që më tha, pasi më zgjati letrën: “Prapë larg!”. Ai s’kish shumë kohë që ishte kthyer nga Kuba dhe i duhej të nisej rishtazi për rrugë të largëta. Dhe vërtetë, pas disa ditësh u nis. Një natë përpara u takuam si zakonisht dhe kuptova se s’kish kurrfarë entuziazmi. Kështu, të nesërmen ai do të fluturonte përsëri, por kësaj here çuditërisht me një peng, sikur të kish një parandjenjë fatale. Mua më mbeti në mendje kjo, aq më tepër kur udhëtimi i tij zgjati disa muaj dhe u zvarrit nga një vend në tjetrin. Këtë ma përforconin dhe letrat që dërgonte prej andej, i mërzitur, i lodhur, mezi priste të kthehej pranë familjes, shokëve, punës. Dhe sikur të vërtetohej parandjenja, ndodhi e pabesueshmja dhe e paimagjinueshmja. Në vend që të vinte ai, erdhi lajmi kobzi, Dragua kish humbur jetën në një katastrofë ajrore nën qiellin siberian, në aeroportin e Irkuckut. Kish ndodhur ajo që vetë ai do ta kish parandjerë dhe kish shkruar këto dy vargje: “Ka zogj që tërë jetën fluturojnë dhe vdesin duke fluturuar.” Ishte kjo një bombë që tronditi mbarë opinionin publik shqiptar, veçanërisht shkrimtarët dhe artistët, intelektualët dhe lexuesit. Një vdekje tepër e hidhur dhe e dhimbshme, me një jehonë të jashtëzakonshme. Vështirë se gjej një rast tjetër të ngjashëm,që të  lëndonte zemrat e kaq njerëzve për një jetë që u ndërpre në mes aq tragjikisht dhe që kish fytyrën e Dragos. E gjithë kjo ngjarje tronditëse ka mbetur e dëshmuar në mendjen e zemrën e miqve e shokëve të tij të shumtë, por dhe e dokumentuar në shtypin e kohës. Janë të shumta shkrimet e dhimbshme e plot nderim të botuara ato ditë, homazhe e kujtime, deri dhe vjersha, madje nga personalitete të letërsisë e të kulturës sonë. Fjalë të ndjera, konsiderata të merituara, të shprehura vetvetishëm dhe sinqeritet prekës, të shkruara nga Sh. Musaraj, Dh. Shuteriqi, LI. Siliqi, B. Dedja, A. Cerga etj. Do ta kujtonin me respekt e dhimbje prekëse L. Poradeci, M. Kuteli, P. Marko etj.

Do të thureshin e do të botoheshin ato dite dhe vargjet “Andrrat e tua Drago nuk kanë vorr!” do të shprehej në një elegji LI. Siliqi. Kurse I. Kadareja do të botonte poezinë “Vjershë ndarje”, ku në mes tjerash thoshte: “Ti kaq’ e deshe këtë tokë/ S’do mund të ecësh më në të / Je nisur të vish e s’ke të sosur / N’udhëtim na mbete përgjithnjë.”.

Edhe A. Çaçi në një vjershë do të thoshte: “Poetët s’vdesin/Ata ndër vite mbesin / Nga jeta ata as vdekja s’mund t’i ndajë.” Mitrush Kuteli gjithë gjëmën, që ndodhi do ta përmblidhite në këto fjalë: “Pikëllimi na mbledh zemrën. S’dijmë ç’të përkujtojmë e ç’të qajmë më parë. Të  rinë plot optimizëm, poetin zemërhapur, patriotin, luftëtarin, njerun e dhembshur, të çiltër, të drejtë, të hovshëm. Përgjithnjë i mençur, çmonjësin e punës, të njeriut. Të gjitha këto i kishte Drago Siliqi. Kurse Petro Marko, momentin kur mori lajmin, do ta kujtonte kësisoj: “Mora një stol dhe dola në ballkon. Më rridhnin lotët sikur isha fëmijë. Humba një shok e mik të dashur.” Ndërsa më vonë, kur erdhën hollësi nga ngjarja e largët, Petrua shkruan: “Në çantën e Dragos u gjetën dy palë këpucë të vogla për vajzat e tij të mitura dhe midis sendeve të tjera ishin shpërndar nëpër aerodrom dhe faqet e romanit tim, të cilat i mblodhën të pranishmit dhe ia sollën familjes.

E pra, ky ishte Drago Siliqi, që u nda nga jeta në një moshë forët të re, po që mbeti në zemrën dhe mendjen e miqve e kolegëve në analet e viteve 40-60 të kulturës shqiptare. Një jetë e shkurtër, e ndërprerë aq dhimbshëm e aq dhunshëm, por e mbushur me vlera njerëzore e intelektuale, një nga shëmbëlltyrat e rralla të brezit të tij, që la pas gjurmë. Gjurmë të një njeriu me zemër të madhe, të një poeti e të një mendimtari, të një intelektuali të vërtetë. Dhe janë këto arsye që na motivojnë shpirtërisht dhe mendërisht që ta kujtojmë e nderojmë Dragon përjetësisht 33 vjeçar në 80 vjetorin e lindjes së tij.

June 30, 2019 15:10
Komento

3 Komente

  1. demo June 30, 23:01

    Cili eshte autori?Nasho Jorgaqi?

    Reply to this comment
  2. Berti July 2, 01:42

    Nderim per Nasho Jorgaqin, i cili na e sjell plot miresi e me ndjenjen e bukur te miqesise qe s’ka vdekje, figuren e Drago Silicit, ketij personaliteti te letrave shqipe qe s’i harrohet jeta dhe vepra.

    Reply to this comment
  3. leka July 2, 10:28

    kush e ka shtypur kete artikull me fjale qe mungojne ..e ka sakatuar fare…gazetare leshi…nuk lexohet dot

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin