Drama e efektivitetit të qeverisë, 40 mln euro në 7 muaj për zyra dhe pajisje

August 16, 2018 09:08

Drama e efektivitetit të qeverisë, 40 mln euro në 7 muaj për zyra dhe pajisje

Ndryshimi i strukturës qeveritare pas zgjedhjeve të qershorit 2017 dhe riformatimi i zyrave të administratës qendrore sidomos, ka rritur në mënyrë dramatike shpenzimet për zyra dhe orenditë e tyre dhe për ripërshtatjen e ambienteve.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për shpenzimet e 7-mujorit 2018 një shumë prej më shumë se 5 miliardë lekësh shkoi për orendi dhe pajisje zyrash, rikonstruksione godinash dhe përshtatje ambientesh.

Kjo shumë sipas kursit mesatar të vitit 2018 është rreth 40 milionë euro dhe gati trefishi i shpenzimeve që u bënë për këtë qëllim një vit më parë.

Të dhënat u përpunuan nga ‘Monitor’, në data bazën e shpenzimeve që Ministria e Financave ka publikuar për 7- mujorin. Por shpenzimet për fasada, rikonstruksione dhe orendi zyrash janë më të mëdha pasi ato janë shpërndarë në listën e shpenzimeve me emërtime të ndryshme.

Por një sistem filtrimi mbi zërat kryesore nxori se, shpenzimet për periudhën 5-mujore janë rreth 40 milionë euro, të barazvlefshme për ndërtimin një spitali rajonal me kushte moderne.

Qeveritë shqiptare ndër vite kanë shfaqur simptoma të rënda në menaxhimin e shpenzimeve publike. Pa prioritete të qarta të zhvillimit të qëndrueshëm, taksat e shqiptarëve zbrazen në projekte jo efeciente.

Ndërrimi i destinacionit të një strukture të qeverisë për më shumë se tre herë në katër vite ka krijuar kosto të panevojshme në buxhet.

Të ardhurat buxhetore kanë shënuar rritje konstante nga viti në vit, teksa nga ana tjetër rishpërndarja e tyre është copëzuar në projekte që nuk sjellin zhvillim.

Rrogat dhe pensionet vetëm sa janë indeksuar me inflacionin dhe produktet e mëdha të investimeve mungojnë.

Institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Botërore në studimet të posaçme kanë vënë disa herë në dukje mungesën e eficencës së investimeve.

Vetëkontrollet e qeverisë në entet e saj nëpërmjet njësive të auditit të brendshëm kanë zbuluar 7,8 miliardë lekë (58 milionë euro) shpërdorime nga kontrollet e ushtruara gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave nga Ministria e Financave për vitin 2017.

Drejtoria e Auditit në Ministrinë e Financave vëren se janë konstatuar 6286 raste të shkeljeve, për të cilat vlera e dëmeve llogaritet në 7.8 miliardë lekë.

o.j/dita

August 16, 2018 09:08
Komento

10 Komente

  1. Arben August 16, 09:10

    Po bejme.shtet, Jo shaka.

    Rrofte populli shqipetar trim dhe heroik

    Rrofte partia me shoket edver dhe lalidhjer ne krye.

    Reply to this comment
  2. Guri August 16, 10:09

    Qeveria dhe kryeministri duhet te zbresin, me ne fund, me kembe ne toke, boll qendruan mbi rete qe nuk i lene te shohin realitetin ku ndodhet dhe humneren ku, fatkeqesisht, eshte duke rreshqitur vendi. Edi Rama! Thirri mendjes dhe mos u tall me me shqiptaret me mendesine se ti je me i miri i te liqve.

    Reply to this comment
  3. nje i ri August 16, 11:02

    ahahahahah….!! O Cfare komenti more Guri… me meke fare!! Atij nuk i ha kari fare, ti thua zbrit me kembe ne toke!!! OOOOO….Guriiiiiiii… o tyte kallashi!! Ne Selenice ai kurva vrau 8 veta dhe ky u kujtua te thote ndonje fjale pas 1 jave kurse ne Genova u shemb ura per arsye qe nuk dihen dhe ky nuk humbi rast per “t’u solidarizuar me vellezserit tane italiane”. Mire beri, por dua te them qe nuk i plas fare te zbresi ne toke. Aty mbi re do rri, tani ka mare dhe carter per Linden dhe te dy siper reve. Kurse t’i Guri bjeri me dore ketu poshte dhe lutu qe ai te zbres, se i vjen gjynah per ty. OOOOOO…Guriiiii…..!!

    Reply to this comment
  4. mesila August 16, 14:25

    ja per cfar e mori pushtetin ky palla gjate,per te fut noi lek ketej dhe per te tall bythen me njerezit ne fcb ne krahun tjeterpunet qe duhen bere po i ben me bythe se nuk i hyjne ne xhep.arritjet e qeverise pertoke qe te kete te sigurte humbjen se kaq e kishte planin tete vjet sa ai tjetri

    Reply to this comment
  5. fieraku August 16, 16:27

    i kishte rrit rrogat me 10%.. po ktij si plas fare,,e tha per rritje rrogash ne fillim vit dhe e anulloi palla

    Reply to this comment
  6. valentina August 16, 16:32

    E cfare tjeter mund te presesh nga nje kryeminister te tille ku si detyre paresore ka te siguroje persa te kete jeten te mos i mungojne dildot,prezevativet,dhe kokaina,me keta maskaralleqe qe vazhdon te beje ky legen kryeminister ia kalon nje mije here sali shpellarit, dhe like katundarit.

    Reply to this comment
  7. Koment August 16, 17:49

    Dhe të mendosh, 30 milionë shpëtonte teatrin dhe ata njerëz që kanë më muaj aty.

    Reply to this comment
  8. info analitike August 16, 19:20

    Dhe pas te tilla gjerave ka akoma syresh qe i shkojne nga pas kriepsikos…
    Shoke e moret vesh qe shitesi i fiqve ka 11 llogari bankare. Ama me sa zell po ia merr shpirtin me policet bashkiake shitesve te sotem te fiqve. Keshtu eshte kur ke lindur maskara.

    Reply to this comment
  9. Agron August 16, 19:50

    Burokracia dhe shpenzimet e kesaj qeverie skane the sosur.

    Reply to this comment
  10. Budallenjte dhe plepat behen te gjate August 17, 01:37

    Prandaj ska leke per perkrahje sociale dhe handikapatet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*