Drama shqiptaro-ruse

September 18, 2016 12:15

Drama shqiptaro-ruse

Një dëshmi e rrallë për një ngjarje botërore

Edhe pas afro 60 vjetësh, mbledhja e 81 partive komuniste në Moskë vazhdon të zgjojë interes në shumë aspekte. Ajo mbledhje ishte me rëndësi botërore. Po të vërtetat e asaj mbledhjeje nuk janë thënë ende plotësisht. Komunistët sundonin në gjysmën e botës dhe pikërisht në atë mbledhje mund të thuhet se filloi rënia e komunizmit. Divergjencat parimore në atë mbledhje do të shfaqeshin në shumë aspekte… Nga veprat e Enver Hoxhës kemi mësuar për përplasjen e madhe shqiptaro-ruse në atë mbledhje, përplasje që do të çonte në prishjen përfundimtare të marrëdhënieve. Në atë mbledhje merrnin pjesë udhëheqja më e lartë e partisë dhe shtetit shqiptar, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Ramiz Alia dhe të tjerë.

Një nga personazhet më interesantë të mbledhjes historike të nëntorit të vitit 1960, është padyshim Frederik Gjerasi. Ishte vetëm 27 vjeç në atë kohë dhe për aftësitë e jashtëzakonshme që kishte, ishte ndër tre përkthyesit kryesorë të Enver Hoxhës në mbledhjen e 81 partive. Deri më sot ai nuk kishte folur asnjëherë se çfarë kishte ndodhur në sallën Gjeorgjevskaja dhe në Moskë. Kur miku im botues Mehmet Gëzhilli, president i shtëpisë botuese Argeta LMG, më tha para disa javësh se do të botonte librin me kujtime dhe refleksione të Frederikut nën titullin intrigues “Drama shqiptaro-ruse”, u mrekullova. Tashmë që librin e kam në duar dhe pasi e kam lexuar me një frymë, them se lexuesi i interesuar do të ketë një thesar në duar. Të vërtetat që Frederiku thotë në këtë libër janë me shumë vlera për kompletimin e tablosë të asaj që ai me të drejtë e quan “dramë”, por po aq të rëndësishme janë refleksionet që ai bën për ato ngjarje të pashlyeshme dhe për zhvillimet e mëvonshme.

Para disa ditësh, pikërisht më 10 shtator, Frederik Gjerasi mbushi 83 vjet. Prej disa vitesh ai jeton në Shtetet e Bashkuara, ndërsa këto ditë ndodhet në Tiranë. Në ditët në vijim do të kemi në ‘DITA’ një intervistë ekskluzive me zotin Gjerasi rreth këtij libri që këto ditë do të jetë në duart e lexuesve. Se sa i rëndësishëm është ky libër, mjafton të lexoni këto fragmente që ne po botojmë në ‘DITA’./ Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

 

****

Fragment nga hyrja e librit

Shqipëria është vend i vogël dhe në botën e trazuar gjithmonë ka patur nevojë të përkrahet e të mbulohet nga një vend i madh. Historia deshi që pas Luftës së Dytë Botërore, për 15 vite të lidhim miqësi me Bashkimin Sovjetik, pastaj me Kinën e, pasi nuk ditëm t’i ruajmë marrëdhëniet e mira edhe me këtë vend, ramë në humnerë.

Sot zhvillimi historik e ka sjellë Shqipërinë në miqësi me Perëndimin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik kryesor. Ne shqiptarët i jemi mirënjohës Amerikës sepse, në

Konferencën e Paqes në Paris, presidenti Uillson mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, ndoshta i ndikuar nga Bajroni, që i krahasonte shqiptarët me skocezët në trimëri, në veshje e zakone, sepse nga malet e Skocisë e kishte origjinën vetë familja e Uilsonit. Simpatia e tij për shqiptarët vinte dhe nga njohja personale me Fan Nolin tonë të madh. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjetën punë e strehim emigrantët e parë nga Shqipëria e varfër, atje i bashkoi e i frymëzoi me ligjëratat e tij Fan Noli për të mbrojtur interesat e vendit tonë. Ne i jemi mirënjohës Amerikës për përkrahjen e çështjes së shqiptarëve të Kosovës. Sot, përmes peripecive të një tranzicioni

Frederik Gjerasi

Frederik Gjerasi

të tejzgjatur, Amerika na ndihmon të vendosim në Shqipëri demokracinë dhe shtetin ligjor. Por edhe ne shqiptarët diçka kemi bërë për Amerikën: i kemi dhënë asaj shumë vajza e djem nga më

të mirët, që janë shkolluar e punësuar atje dhe po integrohen pa probleme në shoqërinë merikane.

Në këtë libër do të flas për Rusinë, për miqësinë e dikurshme të saj me Shqipërinë. Kam dashur t’i harroj ato çaste të trishtuara e të tensionuara të jetës sime, kur përktheja grindjet e sherret midis udhëheqësve shqiptarë e atyre sovjetikë në fund të viteve ‘50 e në fillim të viteve ’60. Por njerëz të tjerë, përfshi edhe autorë të huaj, kanë botuar libra, ku e kanë vënë personin tim, përkthyesin, në qendër të shtjellimit të ngjarjeve, që lidhen me dramën shqiptaro-ruse, duke i interpretuar ato sipas dëshirës e qëllimeve të veta. Nuk dua të hyj në polemika, veçse dëshiroj të tregoj disa të vërteta për ato ngjarje, ashtu siç i kujtoj unë.

Do të shkruaj për të kaluarën, por kujtimet e saj zor se mund të jenë objektive. Është vështirë të tregosh për ngjarjet e shkuara pa pasion dhe pa anshmëri. Unë jam munduar të them të vërtetën.

Një autor shkruan se “të vërtetën mund ta durosh vetëm në doza të vogla, por pa të vërtetën jeta s’ka kuptim”.

Do të flas për disa nga tiparet e karakterit rus e të shpirtit rus, ashtu siç i kam njohur unë, për ngjarjet pas prishjes së miqësisë shqiptaro-ruse, për shembjen e Bashkimit Sovjetik, për Rusinë e sotme, për dramën e re, që lindi në marrëdhëniet tona lidhur me ngjarjet në Kosovë, nga që Rusia mban anën e Serbisë. Por tani edhe Serbia ka kërkuar të futet në Bashkimin Europian, do vijë koha që ajo ta njohë shtetin e Kosovës dhe atëherë Rusia ndoshta do ta kuptojë sa keq është sjellë përsëri me Shqipërinë e vogël dhe me shqiptarët.

Rruga historike e Rusisë është plot ngjarje tragjike: 300 vjet të pushtimit tataro-mongol lanë gjurmë në mentalitetin e njerëzve të kohës së Rusisë së carëve. Pastaj ndodhi Revolucioni i Tetorit, u krijua një shtet i ri, me ideale të reja, që nuk u çuan dot deri në fund. Këto tregojnë se populli rus gjithmonë është përpjekur të arrijë një jetë më të mirë.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia u kthye nga Europa për të riintegruar ekonominë dhe shoqërinë. Nga ana e saj, Europa pranoi ta bënte Rusinë furnizuesen kryesore me naftë e gaz, u ndërtua gazsjellësi i ri “Rrjedha e Veriut” nëpër Detin Balltik, që mënjanonte Ukrainën. Gjermania po e përdorte Rusinë si treg eksporti dhe, me rublat që fitonte, do të paguante naftën e gazin. Edhe vendet e tjera europiane e zgjeruan tregtinë me Rusinë, sidomos për prodhime

bujqësore.

Pas kolapsit të viteve ‘90, në fillim të shekullit të ri, me ndihmën e dollarëve të naftës e të gazit, Rusia kaloi një periudhë zhvillimi të shpejtë. Miliarda dollarë shkuan në ndihmë të nënave për lindjen e rritjen e fëmijëve, në ndërtimin e banesave, në shëndetësi dhe në gjithë infrastrukturën, megjithëse shumë të ardhura i përvetësuan burokratët e korruptuar. Ekonomia ruse mundi të kapërcejë vështirësitë e krizës që filloi në vitin 2008. Por ajo sërish ka probleme: disa degë janë të prapambetura, ende vazhdon me përparësi shitja e lëndëve të para, niveli i jetesës ende lë për të dëshiruar, financimi i shëndetësisë dhe i arsimit nuk është i kënaqshëm, ende mbetet problem strehimi. Në këto drejtime Rusia ka përcaktuar objektiva e afate zhvillimi, që natyrisht tani detyrohet t’i rishikojë nga pasojat e krizës globale dhe sanksioneve. Veçanërisht rënia e çmimit të naftës dhe kursit të rublës e rritën presionin mbi ekonominë ruse dhe sollën largimin masiv të kapitaleve nga Rusia.

khrushchev_visits_butrintSot populli rus është i bashkuar rreth presidentit Putin, autoriteti i të cilit është rritur. Kjo shpjegohet ndoshta nga që populli ka frikë mos përsëritet kolapsi i viteve ’90 të Jelcinit dhe oligarkëve. Populli rus nuk do që të kthehet e kaluara komuniste. Rrjedha e lumenjve

të historisë nuk kthehet mbrapsht. Por atij nuk i pëlqen kur sheh përpjekje që njerëzit të humbasin kujtesën historike. E kaluara mund të shihet nga këndvështrime të ndryshme, por atë nuk mund ta fshijmë. Përderisa asnjë nuk mendon të kthehet e kaluara, thonë disa, atëherë kot që harxhojmë kohë të merremi me të. Ky arsyetim është naiv, sepse njerëzit duan ta kuptojnë të kaluarën që të ecin më të qartë në të ardhmen. Një autor rus thotë: “Nuk ka pse të kemi

turp nga historia jonë, ta fshehim atë, të heqim dorë e të bëjmë sikur ajo nuk ka qenë. Gjithçka ka qenë, idetë e Revolucionit të Tetorit, vitet ’30 me persekutimet, sistemi i triskëtimit. Por ishte dhe fitorja mbi fashizmin, ishin pesëvjeçarët, fluturimet kozmike. Kjo ishte jeta jonë, me të gjitha gabimet e ëndrrat e bukura. Pse ta fshijmë atë?”

Njerëzit në Rusi nuk i shohin me sy të mirë ata që kërkojnë të lënë në harresë ose të shtrembërojnë historinë e Luftës së Madhe Patriotike të popujve sovjetikë. Ata mbetën të zemëruar kur udhëheqësit e Perëndimit bojkotuan ceremoninë e 70-vjetorit të Fitores mbi fashizmin më 9 maj 2015 në Moskë…

 

*****

Hrushovi donte ta eliminonte Enver Hoxhën

Në fillim Hrushovi sikur nuk kishte mendim të keq për Enver Hoxhën. Në udhëheqjen e Bashkimit Sovjetik tashmë ishte krijuar një besim në miqësinë shqiptaro-sovjetike. Por Enveri ishte irrituar shumë kur Hrushovi rivendosi marrëdhëniet me Jugosllavinë. Sovjetikët mbase kishin arsyet e veta në atë kohë që të afronin në anën e tyre këtë shtet të madh me popullsi kryesisht sllave, që kishin luftuar kundër fashizmit dhe udhëhiqeshin nga një parti që quhej “Lidhja e komunistëve jugosllavë”. Hrushovi e kërkonte afrimin me Jugosllavinë edhe për të treguar, se gjoja fajin e prishjes së marrëdhënieve e kishte patur Stalini. Në të vërtetë, disa autorë që më vonë e kanë studiuar këtë problem, nuk rëndojnë me faj në mënyrë të njëanshme as Stalinin dhe as Titon. Edhe kinezët atëherë kishin lëkundje në qëndrimet ndaj Jugosllavisë, sepse niseshin pikërisht nga fakti që popujt e atij vendi kishin luftuar me repartet partizane në vitet e luftës.

Hrushovi po bënte ndërrime në udhëheqjet e vendeve socialiste, hiqte “dogmatikët” stalinistë dhe vinte njerëz që mbështetnin vijën e tij liberale, si Gomulka në Poloni, Kadari në Hungari Zhivkovi në Bullgari etj. Në këto kushte, Enver Hoxha po shqetësohej shumë për fatin e vet. Aq më tepër kur Hrushovi rehabilitoi Titon. Enverit vërtet i hyri frika e ndonjë rreziku të mundshëm kundër personit të tij. E kishte ngritur në qiell Titon dikur, por pastaj e shante si askush tjetër.

Nuk e kuptoj, pse disa ngulin këmbë dhe shprehen sot kundër atyre, që vlerësojnë si shkak të prishjes së Enverit me Hrushovin frikën e tij se sovjetikët do ta rrëzonin, siç kishin vepruar me udhëheqje të tjera “dogmatike” në kampin socialist. Por këtë e pranon vetë Enveri në shkrimet e tij. Kështu, te “Hrushovianët”, ai thotë se Hrushovi donte “ta marrë kalanë shqiptare nga brenda”, se ai luftonte që elementët antimarksistë “atje ku ishin në udhëheqje të viheshin nën kontrollin e tij dhe atje ku s’ishin, të silleshin, duke eliminuar udhëheqësit e shëndoshë me intriga, me puçe ose dhe me atentate”. Enveri përmend “vdekjet e çuditshme, të papritura” të Gotvaldit, Bierutit, madje të Dimitrovit. Të gjitha këto rrethana nuk mund të mos e trembnin Enver Hoxhën dhe ta shtynin drejt marrjes së qëndrimeve të guximshme për të ruajtur karrigen.

Enver Hoxha fliste me urrejtje për Titon, kurse ky i thoshte Hrushovit fjalë të rënda kundër Enver Hoxhës. Qysh në fjalimin e tij të Puljas, Tito kërkonte të hiqeshin nga postet Enveri dhe Mehmeti. Në kujtimet e veta, Hrushovi shkruan se kur do të normalizonte marrëdhëniet me Titon, qysh në vitin 1954, shumica e partive komuniste e mbështetën, me përjashtim të Enver Hoxhës, i cili “ka karakter të ashpër dhe kur flet për çka nuk i pëlqen, sikur ia kap fytyrën ngërçi dhe gati sa s’kërcet dhëmbët”. Nuk e kuptoj dot nëse këto përshtypje për Enverin i lindën vërtet Hrushovit qysh atëherë, në fillim apo pas gjashtë vjetësh, pas grindjeve të mëvonshme në Moskë, në nëntor I960. Ndoshta janë të dyja bashkë.

Për vizitën e tij në Moskë në qershor 1954, Enver Hoxha thotë se “Hrushovi bënte sikur nuk i vinte re qëndrimet e ndryshme që kishim me njëri-tjetrin për Jugosllavinë”. Me porosi nga Moska, ambasadori Leviçkin e takoi disa herë Enverin dhe i bënte presion që të mos kundërshtojë rivendosjen e marrëdhënieve me Jugosllavinë. Pas një viti Mikojani e ftoi “për pushime” dhe qysh ditën e parë i la takim me Tempon në Moskë. Pas Kongresit 20, në dhjetor 1956, kur ishte thartuar me Titon pas ngjarjeve të Hungarisë dhe fjalimit në Pulja, Hrushovi në Moskë i bën elozhe dhe ngrinte dolli për Enver Hoxhën. Në kujtimet e tij për këtë pritje, Hrushovi thotë se donin ta bënin Shqipërinë “një xhevahir që të joshte botën myslimane”… Dhe vërtet, pas kthimit nga vizita në Moskë në dhjetor 1956, ku Hrushovi kishte hedhur idenë e bazës së nëndetëseve në Vlorë dhe premtonte xhevahire, Enveri tha se shembulli i Shqipërisë do t’i ndihmonte vendet e botës myslimane të shohin se “marksizëm- leninizmi ishte fari ndriçues i jetës së begatshme e të lirë të popujve”. Ai sikur e besoi që Hrushovi nuk kishte ndërmend ta hiqte.

Në mbledhjen e Moskës të partive komuniste në nëntor 1957, ku ishte dhe Mao Ce Duni, Enverit i kishin rënë në sy divergjenca ideologiike të sovjetikëve me kinezët, të cilët dolën me parullën “imperializmi është tigër prej letre”. Enver Hoxha ndiqte me interes vërejtjet e kinezëve për kongresin 20 dhe më pas qëndrimet e tyre të hapura ndaj Hrushovit. Por udhëheqja kineze në të vërtetë nuk kishte për Stalinin vlerësime të njëjta me udhëheqjen shqiptare. Kinezët thonin se “Stalini ishte një udhëheqës i madh, që ka bërë gabime të mëdha”. Kurse Enver Hoxha nisej nga pozita dogmatike dhe nuk pranonte që Stalini kishte bërë gabime. 

Me 1958 De Goli nuk pranoi të vendoseshin në Francë raketat amerikane. Atëherë Hrushovi mendoi që nga Shqipëria të kërcënonte Italinë e Greqinë dhe të propozonte që Ballkani dhe Adriatiku të ktheheshin në një zonë pa armë bërthamore dhe pa raketa. Ishte vazhdim i tezës utopike të Hrushovit për “botën pa ushtri, pa armë e pa luftra”. Ai erdhi për vizitë në Shqipëri në maj 1959 dhe, sapo zbriti nga avioni, siç dihet, kërkoi të mos flitej për Jugosllavinë gjatë ditëve që do të qëndronte në Shqipëri. Hrushovi i rekomandoi shqiptarëve të mbjellin më shumë agrume, se të gjitha ja blen Bashkimi Sovjetik. Por Enveri kërkonte uzinë metalurgjike. Pas prishjes u tha se Hrushovi donte ta bënte Shqipërinë “si kolonitë e bananeve”, dhe siç i kishte thënë Malinovskit që në Butrint mund të ndërtohej një bazë ideale për nëndetëse. Gjatë ditëve të qëndrimit të Hrushovit në Shqipëri si përkthyes ishte Agim Popa. Myfit Mushi ishte transferuar nga aparati i KQ në Ministrinë e Jashtme. Shkak duhet të ketë qenë se pas dënimit tëTeme Sejkos nuk po shiheshin me sy të mirë shumë kuadro nga Çamëria. Ditën e fundit, kur Hrushovi do të fliste nga ballkoni i ish godinës së komitetit ekzekutiv të Tiranës, u ndesha në korridoret e aparatit me Liri Belishovën, e cila ishte treguar shumë aktive në organizimin e pritjes së Hrushovit. Më tha të bëhesha gati se do të lexoja përkthimin e fjalës së Hrushovit në miting. I fola Agimit për këtë, por e pashë që ai donte ta lexonte vetë dhe unë nuk e zgjata.

(Vijon)

Nesër do të lexoni:

Episode në Tiranë para përgatitjes së mbledhjes së 81 partive komuniste në Moskë

Një incident në qershorin e vitit 1960 në zyrën e Enver Hoxhës

Kongresi i partisë rumune dhe qëndrimi i Hysni Kapos dhe i kinezëve përballë kritikave të Hrushovit

September 18, 2016 12:15
Komento

28 Komente

  1. Koli Lubonja September 18, 13:00

    Lavdi Enver Hoxha i pazvendesueshem per pollin shqipetare https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati September 18, 17:00

      Ky perkethyesi pra qenka personazhibi Besnikut tek romani i Kadarese ‘Dimri i vetmuae nadhe’

      Esht teper vone Besnik … Lol

      Po Kadareja e ka paraqitur ket perkethyesin nje tip shum simpatik dhe qe ishte i fejuar me Zanen ..
      Murpo nga ” prishja” e madhe me Bashkimin Sovjetik ,edhe Zana i beri naftin Besos dhe ja dha ate ” placken” Markut me violincel , qe ishte i persekutum

      Dimer ne Moske , dimer edhe ne dashnine e Besnikut -Frederikut .. Lol hahaha

      Po me ka pelqyer shum ai roman dhe natyrisht edhe Besniku-Frederiku

      Kushedi sa here e kam lexuar kur isha student Dimrin e vetmise se madhe
      Saqe kur kisha provimet shteterore te Mathematikes gjyshja me pergjonte, se i kish thene plaku im qe po ja pe ate librin me kapak te verdhe hiqja nga duart , se nuk neson provimin
      Dhe gjyshja sapo shifte qe une lexoja ” Dimrin..” futej ne dhome ku mesoja une , dhe me thoshte : hiqe librin dhe meso provinin , se do i them tyt eti …

      Reply to this comment
    • skifteri September 18, 17:24

      ..!!!!!!!! ?..Koli kok kari !,kokë karë je ti që shfaq veprime kafshësh, edhe kafsha aty ku ka hëngër nuk bënë urinën ,Enveri u dha bukë të gjithve edhe Lubonjëve ,por edhe këtijë katili barbar i përdalë një kafshë zgjebarake që dhunon një varrë i cilido qoftë ,kurrë varri nuk preket ,veçanrishtë ai i udhëheqësit LEGJENDAR E.Hoxhës !. ….Emëri dhe vepra madhështore e E.Hoxhës janë të skalitura me germa ari , jeton ,e do të jetoi, në jetë të jetëve në zemrat e shqiptarve të ndrëshëm .
      …….SHiko fotën e viganit E.Hoxha dalë me xhuxh -maxhuxhin Hurushovi !!!,dhe fjalën madhështore në mbledhjen e 81 partive në Moskë !

      Reply to this comment
    • skifteri September 18, 18:44

      Ofendimit me ofendim duhet ti përgjigjami ,ku e ke komentin !!!?

      Reply to this comment
  2. MH September 18, 13:44

    Mesa lexova asgja interresante ketu ne kete shkrim.
    Fotoja ma siperme asht Hrushovi me Enverin dhe mbrapa Agim Popa.
    Hrushovi me nji paraqitje intiligjence bastangjiut.
    Ndersa Enveri me nji veshtrim teper intiligjente edhe pse vetem me mature.Po qe i mundi te gjithe lindjen-perendimin me nokaut.Vdiq i nderuar e me dhimbje ne lotet e popullit te vet.
    Ne konferencen e paqes ne Paris.U tregue fisnikerisht Burre Shtetit:”Nuk kam ardhur per te dhene llogari por per t’iu kerkuar llogari”.
    Populli i kendoi:
    Fol Enver te lumte goja
    Mbrona ti te drejtat tona.
    Pra ne fushen e huaj te kundershtarit ka luajtur me guxim e fisnikeri ngallnjyes.Na Paris dhe Moske dy qytetet ma me fame te kohes.

    Reply to this comment
  3. demo September 18, 15:28

    Frederik Gjerasi thote te verteten,se eshte deshmitar ne vendngjarje.”Enver Hoxha e mbronte Stalinin nga pozita dogmatike” dhe urrente Hrushovin,per te ruajtur bythen e vet,mos e hiqte nga pushteti,se per ate pushtet cfarosi inteligjencen shqiptare te shkolluar ne perendim.Ne viziten e Hrushovit ne Shqiperi,i ka rene nje cehre ankthi,;qesh si budalla kot me kot;kerkon te fshihet pas vetesigurise se Mehmet Shehut,I lutet Shehut t`ja beje te qarte Hrushovit “unitetin e celnikte ne rradhet e udheheqjes”.Shehu leviz gishtat si gersherte,:demek ne ja presim kembet dhe koken atyre qe percajne rradhet e celnikta te unitetit,pa e kuptuar se 20 vjet me vone Jago qe do t`i priste koken ishte ai qe shpetoi nga shkelmi i Hrushovit,pikerisht Enveeeri.
    Liri Belishova nuk e ka kuptuar se Hrushovi eshte nje krushk i rende,por krushqia do te prishet.Ajo pergatitet per dasmen e mireseardhjes se Hrushovit,,por dy sy cmireqeni ndjekin gezimin e saj.Ky entusiazem do ti kushtoje te ardhmen e saj dhe te bijes.Komandanti i flotes Teme Sejko do ta paguaje rende dialogun rusisht me Hrushovin ne bazen detare te Pasha-Limanit dhe perkthimin ne Korce te thirrjeve te Hrushovit per popullin:-Hiqini Stalinistet e fundit!!! Ndiqni,ndiqni Frederik Gjerasin,se ky eshte deshmitar ne vendngjarjet,kurse Ismail Kadare dhe te tjeret jane Jallan Shahite!

    Reply to this comment
    • albanopol September 18, 18:11

      Si mallakastriot qe je, Lirine e patru e doje si sejmen grua te Hrushovit ne krye te Shqiperise, sot Shqiperi do ishte Krime. Te vjen per te vjelle me servilizmin e Lirise ne kete vizite.Ajo qe pasoi me vone me fatin e besnikes, me mire spiune vullnetare aq e papajekur sa nuk dinte te respekonte edhe nje detyrimet ndaj nje protokoll te thjeshte te vvizites ne Kine, se Hurshovit ne Shqiperi ishte nje nga tragjedite e perditshme shqiptare.

      Reply to this comment
      • Bashkim September 18, 21:37

        @ (greku) albanopol
        Ne fakt tregon se je nje cope injoranti sepse nuk e di rolin e Lirise ne ato momente.
        Liria ka pasur tezen qe ne mosmarreveshjet me sovjetiket Enver Hoxha te mos e vinte vehten shume ne dukje qe si do te vinte filli i tyre Enveri te mbetej i pa atakushem nga Hrushovi,pra gjithsesi te mbetej ai ne krye te Partise
        ( me fal per fjalen injorant por e kam per kete ceshtje vetem,pra mund te mos e dish si kane rrjedhur ngjarjet)

        Reply to this comment
  4. Avnia September 18, 15:48

    Megjithe mend frymezuese fotografia me Hrushovin.
    Edhe ne fotografi me udheheqesin e komunizmit boteror me dinjitet e si i barabarte e, madje mosperfilles, brenda ne Moske.
    C’diference nga “politikanet” e sotem shqiptare qe ju perulen e ngerdheshen edhe para Janullatosit, para Kociasit e Ciprasit dhe funderinave te tjera..
    O zot do te dalin me burra nga kjo Shqiperi?
    Do ta rifitojme ndonjehere dinjitetin dhe pavaresine e dikurshme?

    Reply to this comment
  5. Hasani September 18, 17:04

    Enver Hoxha i emeruar ne krye te partise nga serbet Popovic dhe Mugosha Sherbetor i Jugosllavise der ne 48. Me pas nje lake i bindur i sovjetikeve der ne 60. Mbas sovjetikeve shkoi ne preher kinez ku i beri shqiptaret si majmune me rrobe doku. Ne fund kur nuk kish ku shkonte u mbyll si urithi. Gjith keto levizje andej ketej i beri jo per parime por se donte te mbante fronin. Kur i kerkonin te largohej nga froni, braktiste nje padron e shkonte te prehri i tjetrit. Hu me hu brodhi der sa u plak vetem i mbyllur ne burgun qe vete ndertoi, Shqiperine socialiste.

    Reply to this comment
    • dashi September 18, 17:40

      Per tu ore Hasan:Jo te gjithe i kishte perdhunuar serbi e Jugosllavia,kete po e tregon me se miri edhe aktualiteti politik i sotem ku tashme dihet se kush i jane bashkuar Serbise e se bashku bejne ljoen e vjeter te agjenturave prane perandosise qe sot jemi atashuar e qe edhe artikullshkruesi na jep shprese se SHBA po luftoka per te demokratizuar jeten tone e pasi kane kaluar vjete tranzicion une do ti pergjigjesha ketij ingranazhi te radhes qe nuk dalin nga korniza ku jane futur me nje thenie te kahereshme:Shkoke kush foli nga fundi;Jo se pordhi Mao Ce Dongu!

      Reply to this comment
    • shpatar September 19, 09:33

      Shume sakte konkluzjonet tuaja z hasani .Kush i ngre vlera Enverit , pa gjukuar se si u katandisem,eshte miop .Drama shqiptaro -ruse ne te vertet eshte aventura enveriste per te sunduar me cdo kushte si Mbret i pavdskshem.
      Ne cfaredo pozicjoni ta vesh Enverin perball Hrushovit nuk ka llogjike te themi se Enveri doli i fituar .Nese ai siguroj karriken e pavdekshme populli vuajti pasojat e kokfortesise se tij.Ruset hoqen dore nga shqiptaret, se per Enverin as qe e vrisnin mendjen,per nje fakte tjeter me madhor. Ruajtja e ekujlibrave mids Amerikes dhe BRSS.Qysh ne vitin 1958 amerikanet intesifikuan takimet me Hrushovin per nje bote pa luftra e arme berthamore. Diku rane dakort por shume te tjera u rrezuan shume shpejte. Mbs viteve 1960 kemi shperthime te konflikteve dhe nderhyrje ne shume zona te globit . Si amerikanet dhe ruset rriten buxhetin ushtarak dhe nisi gara e cfrenuar e armatimeve moderne qe dhe sot ruan te njejtat simtioma .Ne 1968 ruset u bene superfuqi sa amerikanet u tremben shume e i shmangeshin perplasjeve me ruset .Perse !!!! Arsyet i dine sherbimet sekrete qe skemi per ti mesuar kurre.
      Cdo gje qe shtjellohet, mbi te ashtuquajturen prishja e mardhenjeve shqiptaro -ruse,eshte nje tollombace qe vazhdojme ta konsiderojme si fitore te Enverit mbi Hrushovin !!!!!

      Reply to this comment
  6. vjola September 18, 17:14

    Nda keto fragmente megjithese perkthyesi i( famshem )kerkon te ule figuren e te madhit Enver per cudi Enver Hoxha del me burre shteti .Nje cop perkthyes e analizonte brendesine e mendjes se Enverit aq mire Sa u deshen 30 vjete te flasi hapur o pika ketyre.

    Reply to this comment
  7. EURO MALOKU September 18, 17:21

    Perkthyesi kryesor ishte Agim Popa.
    Ky Fredi ndoshta ka perkthyer ndonje gje,por si duket nuk ka arritur te kuptoje asgje…

    Reply to this comment
  8. LORA September 18, 17:27

    Kur do te jete ne treg libri ?

    Reply to this comment
  9. Arber Iliri September 19, 04:55

    Nga menyra si shkruan duket qe i ka trute me ndryshk ala nga ai i PPSH.Nuk ja vleka me harxhu kohen.

    Reply to this comment
  10. we people September 19, 05:39

    I nderuar Gjerasi po ngaterron gjerat keq QE NE FILLIM ??

    Ne vija te trasha dihet qe ne 1941 nga ruzvelti-churchilli-stalini(RCS) u caktua jugosllavia si tutore dhe promotore e luftes kunder fashizmit ne Ballkan midis tyre dhe shqiperia qe ne ate kohe ishte si “4 rruget e shijakut”

    dihet qe ne tetor 1944 u vulos me V TE MADHE nga (RCS) qe ne ndarje e plackes se luftes superfuqite rane dakort qe shqiperia I kalon ne kujdestari jugosllavise dhe kjo e fundit I kalon kampit lindor….Biles shqiperia ditet qe u ndane zonat e influences nuk u permend fare se kuptohej se ishte nen jugosllavi dhe nje pjese supozohej ti jepej greqise..behej fjale per vorio epirin….qe do ta kishin marre pot e mos ishte enve hoxha ne paris ne UNO qe habiti dynjane me VENDOSMERINE E TIJ

    dihet qe Enver Hoxha shfrytezoi serbet pas 1944 per tu ruajtuar nga kafshimi I grekut per vorio epirin qe ja kishte premtuar Churchlli

    Dihet qe tito-sllavet e mbrojten shqiperine formalisht pasi donin ta gelltisenin te teren sipas dhe miratimit te stalinit.

    Pikerisht ketu enverhoxha luajti bukur qe duke shfrytezuar sherrin e dy JOSIVEFE (STALINIT DHE TITOS) arriti ti deboje serbet qe per ceshtje muajsh do te GELLTISNIN SHQIPERINE
    ……

    NDEGJO ME KUDES GJERASIM?

    qofte me kryshovin qofte me kinezet enver hoxha u prish ne te dy rastet kryesisht se ato I kerkuan enverit qe te perulej te Tito..dhe kete nuk e thone dot armiqte e kombit shqiptar dhe ato “80 vjecare “ qe paguhen ose shesin dinjitetin ne pleqeri

    Por nqs enveri I perzuri serbet ne 1948 nga dera ..ne 1992 u futen nga oxhaku pikerisht nga lobi serb I amerikes dhe ai grek qe eshte “powerfull” dhe ben ligjin akoma ..

    Diku nga hyrja thua felliqesisht e vendi ne kohen e enverit ra ne HUMNERE SE U PRISHEM ME KINEZET..TURP DHE NUK KA NEVOJE PER KOMENT KY DETAJ

    ….

    Nqs se ka nje humnere kozmike ajo eshte periudha nga pushtimi I saliserbit pas 1992 qe akoma ka njerez me kollare apo te rruges qe I thone gabimisht demokraci..

    KUJTO 1997 I NDERUAR GJERASIM?

    nuk ka rast te ngjashem n historine boterore nje shembje e shtetit ne menyre kaq macabre..dhe nuk ishim miqsi as me ruset as me kinezet per me amerikanet tane….pra cfare bene miqte amerikane ??…..mund te pergjigjesh o zoteri qe I lepihesh me te fortit te momentit.

    Merr shembull nga ky djali I Hryshovit qe eshte I ndershem para historise ju si qe na I shpifet

    Per coincidence djali I Hryshovit Sergei Khrushchev(Hryshov) eshte qytetar amerikan qe nga 1991 sot eshte moshatar me kete Gjerasin qe ngaterron gjerat por ka nje dinjitet dhe sinqeritet te admirueshem qe eshte oponent i forte kunder poltikes amerikane ne Ukraine dhe ndiqeni materialin e meposhtem

    SHOE ON THE TABLE
    04.02.14 5:45 AM ET
    Khrushchev’s Son: “Russia Will Never Surrender”
    Sergei Khruschev, the son of the Soviet leader who gave Crimea to Ukraine, says that his father never intended to separate Crimea from Russia and Russia will never give it back.
    When Soviet leader Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian control in 1954, it was simply for logistical and symbolic reasons, according to his son Sergei. Now, he swears, Russia will never give it back.
    Sergei Khrushchev has been living in the United States since emigrating from the Soviet Union in 1991 and is a naturalized American citizen, but he speaks as if he is still in the Russian government. He views the ousting of Ukrainian President Viktor Yanukovich as an illegal seizure of the Kiev government by force and he insists that 96 percent of Crimeans voted to separate from Ukraine and join the Russian federation. Khrushchev spoke to The Daily Beast ahead of a Tuesday night speech at Bryant University in Rhode Island.
    “Russia will never surrender,” he said about the escalating battle over the fate of Crimea, which Vladimir Putin invaded and then annexed after a popular referendum that took place outside the view of international observers.
    Nikita Khrushchev led Russia during the most serious standoff of the Cold War, the Cuban Missile Crisis, which took both countries to the brink of nuclear war. In the American telling of history, Khrushchev the elder ultimately backed down. But in the current tensions over Ukraine, the son said, only Russia really has a huge stake in the outcome and therefore will prevail if the conflict escalates.
    “For the United States, it’s just one more attempt to show Russia who is the master of the world’s politics. For the Russian President and Russia itself, it’s a matter of national pride and they will oppose it as much as it can,” he said.
    Back in 1954, when Nikita Khrushchev transferred Crimea to Ukrainian administration, the main reason was that construction of two major canals between Ukraine and Crimea was underway. Khrushchev wanted to streamline the process by placing both sides of the project under one administration, according to Sergei. The 300 year anniversary of the treaty that joined Ukraine to Russia was a happy coincidence, he said.
    “My father was the leader of the Soviet Union. Russia and Ukraine were two union republics, equal inside the Soviet Union,” he added. “For my father there was no difference because it was all inside one state.”
    Khrushchev blames the decision to let Crimea go on Boris Yeltsin, who he said was distracted with his own ambitions and in 1991 told Ukrainian leaders they could have Crimea.
    “I think my father would have been very unhappy with what Yeltsin decided to do,” Khrushchev said.
    It’s impossible to say how Nikita Khrushchev would have handed the current crisis in Ukraine because he never would have been able to imagine that the Soviet Union would be disbanded and disappear from the map, Sergei said.
    “What would President George Washington think about the war in Iraq? He would say ‘You are crazy, your real enemy is in London, not Baghdad.’ So you can’t take a historical figure out of his time.”
    But Sergei Khrushchev sees Putin as a reformer in the mold of his father and comparable to Theodore Roosevelt, who busted up corporate monopolies in the United States in the early 20th century.
    “The Putin era is an era of bringing Russia back to the order, destroying the oligarchy, and enforcing the role of the government,” he said.
    Ukraine historically had no identity and was simply an amalgamation of farmers who lived on the Russian periphery and applied to join Russia in the mid-17th Century, and even then it was only Eastern Ukraine, said Khrushchev. Western Ukraine joined them in 1945, but there are still essentially two countries there living together, he said.
    “When people talk about Ukraine, they talk about some competition between Russia and the West. But in reality it is two different sets of Ukrainians who now live in one country,” he said. “We have two different Ukraines.”
    He blames the West for triggering the Ukrainian crisis by supporting protests on the Maidan and he said Putin has no designs on invading Eastern Ukraine unless the country descends into all out civil war, which is possible.
    “It was not Putin who invaded Crimea and at the barrel of the gun just annexed it. No. It was the will of the people,” he said. “So my message is, don’t try to provoke Ukrainians to fight with each other. If there will be no civil war, Putin will not invade Ukraine.”
    ‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’
    Pra zoti Gjerasi
    Amerika nuk ka nevoje per servile si puna jote ose ata qe fshihen pas jush qe vazhdoni doktrinen antishqiptare te rajerson-elez-serbiberave.Nqs se ka akoma zyrtare amerikane ne media dipllomaci apo sherbime inteligjente qe kane nevoje per keto humnerat ne kohen e enver hoxhes per te harruar monstruozitetet e salisatanait..atehere ka ardhu koha te qajme vete Ameriken
    >>>>>>>>>>>>
    nuk ka bir kurve ne bote qe te mjegulloje madheshtine e shqiptareve ne unitetin kunder bishes ruse ne moske ne 1960 dhe debimin e flotes ruse ne 1961…Biles ne ate kohe vellezerit Kennedy u dorzuan ne ceshtjen e rraketave ne kube para ruseve
    …ashtu si skenderbeu largoi nga turqit nga adriatiku ashtu dhe enveri deboi ruset pas 500 vjetesh..dhe per cudi shteti amerikan mbajti per kete ceshtje me teper rendesi boterore nje qendrim tejet indeferent jo vetem atehere por dhe sot…qe nxjerr keto plakushe qe po dalim me te medhenj se enveri
    Shpresojme qe ky koment te mos censurohet..te mos vonohet apo te mos fshihet

    Reply to this comment
  11. aqo September 19, 06:19

    Tani qe I erdhi fundi I doli frika ketij burracaku?Enver Hoxhes I jane tretur eshtrat 3o vjete te shkuara ,perkthyesi akoma jetoj me hije.
    Le qe nuk kuptova ndonje gje te paditur rreth atyre ngjarjeve,qe jane thene e sterthene disa here dhe populli I di shume mire.
    Bedriu I ben jehone librit me qellim qe t’i shiten ca kopje Frederikut.

    Reply to this comment
  12. intelektuali September 19, 07:29

    PSE NUK I SHKRUAN NGA MOSKA E PUTINIT BROCKULLAT E TIJ FREDERIK PERKTHYESI I ENVERIT, POR KA GJETUR TE SHPETOJE KOKEN NE SHBA IMPERIALISTE?

    Perkthyesi famoz i Enverit Frederik Gjerasi jeton ne SHBA por flet si bolshevik me admirim per Diktatorin Vladimir Putin qe quhet si Stalini i vogel dhe kjo ngjall mjaft dyshime ne shkrimin e tij tejet jo korrekt dhe te mbushur plot e perplot me gabime historike. Ja ku po i rendisim me poshte qe t’i shikoje edhe sovjetiku Frederik Gjerasi dhe te mos shkruaje brockulla komunistesh nga SHBA imperialiste ne DITA:

    Enveri ishte PJELLA e Titos dhe “zbulim” i Vukmanovicit qe i kishte shitur Vatanin dhe BYTHEN Jugosllavise Komuniste perpara se Hrushcovi te dilte ne skenen politike ne BRSS dhe te kerkonte ngrohjen e mardhenieve me Titon per ta futur kete vend ne “Vathen” e vasaleve te Moskes, prandaj edhe aludimet e dallkaukut Frederik Gjerasi per kontradiktat “parimore” midis Moskes dhe Tiranes per afrimin e BRSS me Jugosllavine jane vetem tezat e kalemxhinjve te Enverit dhe nuk i pergjigjen fare te vertetes. E VERTETA qendron fare ndryshe dhe ajo eshte se Hrushcovi me nje eksperience te gjate partie si Sekretar i Ukraines dhe Komisar i Larte i Ushtrise se Kuqe nuk e pelqeu Enverin qe ne fillim per shume arsye dhe njera nga ato ishte pikerisht pabesia e tij tinzare ne maredhniet dypaleshe dhe me shume se kjo paaftesia e tij totale ne drejtimin e shtetit qe vinte nga mungesa ne shkollimin e tij dhe donte ta nderronte me Liri Belishoven.

    Kur erdhi Kosigini ne Shqypni dhe shkoi ne Kombinat dhe zbuloi skarcot te fshehura nga Drejtoresha Eleni Pashko pas parrullave per “miqesine e perjetshme” midis dy popujve ai i tha Enverit:

    KESHTU SIC PUNONI JU SHUME SHPEJT DO TE FALIMENTONI EKONOMINE SOCIALISTE

    Keto fjale te Kosiginit u bene realitet ne vitet 80-te kur Enveri kishte mbetur fillikat vetem pa dashnoret e tij komuniste ne Dimrin e Vetmise se tij te Madhe.

    Ne asnje nga vendet ish komuniste Liderat qe erdhen ne pushtet pas renies se Kultit te Individit te Stalinit nuk kishin bashkepunuar me fashistet sic ishte biografia e Enverit dhe Nexhmijes qe gjate gjithe Luftes kishin jetuar ne vilen e Kryefashistit Bahri Omari nga ku edhe spiunuan tek fashistet te gjithe komunistet paperjashtim qe i shikuan si rrezik per pushtetin absolut dhe qe po planifikonin me dinakeri te hidhnin ne dore pas Luftes me ndihme direkte nga Beogradi.

    prandaj:

    PER CFARE PARIMESH ALUDON KY PERKTHYES DALLKAUK I ENVERIT?

    Kur Tempo e “zbuloi” Enverin qe jetonte si si nje LEVEND borgjez pa pune ne vilen e Bahri Omarit dhe njoftoi Titon per ZBULIMIN e tij me fjalet:

    PER PUSHTET SHET EDHE NENEN E VET

    BOSI i Jugosllavise Komuniste i tha:

    TE LUMTE KE GJETUR NJERIUN QE NA DUHET

    prandaj:

    Aludimet per parimet e Enverit lidhur me Titon dhe Jugosllavine ne debatet me Hrushcovin jane perralla me mbret per kalamaj

    sepse:

    Kur i raportuan Hrushcovit se shqyptaret nuk duan te kthejne nendetset e Pashalimantit dhe nuk duan te mbjellin agrume dhe bar hane po nuk dorezohen ai u pergjegj:

    PO LE TE VDESIN ATEHERE KUJT I PLAS?

    Agim Popa e kuptonte rusishten aq sa gabelet dine shqypen dhe kur Enveri deklaroi para Hrushcovit:

    SHQYPTARET KANE VUAJTUR TE ZINJTE E ULLIRIT

    ky perkthyes famoz e perktheu fjale per fjale ne rusisht dhe kur Hrushcovi po pyeste se cfare kerkon te thote Enveri me keto fjale idiote Agim Popa spjegoi: “Shoku Enver thote se ne kemi vuajtur shume ashtu sic ka vuajtur populli rus prandaj edhe ju duam dhe ju respektojme si vellezerit tane”. Mesiguri ky Frederiku i DITES do ta kete degjuar kete rast si i shpetoi Agim Popa lincimit nga Partia e Punes.

    Reply to this comment
    • beni September 19, 09:46

      Andej nga korca hrushovit i thoshnin ktu Jan ortodokset!!!

      Reply to this comment
    • Shpatar September 19, 13:04

      Hera e pare qe po i pelqeje argumentet e tua. Dua te shtoje dhe nje fakte shume domethense. Le te nxjerrin nga arkivat e shtetit me cilat agjensi behej tregetia e jashtme shqiptare. Do kuptoni qe lidhjet e Enverit me Titon ishin te pa diskutushme te mbrekullueshem.

      Reply to this comment
      • intelektuali September 19, 23:25

        Jugosllavia Komuniste ishte dhe mbeti deri ne fund te jetes se Enverit, por edhe pas tij PARTNERI me i madh tregetar i Shqypnise Staliniste.

        Te gjithe ata kuadro te Sigurimit te Shtetit qe kane punuar ne Tregetine e Jashteme gjate diktatures enveriste, por qe kishin pak me teper tru ne koke se dallkauket fanatike fuksa me soje e sorrollope spiune ordinere te Partise se Punes, pra keta kuadro te Tregetise se Jashtme me inteligjente se vemjet ordinere vrastare te Enverit, do te pohojne tezen tende dhe te intelektualit se:

        E GJITHE LODRA E ENVERIT ME ARMIKUN TITO ISHTE SA PER SY E FAQE PER TE MBAJTUR ME CDO KUSHT PUSHTIN ABSOLUT NE VENDIN TONE NGA BANDA KRIMINALE E ANTIRISHTIT SHQYPTAR.

        sepse:

        Ashtu sic e tregon edhe ti, por sic e vertetojne edhe arkiavat e shtetit dhe shume okulare te Tregetise se Jashtme PARTNERI kryesor tregetar i Enverit ishte dhe mbeti deri ne fund te diktatures Jugosllvia Komuniste e Titos dhe Millosheviqit.

        prandaj:

        Edhe lind pyetja llogjike:

        PSE NUK U LIDH ME BRSS ENVERI KUR NE FUQI ERDHI STALINISTI I PERBETUAR BREZHNJEV QE I SHPALLI LUFTE TE HAPUR SHBA DHE SIKTEROSI TITON?

        por:

        Pikerisht ne ate kohe stalinisti besnik Enver Hoxha beri shurren ne breke nga frika e tankeve sovjetike te Brezhnjevit ne Prage dhe shpalli largimin e Shqypnise nga Traktai i Varshaves duke e shpallur BRSS si nje shtet Socialimperialist njashtu sic e shpalli edhe me vone Mehmet Shehun poliagjent te gjithe Botes?

        He pra ku qendron llogjika e Frederikut ne shkrimin e tij per LOQE dhe KOQE dallkauke qe simpatizon ashiqare Enverin me qendrimin e tij parimor marksist-leninist kunder Hrushcovit, por nuk flet pse Enveri nuk u kthye ne strofullen e tij staliniste kur ne krye te sovjetikeve erdhi stalinisti i perbetuar Leonid Brezhnjev qe i futi friken Botes me Luften e tij te Yjeve?

        Reply to this comment
      • Zizu September 20, 08:42

        Bravo ! A është e vërtetë se Titoja e lajmëroi Enverin për planin e pushtimit sovjetik të Shqipërisë nga BS në 1962 ?

        Reply to this comment
    • UÇK September 19, 21:30

      Nuk je intelektual por pishpirik, gënjeshtar dhe imbecil kur pret me t’i besuar dikush gënjeshtrat e tua !

      Reply to this comment
  13. enverin e kthyen ne legjende armiqte e tij September 19, 15:59

    zoti intelektual ( po te bejme qejfin te themi intelektuhale).
    Eshte rasti i rralle ne historine boterore ndoshta i vetmi qe nje popull me 900 mije malarike dhe analfabete ne 1944….luajti e barabarte me superfuqite ne vitet 60′.
    eshte rast i rralle ne historine boterore kanibalizmi i armiqve te enver hoxhes qe jo vetem i rruajten lesht kur ishte gjalle por dhe i vdekur po i mund..
    Ti si duket qenke nje perktheys qe i mbaje canten zotit Gjirazi dhe ne vend te demaskosh enverhoxhen po na i ben profet.
    si eshte e verteta e kucedres me miladine dhe mugosha??kush na i coi KUCEDREN SERBE NE 1941 DHE 1991 ??
    Ne 1941 Karta e Atlantikut thirret shpalosja e një marrëveshje e bërë mes F.D Rooseveltit dhe W. Churchilt (ShBA-së dhe Britanisë), mbi rendin e ri botëror të ardhshem, e bërë më 14 gusht të vitit 1941 në një anije në Atlantik. Kësaj marrveshje, më 24 shtator të vitit 1941 ju bashkangjit edhe Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike. Në atë kohë, gjithë kundërshtarët e lutës kundër Gjermanisë, e njihnin këtë marrveshje si Program te përbashkët…ku kucedres serbe i ngarkohet roli te organizoje luften NCL per llogari te Rooseveltit ,Churchillit…
    Ne tetor 1945 ne “The Percentages agreement “Joseph Stalin &Churchill dhe ambasdori amerikan Averell Harriman ndane Europen si kasape dhe shqiperine e gjore e lane ne dore te TITO RANKOVICIT DHE STALINIT
    pra me nje fjale keto 3 TE MEDHENJETE BOTES na lane ne urdherat e Titos kaq mjafton.
    U desh nje lufte titanike e enver hoxhes te debonte serbet ne 1948 nga dera dhe ne 1991 i prune nga oxhaku lobi serbo-amerikan.

    SI E PRUNE SERBET DHE LOBI SERB I AMERIKES SERBERISHEN NE PUSHTET
    Ish-badiguardi i Saleh Berishës gjatë presidencës së tij në 1992-1997, Izet Haxhia ka deklaruar fakte uluritëse nga analiza e te cilave duket hapur,qartë dhe saktë se ai kurrë nuk ka qene kryetar real i PD,president apo kryminister por vetem nje kobure ne duart e lobit te fuqishem serbo-amerikan te viteve 89-92 e në vazhdim qe me teorine antishqiptare te dekomunistifikimit te 1991 dhe tani te dekriminalizimin e vitit 2015 e prune ne pushtet artificjalisht dje dhe po e mbrojne sot hapur fare me Donaldin e Amerikes dhe Helmutin e Gjermanise.
    Cfare faktesh tronditese jep Izet Haxhia ?!
    ****
    Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë …Pra Berisha eshte nje hibrid i sherbimeve sekrete serbe -amerikane
    ****

    Kjo vizite u ndihmua dhe nga Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava….pra zyrtare te larte amerikane me interesa personale ne Serbi “ndihmojne” Sal halene…
    ****

    Në mitingun e Crans Montanes,ne kthim Berisha takohet privatisht & familjarisht me ministrin ejashtem jugo-serbo Ivanovic i cili kishte marre pjese aktive ne fitoren artificjale te 22 marsit 1992….A nuk duket qarte nje treshe Rajerson-Elezbiberaj-Ivanovic qe prune Berishen ne pushtet si Zogun ne 1924 por jo me ruset e bardhe nga beogradi….por me lobin serbo amerikan ne shtepine e bardhe
    ****

    Drejtuesit e ardhshëm te PD që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, ish rezident i sigurimit të shtetit i konvertuar per shërbimin sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret serbo- maqedonas”,
    Pra vetem keto fakte pambarimisht tronditese qe e nxjerrin mender me thane Berishoviqin nje kobure antishqiptare ne duart e lobit serbo-amerikan qe kane bere,po bejne nje “dirty job” gjoja per te luftuar komunizmin e vdekur..qe ne fakt u kthye ne nje shkaterrim total te Shqiperise per te bere te mundur serbizimin,greqizimin dhe islamizimin gje qe tashme eshte realizuar..aq me shume kur procesi i shplarjes se truve te shqiptareve pothuajse ka perfunduar…
    berisha ishte nje dhender serbie qe na i nguli lobi serb-grek-islamik ne perendim..ku vazhduesi i tij eshte caktuar Ylli ne Qitje i Arvizuse qe megjithese shqiptaret i kane thene jo..nga ana tjeter ca sekte antishqiptare ne perendim ju ka ngelur ora ne 1941..ku tre fuqite e medha fituese na i futen si dhe sot ne kete kohe te koleres berishiane qe i ka te gjitha pushtetet paralele me te forta se te edi rames qe fiton vetem vota ne leter se fuqine e ka akoma “Kar ta” atllantikut e 1941.
    Lapidari qe i ngriti Ramizi enverit ne 1988 (dhe qe e shembi vete) eshte shume i vogel para nje legjende qe po e bejne enverhoxhen lobet serbe-amerikane ne perendim dhe te permjerrurit politike.
    Enveri eshte kthyer ne legjende…duan apo nuk duan armiqte e tij qe shqiperine sot e kane thyer ne WC ambasadoresh dhe kombinat droge

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*