Dramatike, bie miti i gishtit tregues në mjekër dhe vështrimit tutje

June 14, 2016 18:40

Dramatike, bie miti i gishtit tregues në mjekër dhe vështrimit tutje

 

Një mit i lashtë, i përforcuar nga industria e përrallave për fëmijë, filmave vizatimorë, perandoria kinematografike dhe më keq akoma, nga foto e analistëve dhe kolumnistëve në media, u rrëzua dje pas një studimi të Universitetit Arkaik të Tiranës.

Tashmë është zyrtare, kanë mësuar Gojët e Liga: Nëse keni problem me memorien afatshkurtër apo afatgjatë, nëse ngulmoni të kujtoni një emër të harruar, një titull filmi a këngë, një adresë apo ditëlindjen e bashkëshortes, mund të përdorni çdo metodë që ju vjen në mendje, por jo të vendosni gishtin tregues në mjekër dhe të ngrini vështrimin lart ose tutje, duke zhbalancuar vetullat.

“Kjo mënyrë nuk ta freskon kujtesën”, deklaroi prerazi për Gojët e Liga eksperti i psikologjisë konjitive, Jurasik Paleozoiku.

Sekuencë nga filmi famëkeq

Sekuencë nga filmi famëkeq

Dr.Juri, siç njihet nga gjithë bota intelektuale, shpjegoi se në një grup studimor prej 20 subjektesh, ku hyjnë familjarët e studiuesve, u bë ky eksperiment: Secilit prej subjekteve iu kërkua të kujtonin emrat e aktorëve të filmit “Ata ishin katër”. Plot 19 prej tyre, pas hutimit të parë vendosën gishtin tregues të dorës së majtë në mjekër, ndërsa dora e djathtë shërbente si suport për simotrën e vet.

Një nga vullnetarët e studimit

Një nga vullnetarët e studimit

Pastaj ata ngritën sytë drejt tavanit, me shpresë se diku në hapësirën e suvasë do shfaqeshin emrat e bekuar. “Rezultati, zero me xhufkë”, deklaroi eksperti. Vetëm njëri prej subjekteve, bashkëshortja e dr.Jurit, Sashenka, vendosi të kërkojë në internet dhe u përgjigj me saktësi. “Gishti është i juaji dhe mund ta vendosni ku të doni”, konkludoi Jurasik Paleozoiku, “por studimi ynë me një financim prej 30 mijë eurosh nga BE, dëshmoi se metoda e vjetër është thjesht bestytni!”

 

***

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Personazhet dhe ngjarjet e përshkruara mund të kenë lidhje me shumëçka përveç realitetit.

June 14, 2016 18:40
Komento

5 Komente

  1. Shaqja June 14, 19:51

    O dita, shif se mos eshte ngritur miti nonje gishti tjeter. Aplikohet shume ne shoqerin ton. E dini ju shprehjen i futen gishtin?

    Reply to this comment
  2. fukarai June 15, 11:19

    E kendshme kjo rubrike..e lexoj shpesh se me pelqen ky lloj humori..Pa pike humori do doja te ndaja me lexuesit nje studim te nje shkencetari te gjithanshem me emrin Lombrozo..Ky italian i famshem ne bote ( si antropolog, ekspert kriminalist, psikolog, jurist, etj..) ne nje studim te tijin, perpiqet te vleresoje natyren dhe personalitetin e cdo njeriu duke u nisur nga pamja fizike e fytyres se tij. Keshtu ai thote qe njerzit qe i kane mollezat e fytyres te dala mund te behen vrases..njerzit qe i kane veshet keshtu apo ashtu mund te jene apo behen ashtu…ata qe e kane ballin keshtu mund te jene ashtu..e keshtu me radhe…me e lezetshmja eshte qe thote qe ata njerez qe e kane mjekren me vrime, jane Mashtrues. Prej se paku 18 vitesh, personalisht kundroj njerzit qe kam njohje dhe me rezulton 100% e vertete !!!!! Provojeni me te njohurit tuaj kete te fundit….

    Reply to this comment
  3. harillaqi June 15, 21:28

    Lereni gishtin tregues,por gishtin e mezit dergajani Sali Berishes,ta fusin ne b…th.

    Reply to this comment
  4. Shoku Rrok i Druve, prape ne Londer June 20, 16:54

    Rubrike e bukur kjo e gojeve te liga, qe permes humorit apo aludimeve te tilla, te thuhet e verteta.
    Gazetat dyrrokjore Tema dhe Dita jane ne pararoje per kete, njera me antenen, qe po te perifrazojme Zhelefinen, i ben zhele, po dhe gojet e liga, qe mos u befsh te hysh neper dhembet-moker te saj se te grin. E ne argetohemi me kete fat tone te trishte dhe Saliu me te vetet, sipas Konfucit ende s’e ka gjetur nje rruge, te cilen veç ai nuk e di, ose do te shtyje ca dite, qe te mos mbaje mbi kurriz mallkimin e Shkerdhenit, i cili na i harxhoi fishekzjarret per nje cope …dhe s’kishim ose fare pak per fitoren historike ne futboll. Urim me te bukur s’besoj te kete: Mos t’u mbyllte goja kurre, o goje e lige, pergjersa kemi rreth e rrotull kaq te ligj. Nje metafore ambiguite kjo e gojes se lige! U lumte! Korrespondenti vullnetar i….mendjes dhe koheçartjes se vet efektive!

    Reply to this comment
  5. Shoku Rrok i Druve, prape ne Londer June 20, 17:05

    Rubrike e bukur kjo e gojeve te liga, qe permes humorit apo aludimeve te tilla, te thuhet e verteta.
    Gazetat dyrrokjore Tema dhe Dita jane ne pararoje per kete, njera me antenen, qe po te perifrazojme Zhelefinen, i ben zhele, po dhe gojet e liga, qe mos u befsh te hysh neper dhembet-moker te saj se te grin. E ne argetohemi me kete fat tone te trishte dhe Saliu me te vetet, sipas Konfucit ende s’e ka gjetur nje rruge, te cilen veç ai nuk e di, ose do te shtyje ca dite, qe te mos mbaje mbi kurriz mallkimin e Shkerdhenit, i cili na i harxhoi fishekzjarret per nje cope …(a i thone prape njashtu si ne kohen e “diktatures me te eger ne bote, sipas Sali Berishes?) dhe s’kishim ose fare pak per fitoren historike ne futboll. Urim me te bukur s’besoj te kete: Mos t’u mbyllte goja kurre, o goje e lige, pergjersa kemi rreth e rrotull kaq te ligj. Nje metafore ambiguite kjo e gojes se lige! U lumte! Korrespondenti vullnetar i….mendjes dhe koheçartjes se vet efektive, ose per qejf te vet permes etydeve te tilla me mbyt vetmine ne boten ne kalbezim!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*