Dramë në Milano, Italia mbetet jashtë kampionatit botëror

November 13, 2017 22:46

Dramë në Milano, Italia mbetet jashtë kampionatit botëror

Hera e fundit kur përfaqësuesja italiane e futbollit nuk ka marrë pjesë në fazën finale të një kampionati botëror është regjistruar në Suedi 1958, ndërsa rasti i fundit kur “të kaltrit” kanë dështuar për të qenë pjesë e fazës finale të një kampionati evropian është sërish në Suedi, më 1992-shin. Këtë herë është pikërisht kombëtarja suedeze, që siguron kualifikimin për në kampionatin botëror dhe le jashtë pikërisht Italinë. Skuadra e Venturës bëri gjithçka, por vetëm atë më të rëndësishmin, golin nuk arriti ta shënojë.

Pjesa e parë është me mjaft ritëm, teksa dallohet qartë tensioni i lartë që karakterizon skuadrën e Venturës. Gjyqtari i takimit ndëshkon disa futbollistë për protesta dhe tenton të marrë nën kontroll sfidën, ndërsa suedezët kanë pretenduar 2 herë për prekje të topit me dorë nga ana e mbrojtësve italianë, brenda zonës së rreptësisë.

Edhe Italisë iu mohua një penallti, pas një ndërhyrjeje të gabuar në dëm të mesfushorit të Lazios, Parolo, brenda zonës së rreptësisë, por gjyqtari nuk ishte i këtij mendimi. Vlen të përmendet sakrifica e Bonuccit, që krahas maskës për hundën e thyer, pësoi edhe një dëmtim në gju, por preferoi të luajë duke çaluar, ndërsa refuzoi zëvendësimin. Në 10 minutat e fundit, Italia arriti të shtojë presionin në zonën e suedezëve, teksa goditi 3-4 herë në drejtim të portës, por pa arritur të gjejë avantazhin.

Edhe pjesa e dytë pati të njëjtën tablo, teksa presioni i lartë bënte që italianët të gabonin edhe zgjedhjet e thjeshta. As ndryshimet e bëra nga trajneri Ventura, madje as flakja e maskës mbrojtëse nga Bonucci, nuk solli golin e shumëpritur për italianët. 5 minutat e fundit, Italia u hodh e tëra në sulm dhe krijoi disa mundësi të mira, por fillimisht ishte portieri suedez që ndali goditjen e El Sharawit dhe më pas Parolo goditi jashtë një krosim të mirë të Florenzit.

Përfundon 0-0 dhe Italia, mbetët jashtë kompeticionit më të rëndësishëm sportiv të globit, kampionatit botëror ‘Rusi 2018’. Nga ana tjetër, Suedia pret biletën për në Rusi dhe konfirmohet si ‘macja e zezë’ e italianëve.

November 13, 2017 22:46
Komento

2 Komente

  1. ??? November 13, 22:58

    Drame per Italianet, gezim per Suedezet dhe “kujt i plasi trapi” per ne Shqiptaret qe s’kemi lidhje me gojeqenet dhe racistet Italian. Te pakten tani do shohim pak futboll dhe jo ndeshje te shpifura 0-0.

    Reply to this comment
  2. Arber November 14, 01:45

    Drame? Tragjedi!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*