DRAMË SOCIALE / Shpërndahet partia që shpërndante libra: “Këtu s’lexon njeri!”

January 17, 2018 18:54

DRAMË SOCIALE / Shpërndahet partia që shpërndante libra: “Këtu s’lexon njeri!”

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jetën politike shqiptare. Partia e vetme në vend dhe rajon që shpërndante libra, është ndarë mes dy liderëve dhe çështja ka shkuar në gjykatë për të vendosur se kujt i takojnë librat.

Siç lexuesit e Gojëve të Liga mund ta kujtojnë, historia nisi mbi një vit më parë, kur deputeti që shkruan libra, B.B.Lushi vendosi bashkë me deputeten M.H. Fizi, të themelonin një parti të re që do konkurronte fort për vota me bibliotekën e Elbasanit, atë të Shkodrës dhe bibliotekën e lagjes nr 7 në Tiranë, “Musine Kokalari”.

Kyçi i suksesit të partisë së librave, mbështetej te shpërndarja në masë e librave ndër lexues të apasionuar që, ashtu si pa u kuptuar, do bëheshin votues të partisë.

“Dëgjo zonja Fizi: Unë do shkruaj libra, ti si pedagoge e famshme do ua mësosh të rinjve dhe në krye të dy vjetëve marrim pushtetin,” i pat thënë B.B.Lushi asokohe M.H.Fizit. “Është e thjeshtë, fare e thjeshtë, kërkesë-ofertë”, shtoi ai.

Por një vit më pas, M.H.Fizi e kuptoi që misioni i saj real paskësh qenë të bëhej agitpropiste e B.B.Lushit. Siç mësojnë Gojët e Liga, këtu nisi dhe konflikti.

“Unë bëj të gjitha punët në parti, laj, shpëlaj, bëj pazaret, ti më bredh nëpër takime nga njëra kafene në tjetrën. S’është jetë partie kjo,” nisi të shfryjë zysha.

Por reagimi i B.B.Lushit ishte i rreptë:

“Mos m’u bëj si gratë e PS-së dhe PD-së, që ngjyhen e lyhen dhe bredhin lartë e poshtë. Nën këtë çati partie urdhëroj unë!”, ishte një nga shpërthimet e zakonshme të tij.

Në vijim, çifti librar hyri në konfliktet klasike të kësaj natyre, se kush do kujdesej për lexuesit e vegjël, kush sillte më shumë votues në parti, pse kjo familje politike të mos kishte 4 kryetarë, 29 nënkryetarë dhe kusuri përgjegjës sektori etj.

“Ajo ma nxiu jetën politike,” shfrynte B.B.Lushi nëpër të njohur, “le që s’ka formim, nuk njeh jetën dhe veprën e Dhimitër Shuteriqit”.

“S’e paskam njohur. Ai më doli një arrogant dhe prepotent që s’e ka shokun. Pastaj s’ja ka as idenë më të vogël fuzionit të ftohtë dhe sjelljes së grimcave kuantike në vakum,” ankohej M.H.Fizi.

Por në thelb, u bë e qartë se të gjitha sherret në këtë familje politike vinin nga mungesa e të ardhurave elektorale. Lexuesit preferonin të lexonin 100 herë titujt e librave të B.B.Lushit sesa një herë 100 rradhë nga teksti brenda.

“Këtu s’lexon njeri”, ankohej ai, “ahhh, ta kisha themeluar partinë në Paris, do flisnim ndryshe bashkë. Do t’i thosha Kadaresë, hyp këtu dhe shiko Ejfelin.”

Episodi i fundit i dramës ndodhi javën e kaluar. B.B.Lushi vuri në jetë divorcin politik, mori me forcë shumicën e shpërndarësve të librave, rreth 65-70 të tillë, dhe i porositi, “Mos t’ju shoh më me atë. Po deshi, le të vijë t’u takojë këtu një herë në muaj”. Pastaj thirri me triumfalizëm:

“Ike zonja Fizi, ikeeeeee. Me gjithë fizikë e kuç e maç!”

 

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike. Çdo përkim me ngjarje reale është rastësor dhe… E mirë de, mirë. Nuk është aspak rastësor.           

January 17, 2018 18:54
Komento

7 Komente

  1. MH January 18, 01:07

    Librat e kesaj partie te shiten tek dyqanet e bylmetnave dhe te fruta zarzavadeve.Sic shiteshim cdo mbyllje te vitit shkollor.Ose ose te perdoren per tu vendos ne gozhde per leter higjenike.Kaq e pat dhe partia.Sikur ti kalonte prane ndonji meteor e shkrumoci rendshem.

    Reply to this comment
  2. H. Haha January 18, 02:54

    Hahaha!
    E qendisur bukur.

    Reply to this comment
  3. Pandi Korce January 18, 22:05

    O kazaner mediatik, o lakmiqar te tepsise, bythlepires te pushteteve 27 vjeçare, qe skeni bythe te kapeni me to, por merreni me nje parti disamujore, qe eshte si eshte, nuk ndikon aspak ne kete pisllek ku jemi futur. Ju jeni disa lapanxhoze te paguar per te larguar vemendjen nga ky realitet, ku na kane katandisur keto parti deri me sot dhe doni te beni fajtor nje parti qe eshte si eshte kujt pak i intereson. TURP PER JU LLAPAQENE

    Reply to this comment
  4. pensionisti January 19, 16:41

    Sa bukur i shkon tregomi “qeni dhe hija e tij” Besoj se e mbani mend kete tregim. Por po e tregoj shkurt per te rinjte.

    Nje qen gjeti nje kocke. I gezuar e mori ate ne goje e filloi te eci,por i ra rruga nga lumi .Kur hyri ne lum,pa veten e tij me kocke ne goje . Hapi gojen qe te merret dhe kocken qe i pane syte ne lume,por …. kur pa perseri filloi te kuis se edhe ne goje nuk kishte kocken qe kishte. Edhe Blushi me Afizin mbeten pa kocke……..

    Reply to this comment
  5. pensionisti January 19, 16:41

    Sa bukur i shkon tregomi “qeni dhe hija e tij” Besoj se e mbani mend kete tregim. Por po e tregoj shkurt per te rinjte.

    Nje qen gjeti nje kocke. I gezuar e mori ate ne goje e filloi te eci,por i ra rruga nga lumi .Kur hyri ne lum,pa veten e tij me kocke ne goje . Hapi gojen qe te merrte dhe kocken qe i pane syte ne lume,por …. kur pa perseri filloi te kuis se edhe ne goje nuk kishte kocken qe kishte. Edhe Blushi me Afizin mbeten pa kocke……..

    Reply to this comment
  6. me ken shkadaran tana i ban January 20, 19:16

    nuk mundet te exzistoj nji parti e tlle ,
    ku mungoon ajo ndjenj ,qe mban lidh gjithcka ,
    krietari duhet me e mbaj ne krah ,´n´k´zvkryezaren
    e me ja ul komt ne tok mbas gdo mbledhje lol,
    jo per me tregu potenc si krietar por ,,,
    dreQi e mori ,per rrespekt

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*