Drejt fundit aventura e Higuain me Juven, e pret Milan

July 30, 2018 21:02

Drejt fundit aventura e Higuain me Juven, e pret Milan

Gonzalo Higuain nuk do ta vazhdojë më karrierën te Juventusi dhe ky fakt është thuajse zyrtar.

Vëllai i futbollistit, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i tij, ka diskutuar pasditen e sotme me drejtuesit e Juventuesit.

Ai është bërë me dije nga ky bashkëbisedim se El Pepita nuk bën më pjesë në planet teknike të trajnerit Allegri për sezonin e ardhshëm dhe se duhet të kujdeset për të gjetur një tjetër lojtar.

Torinezët i kanë dhënë gjithashtu edhe miratimin për një kalim të mundshëm te Milani, duke qenë se palët kanë kryer edhe bisedime paraprake.

Tashmë mbetet që vëllai i Gonzalo Higuain të takojë Leonardo Allegrin dhe të diskutojnë detajet e transferimit.

Paraprakisht mes Milanit dhe Juventusit ka një marrëveshje për huazim përkundrejt 20 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 35 të tjerë në fund të verës së ardhshme.

E vetmja gjë që pritet nga Higuain dhe Milani është që të gjejnë gjuhën e përbashkët për kontratën mes tyre, pasi kuqezinjtë nuk kanë ndërmend t’i garantojnë argjentinasit të njëjtën pagë që përfiton te Juventusi.

July 30, 2018 21:02
Komento

1 Koment

  1. Boll me ken shkodran se tana i ban July 31, 04:02

    Mire pagen qe nuk e meriton, por edhe vlera e blerjes se ketij malli qe eshte prane skarcitetit eshte shume e larte.
    Miloan bej kujdes, nuk ngrihet piaca me lojtar te shtrydhur e te sprovuar, nuk eshte me lojtar per ekipe elitare, eshte per Napoli e poshte.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*