Drejt kujt po shkon Partia Demokratike

March 8, 2018 10:35

Drejt kujt po shkon Partia Demokratike

 

Bedri Islami

Në ditët e fundit, por edhe më herët, media të njohura ndërkombëtare, sidomos në fushën e investigimeve, kanë bërë të njohur se mes Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe klaneve të ndryshme ruse ekzistojnë lidhje të ndjeshme, të cilat janë përkthyer edhe në mbështetje politike e financiare, si një rast që, në pragun e zgjedhjeve politike të qershorit të kaluar, të krijohej destabilizim dhe revolta.

Kur disa muaj më parë, shefi i qeverisë nënvizoi faktin se segmente të politikës ruse po ndërhyjnë në Ballkan dhe se kanë synime dashakeqëse ndaj vendit tonë, shumë kush mund ta ketë ndjerë si një përpjekje qeveritare për të tërhequr vëmendjen nga përditshmëria, çka ka qenë dhe vazhdon të jetë një praktikë e zakonshme në politikën tonë.

Firma nga parajsat ofshore, por edhe në vende të tjera, në fshehtësi tinzare, kanë mbështetur politikën pëdëiste dhe e kanë financuar atë, dhe e gjithë kjo, si duket, është bërë përmes një trekëndëshi të njohur Moskë – Beograd – Shqup, trekëndësh që edhe më herët ka qenë i pranishëm në politikën themeltare të pëdëistëve politikë.

Partia Demokratike, si duket edhe nga paralajmërimet e mbështetësve të tyre rusë, ka qenë në dijeni të investigimit serioz dhe kanë vënë në lëvizje njërën nga marishkat e saj, një maniak seksual, i cili mizorisht qëndron ende si deputet në Parlamentin e Shqipërisë. Një ditë para se të bëhej i njohur investigimi i një medieje amerikane, fituese e shumë çmimeve ndërkombëtare, pikërisht në këtë fushë, deputeti manik i drejtoi një pyetje ministres së Mbrojtjes lidhur me njërin nga pjesëtarët e delegacionit shqiptar në Marrëveshjen e re të Detit, duke aluduar se ai ka bashkëpunuar me të dërguar në Shqipëri të shërbimit rus. Ai hodhi aludimin, por mediat e lidhura ngushtë me financimet e pëdëistëve dhe familjes së dikurshme kryeministrore , shpejtuan të “përcaktojnë” se një njeri, deri dje i panjohur për shumicën, Salillari, na paska qenë në vartësi nga shërbimi rus. Asnjë provë, asnjë fakt, veçse një batanije, që mund të ketë qenë prodhim rus, asnjë dëshmi, veç një çartisje dallkaukësh të maniakut.

Lepuri i madh është në ferrën e vogël.

Një ditë më pas u bë i njohur investigimi i një media serioze amerikane për lidhjet e dyshimta dhe financimin e padyshimtë të Bashës me biznesin mafioz rus. Si ishte pritur, pasi e quajtën fillimisht një skanim sorosian, pëdëistët kthyen në atë që e bëjnë më mirë, në pagesën që ka bërë shefi i qeverisë, 2 milionw dollarë, për një artikull, e më pas, pasi e quajtën një media të së majtës ekstreme, të dorës së dytë, si në rastin e gazetës më të njohur në botë, Nju Jork Taims, e deklasifikuan si një rast të pavlerë, që është ushqyer nga paratë e drogës dhe të krimit.

Ajo që e bëri edhe më tw besueshëm investigimin ishte deklarata e menjëhershme e ambasadës ruse në Tiranë, që duke u distancuar nga e dhëna, u përpoqën të distancojnë veten, duke ia ndodhinë në dyert e PD-së, dhe, duke dashur të venë vetulla, po ia nxjerrin sytë një të dhëne që tashmë është plotësisht e besueshme.

Në të vërtetë: ku po shkon PD-ja në rrugën e saj politike; drejt Lindjes apo drejt Perëndimit?

Në fakt, megjithëse slogani i saj ka qenë Perëndimi, shpirti i saj ka qenë Lindja.

Lidhjet më të fuqishme, duke hequr vitin 1992, liderët e saj i kanë pasur me lindjen politike, sidomos me lëvizjet politike sllave, duke nisur që nga ajo e Millosheviçit e deri tek lëvizja politike putiniste.

Nuk ka qenë e rastit që në vitet e fundit Berisha, Basha dhe një tufë memecësh që flasin me leje, i janë vërsulur strukturave perëndimore. I janë sulur aq tmerrshëm, sa që as nuk mund të mendohej se mund të ndodhte një ditë. Të gjithë emrat e njohur të saj, për fat këto emra janë ende të panjohur, por edhe disa të njohur, nuk kanë lënë sulm banditësh pa bërë ndaj institucioneve perëndimore, që nga Brukseli e deri në Uashington; të dërguarit e tyre, Vlahutin e Donald Lu janë përbaltur e vazhdojnë të përbalten shumë më tepër se dhjetëra firma fantazmë dhe biznesmenë hije; në faqet e media pro shqupase nuk është lënë gjë pa thënë ndaj të dërguarve perëndimorë, deri sa jo pa qëllim është vënë nën kërcënim edhe jeta e tyre. Gjuha e përdorur nga PD-ja politike ndaj Vlahutin e Donald Lu ka qenë e denjë vetëm për rrugaçë politike të klasit të lartë, akuzat ndaj tyre vazhdojnë edhe sot e kësaj dite, si ndodhi pak ditë më parë edhe në njërën nga bisedat” e ish shefit të qeverisë, Berisha.

Linja anti-perëndim ka pasur dukjet e saj të mëdha që në vitin 1997, por fillesat më të hershme. Vetëm një figurë politike tmerrësisht i dashuruar me Lindjen mund të bënte atë që bëri Berisha, i cili, kundër Vendimeve të strukturës më të lartë politike, Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dërgonte naftë, armë dhe logjistikë të sofistikuar drejt shtetit serb, drejt një njeriu që shumë pak kohë më vonë do të shpallej si Hitleri i Ballkanit dhe, ashtu si në kohën e hitlerizmit, do të sulmohej nga forcat e bashkuara perëndimore.

Reagimi i PD-së, se këtë e bënë për të ndihmuar shqiptarët në Kosovë, sikur ata të udhëtonin me tanke ose avionë, ishte tallje me vetë vizionin që kishte asaj kohe Perëndimi ndaj izolimit të së keqes pro-ruse, që në Beograd kishte simotrën e saj më të fortë.

Nuk mbahet mend asnjë mik shtëpie i Berishës dhe njëkohësisht i Bashës,veç Fazlliçit, nipit të shërbimit të fshehtë të sigurimit serb dhe djalit të shefes së kabinetit të Ministrit të Punëve të Brendshme serbe, të dy në kohën e Millosheviçit dhe të akuzuar për krime lufte në Kosovë. Fazlliçi ishte dhe mbeti i vetëm mik shtëpie i Berishës, që deshi ta sjellë edhe në parlament, si të ishte një burrë shteti, e po ashtu, si burrë shteti e dërgoi në Këshillin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar.

Fillesa e jetës politike pëdëiste është pikërisht nga njerëz të lidhur me shërbimet ruse, përmes shërbimit serb. Njerëzit që e sollën atë në pushtet kishin interesa të mëdha financiare në Serbi dhe Shqipërinë e trajtonin si një tampon për mbylljen e mbetjeve të tyre politike.

Basha vazhdon të njëjtën rrugë. Në “ erën politike” të tij, sulmet anti-perëndimore janë bërë aq të shpeshta sa edhe slogani “ Rama ik”. Të duket sikur, dhe ndoshta jo vetëm duket, ai më shumë synon që politikisht të denigrojë perëndimorët, që, sipas tij blihen e shiten nga paratë e krimit, se sa të largojë nga pushteti Edi Ramën. Me këtë të fundit mund të jetë i gatshëm në çdo moment të ndajë hiset e pushtetit, ashtu si shpresoj se do të ndodhë pas 18 majit, ndërsa me perëndimorët duket se nuk do të mund të pajtohet kurrë.

Ai është njeriu që çirret nga perëndimi, por zemrën dhe financat i ka nga Lindja.

Ku po shkon PD-ja?

Më siguri nga një rrugë e mbrapshtë, kthimi nga e cila do të jetë shumë e vështirë, pasi investimet që kanë bërë shërbimet antiperëndimore nuk janë të pakta dhe nuk janë aq të lehta, nga të cilat mund të tërhiqesh kur ta dojë qejfi.

March 8, 2018 10:35
Komento

23 Komente

  1. anticensurë25642654 March 8, 12:18

    lëri këto bedro
    janë thënë që në kohën e çadrës!
    shiko atë punën e bisedimeve me gërkun!
    ajo na djeg përgjithmonë!!
    ky palloshi i tironës nuk po lë gjë pa realizuar nga ato që ka nisur berisha!!
    do të na zvoglojë shqipërinë,bedri!!po mbron interesat e gërkut dhe jo tonat!!
    si me pas qënë pasardhës i zogjit!!

    Reply to this comment
  2. Eurosocialisti March 8, 13:00

    Qarte fare o shoku Bedri, duhet te durojme edhe gjendjen e rende ekonomike, edhe varferine, te hame dhe bar si dikur po qe nevoja, vetem qeverine e Rames ta mbajme ne pushtet se ndryshe nga PD e Bashes qe eshte me Rusine, PS e Rames eshte ithtare e flakte e Amerikes.
    Populli besoj do ju kuptoje Bedri, do vazhdoje me Ramen ne qeveri per inat te Rusise. Nuk ka fare rendesi si qeveris Rama, nuk ka fare rendesi gjendja ekonomike, rendesi ka vetem mos te marrin pushtet ballistat e PD qe me ne fund u zbuluan se qenkan me Rusine. Sa grupe armiqesore ka zbuluar kjo partia jone ish Komuniste, sot Socialiste, ajo zbuloi dhe Mehmet Shehun si poliagjent te rekrutu nga Fulci, do zbuloje dhe Lulzim Bashen te rekrutu nga Putini.

    Reply to this comment
    • Monkey March 8, 14:20

      Ju Eurosocialist, mendoni me të vërtet që një qeveri me në krye Bashën dhe me ministra të tipit, Flamur Noka, Ervin Salianji, Grida Duma, Myslym Murrizi, Klevis Balliu, Tritan Shehu etj, do të jetë me e mirë se ajo aktuale ? Të kujtohen ministrat e Bashës tek qeveria teknike ? Edhe sa për ironin që përdor, të paktën Partia Socialiste e di prejardhjen e saj sado e keqe të ketë qënë gjithashtu edhe drejtimin, por Partia Demokratike nga erdhi dhe ku po shkon ? U krijua si Partia që do bënte Shqipërinë si Europa, sot akuzon europianët se janë aq të korruptuar sa i blen Rama, dmth me që nuk bënë Shqipërinë si Europa, thonë që është Europa si Shqipëria që ndërtuan pëdëistat…

      Reply to this comment
      • Eurosocialisti March 8, 17:33

        Larg qofte Monkey-Majmuni, kurre nuk mendoj se ka ministra me te zote se Rilindasit e Rames! Ku ka te krahasuar njeri me Ministrin e Ekonomise Hametaj? Vertet nuk ka haber fare nga Ekonomia, por ama gjuhen angleze e di! Apo ajo Ministrja Nikolla? Pa pa pa mencuri e gjalle se ka diplome “Kristali”. Po Xhacka? E ka zili i gjithe shtabi i NATO-s! Le pastaj Peleshin, ekspertin e mbaruar te Bujqesise, Manastirlijen qe spitalet i ka mbushur deng me ilace sa nuk po kane farmaci me rreth e rrotull tyre, Gjiknuren e urte ekspertin e energjitikes, apo Bushatin qe i mori gjithe detin Greqise ne marrveshjen e re, pra njeri me i mencur se tjetri dhe ne krye te tyre, mencuria vete, shoku Rama ekspert i te gjitha fushave, sidomos i ekonomise dhe financave. Per keto dhe te tjere mendimtare qe ka Rilindja ne grupin parlamentar me ne krye shokun Taulant, them se duhen mbajtur ne pushtet me c’do kusht edhe me deshtime, mjaft qe te na mbrojne nga Rreziku i Rusise per Shqiperine (Si Rreziku Anglo-Amerikan qe ka shkruar shoku Enver)

        Reply to this comment
        • Nestor Duka March 8, 20:01

          Boll o EuroLesh se emrin socialist e ndyn ti. Ironia jote eshte per ne kopshtin pa dreke. Ti vemje SHQUP-i ben ironi me Xhacken, Peleshin, Gjiknurin qe bejne nga nje Eurolesh si ty cdo mengjez dhe e drain-in qe te mos mbaje ere. Ju monstra do te vdisni neper blogje duke leshuar tere perroin psiqik te Salehut dhe hordhive e turmave pa tru qe zbriti ne Tirane nga bokerrimat e qoftelargut.

          Reply to this comment
          • Eurosocialisti March 8, 20:31

            shoku Nestor, qenke kapes nga bytha dhe diarrete i nxirrke nga goja. Paske nevoje per nje klizem te forte ne prapanice qe te zhbllokohesh.

    • Tartufi March 8, 15:04

      Problemi i madh eshte tek populli i patates o miku tim!
      Nuk eshte problemi tek banditet e medhenj.
      Populli i patates nuk ka kuptuar kurre se kur vjen fjala te japin te gjithe kontributin per paqen dhe te drejten per te gjithe ne kete ruzull,,,patatija [ Rusija ], nuk duhet te flase se na ben gabime ! Kur eshte fjala dhe problemi i
      luftes se si duhet te fitohet ,,, patatija e mjere duhet te hidhet ne lufte dhe te vritet nga populli i patates 25 milione ,, kertolla sipas shkodranit, Eshte kohe e bukur me keta ish patate ngrenes si Bedriu,qe na thone se patatija sot shkakton shum semundje ,,, sipas studimeve te laburatorit te legenerise demikratike te Amerikes !!
      Ai qe nuk kupton ,,,gjithmone eshte viktime e diteve me te veshtira,problemi ne vendin tim dhe tendin ,nuk eshte
      Rusija,por ata qe i thone ketij populli,ky frike nga Rusija,
      per te ruajtur formen e qeverisjes ne formen Ruse,duke
      mos qene ne kete forme qeverisjeje as nje minute kjo Rusi e mjeruar ne lufte dhe e mjeruar ne paqe !

      Reply to this comment
  3. Mark .U.K March 8, 14:22

    Po shkon andej nga keni dal ne jete.

    Reply to this comment
  4. KOZi March 8, 16:11

    Po ndihem mire dhe krenar qe Partia Socialiste qenka kaq anti-Rusi. Nuk ka patur keto 100 vite askund ne Europe qe partite komuniste ,socialiste e gjer sot tek Internacionalja Socialiste qe te jene kaq antiruse.Nuk jam i sigurte a eshte edhe pro- Amerikane po kaq ! ( Ceshtja eshte te jesh pro amerikan me Republikanet e me Tramp ) . Basha eshte fajtor se nuk rri mire djathtas,do te qaje hallet e perkrahjes sociale, sot me 8 mars qane hallet e nenave qe nuk kane cfare ju japin femijve, qan hallet e te pa privilegjuarve,te varferve ,LGBT etj. Dhe keshtu ruset thone mbase po te jete e vertete -ta ndihmojme se qenka i majte?!………..gallate.

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K March 8, 18:15

    Sa injorant jan kta socialistet e kta zagart si i shkojn mbrapa.Nderhyrja e Rusis mundesoj fitoren e e presidentit te Amerikes e jo te mundesonte fitoren e te djathetes more trapa.

    Reply to this comment
  6. Ethem March 8, 19:25

    Analize e sakte.Saliu & Basha ka kohe qe po çirren kunder SHBA+BE.Para zgjedhjeve te 25 Qershorit Basha u takua me Ambasadorin Rus ne Tirane.Por askush nuk e denoncoi.Dalja hapur e tyre kunder Perendimit tregon se fuqit perendimore duhet te heqin qafe Salimortjen sa me pare,pasi ai po e shtyn me keq Lulin-adoleshent ne politike.Se po shifet qe keta po vonojne zbatimin e reformes ne drejtesi.Roli i PPD ne Europe tashme duhet te duket nese nderhyn per te ndalur turra-vrapin e SB+LB ne aventura per destabilizimin e vendit

    Reply to this comment
  7. ALBAN DEGA March 9, 02:40

    KU PO SHKON PARTIA DEMOKRATIKE !?

    Pike per pike ne origjinen e saj te vertete.
    Ne trekendeshin serbo- greke- rus….
    Ne Trekendeshin e Bermudeve Beograd- Athine-
    Moske ku u ngjiz !
    U ngjiz nga Katovica dhe po kthehet ne mitren e
    saj Katovica, alias Kremlin, ala Gorbacov- Putin!

    Reply to this comment
  8. D O K L E A T I March 9, 03:27

    Po shkon ne drejtim te Moskes.
    Se bashku me pilotin Saleh Berishen.
    Me vehten te e marrin edhe Erdoganin me tre gidhta.

    Reply to this comment
  9. Alban Dega March 9, 03:40

    ANTIAMERIKANET ME TE KEQINJ…. !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Askush me shume se Nena e demokracise Boterore Amerikan nuk i perbuz servilet, hipokritet, mashtruesit, dyfytyreshat, proamerikane me fjale e antiamerikanet ne veprime.
    Nuk ka antiamerikan me te keq se proamerikanet me pallavra dhe antiamerikanet me veprime.
    A e di se cka i quajne amerikanet keta sojsez personash : asskisers fjale per fjale, me nje fjale bythelepires !
    A nuk ishin lideret politike te PD-se dhe LSI-se dhe kazani mediatik i tyre qe vetem nje jave me pare nuk lane helm pa vjellur e shpifje pa bere kunder SHBA-se, Ambasadorit te nderuar Donald Lu e BE-se!?
    A nuk ishin kapobanda i kesaj bande gangsteresh Sali Berisha, Lulezim Basha, Edi Paloka, Dritan Shehu, Alibeaj, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Keida Mehmeti … Blendi Koran Toptani, Artur Zheji, Ylli Rakipi, Prec Zogaj, Rakipllari, Kastriot Islami, Artan Hoxha, Ylli Manjani e co. qe I shpallen lufte “imperializmit Amerikan”
    A nuk jane e njejta shpure qe brenda 24 oresh kaluan krejt ne polin e kundert dhe u bene mbrojtesit me te flakte, gardistet e kuq te Trampit dhe Heidi, te SHBA -se lidhur me Voten e Shqiperise per Rezoluten te Jetuzalemit !
    Skajet gjithnje puqen kur behet fjale per politiken Albanus Adversus Albanus” , pra shqiptaret kunder shqiptareve te politikaneve sa antishqiptare te sprovuar si antiamerikane e si antishqiptare!
    Si mund te jene proamerikane te thekur ata qe e rrenuan e zhbene, dogjen e sakatuan, plackiten e vrane te pakten shtate here Atdheun e vet ne 27 vjet.
    Si mund te doje nje shtet mik e aleat strategjik te Shqiperise si SHBA-ne ata qe e shiten e shituan Atdheun, dheun ku u ka rene koka !
    Kur flasin profesoret me diploma prej verteti, duhet te heshtin plepistat e Universiteteve te Plepave dhe akademiket e Akademive te Domosdoves sic i stigmatizinte Noli i madh, duhet te heshtin diplomatet, politikanet, sabelitodos- gjithckaditesit “ Dru me pre” ala Petrit Vasilit, Kastriot Islami, Agim Nesho, Prec Zogaj, Artur Zheji…Blendi Fevziu e co.
    Nje fakt flet me shume se nje thes me pallavra! Po shume faktet ?
    Politika dhe diplomacia jane jo vetem shkence, por edhe art, mjeshtri, zanat teper i veshtire.
    Si njera edhe tjetra jane Shkenca, Arti, Mjeshteria e se pamundures qe edhe te pamunduren e ben te mundur, sic thoshte Churchilli.
    Diplomacia eshte arti qe ne vend te gjyleve nxjerr pellumba nga grykat e topave !
    Lufta, dhuna, padrejtesia… jane nena e te gjitha te keqijave te kesaj Bote !
    Paqja, drejtesia, miqesia, mirekuptimi, dashuria, miqesia, miresia… jane gjerat qe sa me shume ti kemi aq me shume na mungojne, aq me shume na nevojiten per nje Bote me te mire !
    Ndaj te mendojme, te punojme e te luftojme per to si per jeten !

    Reply to this comment
  10. ALBAN DEGA March 9, 03:59

    A MUND TI BESOHET NJE HAJDUTI ME CIZME QE VJEDH EDHE SHTEPINE E VET !?

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

    Reply to this comment
  11. Kris 1 March 9, 05:47

    Le te shkoje ku te doje se nuk na prish pune.Po u be e rrezikeshme Edvini hap canten e xha Brahos

    Reply to this comment
  12. Mark .U.K March 9, 09:39

    O Alban po kush po e can menermethanen se orej nga shkruen more spiuni i komunizmit.

    Reply to this comment
    • AD March 9, 18:14

      NUK DUA TE FYEJ SPIUNIN !

      Prandaj nuk po te quaj ashtu.
      Nuk po te quaj as pleh Vicidoli !
      Nuk dua te fyej plehun !
      Ka shume me teper vlera…. ushqen bimet, mikrorganizmat, jetes !
      Ti je fatkeqeia e vetvetes dhe mallkimi i tokes mbi te cilen shkel !
      Jazek !

      Reply to this comment
  13. anticensurë25642654 March 9, 13:18

    pa dashur të lexoj logoritë e bedros u mjaftova vetëm me titullin!!
    “Drejt kujt po shkon Partia Demokratike”
    a ka ndonjë rëndësi??
    më duket se nuk ka aspak!!
    sepse kemi të bëjmë me një parti,dhe duke qënë se jemi në pluralizëm,jo në demokraci,atëherë çdo parti ka lindje-ecje,drejt a me zig zake-vdekje!
    pra në një shoqëri pluraliste nuk ka rëndësi se çdrejtim merr një parti,apo disa parti!!
    në një shoqëri pluraliste duhet të shikohet me mëndje të hapur jeta politike!!
    si kanë lindur parti,në fillimet e saj,mund të lindin dhe sot!!pra që do të thotë të vdesin të tjera!!
    ne me atë mendim patriarkal,me atë mendim të mbyllur mendojmë se po u nda PS,PD a kushdo leshi,do të shkatërrohet shqipëria!!
    jo nuk ndodh asgjë!!shtohen a paksohen partitë shqipëria duhet të ecë përpara!gjë që nuk ndodh!ajo vetëm vidhet nga politika hajdute dhe lejohet nga populli i mefshtë!!
    kështu që nuk i plas kujt se ku do të shkojë PD,nuk i plas kujt se ku do të shkojë PS!megjithëse majko i futi një të bashuar në verën e vitit të shkuar!!
    i bëri rilindje,i bëri të mavijosur!!

    Reply to this comment
  14. gjermani i fundit March 9, 23:32

    PD e ka mbaruar me kohe misionin perse u krijua. Po shkon per inerci drejt asgjekundit. Por edhe PS nuk eshte me ajo partia e majte qe perfaqeson shtresen e klases punetore. Edhe kjo po shkon ne drejtim te paditur. Meqe te dy keto parti kryesojne respektivisht poziten dhe opoziten dhe jane shume larg interesave te shtresave qe shtiren se i mbrojne, i bie se ne te vertete ne Shqiperi nuk ka parti politike por grupe interesi qe politiken e perdorin sa per fasade dhe jo orientim afatgjate. Ah, meqe autori, z,Bedri ne gazeten e majte eshte i shqetesuar per PD se ku po shkon(!), desha ti them se jam shume i gezuar qe PD po shkon ne hale te gomares. Se atje e meriton.

    Reply to this comment
    • info analitike March 11, 21:58

      ndersa qe PS po shkon ne halen e gomarices kjo te gezon ca me pak se te le pa kordon ombelikal. Jeni mesuar ju enveristet qe te mekoheni nga gjiri i partise se ndryshe humbni thelbin e ekzistences. Eshte partia pa jeni ju, jeni ju pa eshte partia

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*