Drejt një sistemi për votimin e emigrantëve

January 23, 2018 11:02

Drejt një sistemi për votimin e emigrantëve

 

Është zhvilluar sot në Tiranë një tryezë diskutimi mbi votimin e shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë Shqipërisë.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj parashtroi çështjet kryesore që kërkojnë adresim për realizimin e këtij projekti.

“Aspekti parësor i sistemit të votimit të emigrantëve është identifikimi i vendndodhjes së tyre”. Kjo tha Xhafaj vlen si për votim me postë, ashtu edhe nëse zgjidhet votimi elektronik.

Ministri i Punëve të Brendshme tha se është jetike që procesi të përmbajë tre elementë bazikë.

“Është shumë e rëndësishme, është themelore, që sistemi i votimit duhet të sigurojë për ta tre elementë bazikë: fshehtësinë e votës, transparencë të procesit të numërimit dhe padyshim, integritet të procesit të votimit.”

Xhafaj tha se në varësi të modelit që duam të zgjedhim,  duhet të vendoset nëse do tu kërkojmë atyre që paraprakisht të regjistrohen si votues që të përfshihen në listën e zgjedhësve apo do të jenë automatikisht pjesë e listës së zgjedhësve. “Këto dhe shumë çështje të tjera kërkojnë adresim të shpejtë dhe të përshtatshëm.”

Ministri i brendshëm tha se një ndër prioritetet kryesore të qeverisë për këtë mandat është edhe saktësimi i adresave, ku banon kush, pjesë e së cilës është edhe identifikimi dhe regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë.

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko si edhe ambasadorë të huaj të akredituar në Shqipëri

January 23, 2018 11:02
Komento

7 Komente

  1. spata January 23, 11:35

    Zoti Xhafa .Te respektoj per detyren qe ke por per emigrantet nuk duhet te shqetsoheni vetem per votimin .pyeti pak dhe ke per te te degjuar cudira sa kjo nisma juaj ska rendesi fare .Une po te dua votoj ose nuk preferoj fare qe ta marr mundimin ne nje kohe qe shteti im me do vetem si votues .
    Nuk dua ta hap thesin por do te ishte mire qe bashke me z.Majko te uleni e te bisedoni me ta se ata do tua japin pergjigjen .Kur ti kini degjuar beni nga keto qe kini ne mendje .
    Emigrantet percmohen nga cdo zyte e shtetit . vec burokracirave ne vendet qe jetojne u shtohen dhe ato ne vendin e tyre . Kur ju thua se jam emigrant dhe nuk e di se cfare ligjesh nxirrni ju qeshin dhe thon: Hajde hidhu mos u qani se ju merrni me shume se ne .Ore zoteri une nuk kam banuar ne shtepi prej 6 muajsh.Ti pse me faturon energji dhe uje.Te pergjigjet .Ka shtet ketu nuk ju lem te livadhisni si te doni .Paguani e mos beni zhurme se ju fusim dhe brenda .
    Me kete llogjik i nderuari Xhafa do te votojne vetem ata qe perkedhelen nga ju e mbeten neper dyerte e ambasadave si lepirsa te pushtetit.

    Reply to this comment
  2. KOZi January 23, 12:09

    Emigrantet shqiptare qe vijne per te votuar ne shqiperi jane ok dhe emrat i kane ne lista te lagjeve ku banojne. Emigrantet tjere nuk mund te votojne atje ku jetoine, perse ? Sepse rrezikohemi qe neser nje Parti Politike Shqiptare te beje marreveshtje dhe premtime p.sh. me Greqine dhe atje do punohet qe votat t,i jepen pikerisht asaj partie,,,,,tung

    Reply to this comment
  3. Emigranti në Greqi January 23, 13:26

    Dy vjet të shkuara, në shkurt Kuvendi mori vendim për regjistrimin e emigrantëve. Ligji doli në fletoren zyrtare në maj. U tha se do të fillojë regjistrimi.
    Tash dy vjet askush nuk është regjistruar.
    Tash na thoni të bëjmë regjistrimin.
    Leni llafet dhe filloni punën.
    Dhe mos u merrni vetëm me numrimin por merruni me problemet që kanë e që ju nuk çani kokën.

    Reply to this comment
  4. Emigrant brezi par January 23, 14:09

    Mire brezi pare ka interes se ka lidhjet direkte te aferta me vendin dhe ka kuotim ky projekt.
    Po brezi dyte i emigranteve, ata mund te neglizhojne interesimin per vendin e origjines. Brezat e mevonshem behen edhe me problematike.

    Reply to this comment
  5. Landi January 23, 19:25

    Ketu ka edhe disa problemete tjera; Mire se ne Greqi apo Itali apo ku di une shqiptaret nuk e marrn nenshtetesine kollaj keshtu qe duke ngelur mbartes te pasaportes shqiptare eshte mire qe te pakten te figurojne e votojne ne vendim ame. Por ama diaspora ne North America jane bere shtetas te cilet mundet ose jo ta mbajne pasaporten shqiptare pas disa kohesh.. Per keta mendoj une duhet te jete qe sa kohe e ruajne pasaporten shqiptare te paskaduar te kene te drejten e votes. Perndryshe mund te behej qe kushdo qe e quan veten shqiptare te deklarohet i tille ne regjistrim e te kete te drejten e votes (nje opsion tjeter ky).

    Reply to this comment
  6. liu January 23, 20:59

    po per pensionet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim