Drejt përfundimit rikonstruksioni i godinës së Bankës së Shqipërisë

December 6, 2014 09:31

Drejt përfundimit rikonstruksioni i godinës së Bankës së Shqipërisë

Banka e Shqiperise po përfundon ndërtimin, rikonstruksionin dhe restaurimin e saj pas një pune disavjeçare të udhëhequr nga arkitekti Petreschi.

“ Shqipëria fiton një monument të dimensionit ndërkombëtar me shembullin e vështirë të bashkëjetesës në të njëjtin objekt të dy korpuseve ndërtuar në dy shekuj të ndryshëm”, shkruan Artan Shkreli, këshilltar i Kryeministrit Edi Rama.

Godina e Bankës së Shqipërisë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i perket rrymës së “Racionalizmit”, rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit XX ne Europe. Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.

Ky stil shquhet për volumet e mëdha dhe linjat e forta në fasada. Kryesisht ai është aplikuar në ndërtimet shtetërore me karakter zyrtar, me qëllim që të shprehte forcën e qeverive të asaj kohe dhe është përdorur në shumë vende te Europës Perëndimore. Në këtë këndvështrim, edhe godina e Bankës së Shqipërise bën pjesë në ndërtimet më të spikatura të asaj kohe në llojin e vet, rrymës racionaliste.

 

 

December 6, 2014 09:31
Komento

1 Koment

  1. Besi December 6, 16:58

    Skandal e paskan bere…e shemtuar shume…stili italian i kombinuar me stil modern…si duket si arnim…te pakten nga foto duket keq. Sa milion euro fitoi fullhani ktu?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*