Drejt shpërbërjes? Edhe Çekia “e gatshme për largim” nga BE…

February 24, 2016 19:34

Drejt shpërbërjes? Edhe Çekia “e gatshme për largim” nga BE…

 

Nuk është vetëm Britania e Madhe. Republika Çeke mund t’i drejtohet gjithashtu kursit të largimit nga BE, sipas kryeministrit Bohuslav Sobotka (foto me David Cameron). “Nëse Britania del nga BE, edhe ne presim debate për daljen nga BE në pak vite”, ka thënë tha Sobotka, siç raporton britanikja Telegraph. Çekia kryeson vendet evropiane lindore që janë kundër planit të kryeministrit Kamerun për të ndryshuar marrëveshjen me BE-në. Çekia, vend ku liderët politikë dhe masa të mëdha njerëzish janë skeptikë ndaj BE-së, hyri në BE në vitin 2004 dhe ka përfituar miliarda euro. 3/5 e çekëve thonë se janë të pakënaqur me anëtarësimin në BE dhe 63% thonë se do të votonin kundër në një referendum për këtë çështje, ndërkohë që kriza e emigrantëve e ka rënduar edhe më situatën. Lidhur me këtë të fundit, mjaft vende u janë kthyer masave shtrënguese, qoftë në kontrollet kufitare të ashpërsuara, qoftë në venien totalisht në diskutim të marrëveshjes Shengen. Bashkimi Europian vërtet nuk po përjeton ditë të mira… / DITA

February 24, 2016 19:34
Komento

2 Komente

  1. E po kjo pune! February 24, 21:19

    nuk keni faj ju halera se ju futi gjermani dhe amerikani ne BE meqe rusin e keni tek dera. shisni pordhe mor halera, moret miliarda, moret vende pune ne Be dhe tani hidhni vickla. Edi Rama, trego njecik bole me BE se romuzet nuk pijne uje. Serbia po ia ben karshillekun hapur me rusin, dhe BE pergjerohet aman… BE eshte trashegimtarja e 1913 dhe lobi greko-sllav mbetet i preferuari.

    Reply to this comment
  2. mirkuptim February 25, 09:29

    BE e shkallmoi perfundimisht marrezia e Merkelit per te shqyer dyert e Europes per klandestinet. Ke pyeti plaka? Gjermanet e saj? Europianet? Shtetet e tjere? Asnje, por pasi e mbushi me klandestine tani kerkon ti ndaje neper shtete. Sot e tutje nuk ka me te majte e te djathte ne politike. Ka vetem dy qendrime politike. Njeri pro mbushjes Europes me refugjate anonime, e tjetri kunder kesaj politike rrenuese per europianet. Cekia e vende tjera te lindjes nuk kane borxh qe nga nje pushtim sovjetik dikur te kalojne ne nje pushtim afro-aziatik me vendim te BE.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*