Drejtësi nga e para

April 9, 2018 08:34

Drejtësi nga e para

Artan Xh.Duka

Reforma në drejtësi është jo vetëm kusht për integrim i vendosur nga të tretë por dhe domosdoshmëri për ne që 30 vjet vijmë rrotull pa “bereqet” demokratik. Duke mundësuar me Kushtetutë përfshirjen e drejtëpërdrejtë të perëndimit në këtë proçes, i kemi dorëzuar atij “timonin”, një lajm ky i keq por dhe i mirë njëkohësisht. I keq se dëshmon se dështuam kaq vite për të bërë reforma reale demokratike në vënd por i mirë se kësaj rradhe, jo thjesht rriten gjasat për reformimin e drejtësisë por se ky proçes e të tjerë në vijim, bëhen të pashmangshëm dhe të pakthyeshëm për shkak të pranisë perëndimore e SHBA në këtë mes.

“Steka” e abuzimit!

Ndonse kur flitet për drejtësi, debatohet shumë për peshqit në “detin” e abuzimit, përtej spekulimit politik e retorikës së ditës, “rrjeta” e drejtësisë presupozohet se nuk bën dallim dhe debatet rreth etiketimeve peshk i “madh” apo peshk i “vogël” nuk kontribuojnë në klimën e favorshme për drejtësi. Përkundrazi, duke etiketuar haptazi apo tërthorazi këtë apo atë si “peshk” të madh, “imunizohet” apriori më tej rasti në fjalë dhe drejtësia përballet me emocione dhe ndjeshmërira shtesë politike dhe publike që nuk e lehtësojnë punën e përditshme të saj. Vajtja apo dalja e dikujt nga dyert e prokurorisë e gjykatave nuk ka pse të jetë lajm i bujshëm mediatik apo politik dhe nuk ka pse spekulohet me të.

“Peshk” i madh apo i vogël, vetëm “peshorja” e drejtësisë e vendos këtë gjë ndaj dhe cilësimi i një rasti apo tjetri ul dhe ngre artificialisht një “stekë” që implikon për ekuivalencë lista emrash lart e poshtë asaj, që ndërsa është absurditet në vetvete, mund të provokojë pritshmërira “jakobine”, publicitet ky që nuk i vlen kujt. Drejtësia nuk ka nevojë për bujë e etiketime spekulative politike por për mundësi për të bërë punën e saj e lirshme, pa presion e paragjykime politike, mediatike e publike rreth saj. Qoftë kur zhbën padrejtësi apo edhe kur konfirmon pafajësi.

Drejtësia me “sytë” pas!

Reforma në drejtësi u motivua nga perceptimi se sistemi i drejtësisë vuante nga kapja e politikës dhe ishte i korruptuar në masë të konsiderueshme me kosto për qytetarin, demokracinë, partnershipin me perëndimin etj, gjë që bënte të domosdoshëm vetingun (verifikimin e trupës së drejtësisë). Hamëndja që ngrihet me këtë rast është nëse për rastet e abuzimit në të shkuarën do të ketë vetëm masa ndaj përgjegjësve apo edhe do të mundësohet rivendosja e së drejtës së shkelur në vënd, sado e largët në kohë ajo?

Fundja, ishte akumulimi i padrejtësisë në tre dekada me pasoja për qytetarin, institucionet, interesin e shoqërisë etj, që i bërë “mullar” e bën reformën në drejtësi domosdoshmëri. Çdo “arkivim” i padrejtësive të së shkuarës me arsyen “miratuar nga parlamenti”, “ka kaluar etapat e gjyqësorit”, “vendim i formës së prerë” etj (përveçse vulosur nga Strasburgu), do të tingëllonte alibi sepse do të vinte në dyshim vetë motivin e ndërmarrjes së reformës në drejtësi që sesa marrjes me emra, duhet të krijojë kushte për zhbërjen e padrejtësive pa dallim kohor.

Nëse ka patur padrejtësi apo ka qytetarë, grupe interesi e institucione që kanë vuajtur padrejtësinë këto tre dekada, duhet të parashikohet një proçes rishikimi për pretendimet në fjalë. Nga çështjet private (pronësi, abuzim etj), tek çështjet dhe legjislacion me interes publik si ai i shumëpërfolur 7501, abuzimi me pronat (pronarë ende të pakompensuar, pronësi në kundërshtim me ligjin) etj, diskriminimi social e ekonomik mes shtresave në shoqëri (përjashtimi nga privatizimi i banesave shtetërore, diferencime mes pensionistëve për kompensime etj), piramidat e kriza e 1997, Gërdeci, 21 janari, ndarja e detit, shpenzimet tek rruga e Kombit, konçesionet vënd e pa vënd në dëm të komuniteteve e më gjërë, ndërtimet pa kriter dhe planet urbanistike problematike, abuzimet elektorale etj. Jo gjithshka që perceptohet si padrejtësi mund të jetë e tillë dhe jo çdo vendim gjykate i së kaluarës është i padrejtë por, nga mënyra se si perceptohet nga publiku e portretizohet nga perëndimi sot sistemi i drejtësisë, ai mbetet i paragjykuar dhe të tilla edhe shumë vendimarrje të tij.

Drejtësia nuk ka afate kohore; në perëndim rishikohen edhe çështje të shekullit të 19 e më poshtë dhe ne vetë po vëmë drejtësi për padrejtësitë në sistemin që kaloi. Shteti u detyrohet drejtësi qytetarëve dhe nëse vullneti është, kosto financiare mund të ndahet edhe me palët e interesuara për drejtësi. Ia vlen!

Ndërsa dështuam të bëjmë vetë drejtësi, syresh që kanë humbur toruan dhe kërkojnë t’i futin shkopinj” nën rrota perëndimit kur na ndihmon për një gjë ku përfituesi më i madh mbetet qytetari, duhen lënë në vetminë e tyre. E vetmja “mosbindje” është ajo e abuzimit te tranzicionit ndaj drejtësisë dhe perspektivës europiane në vënd.

Ndoshta në BE do të integrohemi tepër vonë për një brez të tërë, ndoshta nuk do të bëhemi fare pjesë e tij se mbase BE nuk do të ekzistojë deri atëhere apo vetë ne do të ndryshojmë qëndrim etj, kjo nuk i dihet, por ajo që ndjehet është se përmes reformave reale, do të mund të importojmë “BE” në Shqipëri pa humbur më kohë. Duke filluar nga drejtësia, pasuar nga vetingu në politikë dhe një ligj zgjedhor që bazohet në meritë.

April 9, 2018 08:34
Komento

4 Komente

  1. PRENG April 9, 08:35

    (Fejton)
    Nesêr po po nesër ju dota kuptoni gabimin.ose më saktë mekatin tuaj.
    Mirpo nesëra është e vonuar e fort e vonuar pasi të ushqyerit me
    salltanete te tufes korbave mundet të me kenë verbuar mua te dy sytë!
    Korbat janë të zi. Të zi sterr si jashtë e ma fort brënda në zemër e shpirt.
    Korbat kurrë s’ftohen ne gosti as në dasma.
    Korbat kurrë s’u bënë miq te Shqiponjave as te pëllumbave.
    Janë të bezdishem edhe per kupen e qiellit.edhe per rrezet e diellit!
    Korbat kurrë s’e duanë kthelltesinë as driten brilante.
    Ata pelqejnê vetem mjergull e vransirat
    perferojnë vetem errësirë e tymtaje.
    Unë s’pa them ti namim as ti luftojme as ti perbuzim korbat!
    Une s’pajtohem më ju qe i ushqeni dhe i mbani afer korbat.
    Ju e dini tashmë se korbat janë shenjë e zezë…
    E kush bëhet miq me korbat s’është per ti besor aspak.
    Nuk i dihët mbase një dite mundet të me shtyni mua në gremin vetem e
    vetem per te ushqyer korbat e zinjë.
    Mos i ushqeni korbat o ju gjenie të gjalla se ndofta neser dota keni
    ju rradhen të beheni thela e tyre dhe miqve te vetem qe korbat kane
    mbi toke qakajve.
    Nesër dotë jete vonê shume vone.syte e mij dote mi verbojne korbat . E
    s’kame me mujt me shqu ngjyrat e s’kam me dite as njoftê pellumbat e
    thellenzat.
    Se nuk thone kot “digjet bari njome per t’thatin”
    Mos i ushqeni korbat ju kame rixha!
    =
    nga: PRENG PJETRI
    Nesër

    Reply to this comment
  2. alban dega April 9, 08:36

    Fillimi I luftes Civile” te Putinit dhe “ Mosbindja Civile ” e Saladinit !
    >

    > A nuk jane po keta bandite, gangstere, mafioze qe nuk po lene gje pa bere per tia futur flaken perseri Shqiperise si ne 1997-en, me “ Mosbindjen Civile” sipas direktivave dhe udhezimeve kobezezeza te RIA- s dhe GRU-se ruse, te Sputnikut dhe Vladimir Putinit !?
    > A nuk jane pikerisht po ata qe si nje lukuni arinjsh ruse e ulqerish te terbuar siberiane, si “Beli Orli”=“Orlat e Bardhe“ ( emri e nje Bande terrori antishqiptare serbe ) i versulen cdo deklarate dhe mesazhi shpetimtar per Shqiperine te Uashingtonit e Brukselit pikerisht tani ne ne prag te vendimit per integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian !?
    > A nuk jane pikerisht kjo bande atdherrenuese e atdheshitese qe sot e 20 vjet me pare duhet te ishin ne burg perjete ne qelite e Peqinit vetem per katrahuren e 97-es dhe Grushtin e shtetit te Sali Milloshevicit te 14 shtatorit 1998, qe bejne tere kete zhurme e zallamahi, rremuja e trazira synojne vetem e vetem te shpetojne prapanicen, e vet nga burgu, mallin e parate e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise nga sekuestrimi, nga ligji e drejtesia qe po afron cdo dite e me shume duke zbuluar cdo cast plackitjen gjigande, korrupsionin perbindesh dhe krimet pafund te tyre !
    > Eshte koha te kercasin prangat jo shashkat, shpifjet dhe mashtrimet e ketyre moralisteve pa piken e moralit, te ketyre puritaneve hajdute me cizme edhe me te piste se duart e tyre te zhytura ne llumin e korrupsionit dhe krimeve pa ane!

    Reply to this comment
  3. Mjeku April 9, 11:54

    Drejtesi nga e para, Drejtesi me syte pas…por me e sakta nga keto eshte proverbi i vjeter latin “Drejtesia fillon nga vehtja”.
    E them kete se ka tendence qe te quhet drejtesi vetem denimi ose ndeshkimi i gjithckaje qe ka ngjare der ne 2013, vit kur erdhi ne pushtet Edi Rama. Sikur keto 5 vite ketu nuk eshte abuzuar fare, por c’do vjedhje apo korrupsion i perkiska vetem opozites kur ishte ne pushtet. Prandaj une nuk e besoj fare ate qe quhet Reforme ne drejtesi se besoj drejtesine qe fillon nga e tashmja, nga vetvetja per te pasur moralin pastaj te ndeshkosh padrejtesite e se kaluares. Me kete nuk bej avokatin e se shkuares, por natyrisht kam te drejte te kerkoj drejtesine per kedo qe ka abuzuar me ligjet, si dje por dhe sot. E meqe te sotmen e njoh me mire se te djeshmen, po jap vetem nje shembull : Ish-ministri shendetesise Ilir Beqja ka shkaterruar shendetesine me ato koncesionet abuzive me vlera mbi gjysem-miliard Euro, sot shendetesia eshte ne diten e vet me te zeze. FMN urdheroi ndaljen e menjehershme te koncesioneve. Kuptohet, se jane vjedhje e abuzime.
    Kur te shoh para drejtesise ndonje minister a pushtetar te ketyre 5 viteve, atehere po, besoj se ekziston Reforma ne drejtesi. Sa kohe qe me Reforme ne drejtesi kuptohet vetem e shkuara e para 2013, atehere jo vetem une por te gjithe do binden se eshte vetem nje gjysem Reforme per te denuar vetem gjysmen e abuzuesve me ligjin.

    Reply to this comment
  4. Epo kjo pune April 10, 18:33

    po the gjykatesi esthe i korruptuar dhe duhet te ike apo te rraset brenda, i bie qe duhen hapur te gjitha dosjet e tij sidomos ato per te cilat ka ankimime (jo te gjitha kane qene gjyqe te padrejta). Prandaj, duhen ripare te gjitha vendimet e ketyre gjykatesve apo prokuororeve… e sa per peshkun e madh, po na bejne te madh ca te panjohur, i bie qe pecot e politikes ose te jene cironka, ose balena ose te mos i zere rrjeta fare se qenka tjeterkush i madh…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*