“Presim magjinë e drejtësisë, por unë nuk ushqej iluzione”

July 11, 2019 22:08

“Presim magjinë e drejtësisë, por unë nuk ushqej iluzione”

Kemi plotë e plotë parti të reja me mendje të vjetër që pas ’91 e sado parti të reja me të njëjtën përmbajtje të shtohen asgjë për mbarë s’do ndryshojë, po rreth strumbullarit të “pronës së shenjtë” do vazhdojë pafund si kali në lëmë të  vërtitemi e kuajt e karrocës shtet sado të ndërrohen xhaxho kapitali me kamxhik do ti komandojë.

Sot shumëkush derdh fraza e dituri por askush nuk na thotë ku kemi gabuar e ne ç’drejtim duhet ecur drejt së ardhmes.

Politikanët e gjithë çfarë lloj analistësh e aventurierësh bëjnë luftë me mullinjtë e erës për demokracinë e mjerë e shtojnë pasurin, korrupsionin dhe padrejtësinë e shumë prej nesh presin magjinë e drejtësisë.

Unë nuk ushqej as ëndrra e as iluzione.

Drejtësia sa kohë që do të ekzistojë shteti s’do jetë kurrë e pavarur, por do jetë e varur nga forca-klasë që ka në duart e vete timonin e frenat e pushtetit të një shteti.

Jo vetëm se ligjin e koncepton, formulon dhe përcakton ajo klasë sipas interesave të saj, por edhe sepse gjithë individët që emërohen apo zgjidhen në organet e drejtësisë jo vetëm kaloj nëpër qoshe por janë edhe produkte të saj jo vetëm përsa i përket formimit por edhe shkallës së besnikërisë ndaj padronit të tyre.

Ylli Nushi

July 11, 2019 22:08